| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shteti i Kosovės: burg i aspiratave shqiptare! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-13 04:20:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Alban Bislimi
Lindja e Shtetit Kosovar bėhet nė njė kontekst imponimi, okupimi, jo si njė akt liriprurės apo emancipues, por si imponimi i njė Shteti policor qė do tė jetė burg i aspiratave Shqiptare. Pavarėsi e kuptuar dhe e udhėhequr nga fuqitė Evropiane me bashkėpunimin e elitave lokale, nė atė mėnyrė, qė tė mbyllėt ēėshtja Shqiptare dhe tė pėrmbahet ēdo tentativė emancipimi kombėtar. Projekti i krijimit tė njė kombi kosovar nuk ėshtė projekt i ri por njė projekt i inspiruar dhe elaboruar nė kontinuitet me teoritė dhe praktikat politike tė Titistėve qė dikur tentuan me bashkėpunimin e elitave lokale tė krijojnė njė qenie kombėtare kosovare. Edhe kėtė herė Bejlerėt lokal nė krye tė Shteteve policore Shqiptare do tė mbajnė rendin e imponuar nga diktati rajonal e ndėrkombėtar. Zgjidhja e statusit tė Kosovės shėnon dėshtimin e luftės ēlirimtare si nė synimet e saja pėr ēlirimin e trojeve Shqiptare edhe nė ndryshimet e brendshme qė u priste; pra ėshtė triumfi i ideve neo-titiste si rrjedh e pėrtėritjes tė regjimit tė vjetėr: fitim i reaksionit dhe legjitimim i vazhdimėsisė sė copėtimit tė trojeve Shqiptare nė Shtete tė ndryshme. |
|
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
Nuk kishte gjė mė tė bukur, mė tė nderueshme, madhėshti mė e madhe kombėtare - nė njėzetvjeēarin e fundit- se dalja nė skenė e UĒK-sė, ushtria dhe nderi i popullit Shqiptar: jo skishte mė tė bukur se luftimet dhe fitoret e saja kundėr njė armiku qė neo-titistėt propagandonin se ishte i pathyeshėm. Ndenja jonė kur mėsonim pėr fitoret e saja nė luftime kundėr shkaut ngjante nė ndjenjėn qė duheshin pasur Shqiptarėt nė luftėn e dytė botėrore kur ata mposhtėn armiqtė nazist dhe fashist qė bota i mendonte tė pathyeshėm- e pėr tu kthyer ende mė shumė nė kohė- me fitoret e popullit Arbėror nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ndaj turqve qė bota ishte pajtuar pėr pandalshmerinė e tyre. Ajo ishte rilindja e krenarisė, ndjenje qė na lartėsonte dhe na kthente secilit nderin qė kishim humbur, qė na kishin mėsuar ta harrojmė ideologėt e durimit.
Nuk kishim menduar se edhe kėtė herė sdo tė marrim nė duar fatet tona, se Shqiptarėt qė ishin mbledhur nė Kosovė pėr tė mposhtur armikun Sllavė dhe ēliruar gjithė trojet e okupuara do tė mungojnė edhe kėtė rast historik pėr bashkim kombėtar e vetėvendosje. Nuk kishim menduar se pacifistėt, tregtarėt e kolaboracionistėt do tė vazhdonin tė udhėheqin e shfrytėzojnė vendin, se ata do tė dilnin tė pėrforcuar nga lufta kur ata qė luftuan, qė u rrėnuan; do tė urryen e shkelėn nė paqe nė indiferencėn e pėrgjithshme
Nė njė kohė kur kjo luftė e re Ballkanike po merrte pėrmasa rajonale duke ēuar drejt njė konfrontimi historik shqiptaro-sllav, nė njė kohė kur elitat neo-titiste teoricien tė Shqiptarit paqeruajtės e vetėmohues po tronditeshin thellė; bota e shqetėsuar nga kjo lėvizje e luftės mbarėkombėtare qė rrezikonte rendin e imponuar u detyrua tė intervenoj pėr tė shpėtuar atė qė ishte e shpėtueshme dhe siguruar gjendjen e njė kompromisi qė do tė siguronte interesat e fuqive perėndimore, tė klasės neo-titiste dhe fuqive rajonale pa komprometuar balancėn e fuqive nė rajon dhe duke pėrtėritur diktatin e Londrės me diktatin e Vjenės. Pėr tė arritur kėto qėllime ishte e nevojshme tė restaurohet rendi, tė bėhet prania ndėrkombėtare dhe tė ringriten ish-strukturat neotitiste nė karrige e opinion publik pėr ti larguar elementėt revolucionarė nga pushteti: disa prej tė cilėve i burgosėn e i vranė, disa i sterilizuan dhe i asimiluan duke i detyruar tė hynė nė lojė e ata qė mbeteshin, mė tė vendosurit - i margjinalizuan e i urryen.
Forcat revanshiste neotitiste shėnuan kthimin e tyre nė opinion publik e politik duke sakrifikuar e mohuar fitoren e popullit-UĒK. Luftėn nuk e fitoi UĒK ulėrinin tradhtarėt, atė e fitoi NATO e vetėm NATO, falė diplomacisė sonė. Ja se si neotitistėt sakrifikuan nderin, sakrifikuan ēdo ligjshmėri qė kishte populli i Kosovės pėr vetėvendosje, ēdo ideal tė shenjtė e ēdo gjak qė ishte derdhur pėr atdhe; vetėm e vetėm qė me ēdo kusht tė mbanin pozitėn e tyre bashkėpunėtore dhe privilegjet qė vinin nga ajo. Me luftė ishin larguar forcat pushtuese serbe, por nuk ishte mposhtur definitivisht regjimi neotitist i riforcuar politikisht nga mbėshtetja e zjarrfikėsve ndėrkombėtar dhe ekonomikisht nga fakti qė nuk ishte zhytur nė luftė, por pėrkundrazi kishte pėrfituar nga lufta duke vazhduar biznesin dhe duke keqpėrdorur financimet e mėrgatės dhe popullatės, po luante rolin e tij zvarritės e reaksionar mė shumė se kurrė. Derisa njė pjesė e forcave progresiste vazhdonte luftėn pėr ēlirimin e Atdheut nė Preshevė e Iliridė, njė pjesė e ish-strukturave tė rezistencės hyri nė lojėn e neotistitėve duke ua mbajtur krahinė e duke monopolizuar fitoren e popullit pėr vete. UĒK-ja jam unė apo Kosova jam unė ja njė uzurpim i fitores popullore karakteristike e mentalitetit neotitistė: degjenerim qė do tė ēonte deri te krijimi i grupit tė unitetit, organe suprem i uzurpimit tė sovranitetit popullor dhe reaksionit kundėr-revolucionar. Dhuna ideologjike, policore e gjyqėsore dhe urrejtja ndaj kėsaj lufte nacionalēlirimtare ishte e tillė sa qė erdhėn derisa tė dėrgojnė mijėra faqe akuza kundėr saj nė gjyqet serbe dhe nė gjyqin e Hagės, derisa edhe e akuzuan UĒK-nė si fashiste . Ja se si tradhtarėt dinak, hipokritė e kusarė na u ngritėn gjer nė kulm, dhe na u bėn bajraktar!
Pas spastrimit ideologjik qė ndodhi aty, ēorbat e vjetra Jugosllave u rinxehėn dhe iu imponuan popullit sikur nė rastin e Bashkim-vėllazėrimit qė nuk ka qen asnjėherė mė efektiv duke njėherazi mbrojtur privilegjet dhe superioritetin juridik e politik tė serbėve. Duke paraqitur pėrtėritjen e pushtimit dhe tjetėrsimin e popullit shqiptar si pa alternativė neotitistėt me flamurin e Dardanisė, ėndėrr e vjetėr e serbomėdhenjve, u thanė shqiptarėve se duhet tė ndalėn tė jenė shqiptarė qė tė jenė tė pavarur; gjė pėr tė cilėn u munduan serbėt pėr njėqind vjet qė tė krijojnė njė komb tė dallueshėm nga ai i Shqipėrisė londineze nė Kosovė pėr tė varrosur definitivisht ēėshtjen shqiptare. Ata e ėndėrruan, neotitistėt e arritėn.
Neokolonializmi bardhezi
Pyetja qė nuk ėshtė shtruar; ēfarė shteti e ēfarė shoqėrie duam ne?
Luftės sė UĒK-sė i mungoi, sikur do ti mungonte luftėrave qė populli ynė do bėj mė vonė e sikur mungon ende njė projekt kombėtar e shoqėror. Dikush mund tė thotė se projekt politik e shoqėror nuk kanė as sot partitė politike shqiptare - sė paku as pėr trojet qė pėrfaqėsojnė - as nė Kosovė e as nė Maqedoni. Do tė thoja se nė mungesė tė njė projekti politik e shoqėror nga forcat progresiste po aplikohet projekti politik neotitist e Esato-Pashist qė e do Shqipėrinė si njė periferi tė botės qė shfrytėzohet e dhunohet si nga forcat reaksionare tė brendshme edhe nga faktorėt kriminalė e ekonomikė ndėrkombėtarė.
Nė kaosin e pasluftės kur qytetarėt ishin duke tentuar tė rindėrtojnė objektet e rrėnuar dhe duke mbijetuar, forcat neotitiste duke pėrfituar nga fakti qė nuk ishin rrėnuar pėrkundėr forcave qė morėn pjesė nė luftė rimorėn pozitėn e tyre dhe e forcuan duke pėr njė kohė pėrfituar nga marrėdhėniet e privilegjuara me Serbinė; pėrmes ndėrmjetėsimit nė shitjen e pronave tė kolonėve serb dhe tregtinė qė kishin me Serbinė. Pozita e tyre e privilegjuar nė jetėn politiko-administrative e dikur edhe mafioze iu mundėsoj tė ushtronin njė korrupsion e nepotizėm masivė. Me krijimin e qeverisė ata rritėn edhe mė shumė fuqinė e tyre ndaj popullit duke ecur mė lart nė karrierėn e tyre kriminale me pėrfitimet, bashkė me shokėt, nga privatizimet qė iu mundėsuan mjete pėr tė rritur fuqinė e tyre ekonomike, kur ata u korruptuan nė shitjen e tyre, dhe uzurpimin e mjeteve tė prodhimit; kur ata i bėn firmat pėr vete duke nxjerrė nga puna shumicėn e popullatės. Privatizimet dhe emigrimi rural, proletarizimi i njė pjese tė popullatės, mosekzistenca e tregut tė punės, sistemi tatimor i padrejtė e jo funksional e mosekzistenca e njė ndihme sociale tė mjaftueshme quan nė mjerimin e shumicės sė popullatės atėherė kur kapitali ishte grumbulluar nė duart e ish-klasės bashkėpunėtore njėherazi me pushtetin politikė, administrativė, gjyqėsor dhe policor. Pėrderisa tregtarėt qė kishin lidhje me Serbinė ishin tė favorizuar dhe nė pozitė monopoli, punėtorėt e prodhimtarėt lokal ishin tė shkelur nga importimi i tyre (qė zėvendėsonte mundėsitė pėr prodhime lokal) dhe fitimin e madh qė ata merrnin pėr ēdo produkte qė shisnin.
Kosova qė kishte me qindra mijėra krah qė punonin jashtė vendit nė kushte shpesh herė tė mjerueshme pėr tė mbajtur familjen u detyrua tė dėrgon prapė dhjetėra ndoshta qindra mijėra bijė tė saj nė mėnyrė ilegale jashtė qė familjet ta pėrballojnė jetėn qė u bėnte gjithmonė mė e shtrenjtė pėr shkak tė rritjes artificiale tė ēmimeve e shkaktuar nga tregtarėt shfrytėzues. Ky kompleks ekonomiko-politiko-administrativo-mafiozė qoj nė forcimin gjithmonė mė tė madh tė pėrfituesve tė okupimit, tė luftės dhe tranzicionit pėrderisa shumica u varfėrua dhe margjinalizua gjithmonė mė shumė e gjakpirėsit u rritėn ende mė shumė duke u pasuruar me intriga mafioze, me shitjen dhe abuzimin e pronės publike, uzurpimin e fabrikave, universiteteve, bankave, postave nė administrata, nė polici dhe pozitat nė treg.
Ja pra si u krijua Shteti policor nė Kosovė, njė Shtet qė nuk kontrollon asgjė qė nuk ka asnjė prerogativė e nuk i kryen asnjė shėrbim qytetarėve por njė Shtet qė ushtron dhunėn ideologjike, mediatike, policore e gjyqėsore kundėr ēdo forcė demokratike, kundėr ēdo force qė tenton qoftė edhe me mjete pacifike tė ngrihet kundėr diktatit politik tė imponuar nga jashtė e kundėr diktatit ekonomiko shoqėror e urryes i imponuar nga Bejlerėt lokal. Ky fenomen nuk ėshtė vetėm dukje kosovare ai ndodhi po ashtu edhe nė Shqipėrinė londineze ku klasat qė quan nė revolucionin e 1992 shkatėrruan shtetin social duke i ndarė apo privatizuar nė mes veti, pėrmes po tė njėjtave mėnyra; mjetet e prodhimit, institucionet dhe organet e Shtetit dhe duke quar Shtetin nė njė falimentim fatal me krizėn financiare dhe Shtetėrore tė pėrgjithshme tė vitit 1997 . Duke kthyer Shqipėrinė londineze nė njė vend importues, duke rrėnuar ēdo objekt e mjet prodhimi ata detyruan me miliona punėtor Shqiptar tė lėshojnė vendet e tyre dhe tė shesin krahė qė tė mbijetojnė nė Greqi, Itali e vende tjera nė Evropė e Amerikė. U ngrit po ashtu njė ekonomi e bazuar nė importim fal tė ardhurave nga mėrgata, njė inflacion gjithmonė mė i lartė dhe njė lidhje gjithmonė mė e fortė e politikės dhe ekonomisė me krimin. Pėrderisa qytetarėt Shqiptar nuk kishin nga Shteti asnjė shėrbim e as njė mbrojtje: ata u detyruan tė lėshojnė vatrat qė tė shesin krahė nė Evropė dhe me mijėra vajza u eksportuan nėpėr kėmbėsoret e Evropės, pėrderisa krimi, nepotizmi dhe barbarizmi kishin zėvendėsuar shėrbimet ndaj qytetarėve dhe civilizimin. Nga njė Shteti social kishim kaluar nė njė Shtet instrument nė duart e njė klase bejlerėsh lokal tė cilėt e udhėhiqnin sipas interesave tė tyre personale, njė Shtet qė mblidhte tatime, qė ushtronte represion kundėr gjithkujt por nuk i ndihmonte e nuk i vyente askujt. Po ai i njėjti Shtet qė kishte frymėzuar, ngritur dhe ushtruar Adem Jasharin ishte i vetmi Shtet qė u shiste serbėve (deri nė 1998) naftėn e tankeve qė e shkatėrruan Kosovėn anė e mbanė. E ētė themi pėr Maqedoninė Shqiptare tė cilėn djemtė e vajzat tona heroike kishin ēliruar ushtarakisht? Edhe aty Shqiptarėt u mashtruan, edhe aty krimi e rendi i vjetėr maqedon u pėrtėrit.
Shtetet policore Shqiptare -makineri e aparate represive kundėrkombėtare e kundėrdemokratike tė ngritura me bashkėpunimin e klasave dominuese Shqiptare lokale- kanė nisur njė fushatė dhune policore, financiare, mediatike, duke pėrdorur urinė dhe varfėrimin kundėr numrit mė tė madh dhe kundėr ēdokujt qė ngritėt kundėr rendit tė imponuar. Ndjekja e militantėve tė AKSH-sė nė Kosovė e gjetkė sikurse edhe ndjekja e militantėve tė Vetėvendosjes janė shembuj tė kėsaj dhune politike e policore. Burgimi shtėpiak i Albin Kurtit dhe gjykimi i tij nuk kanė asgjė pėr ti lakmuar gjyqeve spastruese politike qė u zhvilluan nė Bashkim Sovjetik nė vitet 30-ta. Burgimi shtėpiak i Gafurr Adilit nė Tiranė tregon se ky fenomen ndodhė edhe andej kufirit. Shtete policore, kundėrdemokratike e kundėrkombėtare nė atė masė sa qė shkojnė deri edhe te eliminimi fizik i kundėrshtarėve politik si nė rastin e protestave tė vetėvendosjes kur me 10 Shkurt 2007 u plagosėn dhjetėra veta dhe u vranė dy student Shqiptar nė mėnyrėn mė barbare, e krejtėsisht fal. I njėjti spastrim politikė ndodhė nė Maqedoni e Preshevė ku ish-ushtarėt u burgosėn e u vranė, ku aktivistėt po vriten pėr derisa njė pjesė e Elitės ėshtė zhytur nė krim e nė bashkėpunim e njė pjesė tjetėr kėnaqėt me fjalime tė kota e me shprehje keqardhje pėr pafuqinė e saj. Forcat maqedonase e mercenare rrethojnė fshatra shqiptar, burgosin e pėrgatisin atentate kundėr pjesėtarėve tė rezistencės si nė rastin e Brodecit. Po ēbėjnė ato po tė njėjta elita lokale aq tė zorshme kur vjen puna pėr tė shtypur rezistencėn e Shqiptarėve pėr mbrojtjen e popullatave Shqiptare? Janė ata qė i falėn krimet serbe tė viteve 90ta nė Kosovė duke u munduar qė populli tė harron vullnetin ekstrem serb fal magjisė sė ndėrrimit sė terminologjisė duke transformuar tė zhdukurit nė tė pagjetur. Ata i vriten pėr sė dyti dėshmorėt e 10 Shkurtit duke i akuzuar protestuesit e u pajtuar me ndėrhyrjen e policive gjakatare. Ata heshtėn pėr rastin e Brodecit nė Maqedoni sikur heshtėn edhe pėr rastin e deklarimit ilegal tė pėrdorimit tė flamurit shqiptar nė Maqedoni! Ja se si ndėrkombėtarėt me aleatėt e tyre rajonal e shqipfolės mundėn revolucionin kombėtar Shqiptar; duke ngritur Shtete kundėrshqiptare e kundėrdemokratike pėr tė kryer punėn qė nuk mund ta kryejnė nė mėnyrė direkte. Perspektivės sė njė bashkimi kombėtar dhe ndėrtimit tė njė Shteti funksional nė shėrbim tė qytetarėve nė Kosovė iu zėvendėsua krijimi i njė Shteti jo sovran, sikur u zėvendėsua perspektiva e njė Maqedonie multietnike me njė Maqedoni ku Shqiptarėt marrin vetė pjesė nė dhunėn ndaj popullatės nėn udhėheqjen e maqedonėve.
Se Zoti vet e tha me gojė qė kombe shuhen pėrmbi dhe: po Shqipėria do tė rrojė pėr tė, pėr tė luftojmė ne!
Kemi tė bindur se asnjė Shqiptar nuk ka vdekur nė luftė vetėm e vetėm qė tė ketė ministra shqipfolės sterilė nė krye tė njė Shteti vasal ndaj Serbisė, apo ndaj elitave maqedonase siē ndodhė nė Iliridė, e as ndaj Evropės siē ndodhė nė Shqipėrisė. Jemi tė bindur se asnjė nuk ka vdekur pėr njė send qė do tė mbante vetėm emrin Shtet, pa monedhė, pa ushtri, pa kushtetutė tė vetėn e mbi tė gjitha pa sovranitet. Tė bindur se asnjė nuk ka vdekur pėr njė Shtet nė duar tė Bejlerėve lokal i cili ka vetėm njė rolė represivė e grabitės ndaj qytetarit; duke kėnaqur interesat e rajonit e Evropės nė kurriz sė popullit. Jo ne nuk kemi luftuar qė me djersėn e derdhur nga bijtė tanė larg Atdheut tė ushqehen Bejlerėt e mafiozėt lokal. Jo nuk duam paqen nėn okupim e urrejtje.
Pėr sa i pėrket Shtetit e kombit kosovar - artefakt e vjedhje e neotitizmit- ai pėr forcat progresiste e patriote kur nuk do tė ekzistoj e kur sdo tė ketė sovranitet. Sovraniteti vjen vetėm nga populli jo nga Bejlerėt kolaboracionist! Nėse do ti ketė ndonjė Shtet ai do tė jetė vetėm Shteti kombėtar e social Shqiptar; me ushtrinė, me monedhėn, me qeverinė e tij dhe qė duhet tė ketė pėr arsye dhe synim tė ekzistencės sė tij mirėqenien e popullit Shqiptare. Njė Shtet i bashkuar Shqiptar dhe social? Ai dukėt aq i pamundur e aq larg!
Sidoqoftė, problemet e popullit tonė nuk do tė zgjidhėn nga bejlerėt lokal, ata nuk pėrfaqėsojnė askėnd pėrveē interesave personale dhe minoritetin shfrytėzues. Problemet tona nuk do tė zgjidhėn me vote shumice nė parlament, sidomos kur ajo shumicė nuk ėshtė pjesė e zgjidhjes sė problemit por pjesė e problemit! Problemet e popullit tonė nuk do tė zgjidhėn me shumicė vote nė parlament por me mobilizim shoqėror, me zjarr, hekur edhe barut. Pėr tė arritur kėtė qėllim nuk mjafton patriotizmi, ēėshtja kombėtare duhet tė jetė e pandarė nga ēėshtja sociale sepse ėshtė populli ai qė sakrifikoj mė sė shumti pėr liri e ėshtė po ai popull progresist qė urryet e detyrohet tė mėrgoj dhe tė jetoj nė mjerim. Populli ėshtė gati pėr tė mbrojtur flamurin e vetė kuq e zi qė bejlerėt duan ta zėvendėsojnė, atij vetėm i vyejnė premtimi dhe besimi se kėtė herė fitorja nuk do ti uzurpohet prapė dhe se do tė ndėrtohet njė shoqėri e drejtė! Po cili mund tė jetė roli i klasės politike Shqiptare nė kėtė drejtim? Kryesisht shumica e elitave sidomos ato neotitiste janė tė vdekur qė duhen varrosur sa mė parė: e le tė shohim atė ditė kur populli t'i varė bejlerėt me zorrėt e kėngėtarėve tallava.
Deri atėherė, populli ynė progresist do tė mbajė nė mendje fjalėt e fundit tė himnit tė vetė kombėtar nga i madhi Asdren: Se Zoti vet e tha me gojė qė kombe shuhen pėrmbi dhe: po Shqipėria do tė rrojė pėr tė, pėr tė luftojmė ne!
*siē ėshtė shprehur zotėri Surroi nė 2001
*Sipas institutit kombėtar tė statistikave edhe pse Shqipėria kishte njohur pas vitit 1993 njė rritje tė prodhimit tė brendshėm prej 12% ēdo vit prodhimi i brendshėm bruto i vitit 1996 ishte i barabartė me 26% tė atij tė vitit 1989. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|