| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Oliver Shmit: Skenderbeu dhe rėndėsia e infrastrukturės logjistike pėr tė udhėhequr luftėn |
| Postuar mė datėn: 2006-12-12 03:22:45 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkenca ėshtė marrė deri mė tash nė mėnyrė intensive me betejat e veēanta tė Skėnderbeut. Por studime moderne pėr historinė e luftės evropiane tregojnė se beteja gjendet nė fund tė njė zinxhiri tė gjatė procesesh, tė cilėt janė shumė mė tė rėndėsishėm se konfrontimi ushtarak. Edhe prijėsi mė i shquar nuk e fiton betejėn pa suitė, e cila nuk ėshtė e ushqyer, e pajisur dhe e paguar mirė. Dhe kėto detyra ia dha vetes edhe Skėnderbeu. Se si i kapėrceu ai ato vėshtirėsi, do tė paraqitet nė vijim mbi bazė materialesh kryesisht tė reja arkivore nga Venediku, Dubrovniku dhe Milano.
Skėnderbeu e filloi luftėn si komandant i njė lige fisnikėsh. Por shpejt doli nė shesh, se Arianitėt, Muzakėt dhe, pos tė tjerash, Dukagjinasit nuk ishin gati ti nėnshtroheshin Skėnderbeut. Nga kujtimet e Gjon Muzakės kuptohet mirė arsyeja: familjet e vjetra nuk i shikonin Kastriotėt si tė barasvlershėm dhe secili bėnte njė politikė tė jashtme mė vete. Pėr atė prezantohej Skėnderbeu fillimisht si Balsha i ri: ai desh tė pėrfitonte nga nami i princit tė famshėm tė Shqipėrisė sė Veriut, Balsha III, pėr tu profiluar kundėr familjeve tė vjetra. Por prapė u bė shpejt e qartė se Skėnderbeu nuk mund tė mbėshtetej te fisnikėria shqiptare, pėrkundrazi Balshajt nė Shqipėrinė e Mesme ai i detyroi nė ekzil; Muzakajt humbėn pas betejės sė Beratit mė 1455 ēdo rėndėsi; Arianitėt nuk mundėn tė mbanin zonėn e tyre tė eksponuar nė jug; dhe Lekė Dukagjini u bė rival i rrezikshėm, i cili edhe nė Itali gėzonte nam tė madh.
Sikur Skėnderbeu t'i besonte vetėm fisnikėrisė, atėherė ai shumė shpejtė do tu nėnshtrohej osmanėve. Nė burime, tė kapshėm bėhen ata burra, tė cilėt zėvendėsonin Skėnderbeun jashtė Shqipėrisė. Aty vėrehen dy grupe. Sė pari, duhen pėrmendur zėvendėsit e Kishės katolike tė Shqipėrisė. Rėndėsia e tyre nuk mund tė mbivlerėsohet aspak. Qysh mes viteve 1446 dhe 1450 ndėrmerr abat Llazari legata tė rėndėsishme nė Romė, Napoli dhe Burgund. Mė l447 udhėton abat Pjetri, njė i afėrm i Skėnderbeut, pėr nė Napoli Ipeshkvi Andreas Summa nga Albanum ėshtė mė 1448 nė Dubrovruk, ipeshkvi Stefeni nga Kruja gjendet tre yjet mė vonė nė Napoli. Nuk duhen harruar rregullarėt: domenikani Nicolaus Begruzzi ose njė franēeskan, i cili udhėtoi mė 1466 pėr nė Napoli. Sė shpejti ngrihet abati nga Roteza, Georg Pellinus, si figurė e rėndėsishme nė diplomacinė e Skėnderbeut; deri mė 1463 udhėton ai pa mundim nėpėr oborret italiane. Prej vitit 1460 e merr nė dorė iniciativėn figura mė e rėndėsishme e Kishes katolike e mesjetės sė vonshme nė Shqipėri, Pal Engjėlli, nga Qrivasto, argjipeshkėv i Durrėsit. Ai nuk pėrcjell vetėm legata pėr nė Napoli, Milano, Romė dhe Venedik; por ai ėshtė edhe njė figurė e rėndėsishme nė parapėrgatitjet e kryqėzatės sė Pius II. Pėrkrenaren e famshme tė Skėnderbeut duhet ta ketė porositur ai pėrkrenarja ėshtė njė kopje e pėrpiktė e pėrkrenares sė Aleksandrit tė Madh. Pal Engjėlli kishte marrė premtimin nga Papa Pitis II si kompensim pėr pjesėmarrjen e Skėnderbeut nė kryqėzatė, se do tė kurorėzonte Skėnderbeun. Arqipeshkvi i Durrėsit desh ta prezantonte monarkun e ri nė gjuhėn politike tė Evropės sė Renesancės, dhe kjo gjuhė politike ishte e ndikuar krejtėsisht prej Antikės. Kėshtu planifikonte Kisha katolike e Shqipėrisė ti prezantojė opinionit evropian Skėnderbeun si Aleksandėr tė Madh, i cili do tė dėbonte Osmanėt nga Evropa. Pal Engjėlli udhėhiqte pra jo vetėm politikėn e jashtme tė Skėnderbeut, por e bėnte edhe Atteta Christ-in nė traditėn e kryqėzatave tė mesjetės njė princ renesance.
Pranė rolit tė shkėlqyeshėm tė klerikėve, duken laikėt pak tė zbehur. Por edhe ata kanė luajtur rol tė rėndėsishėm. Kėshtu p.sh. Ninac-i, udhėheqės i sekretarisė sė Skėnderbeut; Petrus Smachi, protonoter i Krujės;
Celnik Rajani; Francesco Maramonte, i cili zėvendėsoi Skėnderbeun mė 1456 nė Milano; Esopus Sgurus, legat nė Napoli mė 1453; kabrėsi Martin Musachi, i cili udhėtoi prej nė Napoli nėpėr Romė deri nė Burgund. Njė rol kyē luan femilja Gazulli, pėrmes tė cilit kalonin kontakte tė rėndėsishme tė Skėnderbeut pėr nė Dubrovnik. Kalorėsi Pal Gaznlli merrej me zhvendosje parash, ashtu dhe me legata pėr nė Napoli, Romė dhe Burgund; astronomi i njohur Johannes Gazulli kujdesej pėr ēėshtje financash dhe krijonte kontakte me Hungarinė; ai mundohej t'i sqarojė Republikės sė Dubrovnikut mė 1455, pse e zgjeroi Skėnderbeu Kepin e Rodonit nė kėshtjellė; ai administronte para tė rėndėsishme tė kryqėzatave, tė cilat Dubrovniku, duhej t'ia kalonte Skėnderbeut; ai siguronte armė (1454) dhe njė zift-punues pėr ndėrtimin e njė anijeje (1455). Familja Gazulli i siguronte pra Skėnderbeut para dhe teknologji lufte.
Rrethit tė ngushtė i takonte edhe familja patrice Gongola Gundulic nga Dubrovniku, veēanėrisht Paul, Michael dhe Paladino de Gongola, tė cilėt merrnin pėrsipėr legata pėr Skėnderbeun, rekrutonin specialistė pėr konstruksion anijesh dhe kėshtjellash nė Rodon dhe vepronin si tė autorizuar tė Skėnderbeut nė Dubrovnik. Gondolasit u shfaqėn si prominentė, kur Skėnderbeu vizitoi Dubrovnikun; dhe nuk do tė habiste fakti, se ata kultivonin kontakte tregtare me Shqipėrinė: 1464 blejnė Junius, Paladino dhe Paul de Gongola me shumėn e madhe prej 1450 dukatesh drithė nė zonėn e sundimit tė Skėnderbeut. Kontakte tė ngushta me Skėnderbeun mbanin edhe familjet Bona dhe Poza/Pucic. Klerikėt, shqiptarėt nė Dubrovnik dhe patricėt dubrovnikas bėnin pjesė nė rrethin mė tė ngushtė tė Skėnderbeut; pėrkundėr fisnikėrisė shqiptare, lojaliteti i tyre pėr Skėnderbeun ishte i qartė. Ishte ky rrjeti personel, kjo suitė, e cila nė mėnyrė jospektakulare, por shumė efektive dhe vendimtare u kujdes pėr logjistikėn e luftėrave sė Skėnderbeut. Afėr suitės sė tij tė ngushtė Skėnderbeu kultivonte kontakte tė jashtme intensive dhe tė hulumtuara mirė. Nė njė fazė tė parė ai u pėrqendrua te fqinjėt e tij joshqiptarė nė Evropėn Juglindore: me mbretin boshnjak, Duka Stefan Vukēiq nė Hercegovinė, me Stefen Crnojeviq nė Mal tė Zi dhe pėr njė farė kohe edhe me despotin serb George Brankoviq. Ėdhe mė me rėndėsi ishin kontaktet e tij nė Hungari, me Johann Hunyadin, mė vonė edhe me Mattias Corvinus.
Shumė herėt vendosi Skėnderbeu tė ndėrkombėtarizojė luftėn kundėr osmanėve, me anė tė aleancave me fqinjėt e tij ballkanas, por pastaj edhe me anė tė lidhjeve tė ngushta me shtetet italiane. Kėto kontakte tė jashtėm shėrbenin parimisht pėr dy qėllime: sigurimi i parave dhe i teknologjisė luftarake. Kėto tė dyja mungonin nė territorin e tij. Burim tė ardhurash kryesore ai kishte eksportin e drithit dhe tė drurit. Ky ndodhej kryesisht nė duar tė tregtarėve nga Dubrovniku, por edhe tė venedikasve. Njė burim tjetėr tė ardhurash ofronte dhėnia me qira e doganave po ashtu tė investuesve tė huaj: kėto qira garantonin tė ardhura afatgjate.
Duke marrė parasysh jostabilitetin politik, investimi pėr tregtarėt nuk ishte aspak i sigurt; por me sa duket fitimi ishte shumė premtues. Mė 1464 gjendet madje edhe njė tregtar nga Milano si qiraxhi dogane. Po ashtu Skėnderbeu u garantonte investuesve njė sigurim tė lartė ligjor, kėtė e dėshmojnė burimet e pabotuara nga Dubrovniku: kėshtu, mė 1465, njė tregtar nga Dubrovniku iu nėnshtrua me dėshirėn e vetė gjyqėsorisė sė Skėnderbeut e jo asaj tė qytetit tė tij.
Tregtia kalonte zakonisht nėpėr portin e vogėl tė Shufadės. Skėnder-beu, nė tė vėrtetė njė bir malesh, kuptoi rėndėsinė e detit sa vinte e mė shumė: ai e zhvendosi pikėqėndrimin e pushtetit tė tij nė bregdet. Jo Kruja, por Rodoni ishte kėshtjella e tij kryesore; sepse prej kėtu ai bėnte kontakte nė Itali, nė bregdet ai merrte armė dhe para. Afėr Rodonit luante edhe Lezha, me njė rol tė njėjtė kryesor; Lezha lidhte bregdetin me botėn malore, Lezha ishte pėr dukagjinasit dhe pėr Skėnderbeun portė e vėrtet pėr nė Itali. Qyteti administrohej prej Venedikut, por nuk mund dhe aq tė kontrollohej, si Durrėsi i shtrirė mu afėr detit Qyteti mund, pra, tė quhet si zonė kontakti mes botės sė fisnikėrisė shqiptare dhe Adriatikut. Skėnderbeu kėtė e mori parasysh, duke u munduar ti largohej varėsisė me Venedikun, nėpėrmjet tė komunikimit me Italinė; por pėr kėtė atij i duheshin anije, ku punėsoi mjeshtėr ndėrtimi anijesh nga Dubrovniku dhe luti edhe Venedikun, t'i verė anije nė dispozicion dhe kėtė edhe pse ai vetė, siē informon njė burim venedikas, detin nuk e pėlqente. Mungesa e njė flote luftarake, por edhe e anijeve tregtare u tregua pėr kohė tė gjatė si mangėsi Skėnderbeu merrte anije me qira nga Dubrovniku, dhe pėr njė kohė tė caktuar vente edhe Venediku anije nė dispozicion; por kjo qe njė zgjidhje e pėrkohshme.
Pėr kėtė ishin lidhjet e tij me Dubrovnikun edhe mė tė rėndėsishme, i cili si shtet neutral ofronte pėrkrahje.
Ėshtė mė lehtė tė marrėsh para, se sa ti administrosh ato: kėtu u tregua Skėnderbeu si organizator i aftė, i cili pėrdorte metodat e atėhershme moderne tė biznesit bankar. Dubrovniku ishte pėr kėtė disk rrotullues vendimtar, sepse aty kishin filialet e tyre edhe banka nga Firence, kėshtu p.sh. (pėr shembull) godina e bankės Albizzi dhe Strozzi, zėvendėsi i tė cilėve, Berto Belfradelli, nė Shqipėri blente dru dhe e eksportonte pėr nė Apuli; njė florencez tjetėr, Frco Pauli de Beuzi bėnte tregti me drithė shqiptar. Mė 1458 gjejmė Celik Rajan-in nė Dubrovik, i cili thyen njė ēek tė bakės Pazzi Si princat e tjerė ballkanas, ashtu edhe Skėnderbeu mbante njė depozitim te banka e Republikės sė Dubrovnikut; Pal Gazulli dhe Rajani i pėrmendur tėrhiqnin prej aty para. Rėndėsia e metodave financiare moderne nuk mund tė ēmohet kurrė sa duhet. Se cilėn sasi kishin tė ardhurat e Skėnderbeut nga eksporti dhe qiratė doganore, as nuk mund tė hamendėsohet. E qartė ėshtė, se ajo nuk mjaftonte pėr financinin e luftės. Pėrkrahjet sidomos tė shteteve italiane merrnin pėr kėtė njė rėndėsi tė madhe. Kėtu u tregua shteti kishtar shumė herėt si shtyllė e rėndėsishme; Venediku premtoi para tė rregullta vjetore, por tė cilat pėr shkak tė konflikteve mes guvernatorėve venedikas dhe Skėnderbeut nuk u paguan rregullisht. Sidomos nė fazėn e fundit tė jetės sė tij Skėnderbeu ishte urgjentisht i varur prej pagave ndihmėse nga Italia. Njė pyetje tjetėr janė ndihmat nė formė furnizimi me drithė. Menjėherė pas filimit tė kryengritjes mundohej Skėnderbeu tė kontrollojė burimet bujqėsore tė Shqipėrisė sė Veriut. Kjo ishte arsyeja pėr luftėn e tij kundėr Venedikut. Jo vetėm Venediku, por edhe Dukagjinasit e bllokonin ekspansionin e Skėnderbeut pėr nė veri. Puna ishte te drithi, te kripa dhe te vėrrini pėr bagėtinė, burim i rėndėsishėm ekzistencial Por edhe dalja nė det te Lezha dhe kontrolli mbi rrugėt tregtare pėr nė Prizxen ishin tė rėndėsishme: Skėnderbeu e humbi kėtė konflikt Baza e tij ekonomike mbeti e kufizuar me Shqipėrinė e Mesme. Nė vite tė qeta ai mundi prej kėtu tė eksportonte drithė. Por gjatė sulmeve osmane, veēanėrisht nė vitet 1446 dhe 1467, korrjet u dėmtuan. Sidomos kah fundi i jetės sė tij, Skėnderbeu ishte i varur nga importi i drithit nga Apulia: mė 1466 ai luti Papėn urgjentisht tė mos dėrgojė trupa, sepse Shqipėria e grabitur prej osmanėve nuk mund ti ushqente as banorėt e saj: strategjia e tokės sė djegur e Mehmetit II kishte qenė pra e suksesshme.
I qartė ėshtė fakti se Shqipėria e Mesme pėr kohė tė gjatė kishte bazė shumė tė dobėt demografike dhe ekonomike pėr luftėn kundėr osman-ėve.
Skėnderbeu mundi tu bėnte rezistencė njė ēerekshekull osmanėve, sepse ai ishte njė prijės ushtrie i talentuar, por mė sė shumti, sepse ai e kuptoi rėndėsinė e infrastrukturės logjistike pėr udhėheqje tė luftės. Pėr tė minimizuar ndikimin e fisnikėrisė shqiptare, ai mbėshtetej mbi njė suitė jofisnike, por lojale, e cila, pos tė tjerash, pėrbėhej prej klerikėve tė Kishės katolike dhe njė grupi tė vogėl laikėsh nė nethin e sekretarisė sė tij. Kėta burra krijuan kontakte tė rėndėsishme pėr tė mbijetuar me fqinjėt e krishterė nė Evropėn Juglindore dhe Perėndimore. Sė dyti, Skėnderbeu pėrdorte teknikat financiare bashkėkohore pėr tė financuar blerjen e armėve dhe teknologjinė e luftės.
Vendi financiar - Dubrovniku - luante aty njė rol vendimtar. Struktura fleksibile e pushtetit tė tij, mobiliteti i suitės drejtpeshoi superioritetin sasior tė osmanėve pėr shumė vite. Nuk ishin betejat spektakulare, por organizimi i strukturave sunduese, tė cilat na japin sqarime thelbėsore pėr mbijetesėn e Skėnderbeut. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|