| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ethet e tėrbuara nė njė "analizė politike" |
| Postuar mė datėn: 2008-08-17 13:25:33 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Koment nė shkrimin "Serbėt pas pavarėsisė sė Kosovės Momenti i duhur pėr ndėrmarrjen e masave tė mirėbesimit"
quod gratis asseritur, gratis negatur ēka ėshtė konstatuar pa arsye, mund tė hedhet poshtė pa arsye
Shkruan: Isa MULAJ
Pas deindustralizimit nė lėminė e ekonomisė, nė Kosovė kanė lindur disa industri jo produktive dhe tė dėmshme pėr shoqėrinė, nė mesin e tė cilave po i pėrmendim vetėm dy: i) ksenomania, dhe ii) analizat politike tė pa argumentuara ose tendecioze. Pa e saqruar origjinėn dhe domėthenien e drejtėpėrdrejtė tė fjalės ksenomani, pėrkufizimi i saj nė fjalor ėshtė "dashuri e tepruar dhe e sėmurė ndaj tė huajve dhe ndaj ēdo gjėje tė huaj". Nga zhvillimi "industrisė" sė dytė dalin produkte qė quhen analizė, ndėrsa autorėt ose arkitetktėt e tyre quhen analistė. Kur analizat nuk ishin nė suazat e realitetit dhe nė koncept ishin gabim ose bėheshin me tendencė pėr t'ia bėrė qejfin personave apo grupeve tė caktuara, qofshin edhe kriminelė, u zbulua termi "banalist", qė nėnkupton personin ose personat qė bėjnė analiza banale qoftė nga jo profesionaliteti, qoftė nga oportunizmi.
Termin "banalist" pėr herė tė parė duket se e ka pėrdorur Albert Kryeziu me rastin e komentimit tė raporteve tė UNDP-sė qė ishin nėn ēdo nivel tė kualitetit tė pranueshėm. Me vonė kėtė term e kam hasur nė njė shkrim tė Smajl Smakės (punon nė RTK) dhe njė tjetėr shkrim nga Nexhmedin Spahiu (analist politik). Smajli dhe Nexhmedini nuk e kanė potencuar se termin "banalist" e kishte zbuluar dikush tjetėr para tyre. Kėtė mund ta vėrtetojnė sa herė qė duan duke shikuar kohėn kur Aberti i bėnte komentet nė raportet e UNDP-sė. Sidoqoftė, "banalist" ėshtė term qė mė sė miri i pėrshtatet atyre qė shtrembėrimin e qėllimshėm tė realitetit e prezentojnė si analizė. I tillė ėshtė rasti me njė shkrim tė plasuar nė internet nga Instituti i Kosovės pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave (KIPRED) me titullin: "Serbėt pas pavarėsisė sė Kosovės Momenti i duhur pėr ndėrmarrjen e masave tė mirėbesimit" , me autorė Ilir Deda dhe Lulzim Peci tė cilėve u kishte dhėnė ndihmė konsultuese Igor Aritonoviq, ndėrsa dokumentin e kishte redaktuar Ilir Dugolli. Autorėt e quajnė shkrimin si Analizė Politike nr. 8. Nė fakt nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė analize por disa hamendje tė ēuditshme pėr gjoja integrimin e serbėve tė Mitrovicės jugore (nuk e thotė sa serbė jetojnė kėtu!) dhe ēdo serbi tjetėr nė Kosovė nė shoqėrinė kosovare (ēka ėshtė kjo shoqėria kosovare?) duke u ofruar atyre privilegje tė hatashme, dhe nė tė njėjtėn kohe duke i fyer rėndė shqiptarėt e sakatosur me tė cilėt ende vazhdon eksperimentimi si tė ishin kafshė.
Kalimthi po pėrmendim diēka qė do t'i kthehemi pėrseri nė kėtė koment; shkrimi i autorėve nė fjalė ėshtė botuar nė internet nė muajin korrik tė kėtij viti. Pikėrisht gjatė kohės kur nė Mitrovicėn jugore (tema kryesore e shkrimit) banorėt shqiptarė tė dėbuar nga veriu po helmoheshin qėllimisht nė jug me ato maunet me vaj disulfurik dhe rriheshin brutalisht vetėm pse nuk e donin tė thithnin helmin, ndėrsa nė pjesėn veriore (mė pak e rėndėsishme pėr shkrimin) ekstremistėt serbė nuk lejonin ndėrtimin e ujėsjellėsit nė fshatin Suhodoll.
Shkrimi i autorėve i ka gjithsejt 9 faqe e gjysmė tekst ose 14 faqe si dokument i tėrėsishėm. Teksti fillon nė faqe 5 me "Hyrje" ku nė mes tjerash thotė: "Pėrkundėr pritjeve, pavarėsia ka zbutur nacionalizmin shqiptar duke krijuar moment tė pėrshtatshėm pėr pranim tė serbėve tė Kosovės si pjesė pėrbėrėse e shoqėrisė". Mė tej thotė se "Serbėt e Kosovės synojnė njė jetė tė denjė dhe tė sigurt nė Kosovė, por jetojnė nė frikė nga shteti i ri dhe politikat e Beogradit". Nga na doli kjo shpifje e sėmurė pėr nacionalizmin shqiptar, e sidomos nė Mitrovicė ku vetėm nė shkurt tė vitit 2000 janė dėbuar 11,364 shqiptarė nga veriu dhe janė vrarė 11 tė tjerė nė prezencėn e KFOR-it? Nė ēka bazohet nacionalizmi shqiptar nė Mitrovicė? Nė spastrimin etnik e tyre nga veriu dhe helmimin nė jug, a po? Ne vrasjen e tė tjerėve nepėr bjeshkėt e Istogut, respektivisht malit tė Moknės nga serbėt e armatosur? Nė sulmin kundėr KFOR-it dhe kryeadministratorit tė UNMIK-ut nė Gorazhdec nga serbėt e "moderuar"? Apo nė shtetin e Shterpcės dhe shtetet tjera serbe siē janė "zonat e mbrojtura" nepėr Kosovė qė i ndalojnė shqiptarėt tė ndėrtojnė dhe shfrytėzojnė pronat? Ku janė gjithė ata serbė tė moderuar qė i shpif shkrimi i autorėve?
Nuk janė serbėt qė jetojnė nė frikė nga shteti i ri por qytetarėt shumicė tė shtetit tė ri jetojnė nė frikė nga serbėt. Asnjė nė serb nė Kosovė nuk jeton nė frikė nga politika e Beogradit por i shėrben asaj. Kjo ėshtė e garantuar edhe me Planin e Atisarit pėr nėnshtetėsi tė dyfishtė dhe financimin e tyre nga Beogradi. Asnjė serb nė Kosovė nuk ka kurrfarė arsye tė marr pasaportė dhe nėnshtetėsi tė Kosovės kur atyre u garantohet nėnshtetėsia e Serbisė.
Shkrimi vazhdon me shpifjen: "Bashkėsia serbe nė Kosovė, posaēėrisht nė vendbanimet nė jug tė lumit Ibėr ku jetojnė shumica e serbėve kosovarė, vazhdon tė jetė nė gjendje tė ndjeshme, duke jetuar nė frikė dhe e shtrėnguar t'i nėnshtrohet vullnetit tė qeverisė sė Serbisė". Askush nė botė nuk mund tė thotė se nė jug tė lumit Ibėr jetojnė shumica e serbėve kosovarė. Nėse dikush thotė kėshtu siē bėjnė autorėt pa iu referuar ndonjė statistike, atėherė kjo ėshtė njė shpifje e nevertishme. Shumica e serbėve kosovarė jetojnė nė veri tė lumit Ibėr, Graēanicė (ku autorėt shkuan pėr t'i bėrė pompozitet tė madh shkrimit tė tyre tek serbėt) dhe Shterpcė, por jo nė jug tė lumit Ibėr.
Nė faqe 6 autorėt e lavdėrojnė shkrimin e tyre dhe thonė se ai duhet tė "kushtėzohet nga nevoja e shfrytėzimit tė momentit tė tanishėm pėr zhbėrjen e frikės sė serbėve tė Kosovės". Kur kėsaj i shtohet edhe shpifja pėr nacionalizmin shqiptar, secili qė nuk ka dėgjuar kurrė pėr rrethanat nė Kosovė do tė krijonte bindjen se kėtu duhet ndėrhyrė ushtarakisht pėr t'i mbrojtur serbėt nga shqiptarėt. Nė realitet ėshtė vetėm e kundėrta. Shqiptarėt kanė nevojė tė mbrohen nga serbėt.
memores acti prudentes futuri mbani mend se ēka ėshtė [ēka iu kanė] bėrė, keni kujdes se ēka do tė bėhet [ēka do t'iu bėjnė]
Nė faqe 7 tė shkrimit thuhet se pjesa veriore e Kosovės vazhdon tė jetė pothuajse pa pushtet, por harron tė thotė "pa pushtetin e Prishtinės". Pėrndryshe, ajo pjesė ėshtė mė me pushtet se sa vet Prishtina. Kėtė e dijnė fare mirė autorėt. Shqiptarėve tė mbetur nė pjesėn veriore nuk u lejohet e drejta nė produktin mė elementar tė jetės ujin e pijshėm, nga askush tjetėr pos nga serbėt. Kjo vėrtetohet me bllokadėn qė serbėt po i bėjnė ndėrtimit tė ujėsjellėsit pėr banorėt e fshatit Suhodoll ku jetojnė shqiptarė. E drejta nė ujin e pijes ėshtė e garantuar edhe pėr derra. Pse kjo e drejtė u mohohet qenieve njerėzore shqiptare nga esktremistėt serbė, ėshtė diēka qė mund t'i trondisė tė gjithė njerėzit e arsyeshėm. Ajo qė tronditė me tepėr janė ethet e tėrbuara dhe paranoja e shfaqur nė shkrimin e autorėve kur shqiptarėt quhen nacionalist, ndėrsa serbėt tė moderuar. Tė njėjtėn gjė e bėnte edhe Millosheviqi. Po tė ishte vetėm njė serb/e i/e moderuar nė Kosovė, ai/ajo do tė reagonte nė njė formė apo tjetrėn, apo nė mėnyrė pak mė tė arsyeshme, me forcė, kundėr etheve ēnjerėzore pėr ndalimin e ndėrtimit tė ujėsjellėsit. Deri sot asnjė serb nuk e ka bėrė kėtė.
Nė faqe 8 shkrimi bėnė disa keqinterpretime tė fakteve. Thotė se zgjedhjet lokale tė organizuara nga Republika e Serbisė nė Kosovė me 11 maj 2008, janė cilėsuar (dhe e vėrteta ėshtė se nuk janė shpallur) si tė paligjshme nga Qeveria e Kosovės, UNMIK-u, Grupi Drejtues Ndėrkombėtarė (GDN) dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare (ZCN), ose institucionet qė pikėrisht i lejuan ato zgjedhje. Kur shkrimi e thekson se ato zgjedhje u fituan nga Partia Radikale Serbe (kėtu ka tė drejtė dhe kjo ėshtė fakt), atėherė autorėt bien nė kundėrshtim me konstatimin e tyre tė paarsyeshėm pėr serbėt e moderuar nė Kosovė qė mundohen t'i prezentojnė mė nė numėr se serbėt radikal. Tjetėr keqinterpretim i faktit ėshtė kur thuhet : "Megjithatė, vetėm 46% e serbėve morėn pjesė nė zgjedhje..". Nė zgjedhjet e Kosovės tė 17 nėntorit 2007 qė janė cilėsuar si shumė demkratike (!), tė ligjshme dhe qė u lavdėruan shumė nga institucionet e latėpėrmendura, OSBE-ja e shpalli pjesėmarrjen prej 41% tė elektoratit dhe nuk tha "vetėm" sikur autorėt e shkrimit pėr pjesėmarrjen prej 46% tė serbėve kosovarė nė zgjedhjet e jashtėligshme tė Serbisė nė Kosovė. Pėr mė tepėr, pjesėmarrja prej 41% duket se nuk ka qenė e vėrtetė pasi burime tė pavaruara kanė ardhur nė pėrfundim se ajo sillej ndėrmjet 33% dhe 36%, ndėrsa Lėvizja Vetėvendosje mendon tė ketė qenė vetėm 29%.
Autorėt e jepin shifrėn e pjesėmarrjes sė serbėve kosovarė nė zgjedhjet e Serbisė prej 46%, dhe nė kuadėr tė saj thonė se pjesėmarrja nė veriun e Kosovės ishte mė e madhe, por nuk tregojnė sa ishte pėrqindja (me gjasė mbi 50%) dhe sa prejt tyre votuan pėr radikalėt (dihet se mė shumti por sa). Pjesėmarrja mė e lartė nė "zgjedhje" nė veriun e Kosovės dhe votimi kryesisht pėr radikalėt, vetėm sa e forcon argumentin se shumica e serbėve nuk janė tė moderuar dhe kėtė e vėrtetojnė me veprime konkrete nė terren vazhdimisht. Kėtu bie poshtė konstatimi i paarsyeshėm i autorėve pėr "zhgėnjimin e serbėve tė Kosovės me politikat e Beogradit" dhe pėr "hap[jen] [e] njė shteg[u] mundėsish qė udhėheqėsit e moderuar serb nė njėrėn anė dhe Qeveria e Kosovės nė anėn tjetėr tė angazhohen pozitivisht pėr bashkėpunim tė ndėrsjellė".
Nė faqe 9 shkrimi konstaton se bashkėsia serbe dhe pėrfaqėsuesit politik e "kanė focuar bindjen e njė pjese tė serbėve tė Kosovės.. se jeta dhe zhvillimi nėpėrmjet strukturave paralele ėshtė i mundshėm", por pak mė poshtė thotė se ata janė tė bindur qė "organizimi i institucioneve paralele nuk do tė ketė sukses nė jug". Me kėtė autorėt ua sjellin ndėrmend serbėve qė tė bėjnė plane afatgjata me kujdes nėse duan tė themelojnė struktura paralele nė jug tė Mitrovicės.
Autorėt edhe njėherė nuk dihet se kujt ia bėjnė me dije "pėrkundėr faktit se shumica e serbėve tė Kosovės jetojnė nė jug tė Mitrovicės". Pasi kjo e pavertetė pėrseritet, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos diēka tendencioze, njėsoj siē janė edhe konstatimet pėr gjoja ndjenjėn e serbėve tė "margjinalizuar, harruar dhe tė lėnė anash" nė pjesėt tjera tė Kosovės. Nė fakt, popullsia shumicė ėshtė e margjinalizuar nga Plani i Atisarit qė i garanton Beogradit lidhjen dhe financimin e ēdo strukture serbe nė Kosovė. Ėshtė e vėrtetė se serbėt e jugut "janė kundėrshtarėt mė tė fortė tė njė ndarjeje tė tillė [Kosovės]" por kėtė e bėjnė nga shkaku se ata e shohin tėrė Kosovėn si Serbi.
Konstatimi nė faqen 10 se serbėt e Kosovės "kanė respekt pėr ligjin nė Kosovė", ėshtė njė enigmė. Po qė se ata e kanė kėtė respekt, atėherė duhet tė heqin dorė nga strukturat paralele, tė ndihmojnė nė ndėrtimin e ujėsjellėsit nė Suhodoll, tė protestojnė kundėr helmimit tė shqiptarėve ne jug tė Mitrovicės, e para tė gjitha kėtyre, t'i dorėzojnė tė gjithė kriminelėt prej vitit 1999 qė janė duke u strehuar nė veri tė Kosovės. Vetėm kėshtu serbėt e Kosovės janė tė moderuar. Deri mė sot nuk e kanė bėrė kėtė. Konstatimi i autorėve se serbėt kosovarė kanė respekt pėr ligjin nė Kosovė, do tė thotė se ata i respektojnė ligjet e Serbisė, duke i pėrfshirė edhe ato tė Millosheviqit, qė janė tė zbatueshme nė Kosovė. Kėtė ua garanton rregullorja e UNMIK-ut mbi Ligjin e Zbatueshėm. Sa tė jetė kjo rregullore nė fuēi, serbėt shpėrfillin ligjet e Kosovės dhe zbatojnė ato tė Millosheviqit qė ishin nxjerrur gjatė viteve 90-ta dhe ligjet e Serbisė sė sotme.
Shkrimi i autorėve mė tej flet pėr qėndrimet e e udhėheqėsisė politike tė Kosovės, ku e lavdėron nė mėnyrė emocionale kryeminstrin e Kosovės Hashim Thaēi, e qė nuk ėshtė aspak ēudi pėr njė organizatė para qeveritare (kėtė e dijnė shumica nė Kosovė) qė veten e quan Organizatė Joqeveritare.
Shkrimi nė fund ka edhe disa rekomandime, shumica prej tyre Millosheviqiane dhe tė sėmuara. Ato rekomandime, KIPRED-i ia adreson Qeverisė (shefit tė vet jozyrtar), institucioneve tjera tė Kosovės, komunitetit tė donatorėve, EULEX-it, GDN-sė dhe NATO-s. Si rekomandim strategjik dhe tė poltikave i konsideron masat qė duhet tė merren pėr tė mos lejuar zhvleftėsimin e Planit tė Ahtisaarit, duke menduar se kjo do tė thotė shkatėrrim i funksionalitetit tė shtetit tė Kosovės. Nėse autorėt e shkrimit e kanė lexuar dhe kuptuar si duhet Planin e Ahtisaarit, do tė na tregonin se zbatimi i tij shkatėrron fuksionalitetin edhe tė shteteve mė tė fuqishme tė botės, e kurrsesi nuk krijon funksionalitet pėr shtetet nė ndėrtim e sipėr siē ėshtė Kosova.
Autoriteteve tė Kosovės u rekomandon qė tė bėjnė deklarata politike dhe tė ndėrmarrin veprime politike se e ardhmja e serbėve ėshtė nė Kosovė, por ua tėrheq vėrejtjen qė tė mos pėrzihen nė debatet e brendshme tė serbėve. Kjo bie nė kundėrshtim me hamendjen e autorėve pėr kinse integrimin e serbėve nė shoqėrinė kosovare. Pėr mė tepėr, i bėhet thirrje autoriteteve tė Kosovės qė t'i mbajnė duart larg nga strukturat paralele dhe eksklavat ekzistuese dhe atyre qė synohet tė themelohen. Planin e themelimit tė njė enklave tė re si fazė kalimtare nė eksklavė, e bėnė tė ditur autorėt e shkrimit, dhe ajo qenka nė Mitrovicėn jugore. Me siguri kėta autorė kanė plane pėr enklava tjera aty ku nuk e pret askush pėrpos Serbisė. Ata nė shkrimin e tyre thonė se do tė ketė "analiza" tjera tė ngjashme, ku do tė na tregojnė se shumica e serbėve kosovarė tani jetojnė nė Malishevė!
Kryeministrit tė Kosovės i rekomandohet qė tė themeloj pranė zyrės sė tij, dhe atė menjėherė, Zyrėn pėr Ēėshtje tė Komuniteteve qė t'i bashkoj forcat me Ministrinė pėr Kthim dhe Komunitete pėr t'ua pėrmirėsuar jetėn serbėve nė Kosovė. Autorėt nuk i rekomanduan kryeminstrit themelimin e njė zyre pėr hetimin e krimeve tė luftės qė serbėt e Kosovės i kanė bėrė, ku ende ka mijėra persona shqiptarė tė pagjetur.
Kuvendit tė Kosovės i rekomandohet qė ta zgjedhė Ombudsmanin me pėrkatėsi serbe. Autorėt kinse nuk e dijnė se nė Kuvend vendoset me votat e deputetėve e jo me votat e autorėve. Tėrheqja e paraleles me IRJ tė Maqedonisė ku Ombudsmani qenka shqiptar, ėshtė njė krahasim i pakuptimtė dhe tendencioz qė e bėjnė autorėt. Shqiptarėt nė Maqedoni qė sipas statistikave zyrtare pėrbėjnė mbi 25% tė popullsisė sė pėrgjithshme, nuk kanė bėrė krime kundėr sllavo maqedonėve siē kanė bėrė serbėt e Kosovės kundėr shqiptarėve. Serbėt kosovarė pėrbėnin vetėm 7-8% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė Kosovės, e jo mbi 25% sikur shqiptarėt nė IRJ tė Maqedonisė.
Rekomandimet mė tė paskrupullta, KIPRED-i ia adreson eprorit tė vet Qeverisė sė Kosovės. Rekomandimi i parė ėshtė qė "Tė fillohet me zbatimin e kėtyre projekteve [tėrė atė kanė thėnė autorėt nė shkrim] njėkohėsisht nė tėrė vendbanimet serbe nė jug tė Ibrit". Autorėt nė mėnyrė tėrėsisht tė pakuptimtė e llogarisin eprorin e tyre Qeverinė si njė superfuqi ekonomike me resurse tė pakufizuara pėr tė realizuar projekte nė tėrė vendbanimet serbe, dhe atė njėkohėsisht. Pse thuhet "njėkohėsisht" nuk dihet, por lė pėrshtypjen se autorėt janė tė entuziazmuar tej mase tė shohin enklavizimin dhe serbizimin sa mė tė shpejtė dhe nė tė gjitha aspektet tė Mitrovicės jugore, ashtu qė mė vonė tė fillohet me pėrndjekjen e shqiptarėve tanimė tė pėrndjekur nga veriu dhe tė helmuar nė jug, mė nė jug tė Kosovės dhe nė fund drejt detit Adriatik dhe detit Egje.
Autorėt janė analistė aq tė tmerrshėm sa qė, edhe sikur rekomandimi i tyre i parė pėr prjokte nė tėrė vendbanimet serbe nė jug tė Mitrovicės njėkohėsisht tė realizohet 100%, prapė nuk janė tė kėnaqur. Prandaj vazhdojnė me rekomandime se si tė bėhen ekspansioni nė pjesėt tjera tė Kosovės. Kėshtu rekomandime i dytė qė autorėt ia adresojnė Qeverisė (nė fakt vetvetes) thotė: "Ndėrtimi i degėve tė Universitetit Publik tė Mitrovicės nė qendėr tė Kosovės". Nėse autorėt ndonjėherė kanė pasur notė kaluese nė gjeografi, qendra e Kosovės ndodhet diku nė Komoran ose Llapushnik. Pėr ta zgjeruar pak rrethin e qendrės, kjo duhet tė jetė nė komunat Drenas dhe Malishevė, ku shqiptarėt pėrbėjnė 99.8% nė parėn dhe 99.9% nė tė dytėn, tė popullsisė sė pėrgjithshme. Autorėt ndoshta, ose kanė menduar se Universiteti Publik Serb i Mitrovicės (qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Universitetin aktual tė Prishtinės) duhet tė hapė degė nė gjuhėn shqipe nė qendėr tė Kosovės qė ėshtė zonė kryesisht rurale, ose degėt tė jenė nė gjuhėn serbe me qėllim qė tė bėhet njė spatrim gjuhėsor dhe kulturor nė zonat me gati 100% tė banuara me shqiptarė. Nėse autorėt kanė menduar se qendra e Kosovės ėshtė Prishtina, atėherė ky mund tė jetė gabim i redaktorit tė shkrimit ose gabim shtypi, gjė qė nuk duket tė jetė. Kanė mundur tė thonė "kryeqyteti", "kryeqendra", "Prishtina" por nuk kanė dashur. Ata ndoshta e shohin kryeqytetin pėr serbėt e Kosovės nė Beograd, ēka nė realitet edhe ėshtė, mė shumė se Prishtina.
Rekomandimi i radhės vazhdon me strategjinė e ekspansionizmit kur Qeverisė, respektivisht Ministrisė sė saj tė Bujqėsisė, i rekomandohet tė zhvilloj strategji pėr bujqėsinė primare dhe atė pėrpunuese tė ushqimit nė vendbanimet shumė etnike. Me shumė etnike nėnkuptohet ēdo gjė pėrpos shqiptarėve. Strategjia pėr shqiptarėt u sqarua mė lartė kur u prezentua dhe komentua rekomandimi i parė i autorėve qeveritar pėr Qeverinė. Prandaj nuk ėshtė e arsyeshme qė tė keqkuptohemi me autorėt dhe tė kėrkojmė mė shumė detaje se ēka kanė dashur tė thonė.
Rekomandimin e fundit pėr Qeverinė, autorėt e bėjnė nė lėminė e imperializmit fetar, qė sė pari duhet tė filloj me rindėrtimin dhe mirėmbajtjen "si duhet" tė varrezave, pėr tė vazhduar me "rindėrtimin e suksesshėm" tė kishave dhe manastireve serbe. Derisa Qeverisė i rekomandohet qė ta bėjė punėn "si duhet" pėr tė vdekurit serb (e pse jo edhe pėr kafshėt e ngordhura tė serbėve!), nuk rekomandohet gjė pėr mijėra tė zhdukur shqiptarė nga serbėt qė nga vitit 1999, e as qė rekomandohet pėr ndaljen e spastrimit etnik, ekonomik dhe helmimin kimik tė shqiptarėve. Kulminacioni i kėtij rekomandimi tė ēuditshėm dhe kundėrthėnės qė autorėt ia drejtojnė Qeverisė, shpejgohet me njė fakt: Se ata (autorėt) i referohen nė shkrimin e tyre respektimit tė Kushtetutės sė Kosovės dhe obligimeve qė dalin nga ajo, si pėr shembull pėrdorimin e gjuhėve zyrtare, por me qėllim e kanė anashkluar faktin se Kosova ėshtė shpallur shtet laik, dhe se Kushtetuta shumė qartė e thekson se shteti (Qeveria) nuk pėrzihet nė ēėshtje fetare dhe ėshtė i ndarė nga feja. Pse tash autorėt e shkrimit dalin me rekomandime kundėr kushtetuese?
Komunitetit tė donatorėve i rekomandohet tė forcoj aspektet socio-ekonomike nė vendbanimet serbe nė jug tė Ibrit. Kur autorėve kjo nuk u mjafton, ata vazhdojnė me rekomandimin pėr ndihmėn nė investimet private dhe kredi tė vogla. Supozuan autorėt e shkrimit se edhe kjo u kry. Tani duhet tė kalohet nė ekspansionizmin e vendbanimeve serbe nė pjesėt tjera tė Kosovės. "Tė pėrkrahet ndėrtimi i lagjeve urbane mes Llapnasellės dhe Graqanicės", thotė rekomandimi nė vijim pėr komunitetin e donatorėve. Dyshohet se kjo nuk ėshtė ide origjinale e vet autorėve. Para tyre, ish-shefi i urbanizmit nė komunėn e Prishtinės, Lulzim Nixha, doli me idenė e njė projekt madhėshtor tė quajtur "Gracanica e Re", tė cilėn ia tregoj zyrtarėve tė Partisė sė Pavarur Liberale Serbe. Projekti pėr transformimin e kėtij fshati nė njė qytet modern do tė kushtonte 600 milionė euro, ose pėrafėrsisht sa 75% e buxhetit tė pėrgjithshėm tė Kosovės pėr vitin 2007.
Nė kuadėr tė komunitetit tė donatorėve pėrmend ambasadėn e SHBA-ve dhe Mbretėrisė sė Bashkuar tė cilat pikė sė pari janė tė ngarkuara me ēėshtje politike.
Pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė, sidomos EULEX-it, i rekomandon sigurimin e funksionimit adekuat tė sistemit sistemit policor dhe gjyqėsor nė pjesėn veriore tė Kosovės. Kontrollin nė pjesėn veriore tė Kosovės nuk ia rekomandon Qeverisė, pėr shkakun se ndoshta konsideron qė ajo pjesė e shtetit tė Kosovės duhet tė jetė nėn juridiksionin e tjetėrkujt strukturave paralele, Beogradit, EULEX-it ose tė gjithėve sė bashku, por jo tė Prishtinės ose shtetit tė pavarur tė Kosovės.
GDN-sė dhe NATO-s i rekomandon "tė garantoj nė mėnyrė praktike integritetin territorial tė Kosovės", kuptohet, pėr t'i realizuar njėkohėsisht ato projektet e rekomanduara pėrmes enklavizimit dhe ekspansionizmit, duke mos lėnė anash projektet pėr tė vdekurit serb, dhe njėkohėsisht luftimin e "nacionalizmit" shqiptar ose personat e dėbuar nga pronat e tyre.
Pėr fund, shkrimi i autorėve i plasuar nė internet nuk ėshtė kurrfarė analize, bile as mendim. Me tepėr mund tė klasifikohet si diēka tendencioze qė nė popull njihet si "sherr budallaki".
(Autori ėshtė Hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike)
Prishtinė: 17.08.2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|