| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Nebi MĖRSELI
Hysni Shaqiri 12 vjet ka udhėtuar pa veturė nė Parlament. Dhe nuk e gjet asgjė. Deputeti qė la karriget parlamentare dhe rroki pushkėn nė dorė pėr tė bindur maqedonasit se pozita e shqiptarėve nė Maqedoni duhet avancuar, ėshtė shembull i mirė pėr tė gjithė politikanėt shqiptarėt kudo qė janė. Ai nuk mori kurrė mė shumė sesa i takoi nė politikė. U nda nga tė gjitha grupimet politike ku rreshtohej. Nuk ka pėrfituar asgjė nga politika. Vetėm pse nuk deshi tė jetė i njollosur. Madje ishte edhe nėnkryetar Parlamenti pas luftės nė vitin 2001. Edhe nė kėtė pozitė nuk arriti tė gėzojė mė shumė privilegje nga pozita sesa krerėt e Kuvendit tė Kosovės.
Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Naim Maloku janė kolegė tė tij. Hysni Shaqiri ka mundur tė korruptohet nga maqedonasit, por nuk deshi. E, shokėt e tij tė Kuvendit tė Kosovės, e korruptuan vetveten. Nė emėr tė parlamentarizmit demokratik i siguruan vetes pėrfitime tė arsyeshme. Do ta rėndojnė buxhetin e Kosovės pa fije turpi. Anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit, nė emėr tė rebelizmit, si kundėrpėrgjigje kapricioze pėr veprimet ose joveprimet e shokėve dhe bashkėpartiakėve tė Qeverisė, gjysmė milioni euro ia kanė ndarė vetes pėr konsulenca juridike, njė milion pėr pėrfaqėsim diplomatik-parlamentar dhe njė milionė e gjysmė euro pėr sende tė tjera. Logjika e mbrapshtė e pėrfitimit material, krerėt e Kuvendit i bashkoi, edhe pse tė ndarė partiakisht, pėr tė demonstruar forcėn e makinerisė votuese. Xhavit Haliti i dėrgon selame shefit tė tij - Hashim Thaēit, se smund tė kalohen aq lehtė. Ndėrkaq, Sabri Hamiti ia bėn mė tė qartė shefit tė tij se ai vazhdon tė mbetet boshti i qendrės vendimmarrėse nė parti. Ata tok, megjithatė, e morėn pėrgjigjen se Qeveria nuk do tua lėshojė paratė e vetė-dedikuara nga Kryesia e Kuvendit, e cila tashmė vetė menaxhon mjetet buxhetore qė i ka nė dispozicion.
Pėr tė bėrė deputetėt pėr vete, atyre iu dhanė pak kikirikė nga gjashtė mijė euro pėr vetura. Dhe me kaq i korruptuan, ndėrsa u siguruan se ky makinacion financiar nuk ua dridh karriget.
Nė periudhėn kur shteti mund tė jetė nė krizė edhe nga mosfunksinalizimi dhe vėshtirėsitė e stisura tė Serbisė pėrmes ofensivės sė saj diplomatike, marrja me tė tilla gjėra vetėm se e komprometon Kosovėn dhe u jep alibi kundėrshtarėve tė pavarėsisė. Zėrat se Jakup Krasniqi e Hydajet Hyseni do tė ndahen nga PDK-ja dhe do tė bėhen socialistė, paraqesin mesazh tė keq pėr kryeministrin Thaēi, qė duket se ka neglizhuar Legjislativin. Ėshtė mesazh i keq pėr kryeministrin vlimi brenda LDK-sė, partnerit qeverisės. Njė pjesė e mirė e LDK-sė ėshtė e pakėnaqur me bashkėqeverisjen. Dhe mund tė ndodhė pakėnaqėsia tė erruptojė, kur dihet se ministrat e kėsaj partie janė tė papėrfillur nga pjesa tjetėr e Qeverisė.
Nė vigjilje tė votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė rreth iniciativės serbe pėr ta kontestuar pavarėsinė, kur Maqedonia dhe Mali i Zi ende nuk e njohin kėtė pavarėsi, dhe kur njerėz tė shoqėrisė civile, pėrkthyes dhe alumnistė po fusin kokėn nė struktura vendimmarrėse dhe udhėheqėse, goditjet mund tė jenė edhe mė tė rėnda pėr presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi. Stabiliteti i deritanishėm politik, pėrkundėr kritikave tė vakėta tė opozitės, sfidohet nga turbulencat nė relacion Kryesi e Kuvendit - Qeveri, apo raporteve brenda PDK-sė dhe LDK-sė, respektivisht Xhavit Halitit e Sabri Hamitit, nė njėrėn anė, dhe Hashim Thaēit e Fatmir Sejdiut, nė anėn tjetėr.
|
|