DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DHJETORI I MBRAPSHTĖ I LETĖRSISĖ
Postuar mė datėn: 2008-12-14 17:00:19 nga admin4 :: Kategoria: Kultura


Shkruan: Beqir Elshani

Tashmė e tėrė bota e dinte se kush do tė jetė fitues, jo i ēmimit artistik tė Nobelit, por fitues i parave tė mėdha prej 1.3 milion dollarėsh, dhe ky ishte dramaturgu anglez, Harold Pinter. Ngjarja tė kujton filmin vestern ku hajnat e armatosur mbajnė veshin nė asfalt pėr tė dėgjuar vrapimin e kuajve me karrocėn postare. Testamenti i kimistit dhe shpikėsit suedez, Alfred Nobel, ishte qė ēmimi tė ndahet pėr meritat e punės nė fizikė, kimi, mjekėsi, dhe nė letėrsi gjithashtu pėr kontributin nė shėrbim tė paqes. Dihet qė Alfred Nobeli e zbuloi dinamitin nė shėrbim tė ndėrtimtarisė, mirėpo keqpėrdoret nė vrasjen e gjallesave tė detit, natyrės dhe tė njerėzimit nė botė. Nuk ka asnjė dyshim qė ēmimi Nobel po keqpėrdoret pėr qėllime politike. Me pėrjashtim tė shkencave natyrore, letėrsia ėshtė njė shkencė shoqėrore qė i shėrben paqes nė botė. Prandaj nuk mjafton qė veprat e shkrimtarit tė kenė vlerėn artistike, por duhet tė kenė edhe frymėn politike nė shėrbim tė paqes nė botė.
Padyshim se viteve tė fundit Akademia Suedeze ka dėshtuar si nė fushėn artistike, ashtu dhe nė atė etike, e cila me ndarjen e ēmimit Nobel i befason shkrimtarėt pasivė, ngjashėm siē befasohen fituesit nė lojėrat e fatit. E tillė ishte edhe nobelistja austriake e vitit 2004, Elfriede Jelinek, e cila pėr Harold Pinterin thoshte se ėshtė dramatik i mrekullueshėm. Kėtu duhet pėrmendur anekdotėn universale se sorra sorrės s’ ia nxjerr sytė, qė do tė thotė se shkrimtarėt e njė tarafi e mbrojnė njėri-tjetrin. Nė vazhdim vlen tė shtohet se kėtė radhė Akademia Suedeze nuk e kishte aspak vėshtirė tė pėrcaktonte kandidatin Harold Pinter, meqė qėllimi ishte tė propozojė njė kandidat me synime kundėramerikane vetėm pse mbrojti boshnjakėt dhe shqiptarėt nė Ballkan. Prandaj serbėt e Millosheviqit qė kanė djegur flamurin amerikan gjatė mbrojtjes humanitare nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė do ta djegin edhe flamurin suedez. Sė paku pėr nder tė ministres sė parė suedeze, Ana Lind, e cila nė moshėn mė tė mirė tė saj u shua nga dora e kriminelit me prejardhje serbe, nuk duhej ndarė ēmimin Nobel adhuruesit tė Millosheviqit - Pinterit. Duket se akti i atentatorit serb ka pasur efekt nė politikėn terroriste, me anėn e sė cilės ia ka shtuar frikėn diplomacisė evropiane. Kohėt e fundit sipas shtypit me tirazh mė tė madh suedez “Express” mėsohet se fabrika e njohur “Erikson” nė vitin 1995 ka shitur telefona suedezė nė Serbi, tė cilat janė pėrdorur pėr qėllime luftarake nė Bosnjė Hercegovinė dhe nė Kosovė. Njėkohėsisht shkeleshin sanksionet e OKB-sė dhe Bashkimit Evropian ndaj Jugosllavisė nė kohėn e diktatorit Sllobodan Millosheviq.
Dikur ēmimi Nobel kishte njė respekt tė madh, sot ėshtė politizuar, ngjashėm siē po politizohet religjioni ortodoks qė vihet nė shėrbim tė kolonizimit tė Kosovės. Sipas teorisė sė filozofisė e vėrteta ėshtė e dobishėm pėr jetėn dhe e frytshme pėr shkencėn, kurse e kundėrta e sė vėrtetės ėshtė gėnjeshtra apo hipokrizia. Prandaj me shkronja transparente mund tė thuhet sė nė Komitetin e ndarjes sė ēmimit Nobel ka hyrė hipokrizia. Kėtė e dėshmon edhe dorėheqja e shkrimtarit suedez, Knut Ahnlund, prej sė cilės praktikisht, ėshtė e pamundur tė largohesh nga Akademia Suedeze, sepse anėtarėt zgjidhen me mandat tė pėrjetshėm. Ai kritikoi bashkėpunėtorėt nė Akademinė Suedeze, tė cilėt nė vitin 2004 ēmimin Nobel ia ndanė shkrimtares austriake, Elfriede Jelinek. Nė vazhdim shtoi se anėtarėt e Akademisė nuk ishin tė vetėdijshėm rreth agresivitetit politik tė Pinterit. Kurse kritiku letrar gjerman, Denis Scheck e quajti shpėrblimin e Pinterit „fyerje pėr letėrsinė botėrore“, i cili nuk la pa pėrmendur se ka pasur shumė shkrimtarė tė tjerė mė tė frytshėm qė kanė merituar ēmimin Nobel, por qė janė dėshpėruar.
Duket qartė se shkrimtari po del si kali murrak (angl. dark horse) dhe papritur propozohet pėr ēmimin Nobel. Prandaj nobelisti i dhjetorit tė vitit 2005, Pinteri i emocionuar nė komentin dhėnė Radio Suedisė tha se kurrė nuk kishte pritur qė do tė fitojė ēmimin Nobel dhe se ėshtė tronditur. Gjithashtu edhe boshnjakėt, edhe shqiptarėt qė luftojnė pėr liri, qė kanė pėrjetuar torturat e fashizmit serb, qė ende kėrkojnė tė afėrmit e tyre tė vrarė dhe tė zhdukur, qė ėndėrrojnė pėr njė paqe tė qėndrueshėm janė tronditur kur kanė mėsuar se pikėrisht miku i kryekriminelit serb, Harold Pinter, fitoi ēmimin Nobel.
Despoti Millosheviq nuk ishte armik i SHBA-sė, pėrkundrazi ishte armik i popujve tė pambrojtur nga diplomacia evropiane dhe ndėrkombėtare, nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė. Ishte NATO qė i mbrojti popujt e ndjekur drejt zhdukjes sė tyre, prandaj po tė mos ndėrhynin forcat ndėrkombėtare tė NATO-s zor se do tė mbetej ndonjė shqiptar dhe boshnjak nė truallin e ish-Jugosllavisė. Pinteri vazhdon me qėndrimin e tij kundėrshqiptar, prandaj ėshtė mbrojtės i zjarrtė i Millosheviqit, i cili pėr nga krimet njerėzore ia kalon Anastazio Somozės nė Nikaragua. Nė TV-programin suedez, Pinteri i ka pėrqeshur shqiptarėt e Kosovės, kurse Tribunalin e Hagės e pėrshkruan si njė blof. Sa i pėrket Gjykatės sė Hagės, tė cilėn e quan njė blof, shihet se Gjykata e Hagės ka marrė frikė nga kritika e Pinterit, ndaj i vėrsulet edhe ēlirimtarėve shqiptarė, tė cilėt mbrojtėn pragun e shtėpisė.
Pa dyshim se ēmimi Nobel dhėnė sektaristit tė rrezikshėm ėshtė rezervuar dhe pėrpunuar me kohė dhe me qėllim tė caktuar. Duket qartė se nė kėto rrethana diplomatike me ndikim kundėrshqiptar zor se mund tė fitojė cilido shkrimtar shqiptar me kapital tė madh letrar, siē ėshtė shkrimtari i mirėnjohur, Ismail Kadare. Jo vetėm kaq, sepse ndarja e ēmimit Nobel Pinterit, do tė thotė se tė gjithė shkrimtarėt qė synojnė tė fitojnė kėtė ēmim ndėrkombėtar duhet tė jenė kundėrshtarė tė popujve qė luftojnė pėr liri dhe pavarėsi. Kėmbėngulja e Sllobodan Millosheviqit rreth sulmit nė takimin e fundit me zyrtarin amerikan, Riēard Hollbruk, tė bėn tė dyshosh nė Diplomacinė Ndėrkombėtare qė Serbia nuk kishte fare frikė nga sulmi i forcave paqeruajtėse tė NATO-s. Koha po tregon se ish-kryetari serb, Sllobodan Millosheviq, vetėm fizikisht gjendej nė burgun e Hagės, kurse ana shpirtėrore gjendet nė Serbi, ku diplomacia serbe vazhdon me politikėn kolonialiste ndaj Kosovės. Sa i pėrket atmosferės antisemite tė Pinterit hebre, disa lexues me anėn e faqes elektronike e keqkuptojnė kompozitorin e njohur gjerman, Riēard Vagner (1813-1883), duke radhitur si antisemit. Ky kompozitor ka jetuar para se tė vinte fashizmi gjerman nė pushtet, prandaj nėse diktatorit Adolf Hitler (1889-1945) i pėlqente muzika e Vagnerit nuk do tė thotė se Vagneri ka qenė antisemit. Prandaj do tė ishte e tmerrshme po tė nėnēmohet kompozitori, vetėm pse e ka adhuruar ndonjė diktator apo kriminel i luftės. Edhe mė tragjike se kjo ishte pėrkulja e mbarė fashizmit gjerman, tė cilėt e adhuronin muzikėn e Vagnerit vetėm pse i pėlqente idhullit tė tyre, Hitlerit.
Lojėrat dhe hilet nuk i kanė hije Komitetit Ndėrkombėtar pėr ndarjen e ēmimit Nobel, sepse fyhen mė tė mirėt e tė mirėve tė artit dhe letėrsisė nė botė; fyhet etika e njerėzimit nė botė. Fyhet krijimtaria artistike e krijuesve, siē shkruan romantiku francez, Viktor Hygo: “Deti ėshtė i thellė, por mė i thellė se deti ėshtė qiell, dhe mė i thellė se qielli ėshtė shpirti i njeriut.” Pa dyshim se kėtu ēmimi Nobel, tė cilėn nė shėrbim tė njerėzimit dhe shkencės e themeloi kimisti dhe shpikėsi, Alfred Nobel, po dhunohet, ngjashėm siē po helmohet deti dhe qielli nga mjetet radioaktive, po ndotet thellėsia e shpirtit tė artit dhe letėrsisė nė botė. Prandaj me tė drejtė dyshohet se nė Fondacionin e ēmimit Nobel kanė depėrtuar elementet e politikės terroriste. Kjo do tė thotė se nė Suedi mund tė ekzistojnė qarqet e ngatėrruara serbe rreth vrasjes sė ministres suedeze, Ana Lind, tė cilėn nė shtator tė vitit 2003 nė qendėr tė Stokholmit e ekzekutoi vrasėsi me prejardhje serbe. Mafia e dorės sė zezė serbe nuk tė harron dhe s’ tė lė kurrė nė paqe. Kuptohet qė grupet e caktuara serbe mund ta kenė zgjedhur pikėrisht Mihajlo Mihajloviqin, kinse me pasoja mentale me anėn e sė cilės do tė lanin duart e tyre tė pėrgjakura. Jo pėr ta liruar tė riun serb nga dėnimi me burg tė pėrjetshėm, por sa pėr tė mos e bezdisur Serbinė fashiste qė kishte dalė nga tri luftėrat me radhė: kroate, boshnjake, shqiptare dhe kėtė vit nuk dihet me sa koka do tė dalė, meqė pėrgatitet pėr rikolonizimin e Kosovės nga diplomacia e brishtė evropiane dhe ndėrkombėtare. Dihet se qysh nė vitin 1961 nė Stokholm, ēmimin Nobel pėr letėrsi e ka marrė shkrimtari i shquar fashist, Ivo Andriq, pėrndryshe gjysh i kriminelėve tė sotėm serbė, i cili ishte projektues, jo vetėm pėr serbizimin e Kosovės, por edhe pėr zhdukjen e Shqipėrisė nga harta fizike e botės, nė mėnyrė qė Serbia tė dalė nė detin Adriatik.
Ndarja e ēmimit Nobel, dramaturgut anglez, Pinter Harold, tė kujton kriminelin e luftės Radovan Karaxhiq, pėrndryshe i akuzuar pėr krime lufte nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, i cili para gjashtė vitesh me anėn e shtypit dhe televizionit paralajmėroi se sė shpejti do tė botojė memoaret e tij me titull "Radovani dhe Serbia". Nė vazhdim kishte deklaruar se me anėn e librit tė tij do tė sqarojė shumė gjėra dhe do t“i qesė hije tė zezė aleatit tė vet Sllobodan Millosheviqit, duke shtuar se do tė marrė edhe ēmimin Nobel. Duket qartė se fjalėt e Radovan Karaxhiqit po dalin tė vėrteta, prandaj Gjykata Ndėrkombėtare nė Hagė nuk do qė ta shqetėsoj rreth aktivitetit tė tij kundėrboshnjak. Fatin e njėjtė gėzon edhe vėllai i tij, gjenerali Ratko Mlladiq, i cili edhe pas dhjetėvjetorit tė masakrės nė Srebrenicė nuk brengoset pėr Gjykatėn e Hagės, sepse me vete e ka Serbinė e Madhe nė krye me pasardhėsit e Milloshheviēit. Paralajmėrimi i kriminelit tė luftės nuk ishte i rastit, pėrkundrazi, tregon se serbėt nė ēfarėdo rrethana qofshin, i kanė miqtė e tyre tradicionalė edhe nė kryeqytetin ndėrkombėtar tė ēmimit Nobel. Kjo tė kujton filmat e Xhems Bondit, i cili gjatė sulmit ėshtė nė gjendje tė pėrdor tė gjitha mekanizmat e mbrojtjes. Prandaj me rastin e ndarjes sė ēmimit Nobel dramaturgut anglez, Pinter, pėrndryshe adhurues i kriminelėve serbė, por kundėrshtar i lirisė dhe i paqes nė botė, Stokholmi zbuloi fytyrėn e vėrtetė. “Ne nuk jemi mė produktiv, krejt ėshtė e automatizuar,” thotė Arnold Schvarzenegeri nė filmin Terminator, prandaj krejt ėshtė e automatizuar me qarqet reaksionare, kėshtu qė shkrimtari i mirėnjohur, Ismail Kadare, e ka kot tė marrė ēmimin Nobel, sepse ėshtė nėn ndikimin e qarqeve kundėrshqiptare.
Demagogjia e dramaturgut britanik, Harold Pinter, shihet kur ai flet pėr politikanėt, tė cilėt nuk janė tė interesuar pėr tė vėrtetėn, por janė tė interesuar pėr pushtet sa pėr ta mbajtur popullin e paditur. Lidhur me tė vėrtetėn e tij vlen tė tregohet njė fabul mbi gėnjeshtrėn dhe tė vėrtetėn qė laheshin sė bashku. Gėnjeshtra doli e para prej ujit dhe mori rrobat e sė vėrtetės, mirėpo kur doli e vėrteta prej ujit nuk pranoi tė vesh rrobat e gėnjeshtrės, prandaj e vėrteta doli lakuriq. Kjo do tė thotė se e vėrteta e NATO-s qė e shpėtoi Kosovėn nga masakrat e barbarisė serbe, nuk pranoi tė vesh rrobat e kriminelėve serbė nė krye me Sllobodan Millosheviqin, prandaj doli lakuriq. Gjithashtu Pinteri me pėrvojė tė gėnjeshtrės dramatike i veshi rrobat e sė vėrtetės, prandaj e vėrteta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė luftoi pėr liri dhe demokraci doli lakuriq. Kurse shkrimtari amerikan, Mark Tven, shkruan “Ne shikojmė qė tė ekonomizohemi me tė vėrtetėn, nė mėnyrė qė ne tė jetojmė mė gjatė dhe ta themi kėtė”. Nė vazhdim dramaturgu britanik shkon aq larg, sa qė Millosheviqin qė ka vrarė kroatė, boshnjakė dhe shqiptarė e quan “njė lider dhe ushtar serb i pėrndjekur” dhe jo kriminel. Pastaj Pinteri nė mėnyrė retorike, si pėr tė tėrhequr vėmendjen e njerėzve, kėrkonte qė nė vend tė Millosheviqit nė Gjykatėn e Hagės dėshiron tė shohė kryeministrin britanik Toni Bler dhe bashkėveprimtarėt e tij, kinse paskan shkelur „sovranitetit e Jugosllavisė“, me anėn e intervenimit ushtarak tė NATO-s. Prandaj t’i ndahet ēmimi Nobel njė racisti tė njerėzimit nė botė, siē ėshtė Harold Pinter, i cili Amerikėn e quan „kafshė jashtėzakonisht e rrezikshme dhe e fuqishme,“ do tė thotė se Akademisė Suedeze i duhet njė revolucion kulturor pėr tė mbrojtur cilėsitė dhe vlerat letrare.
Pėrvoja na mėson se pėr nga cilėsia dhe sasia letrare, shkrimtari Ismail Kadare ėshtė mė superior se dy fituesit e fundit tė ēmimit Nobel: Elfriede Jelinek dhe Harold Pinter. Kur e kishin pyetur Hanibalin se kush ėshtė strategu mė i shquar ushtarak, Hanibali ishte pėrgjigjur se Leka i Madh vinte nė vendin e parė, Pirrua nė vendin e dytė, kurse vetes i dha vendin e tretė. Prandaj sipas krahasimit tė artit ushtarak nė kohėn e Hanibalit, vendin e parė nė fushėn e letėrsisė e meritonte Ismail Kadare, edhe pse njė kohė tė gjatė nuk i ndahet ēmimin Nobel.

nga arkivi, 2006
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Pas 9 dhjetorit s’do ketė mė policė tė UNMIK-ut (2008-12-05 17:02:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DISTANCOHEM NGA FTESA IME PĖR TĖ DALĖ NĖ DEMONSTRATĖN E 10 DHJETORIT 2007 (2007-12-29 14:57:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pas 10 Dhjetorit - Sėrish nuk ėshtė koha e duhur pėr pavarėsi? (2007-12-11 13:11:03 nga admin4)
[ Histori ] 10 dhjetori 1980 - datė historike (2007-12-10 16:10:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia dhe zgjedhjet e 2 dhjetorit - ēfarė presin analistėt (2007-12-02 01:37:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Pas 10 dhjetorit e vetmja zgjidhje mbetet shpallja e pavarėsisė (2007-11-30 04:52:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pas 10 dhjetorit vendimin e sjellė Ban Ki-Moon, thotė Solana (2007-11-24 13:52:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova do tė jetė e pavarur pak pas 10 dhjetorit, deklaron Thaēi pėr “Kurir” tė Vjenės (2007-11-24 11:46:45 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit po pėrgatitet pėr shpalljen e pavarėsisė pas 10 dhjetorit (2007-11-16 15:41:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Amado: Pas 10 dhjetorit BE-ja do tė marrė vendime tė rėndėsishme pėr Kosovėn (2007-11-14 11:54:45 nga admin4)
[ Opinione ] Dhjetori i Prishtinės dhe dėshtimi tjetėr i Brukselit (2007-10-22 15:53:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster