| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Koincidencė e rastit apo diēka tjetėr |
| Postuar mė datėn: 2008-06-08 17:35:46 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Lajmi mbi sulmin kriminal ndaj familjes sė Hashim Thaēit-kryeministėr,sigurisht se ishte njė lajm tejet shqetėsues. Rrjedha e ngjarjeve nė vend, fill pas determinizmit tė statusit tė Kosovės ėshtė pritur se do tė ketė edhe vėshtirėsitė e veta. Sinjalet obskurantiste tė kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė vendit tonė janė perceptuar me kohė nga shoqėria kosovare. Ndoshta asnjeri mund tė mos ketė parashikuar pėr ndonjė sulm ndaj familjes sė kryeministrit,por se ndodhjen e ngjarjeve tė pakėndshme e kemi parandier tė gjithė. Sėshtė i habitshėm fakti qė dikush nuk dėshiron ta lė Kosovėn tė qetė,drejtė zhvillimeve demokratike. E vetėkuptueshme. |
|
Shkruan: Bashkim Hoxhaj
Kundėrshtarėt e proceseve shtetformuese; kundėrshtarėt e proceseve zhvillimore e integruese, pėr asnjė ēast sdo tė qetėsohen sė vepruari pėr ta sabotuar procesin. Qytetarėt e Republikės, mendoj se janė mė tė vetėdijshėm se kurrė pėr ti pėrballuar me sukses sfidat qė kanė para vetes. Vetėm tejkalimi me sukses i pengesave,hapja e shtigjeve tė reja pėr tė arrirė rezultate tė kėnaqshme nė fusha tė shumta zhvillimore, reformimi demokratik dhe i rrėnjėsishėm i mentaliteteve tė vjetra ndaj qasjeve politikėbėrėse do tė na qonte nė caqet e dėshiruara.-Sulmin ndaj shtėpisė sė kryeministrit e dėnuan tė gjitha subjektet politike dhe jopolitike tė Kosovės,e dėnoi mbarė shoqėria. Sigurisht sulmet e kėtilla janė pėr tu dėnuar. Mė pas u dha lajmi pėr arrestimin e autorit tė sulmit. Atė e kishin denoncuar prindėrit e tij. Natyrisht ky gjest i prindėrve tė personit tė arrestuar ėshtė gjest pėr tu pėrshėndetur gjithsesi. Ky ėshtė tregues i mirė i bashkėpunimit tė qytetarėve me organet e rendit,pėrkatėsisht tregues i mirė i raporteve shtet-qytetar. Thjesht mentaliteti institucional-ist i qytetarėve ka filluar tė lėshoj rrėnjė. Sido qė tė jetė, sulmet e kėtilla kriminale skanė si tė konsiderohen ndryshe pėrpos ashtu siē e kanė emrin e vet. Rrezikimi jetėve tė kujtdo qoftė ėshtė krim. Askush nuk mund tė tolerohet qė ndėrtimin e jetės sė tij ta bėj mbi bazėn e rrezikimit tė jetėve tė tė tjerėve. Tė them tė drejtėn,kam dyshuar nė sulm tė organizuar terrorist kundra familjes sė kryeministrit. Vet koincidenca e ngjarjeve nė tė njėjtėn ditė, siē ishin: vendimi pėr krijimit e kuvendit paralel tė jashtėligjshėm serb nė territorin e Kosovės dhe sulmi mbi shtėpinė e kryeministrit po atė ditė,vetvetiu tė krijojnė dyshime pėr ndonjė sulm tė porositur. Aq mė tepėr,dyshimet tė shtohen kur kihet parasysh se sulmi ka ndodhur kundra kryeministrit tė pavarėsisė sė Kosovės,ish-liderit tė UĒK-sė,ish-kryesuesit tė delegacionit shqiptar nė Rambuje, ish kryeministrit nė qeverinė e pėrkohshme etj. Dyshimet pėr akte tė qėllimshme siē mund tė jenė atentatet politike sigurisht se mund tė lindin te ēdokush. Urojmė tė mos jetė ashtu. Por fjalėn e fundit normalisht do ta japin organet kompetente. Personi ėshtė nėn arrest. Dua tė besoj,personi i arrestuar si autor i sulmit mbi shtėpinė e z.Thaēi, do tė ofroj bashkėpunimin e tij me organet e hetuesisė dhe drejtėsisė pėr ta zbardhur nė tėrėsi rastin. Nėse ka hyrė vėrtetė thjesht pėr tė vjedhur apo pėr diēka tjetėr. Nėse ka hyrė i vetėm apo ka pasur edhe njerėz tė tjerė. Dėshirėn pėr tė besuar nė bashkėpunimin e autorit me organet e hetuesisė dua ta bazoj tek akti i prindėrve tė tij. Ata ofruan bashkėpunimin e tyre duke bėrė tė mundur arrestimin e autorit tė sulmit kriminal. Lufta ndaj krimit tė organizuar,ndaj akteve tė kėtilla qė prishin imazhin tonė,ėshtė luftė edhe e vet qytetarėve nė pėrgjithėsi. Asnjė institucion qė mėton ta parandaloj krimin nuk mundet i vetėm, pa bashkėpunim me qytetarėt. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|