DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fokusimi nė person nė gazetarinė politike tė Kosovės
Postuar mė datėn: 2008-04-15 04:30:12 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

MEDIAT DHE POLITIKA

Fokusimi nė person nė gazetarinė politike tė Kosovės

Analizė e dy gazetave shqipe nė Kosovė (Pjesa e parė)

Qėllimi kryesor i kėsaj analize ėshtė hulumtimi nė fushėn e gazetarisė politike, respektivisht pėrqendrimi/fokusimi nė person brenda gazetarisė politike shqipe tė Kosovės. Ideja pėr kėtė analizė me lindi qė nė kohėn kur isha redaktor pėrgjegjės i agjencisė sė pavarur informative "Mekuli Press." Kėtu edhe u binda, se sa e thjeshtė ishte qė tė bėje njė ndodhi apo njė temė tė shumėlexueshme, konkrete e "tė lehtėkuptueshme" nėse gazetari apo gazetarja pėrdor njė person si epiqendėr tė artikullit. Pėrmes kėtij hulumtimi do tė tentoj tė them diēka rreth asaj se:


Gėzim MEKULI, Oslo

1. Nė ēfarė shkalle gazetat shqipe janė duke u pėrqendruar nė person, para se kėto tė fokusohen nė ēėshtjen apo procesin e ndodhisė,
2. Si zhvillohet e fryhet ky fokusim nė person dhe,
3. Nė ēfarė shkalle ėshtė dallimi nė mes tė gazetave rreth fokusimit nė person.

U pėrqendrova nė gazetarinė politike, sepse ėshtė kjo gazetari e cila ėshtė duke mbidominuar nė tėrė mediat shqipe. Dhe, ėshtė arsyeja tjetėr sepse fokusimi nė person ėshtė me i shpeshtė nė gazetarinė politike se nė tjerat fusha tė gazetarisė.
Teoria e mediave thotė se gazetat me mundėsi pajtimi janė mė pak tė orientuara nė person, se sa ato gazeta qė shitėn njė nga njė nėpėr dyqane e kioske. Artikujt tė pėrqendruar nė person, shpesh, janė shkelės tė kodeksit gazetaresk dhe, jo rrallė, vlera informative e kėtyre artikujve pakėsohet, e bile-bile, edhe shtrembėrohet.

Metoda e punės

Nė kėtė analizė do tė pėrdor metodėn kualitative dhe atė kuantitative. Nė analizėn e 207 artikujve, (artikuj nga fusha e gazetarisė politike) tė gazetės Express dhe Info Press, kam numėruar se, sa artikuj i takojnė apo i pėrkasin tri kategorive tė fokusimit gazetaresk:

1. "Fokusimi nė person",
2. "Drejtpeshimi person - ndodhi/ēėshtje" dhe,
3. "Fokusimi nė ēėshtjen/ndodhinė".

Vlerėsimin e artikujve, mbi atė se cilės kategori i pėrkasin kėto, e kam kryer duke shikuar lidhshmėrinė nė mes fotografisė, kryetitullit, nėntitullit dhe pėrmbajtjes sė tekstit. Edhe analiza e artikujve, ku emri i personave ėshtė i potencuar nė kryetitull apo nėntitull ėshtė kryer, po ashtu, me ndihmėn e metodės kuantitative. Kjo vlen edhe pėr analizėn e artikujve tė cilat janė tė mbidominuara nga fotografia. Fotografia, po ashtu, ėshtė kategorizuar nė a) "Fotoportret tė personit", b) fotografia "person - ndodhi" dhe c) fotografia "ndodhi e pastėr".

Argumentim pėr zgjedhjen e burimit

Si gazetari politike kam kategorizuar artikullin si lajm, ese, dhe komentet redaksionale. Secila gazetė ka edhe fushėn e gazetarisė tjetėr, siē ėshtė ajo e kulturės, sportit, ekonomisė etj. Por, dyshimi im i madh ishte, se gazetaria politike ėshtė mė shumė e fokusuar nė person, se sa nė procesin dhe ngjarjen. Qėllimi ėshtė tė bėjė krahasimin nė mes tė dy gazetave shqipe dhe, poashtu, tė bėjė krahasimin e mbulimit tė njė rasti por, tė shikuar nga prizmi i dy gazetave tė ndryshme. Kisha dėshirė tė bėjė edhe njė intervistė me gazetarėt tė cilėt kanė publikuar artikujt e tyre nė kėto gazeta e nė kėtė periudhe, me qėllim qė tė zbulohet se nė ēfarė shkalle gazetarėt janė tė vetėdijshėm pėr tė kapur vėmendshmėrinė e lexuesve me pėrqendrimin ne person, apo nėse kėta, kėtė, e bėjnė "alla tahminqe".

Pse kėto ditė?

U zgjodhėn pikėrisht kėto ditė pėr arsye sė kjo javė ishte "java e lajmit politik": Kosova "e pavarur" ėshtė top agjendė nė mediat kombėtare e ndėrkombėtare; Pikėrisht nė kėtė kohė ndodhi edhe tragjedia nė Grodec ku humbėn jetėn mė shumė se 25 vetė dhe u plagosėn me qindra tė tjerė; Serbėt e Kosovės janė hallakatur e janė rebeluar; po pėrdorin aktet terroriste pėr tė sabotuar pavarėsinė e Kosovės; Ish-kryeministri Haradinaj u lirua i pafajshėm nga gjykata e Hagės. Tė gjitha kėto ndodhi e procese tė kėtyre ditėve mė shtyn tė besoj se jemi tė mbingarkuar me "gazetarinė politike" mė shumė se sa ditėve tjera. Pra, si janė formėsuar artikujt dhe se cili ėshtė kėndvėshtrimi i tyre gazetaresk?

Ēka ėshtė fokusimi nė person?

Me fokusimin nė person, personifikimin, orientimin nė person apo gazetarinė e njeriut kemi tė bėjmė atėherė kur njė apo disa person shpeshidentifikohen nė njė artikull dhe, kur njė artikull, nė shkallė nė rritjeje, ka si pikėvėshtrim personin e veēantė. Personifikimi mund tė konsiderohet edhe si njė ndėr kriteret e formėsimit tė lajmit. Fokusimi nė person mund tė ndodh nė mėnyra e forma tė ndryshme: P.sh. Fotografia, cekja e emrit/mbiemrit nė kryetitull dhe nėntitull, roli aktiv i njė personi nė artikull etj.

Fokusimi nė person, kėto viteve tė fundit, e veēanėrisht pas rrėnimit tė komunizmit dhe, pas luftės nė Kosovė, ka marr pėrmasa tė mėdha, andaj, edhe ėshtė me rėndėsi tė analizohet e tė komentohet ky zhvillim gazetaresk. Nė kėtė analizė fokusimi nė person do tė ndahet nė tri kategori:

1. Ndodhia me fokusim nė person: janė kėto tema/ndodhi ku personi apo personat luajnė njė rol shumėqendror nė artikuj; Pra artikulli ėshtė skajshmėrisht i shkruar nga pikėvėshtrimi dhe pikėkoncentrimi nė person.

2. Person – ndodhi: tema ku fokusimi nė person bėhet me qėllim pėr tė paraqitur ngjarjen mė tė qartė e mė tė kuptueshme pėr lexuesin. Kėtu personi dhe tema janė barabarėsisht tė njėjtė.

3. Fokusimi nė temė: sqarimi apo shtjellimi i njė ēėshtjeje, apo lėnde, i cili nuk fokusohet fare nė person tė paracaktuar.

Analiza e artikujve tė mi

Qė nga 01. Prilli. 08 deri me 07. Prill. 08, kam numėruar gjithsejtė 207 artikuj nė gazetėn Info Press dhe Express. Por, siē u tha edhe mė sipėr kėtu nuk janė trajtuar pėr objekt analize artikujt mbi ekonominė, kulturėn e sportin. Pėr analizė kam shkoqitur vetėm artikujt me karakter politik vendor. Kėshtu do tė tentoj tė them diēka rreth shkallės sė fokusimit nė person tek kėto dy gazeta.

Ja rezultatet pėrfundimtare:

Gjithsejtė: 207 artikuj (Express 119 artikuj dhe Info Press 88)

Tė fokusuar nė person 66 % (137)
Person - temė 24 % (50)
Fokusim vetėm nė temė 9,6 % (20)

Pra jo mė shumė sė 24 % tė artikujve nė kėto dy gazeta balancojnė prezantimin nė mes temės dhe personit. Por, gati mė shumė sė gjysma (66 %) janė tė fokusuar nė person. Nėse i mbledhim sė bashku pėrqindjet e tė fokusuarit nė "person - temė" dhe tė atyre tė "fokusuara nė person", shohim se personat janė kryeaktorė nė mė shumė se 90 % tė temave politike. Ndėrkaq vetėm 9,6 % janė tema/artikuj pa person apo kryesisht janė vetėm shtjellim i njė teme duke mos pas si protagonist person tė caktuar. Ky rezultat forcon dyshimin tim se personat luajnė rol tė rėndėsishėm nė gazetarinė politike shqipe.

PJESA E DYTĖ E ANALIZĖS

Krahasimi i gazetės InfoPress me gazetėn Express

Hulumtimi i fokusimit nė person ėshtė kryer pėr secilėn gazetė veē e veē; duke i nisur nga kategoritė e sipėrcekura. Ja rezultatet e kėtij krahasimi: InfoPress ka gjithsejtė 88 artikuj, nga kėto vetėm 11 artikuj janė pa fotografi.



Tė fokusuar nė person 56,8 % (50)
Person - temė 40,9 % (36)
Fokusim vetėm nė temė 2,2 % (2)

Ndėrkaq gazeta Express ka gjithsejtė 119 artikuj, nga kėto vetėm 25 janė pa fotografi

Tė fokusuar nė person 71 % (85)
Person - temė 25 % (30)
Fokusim vetėm nė temė 3,3 % (4)

Shohim se mė shumė sė gjysma e artikujve tek Express janė tė fokusuar nė person (71 %), pėrderisa tek Info Press janė 56,8% e artikujve tė fokusuar nė person. Ėshtė me peshė tė theksohet se tek gazeta Info Press pėrqendrimi nė person - temė ėshtė paksa mė shumė i balancuar (40,9 %). Por, nė asnjėrėn gazetė nuk mund tė gjejmė fokusim tė lartė vetėm nė temėn e ngjarjes. Qė tė dyja sė bashku kanė vetėm 5,5 % koncentrim/fokusim nė shtjellimin e temės: E, kjo ėshtė brengosėse.

Pėrdorimi i emrit tė personave nė artikuj

Fokusimi nė person ėshtė paksa vėshtirė tė matet, dhe metoda qė kam zgjedhur si hulumtim, mund tė ndikoj tek ndonjė kategori. Kjo ėshtė edhe arsyeja, se si shtesė kam vendosur tė pėrzgjedh njė kategori mė tė lehtė matėse: Kėtu kam numėruar pėrdorimin e emrit tė personave nė kryetitujt dhe nė nėntitujt e artikujve. Por nuk kam numėruar kryetitujt dhe nėntitujt tė cilėt qėndrojnė si "Kryeministri tha, apo presidenti tha". Nė artikujt pa nėntitull kam shikuar nėse emri i personit shfaqet nė paragrafin e parė: ndėrsa nė shėnimet tė cilat nuk janė mė tė gjata sė njė nėntitull kam hulumtuar nėse emri i personit ėshtė cekur edhe kėtu.

Gjithsejtė: 10 artikuj

Emri i personit nė kryetitull 60 % (8)
Emri i personit nė nėntitull 40 % (4)

Info Press 3
Emri i personit nė kryetitull 66,6 % (2)
Emri i personit nė nėntitull 66,6 % (2)

Express: 7
Emri i personit nė kryetitull 85,7 % (6)
Emri i personit nė nėntitull 14,3 % (2)

Shohim se njė numėr i vogėl i artikujve kanė emrin e personit nė kryetitull, pėrderisa gati 40 pėrqind kanė njė emėr personi nė nėntitull. Kjo largon dyshimin se gazetaria politike shqipe ndėrtohet dhe ėshtė e shumėpėrqendruar rreth emrave tė personave.

Mė shumė emra tė personave nė ballinė dhe nė kryetitull hasim tek gazeta Express (6), se sa tek Info Press (2). Kjo tregon mėnyrėn sė si kėto dy gazeta ndėrtojnė temat dhe artikujt. Qė tė dyja kėto gazeta pėrdorin emrin e personave nė nėntitull, mirėpo pėrderisa Express vazhdon tė pėrqendrohet tek fotografia ultra e afėrt e personave, plotėson Info Press artikullin/temėn me informacione tė reja.

Pėrdorimi i mbiemrit nė artikuj

Mėnyra tjetėr pėr tė matur sė sa ngushtė gazetaria jonė shqipe pėrdor personat si mjet pėr tė kapur vėmendshmėrinė e lexuesit ėshtė edhe pėrdorimi i mbiemrit nė gazeta. Tė thėrrasėsh dikėn me mbiemėr shfaqė distancė dhe ftohtėsi me personin tė cilit i drejtohesh por, pėrdorimi i emrit konoton intimitet, ngrohtėsi dhe besueshmėri. Nė kėtė analizė kam numėruar artikujt q ė paraqiten me pėrdorimin e vetėm tė emrit tė personit.
Nė kėto gazeta janė cekur nė emėr, kryesisht, tre persona: z. Hashim Thaēi, z. Ramush Haradinaj dhe z. Skėnder Hyseni. P.sh. nė artikullin mbi lirimin e ish kryeministrit tė Kosovės nga gjykata e Hagės lexojmė kryetitullin "Ramush, u kry" tė portretizuar me foton e z. Haradinaj (Express, faqe 2, 04. Prill, 08) . Kjo me qėllim qė lexuesi "tė peshkohet" mė lehtė, sepse kjo mėnyrė ka edhe ndikim vetėpėrforcues. Nė artikujt tjerė ka pėrdorim edhe tė elementeve tė retorikės. Qėllimi i artikujve ėshtė pėr tė zgjuar ndjenjat tek lexuesi.

Pėrdorimi i fotografisė

Fotografia nė gazetė ka funksione tė ndryshme. Kjo zgjon interesim, konkretizon ēėshtjen dhe na ndihmon qė tė njohim mė mirė aktorėt e ngjarjes. Fotografia ėshtė edhe pėr tė ngjallur patos me qėllim qė tė bėjė paraqitjen e temės dhe ndodhisė me mė shumė ndjenja dhe me mė shumė dramatikė. Shprehja e fytyrės, ngjyrat dhe pjesė tė fytyrės janė elemente "patosi".Dikush do tė mendonte sė kjo mėnyrė e tė paraqiturit tė kėtyre personave, pėrmes mediave, ėshtė vetėm njė gazetari garuese pėr tė ndryshuar qeverinė apo politikat nė pushtet. Por, qė tė dyja gazetat pėrdorin emrin e politikanėve edhe si mjeshtri pėr tė freskuar formėn e gazetės. E, kjo bėhet me qėllim nga nevoja pėr tė nxitur shitjen e gazetės dhe pėrfitimin e tė hollave. Pra tronditja dhe befasia ėshtė njė nga strategjitė e kėtyre gazetave, e ēka nė Express kjo "strategji" ėshtė e shumėtheksuar. Fotografia ėshtė pjesė e lojės gazetareske pėr tė pėrforcuar lė mbresėn e njė teksti/artikulli.

Pėr tė bėrė matjen e fokusimit nė person ėshtė me rėndėsi edhe hulumtimi i fotografisė. Janė tre kategori qė mund tė ndihmojnė nė matjen e fokusimit nė person:

1. FotoPortreti i personit: Njė prapavijė neutrale ku fytyra e personit ėshtė mė e rėndėsishmja, Kėtu nuk ka elemente tjera relevante tė fotografisė. Pra fytyra ėshtė nė epiqendėr tė artikullit.

2. Fotografia Person – Temė: Kėtu disa person apo njė person luajnė njė rol qendror por sė bashku me njė situatė, njė ambient apo njė ndodhi. Kėtu prapavija ėshtė me rėndėsi tė madhe, sepse kėtu prezantohet dhe ilustrohet edhe ndodhja.

3. Fotografi tė pastra mbi ndodhinė: Fotografitė kėtu prezantojnė njė trup fizik, njė apo shumė shtazė, njė peizazh, njė ambient tė qytetit etj. Fotografia mund tė jetė e zbrazėt nga personat por mund tė kėtė person kalimtar, si statist tė paidentifikuar.

Ja rezultatet e analizės
171 prej gjithsejtė 207 artikujve janė tė fotografizuara (artikuj tė paraqitur me fotografi). Pra pothuaj secili artikuj ka qenė me foto nė tė dy gazetat. Tek Express 94 nga 119 artikuj kishin fotografi, pėrderisa tek Info Press 77 nga 88. Arsyeja se pse vendoset fotografia nė tekst, ėshtė se lexuesit janė mė shumė tė interesuar pėr lexim nėse artikulli ėshtė i "fotografizuar".

Pėrdorimi i fotografisė nė temė tregon nė vetvete sė nė cilėn shkallė fokusohen gazetat nė person. Shumica e fotografive nė artikuj kanė si kryemotiv personat. Argumenti se Express ka mė shumė fotografi nė njė artikull se sa gazeta Info Press, tregon se gazetaria kėtu ėshtė me shumė e fokusuar nė person. Mirėpo nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė numėrosh fotografitė. Ne duhet tė shikojmė se ēfarė lloj motivi kanė kėto fotografi.

Ja rezultatet:

FotoPortreti i personit 61 % (106)
Fotografia person - temė 31 % (54)
Fotografi tė pastra mbi ndodhinė 7 % (11)

Shohim se ka shumė pak fotografi tė pastra mbi ndodhinė; mė shumė dominojnė fotoportretet e personave. Njė ndėr sqarimet kryesore se pse pėrdoret nė tė madhe fotografia e personit ėshtė sė asnjė nga gazetat tona nuk janė tė shitura me pajtueshmėri javore, mujore apo vjetore; andaj redaktorėt janė tė varur nga shitja e gazetės copė copė e, fotografia ėshtė njė magnet i fuqishėm pėr tė manipuluar me psikologjinė e lexuesit, dhe nė kėtė mėnyrė "tė detyroj" blerjen e gazetės, mu duke ju falėnderuar, elementit fotografi.

Express ka gjithsejtė 94 artikuj me fotografi

FotoPortreti i personit 69 % (65)
Fotografia person - temė 21 % (20)
Fotografi tė pastra mbi ndodhinė 10 % (10)
Info Press ka 77 artikuj me fotografi
FotoPortreti i personit 64 % (50)
Fotografia person – temė 31 % (24)
Fotografi tė pastra mbi ndodhinė 3 % (3)

Pėrfundime interesante. Edhe pse ky material ėshtė relativisht i kufizuar pėr tė arritur nė pėrfundime tė sigurta, kjo analizė qartėtregon, se gazeta Express nė masė jo tė madhe pėrzgjedh dhe pėrdorė fotografinė qė ilustron, si temėn e poashtu edhe personin. Pėrderisa kjo gazetė zgjedh kryesisht fotografi tė personave (fotoportrete). Edhe Info Press ėshtė e fokusuar nė Fotografi tė personave, por nė njė masė paksa mė tė ulėt se gazeta Express. Nė Info Press paraqiten mė shumė politikan qė qėndrojnė nė njė lidhshmėri me temėn, se sa tek Express. Pėr Express ėshtė e dallueshme paraqitja e fotografisė sė madhe tė personave (fotoportrete) dhe, ky mbidominim i kėsaj strategjie fotografike ėshtė pothuaj nė secilin ballinė tė saj.

PJESA E TRETĖ E ANALIZĖS

Anėt e kėqija tė fokusimit nė person dhe pėrmbledhja e analizės

Pėrqendrimi i tepruar nė person nė gazetarinė politike pėrpara procesit dhe thelbit tė ndodhisė zvogėlon vlerat informative tė artikullit nė shumė mėnyra:

1. Mbiēmimi i personit para temės/ndodhisė mund tė largoj pėrqendrimin nga ajo se rreth ēkaje bėnė fjalė tema e artikullit. Nėse bėhet pėrshkrimi i njė konflikti politik ekskluzivisht nga pikėnisja nė person, lexuesi lehtazi humbė kuptimin pėr konfliktin dhe problematikėn e saj. Konflikti artificialisht pėrzogėlohet e zhvlerėsohet, ndėrsa pesha e personit pėrzmadhohet e mbivlerėsohet.

2. Fokusimi nė person mund tė bėj politikėn mė pak relevante pėr popullin. Nėse lexuesit e gazetave fitojnė pėrshtypjen se politika bėhet vetėm pėrmes intrigave tė personave dhe korridoreve e zyrave tė parlamentit, kjo mund tė ligėshton e largon interesimin e popullit pėr kyēje nė politikė. Populli ėshtė i interesuar tė kuptoj se si ėshtė situata e sigurisė nė Kosovė, si ėshtė puna me "decentralizim", si ėshtė ekonomia e familjes, dhe si funksionon sigurimi shėndetėsor. Mirėpo nėse fokusimi nė person ėshtė mbidominues nė kėto artikuj, atėherė humbet e shuhet ndjenja pėr tė debatuar, pėr tu kyēur e pėr tė ndjekur politikėn dhe proceset poetike.

3. Gjuetia pas tė rrallės, intrigat e mbushura me konflikte mund tė qojnė aty ku shumė ēėshtje relevante politike nuk debatohen e nuk publikohen.

4. Fokusimi nė person mund tė avancojė njė perspektiv singulare/njėjėse. Pra, ēdo gjė duket si njė seri e veēantė dhe tė izoluar dhe pa ndonjė lidhshmėri logjike.

5. Disa person fitojnė njė vėmendshmėri tė tepėrt e tė panevojshme mediatike. Fokusimi nė "personat elitė" mund tė jap njė kuptimėsi tė shtrembėr tė shoqėrisė. Kjo u jep lexuesve bindjen dhe mendimin se janė njė, dy apo tre person tė veēantė qė udhėheqin e drejtojnė me proceset politike nė Kosovė, e, jo fuqia kolektive intelektuale dhe politike e popullit shqiptar.

6. Fokusimi nė person mund tė duket edhe si budallallėk; kjo edhe apelon tek mentaliteti ynė; tek ndjenjat e jo tek logjika e arsyeja.

Anėt e mira tė fokusimit nė person

1. Fokusimi nė person ėshtė pra njė mjet i cili pėrdoret pėr tė zgjuar interesimin tek lexuesi dhe "tė vjedhė vėmendshmėrinė". Sipas hulumtuesit amerikan Rudolf Flesch tekstet qė bėjnė fjalė pėr njerėzit do tė zgjojnė mė shumė interesim se sa tekstet qė nuk bėjnė fjalė pėr kėta. Sepse ne ēdo herė kėrkojmė tė identifikohemi me dikėn. Kjo strategji "human interest" (Flesich) ėshtė e mirėnjohur nė gazetari. Gazetarėt e mirėshfrytėzojnė kėtė eksperiencė me kėnaqėsi; sepse njerėzit janė tė interesuar pėr njerėzit e tjerė. Shumė agjenci lajmesh e arsyetojnė kėtė metodė, sepse kėta nė kėtė mėnyrė bėjnė qė publiku tė interesohet pėr tė lexuar artikullin e, tė cilin nuk do e lexonin nėse nuk do e kishin kėtė fotografi dhe kėtė fokusim nė person.

2. Profilizimi i politikanėve si person i bėnė kėta qė tė paraqiten si njerėz, dhe kjo na ndihmon qė tė njihemi me kėta. Identifikimi, individizimi dhe intimiteti janė elemente tė kėtij grupimi. Nėse nė identifikohemi me politikanėt, atėherė ai bėhet si Unė dhe Ti, e jo si njė "terminator" i cili nuk e njeh skamjen dhe sėmundjen e shoqėrisė shqiptare nė Kosovė.

Pėrfundim

Si pėrfundim del se artikujt e Express-it, nė shumė mėnyra, mė shumė janė tė fokusuar nė person, por kėtu nuk qėndron shumė larg asdhe gazeta Info Press. Pėrderisa 69 pėrqind e artikujve tė Expressit, mund tė klasifikohen si "tė fokusuara nė person", nė artikujt e gazetės Info Press janė "vetėm" 64 pėrqind tė artikujve tė fokusuara nė person. Info Press ka mė shumė fotografi pėr njė temė, dhe mė pak fotografi pėr temat. Tek Express ka ca mė shumė fotografi pėr temat. Expressi pėrdorė mė shumė emrat e personave nė kryetitull, por kjo dukuri ėshtė shumė pak mė e vogėl tek Info Press.

Shtrohet pyetja se a ėshtė i mirė fokusimi nė person nė njė artikull politik?

Sipas mendimit tim fokusimi nė person mund tė jetė edhe njė mjet i pėrshtatshėm pėr tė shndėrruar njė temė tė komplikuar nė njė temė mė tė sqaruar e mė tė lehtėkuptuar pėr lexuesin. Pra, kjo mund tė bėjė njė temė mė konkrete dhe mė tėrheqėse. Mirėpo nuk duhet harruar se qėllimi i gazetarisė sė mirė ėshtė qė tė bėjė lexuesin me tė informuar pas leximit tė artikullit. Nėse artikulli nuk e bėnė njė gjė tė tillė atėherė treguesit thonė sė kemi tė bėjmė me njė gazetari "tė keqe". P.sh karakteristikė e veēantė e Expressit ėshtė sė kjo "peshkon popullin" pėr tė lexuar pėr politikė duke paraqitur temat mu pėrmes njė fokusimi nė Fotografi tė pastėr tė portretit tė politikanėve. E kjo ėshtė e dukshme qė nė ballinėn e saj. Ku, mbi 90 % tė faqes ėshtė e mbuluar me fotografi, dhe mbi kėtė fotografi, me shkronja tė mėdha e me tituj bombastik, kemi 10% tekst si kryetituj.

Tė dy kėto gazeta nuk e kanė arritur qėllimin e tyre tė plotė informativ: E them kėtė sepse gjysma e temave nuk i ofrojnė lexuesit informacione, fakte, tė reja dhe alternativa mbi temėn por, para sė gjithash, artikujt e kėtyre gazete sjellin informacione, fakte e ndodhi mbi VIPpersonėt partiak. Pra ėshtė njė "persongazetari" apo gazetari e "njėshave".
Nė bazė tė kėsaj analize mund tė theksoj se gazetaria politike nė Kosovė, nė njė masė tė tejmadhe, ka tė bėjė rreth personave/individėve, e jo pėr proceset politike. Shembull: Kemi kėtu artikullin "Shkėmbime rivalėsh" (Express, 7 prill ‘08), ku kėtu dominojnė dy fotografi tė mėdha; Njėra e z. Thaēi e tjetra e z. Haradinaj. Tė dyja kėto fotografi janė tė shumafruara njėra tjetrės. Lexuesi fiton pėrshtypjen se kėta dy person janė aq tė acaruar sa qė po pėrgatiten pėr tė dal nė ring. E ky trik gazetaresk i Expressit kategorizohet si fokusim nė person.

Kokėfortėsisht "gazetaria jonė" politike, ėshtė e pėrqendruar nė pasojat e vendimmarrjeve politike-, por ky pėrqendrim nė pasoja ėshtė duke u bėrė nė drejtim e nė mėnyrė tė gabuar; Nė vend se tė thuhet diēka rreth asaj se ēfarė pasojash do tė kenė pėr Ty dhe pėr Mua vendimmarrjet e gabuara politike nga kėta njerėz tė parlamentit tė Kosovės, gazetarėt shkruajnė e pėrqendrohen nė atė se ēfarė pasojash "fatale" do tė kenė kėto vendimmarrje pėr ministrat e pėr individėt partiak; "Harrohet" populli i varfėr, "harrohet", shkelet e pėrbuzet femra shqiptare, "harrohet" e manipulohet me fshatin dhe fshatarėt...pak flitet pėr 40% tė popullsisė sonė...pėr fėmijėt tanė.

Gazetaria e mirė politike duhet tė jetė e orientuar nė pasojat-, por nė pasojat qė do pėrballohet lexuesi, pra populli, e jo gazetaria e cila ėshtė "e merakosur" pėr pasojat "fatale" tė individėve partiak.
Analiza tė pėrkujton diktaturėn e mediave tė Titos dhe sistemin e tij tė etshėm pėr kultin e personit.
(FUND)

15.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Fokusimi nė person nė gazetarinė politike tė Kosovės (2008-04-11 14:58:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria rikonfirmon fokusimin nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės (2007-09-05 12:18:49 nga admin4)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė tren aksidentohet me njė kombi bus nė Shtitaricė tė Vushtrrisė (2008-09-05 10:06:18 nga admin4)
[ Kultura ] FORMULA SERBO-UNMIKISTANEZE E PAGĖZIMIT (2008-09-04 14:59:02 nga admin4)
[ Opinione ] Pėr tė zhvendosurit e Luginės sė Preshevės duhet tė hapet njė zyrė ! (2008-09-04 14:14:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Paga e presidentit Sejdiu 3 mijė e 400 euro nė muaj (2008-09-04 09:02:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: UNMIK s'mund tė ndėrmjetėsojė nė dialogun me Serbinė (2008-09-04 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!? (2008-09-04 04:37:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster