Shkruan: Mehmet BISLIMI
Shumė nga subjektet tė quajtura politike, ende nuk kanė arritur qė tė shfaqin peformancat e tyre politike nė nivelin e kėrkuar, mos tė flasim mė pėr standardet evropiane. Nisur nga kjo bazė, mendoj sė ato do duhej tė rikuperohen, kėshtu duke e paguar tagrin pėr tė qenė lider i njė parie me njė grusht elektorat, madje duke e matur peshėn e vet qė mbi dhjetė vite nė Kosovė. Mendoj sė liderėt e tillė do duhej tė kuptojnė njė herė e mirė sė: Peshorja nuk heq gjithmonė njėsoji! Subjektet tė cilat pėr gjithė kėto vite nuk e kanė kaluar pragun e adoleshencės politike nuk do duhej qė edhe mė tej ta neveritin elektoratin e pafajshėm, madje as ti dhunojnė foltoret e institucioneve tona, tė cilat veē kanė filluar ta humbin arsyen e ekzistencės, mbi bazėn e dikurshme, pėr ēka edhe janė pėrcaktuar para elektoratit!
Kėtij operimi politik, domosdoshmėrish duhet ti vjen fundi. Ringjallja e fenomenit qė ēdo njeri tė formojė nga njė parti!, sikur ēorientoi edhe sistemin pluralistė nė Kosovė. Ky tundim i liderėve qė u shtri kėto 10- 15 vitet e fundit, nė njė dozė tė caktuar edhe ka irrituar elektoratin i cili nė fakt ishte i tėrhequr pas karizmit inekzistent tė liderėve tė caktuar. Ka kohė qė kėto subjekte politike nė Kosovė demonstrojnė, hiē mė shumė se paaftėsinė e tyre nė pėrpėlitje pėr tė qenė subjekte tė mirėfillta politike me pėrmasa tė nevojshme, tė cilat nė fakt nuk i kanė poseduar kurrė. Nė zgjedhjet e radhės, ekziston droja se shumė nga subjektet politike do thyejnė hundėt nė pragun zgjedhor tė cilin nuk do ta kalojnė, mbase prapė tė pamerituarit po!, por qė do tė jetė vota e elektoratit ajo pėrgjegjėsja qė do ti hedh pėrtej pragut tė limituar, nė qoftė se ato mė pastaj vėrtetė do tė jenė tė vetishme pėr peshėn e pėrgjegjėsisė para popullit tonė, dhe pėr zotimin e dhėnė, ndryshe!...
Ka ardhur koha qė gjėrat ti shikojnė me syrin e arsyes, dhe jo me atė tė lakmisė pėr pushtetin e ėndrrave tė arkitektuara nė pallatet e tyre imagjinative. Krahas pėrvojės mbi sistemin pluralist partitė politike tė formuara nė Kosovė, faktikisht kanė prodhuar edhe efekte tė dėmshme e negative si: ndasi tė thella mbi baza politike, ngatėrresa tė paarsyeshme, keqinterpretim dhe komprometim tė sistemit pluralist, pėrēarje dhe veprime tjera jo tė mira, mos respektim tė ligjit dhe tė qytetarit, deri tė korrupsioni e hajnia e hapur nė majat mė tė larta tė pushtetit tė cilat janė bartur mu pėr mes linjave tė subjekteve tė caktuara politike. Prandaj, ėshtė e domosdoshme, qė tani partitė politike tė kenė edhe pragun zgjedhor, nė mėnyrė qė tiu ofrohet rasti pėr tė treguar fuqinė, strategjinė, aftėsinė dhe sinqeritetin e vet para qytetarit, nėse janė tė zonjat qė kėtė prag ta kalojnė, varėsisht nga kuota e tij caktuar paraprakisht, ose tė krijojnė domosdoshmėrish koalicione tė qėndrueshme.
Ky prag zgjedhor paraqet nivelin minimal tė mbėshtetjes qė partisė i nevojitet pėr tu pėrfaqėsuar para shoqėrisė sonė. Kjo metodė pėrdorėt nė sistemet zgjedhore me pėrfaqėsim proporcional.
Ky prag, lejon eliminimin, ose heqjen nga rendi i ditės tė subjekteve tė vogla politike, tė cilat nė Kosovė pėrfaqėsojnė njė grusht elektorat farefisnor tė liderit tė tyre, madje nė tė shumtėn e rasteve, as ato jo!... Nė tė kundėrtėn, ju ofron rast tė favorshėm, qė mbi baza tė vullnetit tė mirė tė ecin krahas realitetit tė ri dhe tė formojnė koalicione tė qėndrueshme dhe tė arsyeshme, tė cilat rrjedhimisht do tė ndikonin nė stabilitetin e Qeverisjes sė ardhshme e krejt nė fund interesat e vet subjektit. Ky prag do duhej tė zbatohej nė tė dy nivelet; nė zgjedhjet parlamentare dhe lokale, nė mėnyrė qė me kohė gjėrat tė rrjedhin nė shtratin e vet.
Pragu zgjedhor, mė parė detyrimisht do tė forcojė skenėn politike, mė pastaj partitė do tė profilizohen nė spektrin e tyre politik, duke u profilizuar nė tė djathta dhe nė tė majta, tė qendrės dhe konservative, me orientim social, apo nacional. Nė fakt partitė politike nė Kosovė ende nuk janė deklaruar rreth spektrit tė tyre politik, do tė ishte dobiprurės orientimi i tyre nė profilizim si parti demokristiane, liberale, demokratike, socialdemokratike, konservative, nacionale, popullore etj. Ėshtė mė sė e vėrtetė sė shumica e kėtyre subjekteve nė programet e tyre politike nuk kanė tė pėrcaktuar, apo thėnė mė shkoqur, nuk e kanė fare tė ēartė profilin e tyre politik, spektrin e tyre dhe as orientimin e tyre?!
Shumica prej kėtyre partive kanė programe qė nuk anojnė askund, qė nuk pretendojnė askund, qė nuk thonė as gjė konkrete, qė nuk kanė as spektėr, as profilizim politik, qė nuk pėrcaktojnė qartė sė ēfarė rendi shoqėror pretendojnė tė ndėrtojnė. Qė nuk ngėrthejnė nė vete as diplomaci, as plan ekonomik, madje as qartėsi mbi zhvillimet e perspektivės sė ēėshtjes sonė tė pazgjidhur etj... Me keqardhje, por elektorati nuk joshet mė me emra tė mėdhenj, as me eufori tė ēastit, as me kotėsinė formale tė dikurshme, madje as me tė arriturat e luftės dhe formalitete tjera, tė cilat gati i takojnė sė kaluarės. Elektorati ynė, mendoj sė tanimė ėshtė pjekur sė paku nga pėrvoja e deritashme do duhej te kėtė mėsuar diēka, nė mos mė shumė sė ABC-nė politike pėr tė zgjedh dhe pėr tė qenė i zgjedhur, ndryshe ska pėr sė tė dali nė zgjedhje. Kėtė radhė elektorati do duhej tė votonte pėr atė parti politike, e cila arrin ta mobilizojė elektoratin qė tė votojė vetėm mbi bazėn e programeve partiake, politike, ekonomike, diplomatike dhe kombėtare.
Mendoj se ka ardhur koha qė subjektet tė caktuara tė cilat nuk e kalojnė dot pragun e adoleshencės politike tė pėrshėndetėn pėrfundimisht kėsaj radhe me elektoratin.
03. 08. 2007
|