| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Dy rrėfime |
| Postuar mė datėn: 2007-04-24 04:00:19 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
RIZA LAHI
LIGĖSIRA NĖPĖR INTERNET
Kam nisur tė bie dhe unė nė dashuri me internetin. Pėrmes tij tani unė kam shumė miq nė gjithė globin, ku i ka shpėrndarė fati bijtė e shqipes qė e ka zemrėn tė kėputur pėr ta.
Personalisht, unė nuk kam aq shpirt, sa kanė heronjtė e kombit tonė shqiptarėt qė kanė lėnė atdheun pėr punė dhe ndihmojnė e ndihmojnė pa pushim familjet e tyre nė Shqipėri. Unė jam nga ajo kategori qė nuk kam shpirt dot ta ndėrroj varfėrinė time me jetėn e dhimbshme tė emigrantit. Ama, me emigrantė shqiptar kam miqėsi shumė, mė duan dhe i dua shumė, pavarėsisht nėse i kam parė a po jo.
Ndėrkohė - pra, se besoj tė ma marrė njeri pėr keq - ndėrsa ndjek korrespondencėn virtuale apo shkrimet e hedhura atje, kam vėnė re, krahas pėrpjekjeve tė mrekullueshme pėr organizim, pėr tė krijuar njė etni tjetėr shqiptare, njė parajsė shplodhjeje jashtė atdheut, njė parajsė shpirtėrore qė vjen si dhuratė nga bota e internetit, kam vėnė re edhe njė tjetėr dukuri. Kjo ėshtė e tmerrshme.
Le ta themi njė herė e mirė. Nė pragun e shkėrmoqjes sė shtetit shqiptar, ngado valėvitej thėnia qė paskėsh thėnė Faik Konica (sigurisht nė ndonjė rast dėshpėrimi prej hakmarrjes sė injorancės ndaj diturisė, gjė qė pėrbėn thase njė ligjėsi), sipas sė cilės Armiku mė i madh i shqiptarėve janė vetė shqiptarėt.
Nga ana tjetėr, askush nuk e ka pėrmendur ndonjėherė strategjinė e stėrditur tė qarqeve tė caktuara serbe apo greke pėr tė armiqėsuar sa mė shumė shqiptarėt me njėri-tjetrin.
Disa vėllezėr dhe motra tė gjakut tonė, pėrmes internetit, tėrė vrerin qė kanė nė shpirt nga jeta e mbyllur jashtė atdheut dhe dozat e caktuara tė padiskutueshme tė poshtėrimit atje, i zbrazin duke fyer dhe sharė, shpifur e kėrcėnuar bashkatdhetarėt e tyre.
Kaq helm dhe vrer kishte njė email, qė mė erdh kėta ditė, sa tė dridheshin leqet e kėmbėve. More gjithė artin poetik tė autorit apo autores anonime (thuajse tė gjithė emigrantėt botojnė libra, me ata kursimet e tyre, dhe kjo ka njė shpjegim aspak gazmor), e kish derdhur pėr tė mbytur e shtėnė shtatė pash nėn tokė disa shqiptarė. Kur i ktheva pėrgjigje atij apo asaj anonimes se si mund tė shkruhet kėshtu kundėr njė qenieje njerėzore, pėr mė tepėr, duke qenė bashkėgjakas, reagimi erdh pas disa minutash. Njė pendesė e pafund pėr ēfarė kishte shkruar, harroje kėtė ēkam shkruar
harroje, fshije dhe atė email
shkruante anonimi, por
Tanimė plumbi ishte shtėnė ishte shtėnė nė tabelat e ndonjė njėzet tabelave - adresave tė internetit, mes tė cilave edhe te unė.
Para do kohėsh, ndėrsa po mė dhembte shpirti pėr Shkodrėn time qė e dua mė shumė se askėnd nė botė, por e kam lėnė qė 18 vjeē duke shkuar te ajo vetėm si mysafir, shkrova diēka. Se ku e kish lexuar njė vėlla nga Kosova, kish marrė njė lente
Pa le ka qenė edhe nė shtėpinė ime disa herė. Nga disa vėllezėr tė tjerė kosovarė mė erdhėn emaila ngushėllimi. Iu isha dhimbsur edhe atyre nga vreri i derdhur ndaj meje. Nė njė ēast dėshpėrimi njėrit, qė mė shkruante se XX ėshtė ngatėrrestar i njohur, se ska lėnė gjė pa sharė edhe
.i ktheva kėtė pėrgjigje: Pėrēarja dhe sundimi i shqiptarėve ėshtė njė strategji e njohur serbe. Mos ka firmosur diku ai fakir, se ka bėrė kaq vjet burg serb, ka dalė gjallė qė andej dhe vetėm shanė e pėrēanė njerėz?
Kėshtu shkrova unė nė ata ēaste xhindosjeje, megjithėse jam shumė i qetė dhe i qeshur. E bėra, pra, edhe unė atė gabim. Ama, nervat prej piloti tė mbrojtjes kombėtare shqiptare mė mbajtėn qė tė mos kėmbėngulja e tė nxirrja nga goja ime ndyrėsira pėr nė internet pėr tia adresuar sulmuesit tim tė rrethanave qė iu pėrshkrova. Me kėtė rast, tė shtrenjtėt e mi, duke u uruar tė gjithėve sa mė shumė trėndafila, muzikė dhe hare nė shpirt - se kėshtu jetohet njėqind vjet - mė lejoni tju citoj njė poezi nga XH. Rumiu, qė sivjet mbush 800 ditėlindje.
HOXHA QĖ KREKOSET
Kapadaiu
Me njė heshtė nė dorė
Kur nis tė gjuajė mėkate te tė tjerėt
Tek se sheh njeri
Me dhėmbėt e bardhė
Qesh me njė zmalt tė ardhur nga skėterra
Kėshtu , siē them unė
Mbrohet feja ime! - thotė ai i krekosur
Dhe se ndjen mė shpirtin
Qė po i zhytet
Nė njė llum tė pasosur.
Jeni tė mirėpritur nė shpirtin tim dhe nė adresėn time tė emailit, vėllezėr dhe motra tė mijat anembanė botės ku ju ka shpėnė kjo jetė.
Me dashuri tė pakufishme pėr tė gjithė dhe me dėshirėn qė ta duam sa mė shumė njėri-tjetrin se sa tė derdhim vrer, Rizai.
Me kėtė rast, le tė kujtojmė sė bashku njė, mos gaboj, thėnie e profetit tė myslimanėve, Muhametit, qė thotė: Tė heqėsh njė tullė nė njė xhami ėshtė mėkat. Tė shkatėrrosh xhaminė krejt, mėkati rritet. Tė heqėsh njė tullė nė xhaminė e Mekės, gjynahu ėshtė shumė mė i madh. Tė shkatėrrosh krejt xhaminė e Mekės, gjynahu ska kufi. Por ekziston dhe njė gjynah edhe mė i madh. Kur i prish zemrėn dikujt.
Riza Lahi
Tiranė
____________________________________________________ |
|
NJĖ NĖNĖ ULQINAKE
Ulqini nė fundprill befas ndriti, si tė kishin zbritur qė nga kaltėrina shkrepėtitėse duke lulėzuar brenda njė minute pesėdhjetė lulebajame tė mahnitshme dhe tė kapura doradorės.
Janė pesėdhjetė fėmijė tė ansamblit artistik folklorik Shqiponjat dhe, si njė borėbardhė mes tyre, njė kėngėtare e rritur dhe e bukur petrelase, e quajtur Nurie. Ata sapo kanė zbritur buzė detit pėr tė dhėnė njė koncert pėr ulqinakėt dhe ja, si kanė shėtitur nė mėngjes nėpėr republikėn e Malit tė Zi, po presin te dera e Villa Floridas
Askujt thuajse nuk i tėrhoqi vėmendjen njė grua e thyer, e cila, si kaloi pa rėnė nė sy tė askujt, duke ecur me tė shpejtė, tanimė e futur nė turmėn e vashave tė veshura me kostumet folklorike tė Tiranės, nxori diēka nga gjiri. Diēka me vendosmėri dhe me tė shpejtė qė e vuri nė kokė njėrės prej vajzave tė ansamblit njė vajze 15 vjeēe.
Kurse, ky asht hilalleku i Ulqinit - shtoi gruaja, si e shikoi me dashuri pėr herė tė fundit krijesėn e fundit tė duarve tė saja si edhe vajzėn, u nis tė largohej. Hasan File, Kryetari i Unionit tė grupeve folklorike tė Tiranės, iu lut tė ndalej.
Iu luta dhe unė.
Pesėmbėdhjetė vjeēarja me hilallekun e mrekullueshėm nė kokė, po shihte e shtangur dhuratėn e ardhur thuajse fshehurazi, siē i japin dhuratat nėnat ulqinake, qė falen pesė herė nė ditė nė ndonjė qoshe tė shtėpisė ..
Me zi pranoi tė ulej pėr njė kafe.
Gjylije Muharremi (Sadiku)
banon vetėm dhjetė metro pėrball hotelit.
Ajo ka parė qė nga dritarja valltaret e vogla tė veshura me rrobe kombėtare dhe i ka gufuar zėmra; i ka parė ato tė hidhen e kėrcejnė si becat dhe e ka mbytur nostalgjia pėr moshėn qė nuk kthehet mė; i ka parė hilalleket e vajzave dhe nuk ka dalluar asnjė lloj nga ai qė prodhojnė duart e saja dhe qė janė tė trevės sė Ulqinit dhe
nuk ka duruar mė. Ajo prodhon vetė hilallėke; i qep, i qėndis dhe i shet nga njėqind euro (Jojo, i jemi, aj qi ve vetė kur kėndoj, ban dhetė mij euro). Me hilallėkun e fundit, ja, u sul qė nga njė qoshe e dhomės kur kish vėrejtur ardhjen e Shqiponjave tė Eqerem Tugės dhe
Nėna Gjylie ėshtė njėra prej kėngėtareve mė tė vjetra shqiptare tė ish-Jugosllavisė. Vėrsnike me Nexhmije Pagarushėn, qė e ka shoqe, ajo ka kėnduar jo vetėm nė Ulqin, por edhe nė vende tė tjera dhe ka qenė anėtare e folkloritqysh nė moshėn shtatė vjeē, kur aq shumė e pėrkėdhelnin prindėrit qė nuk i rrojnė mė.
Pėrveēse kėngėtare qė ka dalė tė kėndonte para njerėzve , atėherė kur gruaja ulqinake ishte e ndrydhur prej mentaliteteve tė vjetra, ajo ėshtė nėna e njė kėngėtari tė njohur nė Ulqin, qė quhet Jonuz. Jonuzi me orkestrėn e tij nganjėherė shoqėron kėngėt e nėnės e cila, ende nuk pushon sė kėnduari nėpėr shtėpi duke bėrė punėt dhe duke qenė nėn vėshtrimin adhurues tė tė shoqit Rifat - njė ashik i vjetėr ulqinak, i dalluar si kėrcimtar i valleve moderne. Prodhuesja e hilalleqeve ulqinake, nuk pranoi tė vinte tė kėndonte tok me Shqiponjat pas kėmbėnguljes sė starit tė Shqiponjave, Nurie Myftarit, pėr dy arsye. E para se duhej tė kishte orkestrėn e vet - tė drejtuar nga Jonuzi i saj - por, ja
edhe kishte patur njė vdekje kėto ditė.
Ishte shtangės jo vetėm zėri i kėsaj ulqinakeje qė u rrėmbye nga pamja e fėmijėve me veshje folku, siē janė rrėmbyer kushedi se sa ashikė muzike prej zėrit dhe kėngėve tė saja duke darovitur tėrė paratė qė kanė patur xhepave (siē daroviti dhe ajo krijesėn e sajtė shtrenjtė tė duarve e shpirtit), por edhe bagazhi i pafund i kėngėve.
Gjylie Muharremi dinte tekste tė vjetra, qė i thoshte pėrmendėsh. Njėra prej tyre fliste imtėsira ulqinake nė betejat e rėnies sė Berlinit. Ja disa qė munda tia marr duke mi kėnduar, pasi, pa i kėndue, edhe ngatėrrohem.
O Ulqini i vogėl
Vend i bukur me shumė traditė
Dalin vajzat prej mejtepit
E shetisin bregut tė detit
Kapidanat po rrijnė tuj pritė
Deti gjith limana
Zoti gjith dermana
Ja tani, pjesėrisht, kėnga e moēme , qė nga viti 1878.
Po na vjen barka me vela
U ēue deti e u ba zi
Po rrifet kalaja ntop
Digjen burrat ngra e nė fmi.
Dy sokola ka Ulqini
Po luftojshin dy kala:
Mustafė Aga e Beqir Aga
Nfushė tkanunit shehid kanė ra.
Fjala ngjati e duel tramplini
Me sinjal po na thėrret
Kena ndodhė tė gjith pa shkollė
Nashken na se marrim vesh.
Moj kalaja e Ulqinit
Rreth e rreth tė kanė rrethue
Rreth e rreth me kalldram gurit
Karadaku tka zaptue.
Bini trima bregut tė detit
Shpata juej lulja e xhenetit
Bini, he burrat e Ulqinit
Shpata juej lule florinit.
Sidomos jam shtangur nga kjo kėngė; nga katėr vargjet e fundit qė janė mė tej sesa mahnitės.
Me ardhė te unė sit e nana jote, hanko Shemsija. A e din se kush jam unė taman - taman? A i ke ndigjue ata burrat shkadranė qi kėndojnė? Karajfilat qi ka shkodra?
Po, si jo?
Njeni prej tyne ka kenė djali i tezes teme. Ka kenė i bukur si ylli e kėndonte bukur si i gjyshi, Haxhi Tahiri
Tahir Kastrati? Qė e vranė pėr ti marrė paratė?
Po, njaj asht bash djali i tezes teme..edhe ajo diq, e shkreta? Alamet Tahirit
.shkoi e shkreta para djalit tė saj.
24 04 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|