| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia |
| Postuar mė datėn: 2008-08-28 14:54:12 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shqipėria dėnoi sot vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Abkhazisė dhe Osetisė sė jugut duke kundėrshtuar paralelizmatt e bėra me rastin e Kosovės.
Nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Jashtme shqiptare vendimi i Moskės konsiderohet njė hap i pajustifikueshėm, i papranueshėm dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė votuara edhe nga vetė Rusia.
Ministria e Jashtme shqiptare ka hedhur poshtė ēdo pėrpjekje pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve autonome tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Nė deklaratėn e saj saktėsohet se "argumente tė panumėrta historike, shkencore e juridike dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben e as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij".
Sipas Tiranės "duke mbėshtetur shkėputjen nga Gjeorgjia tė Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, ndėrkohė qė nė rastin e pavarėsimit tė Kosovės mbrojti tė kundėrtėn, Moska po kompromenton pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e drejtė, realiste dhe tė qėndrueshme tė konflikteve".
Zėri i Amerikės
28-08-2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|