| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FJALA NĖ DIMENSIONET GLOBALE |
| Postuar mė datėn: 2007-05-19 19:50:37 nga admin2 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Reflekse pas leximit tė librit "Papa global Wor(l)d tė Rexhep M. Shala
Shkruan: Jeton Kelmendi
Njė formė tjetėr e shkrimit tė prozės, qė padyshim kėrkon njė lexim
krejtė mė ndryshe. Si njė lexues i pasionuar, ngjarja mė tėrhoqi
Koncepti stabil nė komunikimin e romanit "Papa Global Wor(l)d", qė nė pak hapėsirė tė pėrfshijė sa mė gjerė botėn, madje atė tė brendshme dhe botėn e jashtme, t'i zhvendos ngjarjet prej njė vendi nė tjetrin.
Autori qė e quan global, kėshtu i qaset veprės nga prizma e brendshme, ose realiteti shpirtror, duke u fokusuar nė globalizimin e fjalės dhe botės. Nė letrat shqipe, sė paku unė, nuk kam pasur rastin ta shoh njė formė tė tillė.
Duke e diture se natyra e shkrimit ėshtė e ndryshme, atėherė edhe leximi donė qasje tė kėtillė. Autori ngritet mbi vetėdijen ku ai komunikon vendosmėrisht. Citoj: "duke ditur se kam emrin Zhak Mark nuk guxon me mė ndodh kjo. Mė duhet tė jem aty ku ėshtė fati dhe fatkeqėsia kolektive". Autori Shala vė nė spikamė vetėdijen, nėpėrmjet personazhit.
Mbi tė tjera, ai sprovon edhe vendosmėrinė nė komunikimin me Atin e tij.
Ngjarja zhvillohet nė zonat polare. Duke iu drejtuar njėfarė homa
personazh i adeptit absolut tė Ex Milleniumit, ai merr porosinė e fundit dhe niset nė zonat e banuara, ku kėrkon tė jetė i pėrbashkėt me fatin kolektiv tė njerėzimit.
Me vete mbanė njė sekret dhe poqėse nuk do ta mbaj si tė tillė ai do humbas keq. Nė tė kundėrtėn do tė bėhet Papė. Kėshtu mbetet me amnezi tė pėrkohėshme, pėr tė hyrė nė Ex Milleniumin.
|
|
EX MILLENIUM
Sikur ende nuk mund ta marr me mend se ēfarė ėshtė duke bėrė, ēka ėshtė ēka dhe kush ėshtė kush, kjo e mundon ngase ėshtė nė dilemė se mos ėshtė lėshuar si puēist, apo ka ikur mė herėt nga laboratori eksperimentues.
E dinė se ėshtė inteligjent dhe se ėshtė nė njė farė hospitalizimi
shtėpiak. "Aty ēdo gjė duket e ngatėrrueshme, bizarre dhe as dreqi i zi nuk i bie nė fije". Diēka qė nuk e merr me mend se kishte pa as nė gjeneratėn homo.
Kėshtu i pėrpunon ngjarjet ajo far Anima, duke iu dhėnė figura tė shumta interkomunikuese.
Nė prozė sikur aterojnė disa pėrsonazhe qė shpėrfillin deri nė njė
masė rendin dhe ligjin qė jo rrallėherė justifikohen edhe ndryshe.
Sikur duket njė figurė komplekse e stilizuar dhe deri nė njė farė
mase edhe e kodifikuar, paraqitet nė kujtesėn e personazhit, kur i
paraqitet nė pamjen dhe stilin e gruas sė tij. Homoja, bota dhe miti
sipas ngjarjes qė paraqitet nuk ndodhen nė kohė tė mirė, prandaj
vendos tė prźs.
Ėshtė tepėr interesante se si autori Shala me kaq koncizitet arrinė qė tė pėrshkruaj kaq shumė ngjarje me kaq pak hapėsirė. Rendi dhe respekti ndaj asaj qė vė rregull, zė njė hapėsirė dhe qasje
laryshiste, por mund tė them se me njėfarė hierarkie tė mistershme.
Ėshtė interesant komunikimi nė mes tė personazhėve. Ky komunikim i tejkalon fjalėt, mėnyrat dhe shprehjet e njė vendi, regjioni apo populli.
Kjo do tė thotė se ngjarja i pėrket universales.
Mirėpo, pavarėsisht kėsaj, kėtu na dalin edhe disa shprehje tipike
shqipe: "lėviz tutje he burrė-rrasu nė ritmin e turmės". Nga njė
aspekt tjetėr mendoj se kjo dėshmon se pjesė tė rendėsishme nė
univers zė edhe shqipja jonė.
Rexhep Shala nė prozėn e tij me njė mjeshtri tė rrallė e vė nė spikamė edhe komunikimin dhe traditėn tonė, por nė atė mėnyrė qė nuk e patetizon, por e trajton si pjesė me rėndėsi nė atė qė ai e quan globale (World).
Aspekti historik dhe tendenca pėr ta vėnė fjalėn e vetė nė krye tė
fjalėve, gjatė kohėrave, duke pėrdorur mėnyra e mjete tė ndryshme, sipas thėnies sė Makiavellit: "qėllimi arsyeton mjetin".
Kėtu autori Shala na del me njė formė tė komunikimit jo tė zakonshėm.
Citoj: "mu pėr kėtė mprehi reflekset tona, krejt sipas doracakėve mbi deportimin e personave publikė nėpėr botėrat paralele tė global
Wor(l)d, "ngutu"
,"
po ngutemi", "po nguten".
Qasja nga tri rrafshe, ku secila prizėm justifikohet si raport i jashtėm, sjellė formė tė re tė qasjes ndaj ngjarjeve dhe dimensioneve komunikuese. Idealizimi dhe gjenerimi i ideve dhe miteve, historisė sė heronjėve dhe arritja ( nė vendin) e synuar paraqesin fundin e prozės moderne "Papa global Wor(l)d" tė autort Rexhep M. Shala.
Nga kjo mund tė konstatojmė se kemi njė libėr qė i tejkalon pėrmasat e ngjarjes sė njė shoqėrie, i tejkalon pėrmasat e kohėve klasike. Libri nė fjalė do tė jetė interesant edhe mbas njėqind vitesh, sepse do tė jetė aktual.
Prandaj, pas kėtij leximi unė u pėrpoqa vetėm t'ia nisi tė them
diēka pėr kaq shumė ngjarje, pėr kėtė mėnyrė tė re tė prozės
bashkohore.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|