DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPJA ĖSHTĖ E BUKUR EDHE SI GJUHĖ SHTETĖRORE...
Postuar mė datėn: 2008-04-20 07:35:38 nga admin1 :: Kategoria: Kultura




Vėrtet mė vjen tepėr keq qė nė mesin e shumė ekspertėve tanė tė pakontestueshėm gjuhėsorė, mė ra “hise” mua si njė laik nė profesion , tė reagoj pėr kėtė fenomen tė shprehur tė ekzistimit tė njė bastardimi gjuhėsor dhe kulturės profesionale nė tė shkruarit dhe komunikimit zyrtar nėpėr institucionet tona tė larta shtetėrore. Por, i nxitur nga njė dėshirė e sinqertė, qė sė paku t’i ngacmoj ata mė meritorėt nė kėtė fushė, dhe qė nė fillim, pres mirėkuptimin e tyre ndaj ēfarėdo lėshimi dhe qasjeje joprofesionale qė mund ta bėj nė kėtė artikull tim kritik.

Shkruan: Adnan ABRASHI

Qė nga paslufta dhe instalimi i Administratės sė Pėrkohshme Ndėrkombėtare tė UNMIK-ut nė Kosovė, nė komunikimin e pėrditshėm tė tė shprehurit dhe tė shkruarit profesional administrativ-juridik dhe politik tė gjuhės shqipe, vėrehet njė regjistėr i zakonshėm, i thjeshtė dhe argotė i fjalėve dhe kuptimeve tė pėrdorura nė to. Kėtė komunikim me shkrim tė nivelit tė lartė zyrtar shtetėror e karakterizojnė shumė shkelje tė normės gjuhėsore; fjalė dhe struktura tė huazuara sintaksore; zhvendosje tė shprehur tė rendi tė fjalėve; nė kuptimin e tyre ndjehet qartė mungesa e njė frymėzimi tė pėrsiatur profesional; nocionet dhe frazat qė e ndėrtojnė tėrėsinė e kėtyre akteve dhe dokumenteve tjera zyrtare, fare nuk rrezatojnė ndjenjėn e burimi tė tyre tė vėrtetė nga njė mendje krijuese ekspertėsh qė mendojnė dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si pėrkthime tė zbehta dhe joprofesionale tė bėra nga njė gjuhė tjetėr
Sikur dukat, bazuar nė disa shembujt tė komunikimit me shkrim pėrmes dokumenteve dhe akteve tjera tė pėrgjithshme tė nivelit tė lartė shtetėror (e mos tė flasim pėr ato tė niveleve mė tė ulėta komunale, shoqatave etj), dita mė ditė po bindem se, nė institucionet tona qeverisėse, nuk po dihet mė se ēka ėshtė: rregullorja, vendimi, statuti, statusi, programi, raporti, udhėzimi, preferenca, plani... Ėshtė, tejet qesharake, ta zėmė, njė dukuri e shprehur gjatė deklarimeve publike nė media tė disa politikan tonė tė lartė, kur shpesh nga mosdija apo si “lapsus”, i ngarrojnė termet “STATUT” me “STATUS”.
Me tė vėrtetė nuk dihet mė se me ēfarė dokumenti apo akti diēka: raportohet, planifikohet, pėrcaktohet, vendoset apo rregullohet. Edhe sikur tė dihet, posa ta lexosh pėrmbajtjen e tyre, menjėherė nė to do tė vėresh pėrplot gabime jo vetėm gjuhėsore por edhe tė mungesės sė formės konstruktive pėrmbajtjesore tė paraparė sipas standardeve rragullative pėr atė dokument apo akt konkret.
Njė gjė e njėjtė ishte sė fundi me Draftin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ndėrsa kjo praktikė u pėrsėrit edhe tek dokumenti i parashtruar nė Parlament si Program i “Qeverisė Thaēi”.
Duke medituar pėr kėtė temė, gjithnjė para vetes po mė shpaloset ajo pamje parazgjedhore e marketing defilimit tė ekspertėve tė rijnė, dikur tė rekrutuar nga PDK-ja, tė cilit, me titujt tė lartė shkencor tė arritur nėpėr akademitė dhe universitetet mė reputative botėrore, premtonin shumė pėr qeverinė e ardhshme qė do ta ndėrton kjo parti nėse i fiton zgjedhjet.
PDK-ja i fitoj zgjedhjet, por...a thua, ku janė sot kėta ekspertė? Apo, emrat dhe imazhet e fytyrave tė tyre tė padjallėzuara rinore, me veshje dhe kombinim kravatash tė pėrzgjedhura pa shije, atėbotė kanė shėrbyer vetėm si karrem marketingu para kamerave tė shumta televizive, dhe asgjė tjetėr?!
Ndoshta edhe shumica prej tyre janė angazhuar nė pushtet dhe i shėrbejnė kėsaj Qeverie, por, vaj hallin pėr ne nėse ndonjėri prej tyre ėshtė edhe kreator i kėtyre projekteve dhe dokumenteve publike shtetėrore. Veēanėrisht tė kėtij plani tė fundit qeveritar qė ėshtė paraqit nė Kuvend!!?
Prandaj, tė nderuar ekspert qeveritar dhe ju politikanė tjerė! Qė jeni, apo s’jeni aktualisht nė pushtet! Unė si njė laik dhe qytetar i zakonshėm i Kosovės ( Republikės sė Kosovės) ju porosis se SHQIPJA e jonė ėshtė e bukur edhe si gjuhė shtetėrore dhe ajo ka rregullat e pėrsosura tė saj. Prandaj, ju lutem mos e shėmtoni atė...!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] SHQIPJA NE FAMILJEN E GJUHEVE (2008-03-31 18:09:12 nga admin4)
[ Kultura ] Shqipja Elbasanase jehoi pėr Bashkim Kombėtar (2007-11-12 12:17:01 nga admin4)
[ Diaspora ] KUR SHQIPJA TRAZON QETĖSINĖ LONDINEZE (2007-06-19 16:01:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Bush takon udhėheqėsit e Kosovės, rikonfirmon mbėshtetjen pėr pavarėsinė (2008-07-21 15:27:25 nga admin2)
[ Kultura ] Kanuni ėshtė Bibla Shqiptare (2008-07-20 00:11:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BDI: Marreveshja e Ohrit eshte baza e marreveshjes me Gruevskin (2008-07-08 13:48:35 nga admin1)
[ Opinione ] A ĖSHTĖ KOSOVA SHTET LAIK?! (2008-06-29 16:23:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PER MBAJTJEN E KUVENDIT MBAREKOMBETAR, QE ESHTE DOMOSDOSHMERI E KOHES,KERKOHET PUNE DHE VEPRIME KONKRET…! (2008-06-24 10:09:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] “LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ”- porosit lėvizja “Vetėvendosje” nė Prizren (2008-06-11 15:12:10 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA NUK ĖSHTĖ E OKB-SĖ DHE BE-sė, POR ĖSHTĖ VETĖM E SHQIPĖRISĖ...! (2008-06-11 02:16:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ (2008-06-10 15:58:23 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster