DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu e nderon me Medaljen e Mirenjohes nene Vitoren
Postuar mė datėn: 2006-12-02 00:53:58 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore

Rome,28 Nentor,2006

Prej vitesh komuniteti shqiptare i vendosur ne Itali ka perfaqesuar denjesisht origjinen e tij, identitetin dhe vlerat me te shquara kombetare.Tashme ai ka konsoliduar nepermjet organizatave dhe perfaqesive te ndryshme nje rol te rendesishem ne shoqerine italiane, por duke mos u shkeputur asnjehere nga traditat e veta kulturore, shoqerore dhe ato humane.Si cdo here tjeter edhe kete vit, ky komunitet me rastin e 94-vjetorit te shpalljes se Pamvaresise, u angazhua ne koncerte e spektakle te ndryshme,kumtesa dhe seminare kushtuar kesaj dite te shenuar sikunder edhe mbremja e vecante e organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Rome me ‘Hotel Parco dei Principi”, nje nga ambientet me elegante dhe vlera te artit prane zones te kopshteve te mbrekullueshme te ‘Villa Borghese’.
Ne nje nga sallat e ketij hoteli hymni dhe simboli yne kombetare ishin dicka vertet emocionuese, flamuri yne dhe prania e shume miqve dhe te ftuarve ne mbremje bene edhe njehere akoma me te dashur perjetimin dhe festimin e festes tone kombetare.
Fjalen pershendetese e mbajti zoti Lesh Kola, Ambasadori i Shqiperise ne shtetin apenin, i cli ne presantimin e tij edhe te pare publike ketu uroj te gjithe pjesemarresit ‘Gezuar festen e 28 Nentorit’.Merrnin pjese ne kete mbremje edhe zoti visar Zhiti Atasheu Kulturor prane ambasades ne Rome, perfaqesues te shumte nga ambasada dhe trupit diplomatike, personalitete te shquar, perfaqsues nga fusha te artit e kultures,shkences e ushtarake, shqipataro arberesh,studente dhe organizzata te ndyshme te komunitetit shqiptare ne Itali.
Gjate bisedave dhe pershendetjeve te ndyshme nje moment i kendshem ishte edhe prania dhe sfilata me veshjet ne dy simbolet e flamujve shqiptare dhe atij italiane e miseve tona te cilat prej kohesh jane te angazhuara dhe marrin pjese ne ceremoni te tilla.
Ne sfondet e kesaj salle arti dhe historia e tij flisnin me gjuhen e tablove te piktoreve me te medhej, por qe ne nje moment surprize per nje zonje qe ka ne vetvete artin e te shkruarit dhe mbi te gjitha ate human kjo salle do te ndiente pergezimet dhe duartrokitjet e ngrohta.
...DHE UNE NENE MOTER BIJE E LETIJ KOMBI
NE GJUNJE SOT BIE DHE PUTH ATE FLAMUR
JU LUTEM!
ME TE NE ZEMER ATDHEUN NDERONI
DHE BENI QE SYRI MOS T'I QAJE ME KURRE
(Atdheut)


Amb.Ll.Kola-V.leka

Jane keto vargjet me te cilat zoti Llesh Kola nis pershendetjen e tij drejtaur zonjes Vitore Stefa Leka, duke shfetuar neper faqet e librit te saj botuar kohe me pare ‘Vetmi e Largesise’.Me shume kenaqesi thote ai kam nderin qe tju presantoje sonte ne kete mbremje te festes tone kombetare,nje zonje te nderuar, nje mike, nje shkrimtare qe para pak kohesh ka marre target per pranimin e saj ne Lidhjen Shqipate te Shkrimtareve, por qe sot merr nje urim akoma edhe me te madh ne mes te bashkeatdhetareve te saj, vleresimin me mirenjohje nga Presidenti i Republikes se Shqiperise zoti Alfred Moisiu.Nderkaq akademiku shqiptare zoti Ylli Polovina lexon Medaljen e Mirenjohjes nga presidenti ;

z.Ylli Polovina

« Per ndihmen humane dhene emigranteve shqiptare ne nevoje , per veprimtarine aktive ne mbrojtjen e te drejtave te tyre » Tirane,me 05 09 2006,nr dekretit 5027.


Ll.Kola.-V.Leka-R.Ri
o-M.Kelmendi

Permes emocioneve te shumta dhe urimeve zonja Vitore Stefa Leka, merr fjalen duke falenderuar Shkelqesine e tij zotin presiden te Republikes, Ambasadorin dhe gjithe pjesemarresit duke u shprehur se kjo mirenjohje eshte merite e shume e shume njerezve qe me kane dhene mundesine gjithmone te jem pjese ne jeten e tyre dhe te ndihmoj me sa mund,se kjo medalje mirenjohje eshte akoma me shume nje stimul per te qene gjithmone e me teper prane shqiptareve, ceshtjeve te tyre deri sa koha dhe jeta te me lejojne.
Kengetari i mirenjohur me banim ne Itali zoti Artid Fejzo i dhuron nje buqete te bukur ne shenje respekti dhe dashamiresie edhe te miqve te shumte.Pergezime dhe urime te sinqerta erdhen edhe prej zotit Simon Kushnini ne telegramin e tij ne emer te LSHB ku zonja Vitore eshte edhe anatre e keshllit drejtues, Lidhjes dhe bashkimit te shoqatave shqiptaro-arberesh me kryetare zotin Alban Kraja, poete,artiste,shkrimtare,gazetare etj.
Kjo mbremje u percoll ne reportazhin dhe intervistat prej te pranishme dhe zonjes Mardena Kelmendi,bija e zonjes se nderuar Vitore,prane Tvsh dhe Albaniaonline prej zotit Sokol Borshi.

V.S.Leka

Ky aktivitet dhe festim i mbrekullueshem i festes tone kombetare ishte vazhdim i sere aktivitetesh qe shqiptaret kudo ne bote e vecanerisht ne Itali organizuan qe prej Alesandria, Massa-carrara,Udine,Monfalchone,Trevizo, Ravena, Firence, Kalabria etj.
Edhe njehere shqiptaret treguan se edhe pse jetojne jashte trojeve te tyre, ndihen krenare qe jane shqiptare dhe festa kombetare i bashkon nen kete flamur.

Me Amb.Llesh Kola

Vitore Stefa (Leka)
Ka vendlindje Beratin , me prinder te shquar intelektuale, Kostaq e Eleni Stefa, nje familje me tradita e rrenje te thella atdhetarie e kulturore.
Si stermbese (nga i jati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefes (veprimtar i njohur i Lidhjes se Prizrenit), mes tjerash trashegoi edhe pasionin dhe enderren per te shkruar e krijuar. Por rregjimi komunist , ja nderpreu deshiren e flakte krijuese te cilan nuk arriti ta kultivoje , sepse ishte bije e Kostaq Stefes, denuar per idete e tij demokratike.

Vitet ’90 si per cdo shqiptar, shenuan nje etape te re. Italia ishte vendi qe i rezervoi fati , ku ajo ne ekzil, se bashku me familjen e saj, rinisi integrimin shoqeror e social.
Akumulimi i energjise ne vite, shume shpejt do te afirmoje vitalitetin dhe identitetin e saj. Permes fjales, krijimtarise se gjere letrare, ajo eshte kthyer ne nje nyje lidhese per nje rreth te gjere artistesh, shkrimtaresh e atdhetaresh, sidomos ne rradhet e emigracionit shqiptar, por edhe ne vendlindje e me gjere.
Gjithnje e palodhur ne mbrojte te te drejtave te dinjitetit te emigracionit shqiptare eshte kudo ne krijimet e shoqatave italo-shqiptare,duke filluar nga jugu apo nga veriu i Italise duke predikuar gjithmone bashkim,solidaritet dhe dashuri me njeri-tjetrin per te ruajtur identitetin dhe kulturen e lashte shqiptare.Eshte nder te parat qe iu bashkua Lidhjes Shqiptare ne Bote ku ne Kongresin e Pare te kesaj lidhjeje qe u mbajt ne Prizren ,u zgjodh antare e keshillit kombetar. Ajo eshte gjithashtu edhe antare nderi e bashkimit te shoqatave shqiptare-arbersh ne Itali.
Per veprimtarine e saj humanitare dhe veprat bamirese, Shoqata Humanitare 'NENE TEREZA' ne Shqiperi,e shpall ne fund te vitit 2005 'ANTARE NDERI' ,nder te tjera ajo ka marre edhe nje 'target' nga lartmadheria e tij Mbreti Leka i I me motivacionin 'Per merita te vecanta ne bashkimin e Diaspores Shqiptare'. Vleresohet me « Titullin e nderit » prane shkolles shqiptare te vellazerimit “Albaniache tranzschule Shota” ne Zvicer, shoqeruar nga medalja ne bronx , me dedikimin :'Per merita te vecanta me rastin e dy vjetorit te LSHB per Zvicren'.
Ndihma dhe kontributi i saj ne lidhje me familjet e shperngulura nga lufterat qe u zhvilluan ne Kosove e Maqedoni kane qene te pa kursyera.Si shperblim familje te cilat bijte e tyre rane ne lufte i kane dhuruar nje medalijon ari me motivacionin : « Per ndihmen e pakursyer dhene bijve dhe bijave tona gjate luftes ». Skalitur ne te me mjeshteri dhe portreti i saj.


Ne krijimtarine e saj poetike eshte per tu permendur botimi i vellimeve «La liberta» dhe «Jetoj ringjalljen » dhe me pas « Vetmi e largesise ».
Libri i saj ne proze eshte titulluar « Plage shpirti » dhe jane gati per tu hedhur ne shtyp, romani « Rrethi i hekurt » si dhe « Novela dhe kujtime ».
Eshte bashkeautore tek antologjia « Mozaike te nje portreti » si dhe tek « Metafora e arratisur » permbledhur nga Bislim Ahmeti me krijimtari nga autoret shqiptare te diaspores. Gjithashtu ajo eshte bashkeautore ne antologjine “Trokitje ne mur”, antologji kjo me poete te ndryshem internacional, ku mori pjese denjesisht ne Festivalin Nderkombetar “Ditet e Naimit” organizuar ne Tetove, dhe qe i jepet “ Flete mirenjohje ”.
Presantimin per here te pare te librit te saj e ben ne vitin'93 “ La liberta ”, “ Poezi qe mer fryme pas pushkatimit ”, si dhe “Ringjalljen jetoj”,organizuar prej forumit rinor te Partise Republikane ne Shqiperi. Promovimi i ketij libri u percoll nga poetet e mirenjohur Xhevair Spahiu dhe Dritero Agolli,ku per here te pare ajo intervistohet ne televizionin shqiptar qe e shoqeroi gjithe kete mbremje.Mjetshtri i piktues boterore,fituesi i disa cmimeve nderkombetare Maestro Marsur Imani eshte realizuesi i kopertinave te ketyre librave , Maestro Marsur Imani. Ne kontributet i saj, me vlere eshte edhe bashkepunimi ne librin voluminoz “Border Croissing”(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste) me gazetarin italian, Silvio Maranzzano.
Kudo ne krijimet e saj spikat dashuria jo vetem per miqte dhe shoket e saj te aferm, por per njeriun ne pergjithesi per jeten dhe gjithcka te bukur.
Motoja e saj eshte “Ju kam vellezer, me thoni moter”
A.Mezini
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Obama-imazh i ri amerikan nė Botė (2008-11-05 15:53:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Paga e presidentit Sejdiu 3 mijė e 400 euro nė muaj (2008-09-04 09:02:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Bush takon udhėheqėsit e Kosovės, rikonfirmon mbėshtetjen pėr pavarėsinė (2008-07-21 15:27:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi dekoron kryeministrin Thaēi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (2008-06-19 11:17:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Topi sqaron replikėn me homologun serb (2008-06-16 11:16:46 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosova do tė jetė temė bisede e turneut tė presidentit Bush (2008-06-05 07:07:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media Dritan Hoxha (2008-05-23 03:20:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lufta ēlirimtare nė Kosovė ka qenė luftė e drejtė pėr liri e pavarėsi, thotė presidenti Sejdiu (2008-05-07 07:19:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Sejdiu dekoroi Luan Haradinajn me Urdhrin "Hero i Kosovės" (2008-05-05 16:23:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi thotė se Tadiq ėshtė presidenti i parė qė viziton Kosovėn e pavarur (2008-04-27 12:11:56 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Me ftesė tė Presidentit Topi, mbėrrin nė Tiranė pėr njė vizitė dy ditore Presidenti kroat Stjepan Mesic (2008-04-24 02:49:38 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster