| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Dr. Shefki Sejdiu
I lindur mė 1908 nė njė familje intelekturale gjirokastrite, Eqrem Ēabej, pas shkollės fillore qytetėze, nė moshėn 13 vjeēare, vijoi mėsimet nė Austri. Aty (nė qytetin Klagenfurt) kreu 8 klasė tė gjimnazit dhe u maturua me sukese tė shkėlqyeshėm brėnda 4 vitesh.1 Mėsimet unversitare pėr gjuhėsi i filloi nė Grac dhe, pas semestrit tė dytė, i vazhdoi nė Vjenė, ku ligjėronin profesorė tė njohur tė kohės P. Kretschmer (Historinė e gjuhės gjermane, Historinė e gjuhės latine, parimet dhe metodat e gjuhėsisė indogjermane), N. Jokl (Hyrjen nė prusishten e vjetėr, Gramatikėn historike krahasuese, Gramatikėn historike krahasuese tė shqipes), Fauvalner (Sankritishtėn pėr fillestarė), N. S. Trubeckoy (Sllavishten e vjetėr kishtare), Etmajer (Dalmatishtėn e vjetėr), K. Buhler (Teorinė e gjuhės), K. Patsch dhe Oberhummer (Historinė dhe gjeografinė e Gadishullit tė Ballkanit; ndoqi ligjėratat edhe nga filozofia dhe arkeologjia.2 Nga katėrmbėdhjetė lėndėt mėsimore qė u cekėn, pesė pėrmbajnė pėrcaktuesin historike, dhjetė janė disiplina diakronike dhe dy qė ofrojnė njohuri tė pėrgjithshme racionale e sistematike mbi fenomenet nė pėrgjithėsi e mbi ato tė gjuhės nė veēanti. U doktorua nė filologji me temėn Italoalbanische Studien mė 1933 pėpara jurisė qė e pėrbėnin profesorė W. Kretscmer. N. Jokl dhe K. Patsch me vlerėsim Ausgezeichnet pėr ta fituar gradėn e doktorit in scientia linguarum comparativa.3
Suksesi dhe dinamika e kryerjes sė shkollimit si dhe natyra e lėndėve studimore dėfojnė se ėshtė fjala pėr njė individ jo tė rėndomtė, me prirje tė lindura dhe tė fituara krijuese, me vullnet dhe ambicie qė tė ngrihet pėr tu bėrė personalitet nė shkencėn e gjuhėsisė.
Kur vėshtrohet konologjikisht veprimtaria hulumtuese-shkencore Ēabej4, vėrehet se ndėrtimi i personalitetit shkencor tė tij ka kaluar parafaza, faza e subfaza: filloi si literat 1929), vazhdoi me studime filologjiko-gjuhėsore (1933) e deri nė fillim tė viteve tė dyzeta merrej edhe me folklor e etnologji. E tėrė krijimtaria e tij e kėtyre viteve oscilon midis folklorit e etnologjisė dhe filologjisė e gjuhėsisė.
Qėndrimi pranė Qendrės pėr Studime Shqiptare tė Akademisė sė Italisė bėri qė Ēabej tė interesohet edhe rreth ēėshtjeve tė gjeografisė gjuhėsore, meqė ishte nė komision pėr hartimin e Atlantit gjuhėsor (edhe tė shqipes), tė cilin e drejtonin gjuhėtarė siē ishtin Clemente Merlo, Mateo Bartoli e Carlo Tagliavini. Kėtu, Ēabej pati rasin qė, edhe praktikisht, tė njihet me parimet dhe me detyrat e gjeografisė gjuhėsore, qė do ti shėrbejnė pėr hulumtimet e mėvonshme nė fushė tė gjuhsisė dhe, sidomos, nė atė tė etimologjisė.
Pas kthimit (1944) nga Italia e deri nė fund tė viteve tė dyzeta, Ēabej ishte nė hulumtim tė vetėvetės, pra nuk ishte i pėrqėndruar nė mėnyrė tė veēantė nė asnjėrėn nga disciplinat albanologjike: profili itij shkenco ende nuk ishte i definuar.
Qė nga fillimi i viteve tė pesėdhjeta, Ēabej u pėrqėndrua nė gjuhėsinė diakronike dhe nė etimologji, ku si preokupim kryesor i kishte ēėshtjet rreth origjinės sė gjuhės shqipe dhe vendit tė formimit tė saj, rreth raporteve tė shqipes mė gjuhėt simotra indoeuropiane, rreth interferencave gjuhėsore midis gjuhėve tė Ballkanit, etj. Puna rreth kėtyre problemeve krijoi nga Ēabej njė profil diakronisti sui-generis. Ai i hulumtoi ēėshjet e gjuhės shqipe nga brėnda e nga jashtė, studioi historinė e brendshme dhe tė jashtme tė shqipes, procedoi intradisiplinarisht dhe interdisiplinarisht, duke gjurmuar nė tė gjitha dimensionet dhe nė tė gjitha rrafshet relevante me qėllim ndriēimi tė ēėshtjeve diakronike tė shqipes.
Shikuar nga aspekti metodologjik, Ēabej ishte komparativist i formuar nė shkollėn vjeneze Worter und Sachen dhe nė frymėn e saj. Kjo shkollė, qė u shndėrrua nė doktrinė doli si reagim ndaj shkollės sė Leipzigut tė gramatikanėve tė rinj, tė cilėt fenomenin e gjuhės e shihnin si veprimtari individuale psikofizike e drejtuar nga ligje pa pėrjashtim. Gati njėkohėsisht me kėtė shkollė vjeneze, nė Francė, nė Zvicėr dhe nė Itali, u paraqitėn shkolla (gjeografia linguistike franceze dhe ajo speciale italiane) qė bazoheshin nė faktorė dhe nė raporte areale, qė gjithashtu, binin ndesh me doktrinarizimin e gramatikanėve tė rinj. E. Ēabej formohej si gjuhėtar kur kėto rivalitete konceptuale dhe metodologjike ishin ende aktuale, andaj edhe profili i tij prej studiuesi, hulumtuesi e gjuhėtari, pėr mendimin tonė, mbeti kompleks e qė gjendet midis gjuhėtarit tradicionalist (tė avancuar) dhe tė atij tė matur modern, apo me saktėsisht: Ēabej ishte filolog dhe linguist, pėrkatėsisht filolog, historian gjuhėtar dhe etimolog. Them kėshtu se Ēabej u formua, pra, si gjuhėtar pėr kohėn kur filologu dhe linguisti, as nė formim, as nė metodologji nuk janė dalluar shumė. Prandaj, Ēabej ishte filolog, sepse i pėrmbahej traditės, po duke qenė selektiv nė hulumtimin e fenomeneve dhe tė fakteve historike e, edhe tė parimeve dhe tė rregullsive, i afrohej profilit tė linguisti diakronist modern. Prirje tė illa Ēabej i ka treguar nė studimin Meshari i Gjon Buzukut5, kurorėn e tekstologjisė dhe tė ekzegjezės shqiptare, por, sidomos, edhe nė veprėn Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe6, qė ėshtė njė sintezė e mendimit Ēabejan si filolog, linguist dhe etimolog, ku gėrshetohen prirje a afinitete, procedime teorike e metodologjike, klasifikimi e emėrtimi, zhvillimi e ndėrveprimi interdisiplinar dhe intradisiplinar e interkategorial, sistemor e struktural, formal, semantik e referencial, qė rezulton se nė Eqrem Ēabejn filologu, linguisti e etimologu ishin nė raporte komplementariteti7.
Midis bindjes sė shumė kujt dhe tė dilemės sime se kontributi dhe tė arriturat shkencore tė Ēabejt janė mė tė mėdha nė fushė tė etimologjisė sesa nė atė tė historisė, mendoj nė histori tė gjuhės qė Ēabej ka pasur rezultate mė tė qėndrueshmedhe gati tė pakontestueshm, ndėrsa nė fushė tė etimologjisė metodologjikisht nuk ka mundur tė shkėputet nga shkolla vieneze dhe mėsuesit tė tij Norbert Jokl; etimologjia (pos) vartburgiane, me marrjen e shenjės gjuhėsore si entitet relevant dhe kompleks gjuhėsor e sistemor dhe me vėnien e saj nė qendėr tė vėmendjes nė fushė tė hulumtimeve etimologjike, ka bėrė pėrparim kualitativ metodologjik.8
Ēabjej nuk krijoi shkollė linguistike, por krijoi paradigmė ideore dhe shkencore (ashtu siē e kishte konceptuar kėtė lloj paradigme filozofi i shkencės Th. Kuhn), e cila u shtri edhe nė disciplinat e tjera humanitare tė dimensionit diakronik. Ishte kjo paradigmė dhe program, qė doli si nevojė pėr tiu kundėrvėnė tendencave dhe teorive veigandiane, bariqiane apo georgiviane. Kjo paradigmė program shkencor jo vetėm qė irivalizoi tezat e tyre, por solli edhe fakte tė reja kundėrvėnėse, dhe, gjithnjė, duke u mbėshtetur nė sistemin e tė menduarit dhe nė veprėn e Ēabejt, i cili interesohej edhe pėr kontekste tė tjera tė burimeve tė fakteve, u bė, nė planin epistemologjik shqiptar, forcė integruese, konvergjuese interdisciplinare gjuhėsore, historike, etnologjike, arkeologjike, etj. paradigma bashkoi hulumtues tė disiplinave albanologjike qė kishin dhe koncepte teoriko-metodologjike qė pėrkonin me sistemin konceptual e metodologjik ēabejan (A. Buda; M. Tirta, Rr. Zojzi; S. Anamali, H. Ceka; Z. Sako; R. Sokoli; I. Kadare, etj.). Ky sistem konceptualo-metodologjik e programatik mundėsoi tė zhvillohet njė veprimari hulumtuese shkencore decentracioniste interdisciplinare, komplementare, ndėrvepruese, komparativiste e konvergjuese rreth problemit aq tė rėndėsishėm e aktual siē ishte ai i origjinės sė popullit shqiptar, i gjuhės sė tij dhe i vendformimit, pėrkatėsisht i autoktonisė sė tij nė trojet qė edhe tani jeton.
Pra personi i Ēabejt u bė forcė ndikuese, orientuese, ekuilibruese dhe vlerė shkencore kombėtare e pjesės sė dytė tė sheshullit njėzet.
Duke u mbėshtetur nė veprėn e Ēabejt dhe nė personin e tij si njeri, pedagog e intelektual, si hulumtues e krijues, si refererues e debatues nėpėr takime shkencore nivelesh tė ndryshme e, edhe nė bazė tė tekstit ligjėrimor tė tij, mund tė thuhet se Eqrem Ēabej, nė jetė dhe nė vepėr, ishte i menēur, i ditur e i matur; ishte racional, kritik e objektiv, kreativ, i sistemuar e metodik; ishte njeri i rendit, i parimeve dhe i kritereve; ishte hulumtues me koshiencė dhe akribi tė lartė shkencore, intelektualisht i pasionuar e i pėrqėndruar nė ēėshtje shkencore. Ēabej ishte mendja mė sintetike e dijes albanologjike e shekullit tonė.
Albanologjia, ballkanistika, indoeuropeisika (por edhe romanistika) do ta kenė referencė tė pashmangshme veprėn e Tij. |
|