| » Opcionet për artikullin |
|
(L E T Ė R E H A P U R*)
DREJTUAR:
Eidgenossisches Finanzierdepartament EFD
Zentrale ausgleiishestelle ZAS
Invalidenversisherung-Stelle
fuer Versicherte im Asuland VISTA
Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100, CH1211 Genf 2
Tel. 0041 22 795 91 11, Fax. 0041 22 795 99 50
oale@zas.admin.ch
ėėė.ahv-iv-internatinal.ch
dhe
TAMM, NIKOLAUS
Advokat
Spalenberg 20/ Postfach 1460
CH- 4001 BASEL.
Zonja dhe Zoterinj !
Zoti Avokat, Nikollaus TAMM !
Sot, mė 21 qershor 2008 (e shtunė), te shtėpia ku banoj unė (Komuna e Parisit, Pallatet Hawai, Kulla 2, Kati 9) nė Tiranė, mė erdhi njė letėr nga ju, ku mė kėrkohet qė mė 12 gusht 2008 tė vij nė Zvicėr pėr njė kontroll mjekėsor pėr pensionin invalidor, tė cilin padrejtėsisht ma patėt ndėrprerė, mė 1 korrik 2008, por qė Gjykata Supreme e Zvicres, me vendimin e para 1 (njė) viti iu obligon qė tė ma riketheni pensionin invalidor, por qė ju me lloj-lloj absurditetesh po e neglizhoni ekzekutimin e vendimt tė Gjykatės Supreme tė Zvicrės.
Gjatė gjithė komunikimit tim, me Avokatin t'im (Nikollaus TAMM), si dhe edhe me ju, kur para disa muajsh i plotėsova formularėt qė m'i kishit dėrguar pėrmes Avokatit, unė ua kam bėrė me dije shumė qarte se, unė Gafurr ADILI, nuk posedoj asnjė dokument udhėtimi (Pasaportė), qoftė kjo edhe shqiptare, tė cilėn e kam kėrkuar por qė nuk ma japin, sepse pėr tė marrė nėnshtetėsinė e njė shteti, dhe nė rastin konkret nėnshtetėsinė dhe pasaportėn shqiptare, doemos duhet tė kisha banuar mė sė paku 5 (pesė) vite, kohė tė cilėn e pėrmbush nė janar tė vitit 2009, dhe qė pastaj do tė mundem tė shtroj kėrkesėn pėr nėnshtetėsi dhe pasaportė shqiptare, qė nuk i dihet se sa do tė zgjasė, sepse aty nė Zvicėr jetova mė tepėr se 18 vite dhe ju nuk ma dhatė nėnshtetėsinė zvicerane, pėrkundrazi......
Gjithashtu, nga ana tjetėr edhe iu kam informuar se, pėrveē Patent-Shoferit, tė marrė nė ish-RSFJ (1984) dhe tė pėrkthyer nė Zvicer (1986), aktualisht nuk posedoj asnjė dokument tjetėr identifikimi, qė pėr fatin tim tė mirė dhe tė lumtur, duke ma parė emrin dhe mbiemrin tim (nė ate patentė-shoferi) policia shqiptare e Republikės sė Shqiperisė, jo vetėm nuk mė bėnė asnjė problem, por pėrkundrazi edhe mė nderon e respekton edhe me nderime tė larta shtetėrore e atdhetare shqiptare, sepse nė ndėrdijen e tyre dhe tė cdo shqiptari ekziston ideali i ribashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar, ashtu sic e ka falur ZOTI, me emrin SHQIPĖRI, ideal tė cilin e kam pėrfaqėsuar, e pėrfaqėsoj dhe deri nė frymėmarrjen time tė fundit edhe do ta pėrfaqėsoj dhe do ta mbroj me stoicizėm dhe nė mėnyrėn mė tė denjė atdhetare shqiptare.
Pra, me habit fakti se s'i nuk po arrini tė kuptoni, qė pėr tė ardhur unė nė Zvicėr, nė datėn dhe vendin e paracaktuar nga ju, apo edhe nė cdo kohė tjetėr, doemos unė duhet tė posedoj njė dokument udhėtimi (pasaportė), ku do tė mundet edhe tė vendoset viza zvicerane nga Ambasada Zvicerane kėtu nė Tiranė. Dhe, pėr kėtė iu kam informuar me kohė dhe disa herė radhazi, por besoj se edhe ju ėshtė dashur ta dini, qė unė Magjistri i shkencave juridiko-ekonomike Gafurr ADILI, nga fshati Aranjell i Kėrcovės, nė Zvicer kam ardhur mė 11 prill tė vitit 1984 dhe po nė kėtė kohė aty kam shtruar edhe kėrkesėn e azilit politik, gjė qė mu njohtė nė shtator tė vitit 1985, mbi bazėn e fakteve qė kisha qenė i burgosur politik (nė vitin 1982), dhe se po nė ate kohė isha edhe i kėrkuar (nga UDB-ja) pėr t'u riarrestuar, status kėtė (azilin politik), tė cilin nė vitin 2003 (kur mė arrestuan kėtu nė Tiranė), fillimisht Komisioni pėr Refugjatet i Kantonit te Luzernit dhe mė pas edhe Komisioni i Parlamentit tė Zvicrės ma hoqi ( ma morri) padrejtėsisht, dhe me kete rast mu mor (tėrhoq) edhe leje-qėndrimi (Viza C) nė Zvicėr, si dhe mu ndalua edhe hyrja nė Zvicėr, ku mė vonė (me 1 korrik 2004) ma ndėrpretė edhe pensionin invalidor, qė e kisha fituar nė vitin 1998, si pasojė e punės s'ime tė veshtirė nėpėr fabrikat, fillimisht te BLASER (Malters-LU) dhe mė pas edhe te GESSTLICH (Volhusen-LU), ku edhepse isha intelektual (Magjistėr i shkencave juridiko-ekonomike) isha i detyruar qė tė punoja punė tė vėshtira, ashtu si gjithė shqiptarėt nė Zvicėr, pėr tė mbijetuar dhe pėr tė rritur 6 (gjashtė) fėmijėt e mi, dhe mbi tė gjitha edhe pėr tė pėrballuar shpenzimet e mia nė aktivitetin tim politiko-atdhetar pėr zgjidhjen pėrfundimtare e fatlume tė cėshtjes madhore kombėtare shqiptare, ribashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm, deklaratė kjo qė e kam bėrė qė mė 11 prill tė vitit 1985, kur edhe e pata shtruar kėrkesėn time pėr azil politik nė Zvicėr, tė cilėn asokohe (nga shkollimi im) e kisha njohur s'i njė ndėr shtetet mė demokratike tė Botės, por qė mė vonė (kur u vendosa aty) fatkeqėsisht mė doli mė doli ndryshe, s'i shteti mė antidemokratik, i cili ndikohej shumė nga lobi serbo-sllav, gjė tė cilėt edhe do ta argumentoj mė poshtė dhe nė vazhdimėsi.
PSE NDODHI E GJITHĖ KJO ?!
Lobi sllavo-serb nė Zvicėr rregullisht dhe sistematikisht Zvicrėn e ka akuzuar s'i "cerdhe tė terroristėve shqiptare", sepse aty kanė qenė tė strehuar, ashtu si unė edhe shumica dėrrmuese e djemve tė UCK (Ushtria Clirimtare e Kosovės), si: Z. Hashim THACI (Pėrfaqėsues Politik i UCK), Z. Azem SYLA (Komandant i UCK), Z. Ramush HAJRADINAJ (Komandant i UCK tė Rrafshit tė Dukagjinit) dhe sė fundi edhe Z. Ali AHMETI (Pėrfaqėsues i UCK-ombėtare) dhe shumė tė tjerė.
Dhe, kur agjentura sllavo-greke filloi tė mė akuzonte edhe mua s'i "terroristin e radhės" tė AKSH-sė (Armata Kombėtare Shqiptare), gjė qė jo vetėm nuk u vėrtetua nga gjykatat e Tiranes, qė unė tė isha "terrorist", por pėrkundrazi (nė prill tė vitit 2004) fitova edhe pafajėsinė pėr akuzėn e ngritur: "Nxitje tė urrejtjes nacionale, fetare dhe racore", tė sanksionuar nė nenin 165 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, dhe mbi tė gjitha mė 25 nėntor 2003, kohė kjo kur unė ende mbahesha i arrestuar nė Burgun 313 tė Tiranės, Departamenti i SHBA-ve deklaroi: "AKSH nuk i plotėson kushtet pėr tė qenė nė mesin e 18 organizatave tė Botės", pikėrisht nė kohėn sapo unė isha arrestuar (mė 1 korrik 2003) nė Peshkopi tė Republikės sė Shqipėrisė, Komisioni pėr Refugjatėt i Kanton Luzernit kishte kėrkuar qė mua tė mė merrej azili politik nė Zvicėr, pėr cka Avokati im (Nikollaus TAMM-Basel) kishte bėrė ankesėn e radhės, dhe pikerisht kur (nė fillim tė shtatorit 2003), nga tė gjitha masmediat e shkruara dhe elektronike tė Tiranes, si dhe ato ndėrkombėtare, ishte bėrė publike, se nė fillim tė muajit nėntor 2003, do tė fillonte procesi gjyqėsor ndaj meje, Komisioni Parlamentar pėr Refugjatet i Parlamentit tė Zvicrės (nė shtator tė vitit 2003) rikonfirmon vendimin e Komsionit tė Luzernit, dhe mua mė merret, jo vetėm azili politik por edhe rezidenca (lejeqendrimi, Viza C) 18 vjecare nė Zvicer, si dhe mė ndalohet hyrja ime nė tė ashtuquajturin apo tė veteshpallurin shtet demokratik, me emrin ZVICĖR, por qė Avokati im (Nikoalus TAMM) nuk e kishte ankimuar vendimin administrativ tė Komisionit pėr Refugjatėt tė Parlamentit tė Zvicrės nė njė nga gjykatat themelore tė Zvicrės, duke e cuar ate deri te Gjykata Supreme e Zvicrės, qė mė pas kjo cėshtje tė cohej nė Gjykatėn pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strassburg, mosveprim ky i Avokatit Nikollaus TAMM qė ka qenė nė unison me poltikėn zyrtare zvicerane, qė pėr qėllim ka patur mbrojtjen e Zvicrės nga Gjykata e Strassburgut.
Pra, lobi sllavo-serb dhe aleatėt e tyre e arritėn qėllimin e tyre karshi demokratėve shqiptarė, ndėr tė cilėt kam qenė dhe jam edhe unė, tė cilėt dikur (qė nga viti 1981 e nė vazhdim) ish-RSFJ-sė ia patė vu kazmėn nė themelet e saj dhe ia skėrmoqėm ato themele kėsaj krijese artificiale, tė sėmurės sė Ballkanit, me emrin Jugosllavi, skėrrmoqja e tė cilės pati edhe shumė pasoja dhe shumė gjakderdhje nė gjirin e popujve tė pafajshėm, tė popullit kroat, tė popullit boshnjak dhe tė popullit shqiptar tė Kosovės, por qė pėr fatin tonė tė keq, Qeveria e Zvicrės, e asaj Zvicre qė trumbeton sė na ėshtė flamurtare e demokracisė nė Evropė, dhe jo vetėm nuk i ka pėrkrahur e ndihmuar luftėtarėt e demokracisė (viktimat e krimit shtetėror serb tė Beogradit) dhe popujt e tyre (kroatėt, boshnjakėt dhe shqiptarėt), por perkundrazi i ka anatemuar dhe vazhdon edhe t'i anatemojė ata, si dhe gjithmonė ka mbajtur dhe vazhdon tė mbajė anėn e pushtuesit e kolonizatorit serbo-sllav nė Ballkan, sic po bejnė tani edhe shumė shtete tė BE-sė, qė jo vetėm e ledhatojnė Serbinė dhe e lusin ate qė tė futet (pa kushte) nė BE, por nga ana tjetėr edhe i ndėshkojnė popujt viktima (popullin kroat, popullin boshnjak dhe popullin shqiptar, jo vetėm nė Kosovė, por edhe mė gjerė, nė tė gjitha trevat e Shqipėrisė Natyrale) tė krimit tė organizuar shtetėror serb.
Dhe, harron Zvicra "demokratike" dhe aleatėt e saj, se ishin popujt jo-serbė (kroatėt, boshnjakėt dhe shqiptaret) ata emigrantė, qė pas viteve 70-tė, qė ish-RSFJ e renegatit Tito i shiste si mall tregu nė Zvicėr, tė cilėt e ndėrtuan Zvicrėn,
sepse serbėt nuk kishin nevojė qė tė dilnin nė emigracion, ngase ata i kishin tė siguruara vendet e tyre tė punės nė tė gjithė administratėn dhe fabrikat e shumta tė sė semures se Ballkanit, me emrin Jugosllavi.
PSE PĖR MUA ZVICRA AS NUK KA QENĖ DHE AS NUK ĖSHTĖ SHTET DEMOKRATIK....!
Sepse:
1. Pėr sa kohė je i arrestuar nuk donė tė thotė se je fajtor, sepse fajėsinė apo pafajesinė e percakton vetėm gjykata dhe askush tjetėr, dhe jo vetėm gjykata e shkallės sė parė, por mė pas edhe gjykata e shkallės sė dytė (Gjykata e Apelit), e cila mua mė shpalli tė pafajshėm, dhe gjykata e shkallės sė tretė (Gjykata e Lartė), e cila pėr mua ridėshmoi pafajėsinė time, si dhe mė nė fund edhe Gjykata e Tė Drejtave tė Njeriut nė Strassburg, ku nuk u paraqita fare me cėshtjen t'ime, pėr shkak tė pengesave tė sipėrcekura, por qė kam bindjen e patundur se kjo do tė ndodhė shumė shpejt.
2. Nėse vetėm pak do tė respektohej demokracia, organet shtetėrore zvicerane, do tė duhej qė tė respektonin kėto procedura dhe norma juridike, tė sanksionuara nė dhjetėra konventa e rezoluta tė OKB-sė.....
Dhe, mbi tė gjitha njė gabim, njė shkelje flagrante tė tė drejtave tė njeriut, nuk do tė duhet qė ta bėnte Parlamenti i Zvicrės, me tė cilin veprim edhe njėherė ridėshmoi, se jo vetėm nuk i njeh dhe respekton parimet bazė (themelore) tė demokracisė, por se edhe ėshtė ndikuar dhe vazhdon tė ndikohet nga politika antishqiptare e lobit serbo-sllav nė Ballkan, qė kėmbėkryq ėshtė e ulur nė tė gjitha institucionet shtetėrore tė Zvicrės.
3. Nėse tė gjitha gjykatat zvicerane, tė tė gjitha shkallėve, deri te ajo Supreme, me vendimet e tyre deklarojnė se mua mė pėrket pensioni invalidor (i fituar nė shtator tė vitit 1998), atėherė shtrohet pyetja, se pse ky vendim nuk ekzekutohet nga Enti Invalidor Zvicėran, i cili vazhdon tė bėjė lojėra tė tilla, nė kohėn qė disa herė, jo vetem unė por edhe avokati im, ate (Entin Invalidor tė Zvicrės) e kemi njoftuar se une Gafurr ADILI nuk posedoj asnjė dokument udhėtimi (pasaportė) pėr tė shkruar nė Zvicėr apo nė ndonjė shtet tjetėr tė Botės ?!
Zonja dhe Zoterinj!
Zoti Avokat, Nikollaus TAMM !
UNĖ E DIJĖ SE PSE PO NDODH E GJITHĖ KJO !
Qėllimi i juaj i parė, i tė gjitha organeve shtetėrore tė Zvicrės "demokratike", ka qenė dhe mbetet qė tė mė demtoni nė aspektin moral, duke mė akuzuar padrejtėsisht (kur u arrestova ne vitin 2003), jo vetėm pėrmes masmedias sė shkruar dhe elektronike zvicerane, por edhe pėrmes vendimeve tuaja tė shumta (tė tėrheqjes sė azilit politik dhe tė lejeqėndrimit nė Zvicer, si dhe tė pensionit invalidor), si "terrorist", duke shkuar aq larg sa edhe tė mė akuzonit edhe sikur unė isha njėfarė "Bin-Ladeni i shqiptarėve", si dhe pastaj edhe duke ma ndėrprerė edhe pensionin invalidor (mė 1 korrik 2004), keni kujtuar dhe menduar se do tė mė nėnshtronit edhe financiarisht, qė unė tė mos kisha mundėsi, jo vetėm tė mbijetoja kėtu nė Tiranė, nė kėtė Tiranė pa asnje dokument dhe sigurim shėndetėsor, duke kujtuar se do tė mė detyroni qė unė te lypja (pėr mbijetesėn time dhe pėr ilaēet e domosdoshme pėr tė evituar dhimbjet shėndetėsore qė m'i shkaktoi Zvicra, sepse kur pata ardhur nė Zvicėr isha njė djalosh qė nuk i kisha mbushur 27 vjet, dhe isha i shėndoshė tamam si ajo molla e kuqe), gjė qė nuk ndodhi, dhe as nuk ka pėr tė ndodhur kurrė, sepse unė jam shqiptar, dhe virtyti i shqiptarit ka qenė dhe mbetet ndihma dhe solidariteti vėllazėror ndėrshqiptar, dhe mbi tė gjitha ndihma e familjes s'ime tė gjėrė, pėr tė cilėn kam kontribuar dikur, sic po kontribuoj edhe pėr kombin tim tė mrekullueshėm dhe heroik.
Qėllimi i juaj i dytė, ka qenė dhe mbetet qė, pėrmes formave tė tilla tė evitoni pėrballjen tuaj (tė organeve "demokratike" tė shtetit tė Zvicrės "demokratike") me mua, nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strassburg, me akuzėn time pėr shkelje flagrante tė tė drejtave tė njeriut.
Edhe, te qėllimi i parė dhe edhe te i dyti, Zvicra "demokratike" ka deshtuar dhe nė tė ardhmen do tė deshtojė me turp, pėr cka do tė bindet shumė shpejt, jo vetėm opinioni publik zviceran por edhe ai ndėrkombetar, si dhe mbi tė gjitha kombi im i lavdishėm shqiptar, kudo qė ai ndodhet, nė trojet e tij etnike shqiptare tė Shqiperisė Natyrale, apo edhe nė diasporėn shqiptare, sepse besoj qė tanimė tė gjithė janė tė bindur se unė Gafurr ADILI, jo vetėm qė nuk shitem dhe nuk blihem, por as edhe nuk nėnshtrohem pėrballė presioneve dhe shantazheve tė armiqėve sllavo-greke dhe aleatėve tė tyre, ndėr tė cilėt ka qenė dhe mbetet edhe Zvicra, e cila vazhdon tė vetėquhet shtet demokratik, por qė nė fakt as nuk ka qenė dhe as nuk ėshtė i tillė, pėrderisa nė mėnyrėn mė flagrante i shkel tė drejtat e njeriut, duke mė shpallur fajtor dhe duke mė ndėshkuar s'i fajtor, para se kėtė ta bėnte drejtėsi (gjykatat) shqiptare.
* * * * *
*Kjo letėr e hapur, e pėrkthyer nė gjermanisht, iu ėshtė dėrguar atyre qė iu drejtohet, si dhe gjithė masmedias sė shkruar gjermanofolėse tė Zvicrės , tė Gjermanisė dhe tė Austrisė .
* * * * *
Ju faleminderit pėr mirėkuptimin tuaj ;
GAFURR ADILI
(AHV. NR.103.59.105.350)
Komuna e Parisit
Pallatet Hawai, Kulla 2, Kati 9
Tel.: 00355 (0) 69 273 56 56
gafurradili@hotmail.com
Tiranė, 21 Qershor 2008 |
|