| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova formalisht e pavarur por pėrmbajtėsisht e varur |
| Postuar mė datėn: 2008-02-13 11:16:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruajnė: Afrim Kasolli dhe Gėzim Krasniqi
Kohėt e fundit janė shtuar zėrat plotė deklamacion tė lidershipit politik nė Kosovė lidhur me shpalljen e afėrt tė pavarėsisė sė vendit, vendim ky qė, siē thuhet nė prononcimet e pėrfaqėsuesve politik zyrtar, mė nė fund edhe formalisht do ta pėrcaktojė statusin politik nė pėrputhje me gjendjen dhe realitetin faktik tė ndėrtuar pas vitit 1999. Dhe sipas kėsaj bindjeje tė formėsuar nga lidershipi kosovar nė ngjashmėri me tezat e filozofit tė tyre tė preferuar Francis Fukuyama, tanimė jemi nė prag tė fundit tė historisė, kurse bartėsit e institucioneve tė tanishme politike paraqesin klasėn e fundit politike, e cila do ta pėrmbyllė kaptinėn mė tė rėndėsishme tė zhvillimeve historike. Nė anėn tjetėr, kėtij kori zhurmėmadh politik, po ashtu i janė bashkangjitur edhe njė pjesė e madhe e mediave elektronike dhe atyre tė shkruara. Mė kėtė rast, analistė dhe pseudoanalistė tė kėtyre mediave, nė vend se ta bėjnė zbėrthimin substancial tė proceseve aktuale mbi premisa tė kategorive kritike, ata nė tė vėrtet e identifikojnė gjuhėn e tyre me diskursin zyrtar tė pushtetit politik, kėshtu duke i justifikuar ideologjikisht interesat ditore tė grupeve dominante politike.
E mungesa e shtjellimeve tė mirėfillta konceptuale, e cila do tė mund tė shndėrrohej nė presion tė mirėfilltė mediatik pėr pushtetin politik, rrjedhimisht ėshtė reflektuar edhe nė reduktimin e arsenalit diskursiv politik vetėm nė dy tri sentenca tė njohura dhe bajate, si ajo se presim vetėm njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, apo se ka ardhur koha qė mė nė fund tė zyrtarizohet realiteti i vitit 1999, pavarėsisht faktit se pikėrisht shprehje tė tilla demobilizuese e dėmtojnė mė sė shumti aspiratėn fundamentale politike tė qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė qėndrueshėm e funksional. A ka ndonjė injorancė mė tė madhe politike se sa tė kėrkohet legalizimi i kėsaj gjendje faktike, e tėrė kjo vetėm nėn emrin e pavarėsisė formale? Ēdo analizė e mirėfilltė e strukturės juridiko politike qė ėshtė etabluar nė Kosovėn e pasluftės tregon qartė se vendimi politik pėr statusin e ardhshėm politik tė Kosovės duhet pikėrisht qė ta ndryshojė radikalisht thelbin e formacionit aktual shoqėror, e jo ta kėrkojė normativizimin e tij. Kjo, sepse ēdo vendim qė ka pėr qėllim ta institucionalizojė kėtė realitet, as pėr sė afėrmi nuk i korrespondon parametrave tė funksionimit tė njė shteti normal. Dhe ky rend i ri i etabluar dhe ndėrtuar qetėsisht e pa efekte spektakolare nga administrata ndėrkombėtare, do tė na bėjė tė mundur qė ta shohim realitetin aktual jo thjesht si njė fakt historik dhe njė anomali qė tashmė i takon sė kaluarės, por nė njė farė mėnyre si amzėn e fshehtė, nė tė cilėn ėshtė mbėltuar nomosi themelor i hapėsirės politike nė tė cilėn jetojmė dhe veprojmė sot dhe nė tė ardhmen.
Fillimisht, qė nga vendosja e pushtetit ndėrkombėtar nė Kosovė, nė tė vėrtet, nuk janė ndėrtuar struktura substancialisht politike dhe qeverisėse nė kuadėr tė tė cilave do tė mund tė realizohej liria kolektive e kėsaj shoqėrie. Pėrkundrazi, institucionet provizore tė shoqėrisė kosovare gjatė gjithė kėtyre viteve janė reduktuar vetėm nė mekanizma tė thjeshtė administrativ dhe burokratik me synim operacionalizimin dhe implementimin e vendimeve qė prodhohen nga entitetet e politikės globale. Paradoksalisht, kjo qasje apolitike e palės kosovare ka sjellė deri te eliminimi i politikės si veprimtari ontologjike, si dhe transformimin e saj vetėm nė ēėshtje tekniko administrative. Me kėtė rast, e vetėquajtura politikė kosovare ėshtė shndėrruar nė shprehje juridiko abstrakte tė nocionit tė politikės formale, por pa qenė nė gjendje qė ta bėjė sendėrtimin kuptimplotė tė kėsaj veprimtarie qenėsore - qėllimi fundamental i sė cilės mbetet realizmi i lirisė pėrmbajtėsore, pėr dallim prej asaj formale. Kurse kjo pėrēarje ndėrmjet formės dhe pėrmbajtjes, esencės dhe ekzistencės, si dhe qenies e mendimit, e cila e ka karakterizuar politikėn kosovare gjatė gjithė kėtyre viteve tė fundit, e ka bėrė atė thuajse njė politikė tė tjetėrsuar nė tė gjitha nivelet themelore tė saj.
Prodhimi vetėm i lirisė formale si dhe nocionit mendor tė saj, pavarėsisht rrjetės sociale dhe marrėdhėnieve konkrete politike nė tė cilat jeton dhe ėshtė e mpleksur qenia reale, konceptualisht i ngjason ideologjisė sė robit, tė cilėn dikur e ka analizuar Hegeli. Sipas kėtij mendimtari, robi nė pamundėsi qė ta ndryshojė gjendjen e tij reale, detyrohet qė nėpėrmjet negacionit abstrakt tė realitet tė shpikė njė sėrė ideologjish qė kanė pėr qėllim ta pajtojnė idealin e lirisė me fakticitetin e varėsisė. Mirėpo, kjo liri nė tė menduar ka vetėm mendimin e kulluar pėr tė vėrtetėn e saj, e cila ėshtė pa sendėrtimin e jetės, dhe andaj ajo edhe ėshtė vetėm nocion i lirisė, por jo vet liria e gjallė. Pėrgjithėsisht, kjo frymė mund tė thuhet se pėrbėn sot esencėn e politikės kosovare. Me kėtė rast, kjo politikė, nė pamundėsi qė ta ndryshojė realitetin konkret pėr shkak tė impotencės sė saj, e kėrkon zyrtarizimin e tij, duke vazhduar kėshtu tė prodhojė edhe mė tutje forma tė reja iluzore nė lidhje me pavarėsinė. Dhe e keqja mė e madhe e tėrė kėtij rrėfimi qėndron nė faktin se gjėllimi brenda kėtyre koordinatave e shtron pėrsėri nevojėn e prodhimit tė iluzioneve tė reja, funksioni i tė cilave konsiston nė qesėndisjen e vargonjve prozaik dhe mjerimplotė tė varėsisė reale. Sepse njeriu nuk mund tė ēlirohet nga robėria e iluzioneve duke flakur tej njė iluzion dhe duke e zėvendėsuar atė me njė tjetėr, por vetėm duke kombinuar njė kritikė teorike me njė veprimtari praktike progresiviste, kombinim revolucionar ky i cili do tė mund tė rezultojė me mohimin e gjendjes reale qė ka nevojė pėr sajimin e iluzioneve. |
|
Ka shumė gjasa qė sė shpejti do tė mund tė merret edhe ndonjė vendim nė lidhje me pavarėsinė. Por, nė tė vėrtetė, ky vendim ska tė bėjė fare me pavarėsinė nė kuptimin e saktė tė fjalės, sepse Kosova nė realitet do tė vazhdojė tė jetė edhe mė tej e monitoruar politikisht dhe e administruar nga misioni i ardhshėm i BE-sė - i cili sdo tė jetė asgjė tjetėr pos vazhdimėsi institucionale dhe administrative e UNMIK-ut tė sotėm me njė interpretim semantik ambivalent nė planin e sė drejtės ndėrkombėtar (pėr shkak tė pamundėsisė sė abrogimit tė Rezolutės 1244) - e ndarė dhe fragmentarizuar nė entitete administrative dhe territoriale sipas linjave tė brendshme etnike nisur nga logjika politike e decentralizimit, si dhe njė entitet i gjymtė juridik dhe politik. Sidoqoftė, implementimi i njė rendi tė tillė postmodern politik nė bazė tė kėtyre konditave teknokratike, i ngjason strukturės paradigmatike tė kampit. Siē ka thėnė edhe filozofi i njohur Giorgio Agamben, kampi ėshtė hapėsira qė krijohet kur gjendja e jashtėzakonshme fillon dhe bėhet e zakonshme. Nė kėtė kontekst, duke e legalizuar kėtė gjendje, Kosova nga njė vend jashtė sistemit tė zakonshėm dhe tė rregullt juridik, shndėrrohet vėrtet nė njė rast sui generis, por vetėm nė sensin mė negativ tė fjalės.
Nė aspektin juridik dhe atė politik situata nė terren dhe realiteti janė esenciale, dhe atė, qoftė nė praktikė, qoftė nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare. Mosfunksionimi si shtet dhe shoqėri e organizuar (mungesa e kontrollit nė tėrė territorin, mungesa e kompetencave tė institucioneve dhe mungesa e elementeve tė sovranitetit, siē janė ushtria, ministria e mbrojtjes, ajo e jashtme etj) ka pasoja tė tmerrshme dhe kosto shumė tė lartė politike nė ēfarėdo situate. Nė aspektin e tė drejtės ndėrkombėtare, Neni 1 i Koventės sė Montevideos tė vitit 1933 parasheh qė shteti mund tė jetė subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare nėse pėrmbush kėto kritere: a) popullsinė e pėrhershme b) territorin e caktuar c) qeverinė, dhe ē) aftėsinė pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me shtete tė tjera. Sot pėr sot, Kosova smund tė pėrmbushė kėto kritere, pėr shkak tė ndarjes sė brendshme territoriale, mungesės sė institucioneve autonome, pranisė sė strukturave paralele tė shtetit tė Serbisė etj. Nė kėso situate, ēdo deklarim formal i pavarėsisė, qė nėnkupton legalizim tė realitetit ekzistues, bart me vete shumė rreziqe tė paparashikuara. Para sė gjithash, pėr njė vend me rėndėsi ėshtė aftėsia pėr tė funksionuar si shtet me tė gjitha atributet dhe sovranitetin pėrkatės. Pra, ajo ēka ēon peshė nė kėtė rast ėshtė ekzistenca politike. Pra, Kosovės fillimisht i duhet tė ekzistojė si shtet, qė nėnkupton ndryshim drastik nė realitet, para se tė kėrkojė njohjen ndėrkombėtare. Kjo thuhet edhe nė nenin 3 tė Konventės sė Montevideos, sipas sė cilės ekzistenca politike e shtetit ėshtė e pavarur nga njohja prej shteteve tė tjera. Apo, siē potencohet nė opinionin e parė (pika 1, a) tė Komisionit tė Badinterit, ekzistenca ose zhdukja e shteteve ėshtė ēėshtje faktike, dhe efektet e njohjes nga shtete tė tjera janė krejtėsisht deklarative. Tutje nė opinionin e parė, (pika 1, b), tė Komisionit tė Bandinterit thuhet se shteti zakonisht definohet si njė komunitet qė pėrbėhet prej territorit dhe popullatės qė ėshtė subjekt i njė autoriteti tė organizuar politik, dhe se njė shtet i tillė karakterizohet nga sovraniteti.
Se veprime tė tilla mund tė jenė me pasoja negative pėr funksionimin normal tė njė shteti, mė sė miri dėshmon rasti i Kosovės mė 1991 dhe ai i Palestinės. Siē dihet, mė 19 tetor tė vitit 1991 Kosova e ka shpallė pavarėsinė dhe ka kėrkuar nga Komisioni Badinter njohjen (shkresa zyrtare drejtuar Lordit Carrington, kryesues i Konferencės pėr Jugosllavi, u dėrgua nga ana e Kryeministrit tė Qeverisė sė Kosovės nė ekzil, Dr. Bujar Bukoshi, mė 21 dhjetor 1991). Megjithėse kjo kėrkesė zyrtare e Qeverisė sė Kosovės ishte e parashtruar nė mėnyrė tė rregullt dhe nė pėrputhje me rregullat e parapara, njohja e Kosovės si shtet i pavarur u refuzua nga Komisioni i Badinterit. Arsyeja themelore pėr kėtė ėshtė qė, kėrkesa e Kosovės pėr njohje tė saj si shtet i pavarur, ishte nė kundėrshtim me mendimet e shprehura tė Komisionit tė Badinterit. Mė konkretisht, nė mendimin e tij tė parė (pika 1, a dhe b), tė datės 29 nėntor 1991 ku flitet pėr (mos)ekzistencėn praktike tė shtetit dhe atė se si definohet shteti. Me fjalė tė tjera, Kosova nuk ekzistonte praktikisht dhe politikisht si shtet me tė gjitha atributet (skishte siguruar ekzistencėn politike si shtet), dhe si e tillė smund tė fitonte subjektivitet ndėrkombėtar.
Nė rastin kur njė vend ska siguruar ekzistencėn politike si shtet dhe ska krijuar mekanizmat pėrkatės pėr materializim tė shtetėsisė, njohja ndėrkombėtare sparaqet farė ndryshimi tė madh nė realitet. Rast mė interesant ėshtė Palestina. Edhe pse Palestina formalisht ka shpallur pavarėsinė mė 15 nėntor 1988 ajo nuk funksionon si shtet madje as sot. Bile-bile, pas shpalljes sė pavarėsisė, Palestina ėshtė njohur si shtet nga 114 shtete tė botės dhe madje edhe nga OKB-ja, (Rezoluta 43/177, datė 15 dhjetor 1988), por pėrsėri smund tė funksionojė si shtet. Kjo tregon se sa e pavlerė ėshtė njohja formale si shtet, duke mos qenė si i tillė dhe duke mos funksionuar si i tillė.
Nga tė gjitha argumentet e paraqitura mė lart, shihet qartė qė ekzistenca politike e Kosovės si shtet ėshtė faktori kryesor qė mė pastaj determinon edhe subjektivitetin ndėrkombėtar. Po qe se Kosova do tė ekzistonte politikisht si shtet nė vitin 1991, kjo sigurisht do tė ishte mė me rėndėsi sesa kriteret e vėna nga ana e Komisionit tė Badinterit, ngaqė krijimi de facto i shtetit tė Kosovės duke pasur tė gjithė atributet e nevojshme qė ka njė shtet (qeverinė efektive nė kontroll tė territorit dhe administratės, forcėn ushtarake, kufijtė e caktuar etj), si fakt i ri nė terren, praktikisht do tė ndėrronte edhe qasjen e bashkėsisė ndėrkombėtare rreth njohjes sė Kosovės shtet. Me fjalė tė tjera, Kosovės nuk i duhet legalizim i gjendjes ekzistuese, qė e pamundėson tė qenurit dhe funksionimin e saj si shtet, por pėrkundrazi, i duhet ndryshim drastik i realitetit para se tė merret ēfarėdo vendimi politik pėr formalizim tė pavarėsisė. Logjika dominuese nė politikėn e Kosovės qė redukton nė formalizėm dhe simbolizėm (njohje formale, legalizim tė realitetit tė vitit 1999) ēėshtje jetike si shtetbėrja, shpėrfaq mė sė miri shkurtpamėsinė politike tė klasės politikė nė Kosovės dhe mungesėn totale tė pėrgjegjėsisė pėr vendimet politike tė tyre. Kosovės nuk i duhet legalizim i anarkisė (njė gjendje si kjo e tashmja nė Kosovė, ku ka shumė struktura politike, ushtarake dhe ekonomike tė pranishme nė vend, sėshtė gjė tjetėr veēse anarki), jonormalitetit e fragmentarizimit. Ajo ēka fillimisht i duhet Kosovės ėshtė vendosja e pushtetit legjitim dhe legal nė tėrė territorin e saj, krijimi i institucioneve politike tė pushtetshme nė ēdo segment dhe nė ēdo pjesė tė vendit, nė mėnyrė qė territori dhe popullata e Kosovės tė jenė subjekt i njė autoriteti tė organizuar politik (institucionet autonome dhe fuqiplota tė Kosovės) qė karakterizohet nga sovraniteti. Vetėm nė kėtė situatė shpallja e pavarėsisė do tė ishte formale dhe njohja deklarative.
Nė bazė tė tė gjitha kėtyre konditave politike, shteti i Kosovės sipas planit tė propozuar nga Martti Ahtisaari, nė mėnyrė ilustrative, i ngjason organizmit tė njė njeriu tė gjymtuar pa duar e kėmbė. Edhe pėr kėtė lloj njeriu nuk mund tė themi se nuk ėshtė njeri. Por megjithatė, ai gjatė gjithė ekzistencės sė tij si qenie gjinore, vazhdimisht ėshtė i lidhur pėr karrige e paterica, si dhe i varur nga vullneti i tė tjerėve se kur ata dėshirojnė ta mbrojnė dhe ushqejnė. Kėshtu implementimi i Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshjen pėr Statusin e Kosovės tė hartuar nga ndėrmjetėsi i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, qė e parasheh shndėrrimin e Kosovės nė njė vend tė copėzuar territorialisht, tė gjymtuar politikisht, tė privuar nga sovraniteti dhe tė kontrolluar nga jashtė, bėn qė kjo tė mos jetė Kosova pėr tė cilin dikur populli i saj e nisi luftėn e tij politike pėr pavarėsi dhe shtetbėrje. E shndėrruar vetėm nė njė vend formalisht tė pavarur, nė bazė tė parametrave aktual, Kosova do tė vazhdojė tė jetė pėrmbajtėsisht e varur. Kėtu edhe qėndron arsyeja kryesore se pse vendimi politik i kėtij parlamenti (pėr pavarėsinė ahtisariane) nuk i pėrmban dhe pėrmbyll nė vetvete aspiratat historike dhe sakrificat e popullit tė Kosovės pėr liri. Prandaj njė vendim i tillė, qė ėshtė vazhdimėsi e mbizotėrimit tė simbolizmit dhe iluzionit nė politikėn kosovare, paraqet disfatėn politike tė radhės.
13.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|