| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » H A S A N P R I S H T I NA |
| Postuar mė datėn: 2008-07-31 18:30:32 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kujtesa historike
Nė 135- vjetorin e lindjes sė atdhetarit, deputetit, ideologut, diplomatit dhe arsimdashėsit tė shquar demokrat e largpamės, Hasan Prishtina
( PJESA E PARĖ )
Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI
H A S A N P R I S H T I NA
TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE SHQIPTARE
(1908- 1933)
Mue nidenė teme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė
mujė me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė
tanė armiqve! Ka me mė shtrue vetėm vdekja!
Hasan Prishtina
Ndėr vendbanimet mė tė mėdha tė Drenicės heroike ėshtė edhe Polaci. I shtrirė nė njė pozitė tė mirė gjeografike, me tokė tė bereqetshme e me kullosa tė begata, pėrherė qe pikėsynim i pushtuesve. Secili qė shkeli nė kėto troje, e lakmoi kėtė lokalitet tė vjetėr iliro- dardan. Pėr tė, veēan ngulmuan cerberėt e pėrtej Tunės. Kėshtu, midis dy luftėrave botėrore, kėtij katundi iu shtuan edhe dy vendbanime tė reja pėrplot me kolonė serbė e malazezė, Polaci i Ri dhe Kralica (sot mė nuk ekzistojnė).
Sidoqoftė, Polaci mbeti ai qė ishte, vendbanim autokton shqiptar. Banorėt e tij jetojnė nėpėr lagjet: Mahalla e Xhamisė (Kabashi, Kerolli, Xani, Hoti), Mahalla e Veliajve (Veliqi)), Mahalla e Kocėve dhe e Xanėve, ku jetojnė edhe familjet Gruda dhe Makolli. Nė bazė tė gjetjeve arkeologjike, si vegla pune, enė prej argjili, tjegulla, tulla, pastaj varrezat e vjetra etj., dėshmohet pėr vjetėrsinė e kėtij vendbanimi. Nė fshat ka gjurmė tė njė kishe tė vjetėr te krishtere, qė dėshmon se popullata ishte e besimit tė krishterė, por mė vonė pėrqafoi islamizmin. Nė dokumentet e shkruara pėrmendet nė kartat e mbretit Millutin (1313- 1318), nė relacionet e arqipeshkv Pjetėr Karagiqit (1725) dhe nė regjistrin e manastirit tė Deviēit (1777). Me emrin Polac ėshtė i regjistruar nė sallnamet e Vilajetit tė Kosovės tė vitit 1893 (Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovės- Drenica, Prishtinė, 2005, f.133-134).
Nga ky truall, nė ēdo kapėrcyell a periudhė historike, dolėn njerėz tė penės e tė pushkės. Nė mos pėr asgjė tjetėr, Polaci ka ngelur nė histori me atdhetarin mė tė madh tė gjithė historisė sonė, me ideologun, me diplomatin, me arsimdashėsin, me prijėsin, me luftėtarin, me trurin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, me Hasan Prishtinėn (1873- 1933).
Rrėnjėt nė Drenicė
Kur, mė 1771, njė plak imėtak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaēka, kapėrceu kodrat e Galicės dhe zbriti nė Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndėrmend se i nipi do tė bėhej aq i madh, sa do ta trandė Perandorinė Turke nė themel dhe do tu prijė shqiptarėve nė luftėra e beteja pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Ishte ky Ali Berisha i Policit tė Drenicės, i biri i Abdullah Aliut, njeriut tė fundit tė kėsaj familjeje qė vdiq dhe u varros nė Polac. Nė fakt, kur mori rrugėn pėr nė qytetin e lashtė tė Vicianės, doli nga Mikushnica, nga lagjja Manxholli, ku kishte kohė qė kishte zėnė vend kjo rrėnjė e Veliqėve tė Polacit. Ky kishte me vete tė tre djemtė: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin
Mehmeti la pas vetes Sylejman agėn, i cili mė 1898 fitoi titullin pashė.
Mahmuti la njė djalė, Zejnullah bė Vuēitėrnėn dhe
Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin (Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina nė Lėvizjen Kombėtare e Demokratike Shqiptare 1908- 1933, Prishtinė, 2003, f. 16).
|
|
Hasan Prishtina u lind nė Vushtrri, mė 1873 (kjo datė dominon nė shumicėn e dokumenteve tė shkruara, por ka edhe mendime se ai ka lindur mė 1878, si dr. Tahir Abdyli etj.). Deri mė 1908 ėshtė quajtur Hasan Berisha-Polaci, gjegjėsisht Hasan Vuēitėrna, kurse prej kėsaj date, kur zgjedhet deputet i Prishtinės, nėnshkruhet Hasan Prishtina. Fėmijėria e tij dallonte nga ajo e moshatarėve tė vet. Familja e tij qėndronte mirė ekonomikisht. Axha i Hasanit e babai i Zejnullahut, Mahmuti, u angazhua nė ngritjen e hekurudhės Mitrovicė- Shkup- Selanik, ndėrsa i ati, Ahmeti punonte si furnizues i ushtrisė nė garnizonin e Selanikut.
Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mėsimet e para i mbaroi nė Vushtrri, me sukses tė shkėlqyeshėm. Ai pati fat qė mėsues letėrsie ta kishte profesorin e Prekazit, Hafėz Arifin (1834- 1902), nga i cili edhe u frymėzua me idenė e atdhetarizmės shqiptare. Meqė mėsonte mirė dhe kishte mundėsi materiale, ai do tė vazhdonte shkollimin nė Selanik dhe nė Stamboll, ku u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė, pėrkatėsisht nė Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike.
Gjatė shkollimit fitoi kulturė tė gjerė dhe u brumos me ide revolucionare e pėrparimtare evropiane, sidomos sa ishte nė Selanik. Ishte ithtar i ideve tė Revolucionit Francez (1789- 1794). Tė gjitha kėto u gėrshetuan harmonishėm me edukatėn e tij tė lartė e tė thellė familjare, pėrplot tipare atdhetare drenicase dhe u formua njė personalitet i pastėr e i kulluar liridashės, qė nuk ia gjeje shoqin nė gjithė shqiptarinė. Hasan Prishtina shumė shpejt u bė njė erudit dhe purist i madh. Ai njihte shumė gjuhė. Brenda njė kohe tė shkurtėr zuri pozita tė rėndėsishme nė administratėn turke dhe arriti tė bėhet edhe kryekonsull nė shtetin e Turqisė.
Deputet nė Parlamentin turk
Ky veprimtar i palodhur u bė edhe mė i njohur pas vitit 1908, kur u zgjodh deputet i Prishtinės pėr nė Parlamentin turk. Ai qė nga ky moment ndėrroi edhe mbiemrin Vuēiterna dhe do tė quhet Hasan Prishtina. Kontributi i tij nė Revolucionin Xhonturk (Turqve tė Rinj), qe shumė i madh. Qėllimi i tyre ishte reformimi i Perandorisė osmane dhe rivendosja e Kushtetutės sė vitit 1876. Pėr ta pasur pėrkrahjen e shqiptarėve, xhonturqit iu premtuan atyre se kur tė arrijnė nė pushtet, do tju njohin autonominė. Duke u bazuar nė kėto premtime, shqiptarėt iu bashkėngjitėn Lėvizjes Xhonturke dhe luajtėn rolin vendimtar nė rrėzimin e tiranisė sė sulltan Abdyl Hasmitit II (1876- 1909). Nė kėtė rrjedhė, njė rol tė rėndėsishėm, kishte edhe kazaja e Vushtrrisė, me nė krye Zejnullah Begun dhe Hasan Prishtinėn (Grup autorėsh: Vushtrria me rrethinė, Vushtrri, 2003, f. 123).
Pra, trojet e tij, Kosova dhe Shqipėria, ishin ndėr vatrat kryesore tė kėtij shpėrthimi, qė do tė rezultonte me kthimin e Kushtetutės (Hyrjetit) dhe me disa premtime boshe. Kjo Lėvizje, e ndikuar nga revolucionet borgjeze evropiane, sidomos nga ai francez i vitit 1789, huazoi prej tyre devizėn e njohur: Liri, Barazi, Vėllazėri, e cila u pėrdor si mjet propagandistik pėr arritjen e qėllimeve politike (Prof. dr. Ramiz Abdyli: Lėvizja Kombėtare Shqiptare 1908- 1910, Libri 1, Prishtinė, 2004, f.10).
Megjithatė, mundja e sulltan Abdyl Hamitit II, tė cilin shqiptarėt e quanin demon shpirtzi, u dha shanse tė merrnin frymė mė lirshėm edhe popujve tė robėruar. Edhe shqiptarėt e shfrytėzuan kėtė hapėsirė. Ata, edhe mė parė kishin vepruar ilegalisht, por tashmė dolėn hapur me klube, shoqėri e komitete. Kėshtu klubi Qendror BASHKIMI i Stambollit, gjegjėsisht i Shkupit, ishte strumbullari i aktiviteteve atdhetare. Rreth tij ishin grumbulluar shumica e atdhetarėve shqiptarė, tė cilėt nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė nė Vlorė, do tė burgosen nė Shkup e pastaj tė dėrgohen nė Beograd.
Mirėpo, as turqit e rinj nuk e patėn tė gjatė, sepse nuk i realizuan premtimet e dhėna. Pėrkundrazi. Ata shkuan edhe mė larg, nisen asimilimin e tė robėruarve, duke i quajtur tė gjithė shtetasit e Perandorisė Osmanlinj. Tė zhgėnjyer thellė, shqiptarėt organizuan rezistencė edhe kundėr tyre. Kėshtu, nė pėrmbysjen e xhonturqve, shqiptarėt dhe deputetėt e tyre nė Parlament luajtėn rolin kryesor. Ėshtė me rėndėsi tė vihet nė pah se nė kohėn e pėrmbysjes sė xhonturqve nė Stamboll ushtarėt e Turqisė nė Shkup, ndonėse ishin kryesisht aziatikė, i hoqėn fesat dhe i vunė nė kokė plisat e bardhė shqiptarė(Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 38).
Por, kot. Pėr shqiptarėt, asgjė e re. Edhe pse ministėr i punėve tė brendshme nė Stamboll u vendos shqiptari Ferid pashė Vlora, pėrplasjet midis shqiptarėve tė Kosovės dhe qeverisė turke veēse thelloheshin. Ekspeditat ndėshkuese tė Xhavit Pashės kundėr kryengritėsve shqiptarė, nė fillim tė vitit 1909, e acaruan gjendjen edhe mė.
Deputetėt shqiptarė ngritėn zėrin kundėr kėtyre gjakderdhjeve e shkatėrrimeve barbare. Mė i zėshmi, si zakonisht, qe Hasan Prishtina, i cili me diskutimet e tij tė zjarrta trazoi gjithė Parlamentin.
Dhe, tė gjitha kėta, nuk qenė pa rezultate. Nė fillim tė vitit 1910, ra kabineti i Hilmi Pashės. Nė vend tė tij u formua kabineti i ri i Haki Pashės, nė tė cilin nuk mori pjesė asnjė shqiptar i dalluar. Kryeministri i ri, qė nė fjalimin e parė, u tregua antishqiptari i madh: Mė parė nga tė gjitha do tu flas pėr njė gjė fort tė nevojshme. Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė perandorinė tonė, janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė dhe tė mos mėkėmbet, tė mos marrė diturinė me gjuhėn e vet dhe atėherė e mori lumi Turqinė e Evropės (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 47, citim: Rev. Leka, nr. VIII-XII, Bleni I, Shkodėr, 1937, 388).
Edhe qarqet politike e publicistike serbe qonin ujė nė mullirin e Haki Pashės. Atyre, mė shumė sė gjithė tė tjerėve, u konvenonte pengimi i pėrparimit kombėtar shqiptar dhe shtypja mizore e kryengritjeve qė kishin kapluar vendin. Zemra u bėhej mal me gjakderdhjet qė shkaktonte satrapi Xhavit Pasha.
Shpirti revolucionar i Hasan Prishtinės nuk dorėzohej dot. Ai shpėrthente si vullkan i pashuar, mu nė gjirin e kėsaj gėrmadhe qė, dita- ditės, po pėrmbysej nga brendėsia e kalbur. Largpamėsinė e tij, pėr rrezikun qė vinte nga Aleanca Ballkanike, si pėr perandorinė, si pėr shqiptarėt, nuk donin ta kuptonin fare. As kėrkesat e tij pėr ta ndalur dhunėn nė Kosovė nuk i morėn parasysh, andaj deputetėt shqiptarė reagonin nė mėnyra tė ndryshme...
Kryengritja e Madhe nė Kosovė, nė prill tė vitit 1910, ku morėn pjesė mbi tridhjetėmijė luftėtarė, u shua me gjak nga pesėdhjetė e pesėmijė forca turke, tė udhėhequra nga Hilmi Pasha.
Kjo e tmerroi fare Hasan Prishtinėn. Ai u ngrit nė seancėn parlamentare dhe kėrkoi qė tė shpėrndahej menjėherė kabineti i Haki Pashės, i cili mbante pėrgjegjėsinė pėr ngjarjet tragjike. Kjo trimėri e pashoqe i la pa gojė parlamentarėt turq. Shtypi shqiptar e quajti oratorin Luani i Prishtnės. Nga fjalėt e tij mbrojtėse pėr kryengritėsit u kuptua se ai ishte ideologu i tyre, andaj gjyqėsia turke e dėnoi me vdekje. Mirėpo, sulltan Mehmeti V Reshati, pėrdori diplomaci, duke e amnistuar.
Kjo nuk e frikėsoi aspak deputetin kryengritės, siē kishin zėnė ta quanin Hasan Prishtinėn. Pėrkundrazi, ai pėrherė e mė i ashpėr. Kėshtu, mė 3 mars 1911, prapė i parashtroi kėrkesat kombėtare tė kryengritėsve shqiptarė, por ato u refuzuan nga Turqit e Rinj. Nė mbrojte i doli plaku Ismail Qemali. Ministrat u zemėruan keq. Njė deputet, Dervish beu nga Maqedonia, i doli prapa shpine dhe tinėz i ra shpullė plakut vlonjat. Hasan Prishtinės i erdhi aq rėndė, saqė i kėrkoi dyluftim tė pabesit. Sėrish ndėrhyn
Ismail Qemali: Biro! Ti i duhesh Shqipėrisė! Trimi e dėgjoi, por u tha troē: Zotėrinj, ta dini se kjo ngjarje do tė sjellė gjėra shumė tė liga!.
Nė kullė tė Ahmet Delisė
Dielli i bukur pranveror po rrokullisej tej Bjeshkėve tė Nemuna, duke ia lėshuar vendin muzgut krahė zi. Nga oborri i kullės sė Balincit dolėn dy veta hipur mbi kuaj. Morėn pėrpjetė drejt kodrave tė Galicės. Ecnin ngadalė duke kuvenduar qetas.
- Smund ta plakja edhe sonte natėn kėtu. Po mė bren diēka pėrbrenda. Sa mė shpejt dua qė tė ēlirohem, ta zbraz zemrėn. Dua tu shpalli luftė osmanlinjve tė pabesė. Ndoshta mė kupton edhe nuk mė merr mėri qė ika kaq shpejt, - thoshte ai mė e riu.
- Tė kuptova mirė, andaj tė lejova- ia ktheu tjetri. Qėllimi yt fisnik e kombėtar mė gjunjėzoi se pėrndryshe nuk do tė lėshoja sonte kurrė. A e di qė sa kohė skemi ndenjur bashkė?...
Nė kodėr tė Galicės u ndalen pėr tė pushuar. Zbritėn nga kuajt dhe u ulen mbi do shkurre tė prera rishtas. Ua hodhėn njė sy katundeve pėrpara: Galica, Luboveci, Mikushnica, Prekazi, Duboci, Beēiqi, Krasaliqi, Prelloci
U munduan tė shohin edhe mė larg. Polacin e kėrkonin me sy, por kot. Nuk dukej prej andej, sepse edhe terri kishte zėnė ta mbulojė horizontin.
-Ah, sa mė ka marrė malli pėr kėto anė,- foli pėrsėri ai i pari. Kėto kodra e kėto male tė japin fuqi. Mė shumė mė pėlqejnė kėto ferra murrizi se kolltukėt Perandorake. Kontakti me to tė forcon. Bėhesh si Anteu, i cili kur e prekte tokėn ringjallej. Jemi vonė se do ti binim rrotull, sa mė larg qė tė shihja mė shumė. Do tė kthehesha edhe nė Polac, tė trualli i tė parėve tanė. Aty pushon edhe stėrgjyshi ynė, ndjesė pastė, Abdullah Aliu. Pranė Lkenit e ka varrin.
- Nisemi sė na zuri nata, ia priti tjetri, duke hipur mbi kalė me njėqind mundime, ngase ishte trashur sė tepėrmi. Ke kohė pėr tu ēmallur me tė gjitha. Dhe, vazhduan rrugėn. E trupuan Lubovecin dhe, tamam kur po errej mirė, u gjenden nė Prekaz. Hynė nė kullėn e Ahmet Delisė.
- Po cilėt ishin vallė kėta dy mysafirė tė vonė?
- Ishte atdhetari sypatrembur Hasan Prishtina me kushėririn e tij besnik, Zejnullah Beun.
Po ēkishte ngjarė vallė atė natė pa hėnė nė hyrje tė Vushtrrisė?!
Kur karroca, me tė cilėn Hasani dhe Zejnullai kishin ardhur nga Vuēiterni, po kthehej natėn pėr atje, ra nė pusi tė patrullės te Ura e Gurit nė hyrje tė qytetit. Xhandarėt, duke kujtuar se Hasani dhe Zejnullai ishin brenda nė karrocė, shtinė mirė; po bataret bėnė shoshė vetėm karrocierin dhe kujat...(Skėnder Luarasi: Isa Boletini; Tiranė, 1971, f. 114).
Ahmet Delia u gėzua shumė. Disa herė i pėrqafoi ngrohtėsisht. Ishin tė pėrmalluar. Plot tri vjet sishin parė, edhe pse kishin qenė shumė afėr njėri-tjetrit. Nė zemėr tė Perandorisė, Hasani nė Parlament e Ahmeti nė burg.
- O sa bukur po tė qėndruakan rrobat e komitėve. Tash po dukesh malėsor i vėrtetė, tamam drenicak,- i thoshte Ahmeti. Nuk ēmalleshin dot me fjalė. Kishin ēka tregonin. Ahmeti kishte provuar gjithēka nė qelitė e mykura tė bodrumeve tė gurta. Provokime, tortura e fyerje. Tė gjitha i kishte pėrballuar. Kishte qėndruar stoik, i patundshėm
Ndėrkaq Hasani mund tė tregonte pėr poshtėrsitė dha anomalitė qė zhvilloheshin prapa perdeve parlamentare...
Tė nesėrmen, mė 5 maj 1912, u tubuan krerėt e Drenicės. Kishte edhe nga viset tjera shqiptare. Natėn kishte ecur lajmi kudo: Hasan Prishtina kishte dalė nė Drenicė. Nė kullėn e Ahmet Delisė do tė mbahej njė Kuvend historik. Dhe, tė gjithė vrapuan andej. U mbush kulla plot e pėrplot. Hasanit e rritej zemra. U pėrgjigjej pyetjeve qė ia bėnin tė pranishmit. Kėnaqej me ta. Kjo i dukej e madhėrishme nė krahasim me Parlamentin Turk. Atje, anarki e vėrtetė. Replika, sharje, fyerje e kacafytje fizike. E kėtu krejt ndryshe, njė flet tė tjerėt dėgjojnė. Mrekulli.
Pasdreke e bukur. Ora pesėmbėdhjetė. Kishin arritur tė gjithė pėrfaqėsuesit. Hasani, i ngazėllyer e plot emocione kėnaqėsie, u ngrit nė kėmbė dhe e mori fjalėn:
-Tė dashur vėllezėr! Nata pesėqindvjeēare aziatike po kalon. Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitė e mėdha evropiane po bėjnė plane djallėzore. Fqinjėt grabitqarė po i mprehin thikat pėr tė na rėnė pas shpine. Populli ynė gjendet para njė fataliteti. Nga ēdo anė na kanoset rreziku. Tė bėhemi syēelė e vigjilentė. Tu dalim zot trojeve tona stėrgjyshore. Ti mbrojmė qysh i kemi mbrojtur gjithmonė, me gjak. Kėtė mund ta bėjmė vetėm tė bashkuar, si njė grusht i vetėm. Unė e braktisa Parlamentin e ndyrė turk. Tri vjet i kalova nė tė dhe ēdoherė i pakėnaqur. Aq haptas i kundėrshtoja, saqė mė quanin deputet kryengritės. U pėrpoqa me ngulm ti mbroja tė drejtat qė na u garantuan me Kushtetutėn e vitit 1908, por kot. Sa patėm mundėsi e shfrytėzuam: E bėmė Alfabetin dhe i hapėm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarė ia dėrgova Luigjit nė Normalen e Elbasanit. Tėrė pasurinė pata me e shkri pėr shkollat shqipe. Por, tė pabesėt, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashės i mohoi tė gjitha. Ai vetė pat deklaruar para deputetėve se: Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė Perandorinė tonė, janė shqiptarėt. Ėshtė frikė e madhe nga ky komb tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė dhe tė mos mėkėmbėt, tė mos marrė dituri nė gjuhėn e vet dhe atėherė e mori lumi Turqinė e Evropės. Tė gjitha kėto i kundėrshtova ditėn e enjte, mė 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmėruar haptas: Po nuk u pėrmbushen kėrkesat tona, do tė plasė revolucioni. E ndėr tė parėt qė do ti rrok armėt do tjem unė. Si sinjal tė kryengritjes e pata lėnė: Kur ti mbathi opingat e tė dal nė Drenicė. Dhe, e mbajta fjalėn. I shita tė gjitha magazet e mia nė Shkup, se na duhen para dhe erdha kėtu. Sot, nė kullėn e kėtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisė, atė tė Skėnderbeut dhe po i shpallim luftė TURQISĖ.
Tė pranishmit u pajtuan njėzėri. U betuan sipas tekstit qė e kishte hartuar vetė Hasani, nė tė cilin thuhej: Bajmė be e japim besėn e burravet, se kemi me ba ēfarėdo flije e nė kjoft nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robėt e fėmijėt tanė.
Besėlidhja nuk u bė vetėm pėr luftė kundėr Turqisė, por pėr rezistencė tė armatosur kundėr ēfarėdo pushtuesi.
Zėdhėnės i parė i shpalljes sė kėsaj kryengritjeje mbarėshqiptare u bė Ahmet Delia. Ai u caktua qė tia dėrgojė letrėn Sulltanit pėrmes prefektit tė Vushtrrisė. Dhe, po atė ditė, pa humbur kohė fare, u nis nė detyrėn e tij tė shenjtė. Nė dorė ia dha letrėn prefektit. Ai, tėrė ankth, e pėrcolli lart. Veziri i madh, me gjysmė shpirti, ia lexoi Padishahut. Ai u xhindos fare. Nga inati sdinte ētė bėnte. Disa herė e shtyri ta pėrsėrisė. Disi nuk iu besohej. Nė tė fare qartė thuhej: Tue u binde se politika Jeune-Turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklaruar nė Parlament, po ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit tė Turqisė.
Asaj rrugė vazhdoi edhe pėr nė Mitrovicė. Njė tjetėr letėr e kishte pėr Nexhip Dragėn. Atij i shkruante: Krejt kosovarėt e unė ngrehėm flamurin ė kryengritjes kundėr turqve tė rinj. Nė qoftė se nuk dėshiron me u nda prej popullit tė Kosovės, ky njeri ka pėr detyrė me ju pri deri nė vendin ku gjendem me shokėt e mi(Hasan Prishtina: Njė shkurtim kujtimesh pėr kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr, 1921). Nga Mitrovica Ahmeti u kthye i zhgėnjyer. Nexhipi nuk iu pėrgjigj ftesės, duke u arsyetuar se ishte i sėmurė dhe nuk u pėrballonte dot maleve. Edhe ndonjėri nga bejlerėt tjerė i bishtnoi besėlidhjes duke e refuzuar haptas ose duke iu bashkangjitur me vonesė. Mirėpo, nė pėrgjithėsi, popullata e gjerė e pėrqafoi dhe e pėrkrahu pėrzemėrsisht.
Tė mos harrojmė se kėtyre kryengritjeve iu parapriu edhe Komploti i Taksimit, mbajtur nė Stamboll, mė 12 janar 1912, nėn udhėheqjen e Ismail Qemalit (1844- 1919). Deputetėt patriotė shqiptarė, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina etj, krahas kėrkesave kombėtare qė parashtruan nė parlament, organizuan edhe njė mbledhje tė fshehtė nė Stamboll, ku u ndanė detyrat dhe u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė. Hasan Prishtina do tė shkonte nė Kosovė pėr organizimin e kryengritjes, ndėrsa Ismail Qemali do tė shkonte nė shtetet evropiane pėr tė siguruar ndihma pėr kryengritjen (Grup autorėsh: Historia e popullit shqiptar 8, Prishtinė, 2003, f.119).
Vendimet e Kuvendit tė Juniku
Tubimi nė Kuvend tė Junikut, qė i zhvilloi punimet prej 21-25 maj 1912, ishte vendimtar pėr fillimin e kryengritjes se pėrgjithshme. Edhe kėtė ngjarje i pari e pasqyroi kėngėtari popullor:
Ushton Gryka e Kaēanikut,
U mblodh paria nodė tJunikut,
NJunik janė mbledhė shumė trima,
Nkam u ēu Hasan Prishtina:
- Merrni vesh, tė bijt e Kosovės,
Sot ne mreti i Stamollės
Na ka ēu lira e pare,
Me ja shitė votrėn shqiptare.
Ka harru i biri qenit
Se jem nipa tSkėnderbegit,
Se nuk domė dukat as lirė,
Veē Kosovėn e domė tlirė!
Vėrtet aty u hartua Programi prej 14 pikash dhe u caktuan udhėheqėsit pėr rajonet e Kosovės: Bajram Curri pėr Gjakovė me rrethinė, Hasan Prishtina pėr anėt e Pejės, Sadik Rama pėr Llapushė, Anadrin e deri nė Opojė, Xhemail Berisha me Isa Boletinin pėr Mitrovicė e Fushė tė Kosovės dhe Idriz Seferi me Hasan Hysenin pėr anėt e Gjilanit (Jetish Kadishani: Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944, Prishtinė, 2003, f. 117).
Forcat shqiptare arrinin nė mbi 10 mijė luftėtarė. Tė gjithė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės. Memorandumi e tij, dėrguar fuqive tė mėdha, pėrbėhej nga 14 kėrkesa, qė mė vonė do tė njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinės. Ato ngėrthenin kėto kėrkesa:
1. Me pėrdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit:
2. Me ba shėrbimin ushtarak vetėm nė Shqypni e Maqedoni, pėr jashta kohės sė luftės:
3. Me ba e me vu nė zbatim ligje tue u bazue nė ligjen e maleve pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė nxirret kurrnjė fryt prej organizimit tė drejtėsisė;
4. Me i dhanė shqyptarėve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilave do ti pėrkitte Qeverisė;
5. Me themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qendrave tė Kosovės, tė Manastirit, tė Shkodrės e tė Janinės, qė numrojnė ka njė popullsi ma se 300.000 frymėsh, me hap edhe shkolla bujqėsije si tė Selanikut, mbasi vendi me krejt kuptimin asht nje vend bujqėsie si dhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhėn e vendit;
6. Me hape shkolla teologjike moderne nder vende ku asht nevoja;
7. Me kenė i lirshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluesit e shkollave private;
8. Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjimnaze;
9. Me i dhanė randsi tė posaēme tregtisė, bujqėsisė e punėve botore si edhe me plotsue e me pėrhapė udhėt e hekurit;
10. Me u vu nė veprim organizimin e krahinave;
11. Me u kujdesue me ruejtė ma fort se pėrpara zakonet e tradicionet kombėtare;
12. Me e ēpallė amnistinė, pa vėshtrue klasė e racė, pėr tė gjithė othomanėt qė kanė marrė pjesė nė kryengritje, pėr komandantėt, oficeret, nėpunėsit e ushatrėt qė kanė lanė ushtrit e vendet e veta si dhe pėr tė liruaimit e tikunit prej burgut nė kohėn e kryengritjes;
13. Me u dhanė ēdamin, mbas ēmimit tė vėrtetė, prej Qeverisė Turke pėr tė gjitha ato shpija qė u prishen ma para e nuk u kje dhanė tė zotve ēdamimi si dhe pėr ata qė u prishen e u rrenue kėsaj here;
14. Me i marrė nė gjyq tė naltė pjesėtarėt e kabineteve tė Haki e tė Sait Pashės (Dr. Tahir Abdyli: Po aty, f. 133-135).
Kryengritjet u zgjeruan dhe morėn pėrpjesėtime edhe mė tė mėdha. Kudo: luftėra, pėrleshje e beteja tė njėpasnjėshme. Kosova e tėra u la nė gjak.
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė (1912)
Ahmet Delia, fill pas Kuvendit historik tė Junikut, u kthye nė Drenicė dhe nisi aksionet konkrete. Brenda njė kohe tė shkurtėr asgjėsuan shumė banda diversantė serbe, tė cilat, tė veshura me rroba kombėtare shqiptare, bėnin krime mbi shqiptarėt, duke u pėrpjekur tua hedhin fajin atyre. Ai dhe Isa Boletini e morėn pėrsipėr vijėn mė tė vėshtirė tė frontit: Drenicė- Mitrovicė- Vushtrri- Podujevė- Prishtinė. Kėtu ishin pėrqendruar edhe forcat kryesore turke nėn komandėn e Fadil Pashės.
Pėrleshjen e parė tė pėrgjakshme me ushtrinė turke drenicasit e zhvilluan nė Braboniq, mė 19 korrik 1912, kur e shpartalluan njė batalion tė kėmbėsorisė turke. Pėr heroizmin luftėtarėve drenicas flet edhe konsulli austriak nė Mitrovicė, Tahy, i cili, pos tjerash shkruante: Dje, nga Peja ka mbėrritur Regjimenti i Kėmbėsorisė nr. 37. U vonuan, sepse njė orė pa mbėrritur nė Mitrovicė janė sulmuar nga shqiptarėt e Drenicės nė Braboniq, 25 persona janė ēarmatosur, 2 prej tyre janė qėlluar, ku njėri ishte komandant togu.
Tė njėjtėn kohė ishin thyer keq edhe dy batalione tė tjera nė Boletin. Tė bashkuar, drenicas e shaljanė, nėn udhėheqjen e Ahmet Delisė dhe tė Isa Boletinit, u nisen drejt Novi Pazarit. Edhe aty hynė pa pengesa tė mėdha. I liruan tė gjithė tė burgosurit. Mė 23 korrik, u nisen pėr nė Mitrovicė. Tashmė ishin bėrė 6000 luftėtarė. Valiu i qytetit nuk rezistoi fare. Mitrovicėn e morėn pa luftė. Marshuan drejt Vushtrrisė. Ushtria turke kishte zėnė prita rreth urės sė Silnicės. Por, kot, nuk qėndruan dot. Edhe ky qytet i lashtė u ēlirua mė 27 korrik. Tė nesėrmen u nisen pėr nė Prishtinė.
Nė ēetat e Ahmet Delisė ishte radhitur edhe djaloshi 20-vjeēar, Azem Bejtė Galica, bashkė me dy vėllezėrit e mėdhenj; Seferin e Zenelin. Heroizmi dhe trimėria e tij i kishin lėnė pėrshtypje edhe Isa Boletinit.
- I kujt asht ai djalė?- pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtė Galicės, Azemi, - u pėrgjigj njani prej trimave qė ecte mbas tij (Ajet Haxhiu: Shota dhe Azem Galica, Tiranė, 1976, f.18). Trimi shaljan e kishte njohur mirė trimin drenicas, Bejtė Galicėn. E kishte pasur shok lufte dhe dhėndėr. Pa dalė mirė tė Pestova e zuri. U pėrshėndet me tė dhe e pėrgėzoi me kėto fjalė: Tė lumtė, ore djalosh trim!. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh rrugėn e tij luftarake. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė, por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė djalė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė sė njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbėt kurrė! (Bedri Tahiri: Azem Bejtė Galica, Prishtinė, 1995, f. 27).
Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Hasan Feri, Ahmet Delija e tė tjerė po vepronin energjikisht nėpėr krahinat e Kosovės qė tė lidhnin besėn pėr bashkimin e forcave kryengritėse... (Ajet Haxhiu: Hasan Prishtina dhe Lėvizja patriotike e Kosovės, Tiranė, 1964, f. 63).
Dhe, shumė shpejt flaka e kryengritjeve pėrfshiu tėrė Kosovėn. Njė vit mė parė e kishte munduar veten kot sulltani plak, Mehmet Reshati V. Kishte ardhur nė Kosovė, tek varri i Muratit I, tė cilin, mė 15 qershor 1389, e kishte therur me thikė trimi drenicas, Milosh Nikollė Kopiliqi. Erdhi pėr ta qetėsuar gjendjen, por i shkoi mundi huq. Disa krerė, nė mesin e tyre edhe Isa Boletini, nuk e pritėn fare. Mosparaqitjen e tij e shfrytėzoi Hasan Prishtina pėr tiu hakėrruar sulltanit plak. Pasha ekselencė, tju themi tė drejtėn as ne nuk na ka pasė hije me ardhė! E Isa Begu asht nga ana qė nuk e gėlltit e as qė harron nderin qė me dajak i asht marrė popullit. Shqiptari ēdo gja fal, po nderin kurrė, pa e marrė hakun. Qe, pra, Isa Boletini asht nji nga tė parėt e atyne, i vendosun e me karakter tė papėrkulshėm, si i ka hije shqiptarit. Ftesave qė i kemi ba kėshtu na u ka pėrgjigj(Tafil Boletini: Kujtime, Tiranė, 2003, f. 114).
As dorėheqja e xhonturqve sdha rezultate. Shqiptarėt ishin tė vendosur nė kėrkesat e tyre qė u takonin. Ata e ēliruan Prishtinėn, Ferizajn dhe u nisėn drejt Shkupit
Mė 12 korrik 1912, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e shumė luftėtarė tė tjerė u gjenden nė Shkup si ēlirimtarė. Kjo e tronditi nė themel Perandorinė e kalbur osmane, saqė, mė 5 gusht 1912, do tė shpėrndahet edhe Parlamenti i Stambollit.
Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e tokave shqiptare. E formuan Aleancėn Ballkanike dhe, atėherė kur bisha euro-aziatike po jepte shpirt, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e porsaēliruara shqiptare, u vėrsulen si njė lukuni ujqish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej ta kafshonte njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur i Shqipėrisė Etnike.
Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė re. Fitorja e 28 Nėntorit 1912, ishte e brishtė dhe fare gjysmake. Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga plaku i urtė, Ismail Qemali, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato, pamėshirshėm, filluan zullumin dhe terrorizmin mbi popullsinė shqiptare. Shumica e udhėheqėsve dhe krerėve tė Lėvizjes ishin burgosur. Nė mesin e tyre edhe truri saj, Hasan Prishtina. Ai, bashkė mė disa shokė (Shaban Pashė Gjinolli, Xhemajl bej Sylejman pashė Berisha, Nuredin beu, Rushit beu, Muharrem Efendiu, Ibrahim be Kokolari nga Prishtina; Hasan Prishtina nga Vushtrria; Nexhip Draga nga Mitrovica; Seit Hoxha nga Shkupi; Qemail beu, nga Jashar Pasha Peja; Idriz Seferi me djalin Kasumin nga Gjilani dhe Mustafė Mysini, profesor nga Shkupi, mbaheshin nė burgun e Kalemegadanit nė Beograd (Dr. Tahir Abdyli; Po aty, f. 178).
Pra, ata ishin kapur nė Shkup nga forcat serbe. Hasan Prishtina me shokė shteti serb e izoloi sepse nuk guxoi ta likuidonte publikisht ngase kishte drojė nga opinioni evropian. Prandaj, derisa Hasan Prishtina me shokė ishte burgosur nė Shkup dhe depėrtohet nė kėshtjellėn e Beogradit (4 nėntor 1912- 1 prill 1913) Serbia nė Kosovė kishte vendosur pushtetin okupues tė juntės ushtarake me dirigjime ruse dhe do tė ushtronte gjenocid tė paparė deri atėherė nė botė (Dr. Hakif Bajrami: Pse Hasan Prishtina mė 28 Nėntor 1912 nuk ishte nė Kuvendin e Vlorės, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003, f. 131).
Pėr ēudi, ndaj tyre, veēan ndaj Hasanit, mbanin qėndrim tė butė. Silleshin mirė, se u duhej pėr ta qetėsuar Drenicėn e tij kryengritėse. Dhe, mashtroheshin keq. Nuk e hante ai atė karrem, nuk komprometohej kurrė.
Megjithatė, mė 4 dhjetor 1912, formohet Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės dhe Hasan Prishtina emėrohet ministėr i Bujqėsisė (Akademik Kristaq Prifti: Pavarėsia dhe shteti shqiptar, Kosova nr. 24-25, Prishtinė, 2003, f. 56).
Hapja e shkollės shqipe nė Vushtrri (1915)
Hasan Prishtina ėshtė unikat edhe nė fushėn e arsimit kombėtar. Kontributi i Hasan Prishtinės pėr zhvillimin e arsimit kombėtar ėshtė i madh dhe nuk mund ti gjendet krahasim jo vetėm nė historinė e popullit shqiptar, por edhe nė historinė e popujve tė tjerė. Pėrpjekjet e tij pėr shkollėn shqipe pėrbėnin njė krah tė luftės sė tij tė pėrgjithshme pėr lirinė kombėtare shqiptare,- konstaton historiani i njohur, dr. Muhamet Pirraku.
Ky arsimdashės i flaktė, fitoren mbi regjimin e tiranit sulltan Abdyl Hamitit, e shfrytėzoi nė tė mirė tė gjuhės dhe shkollės shqipe. Me nismėn e tij, pa humbur kohė, u organizua Kongresi i Alfabetit nė Manastir, i cili i zhvilloi punimet prej 14- 22 nėntor 1908. Mirėpo, vendimi i Kongresit qė, hėpėrhė, tė mbesin nė fuqi dy alfabete, ai i Stambollit ( i Sami Frashėrit) dhe ai i Shkodrės ( i Shoqėrisė Bashkimi, tė udhėhequr nga Preng Doēi, Gjergj Fishta, Ndoc Nikaj etj), nuk qe i kėnaqshėm pėr Hasanin. Kjo sillte telashe tė mėdha, ua hapte gojėn armiqve, qė tė thoshin nuk ka bashkim kombėtar. Nisur nga kjo, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Ismail Qemali e deputetė tė tjerė shqiptarė nė Parlamentin e Turqisė, hartuan Programe dhe bėnė kėrkesa qė populli shqiptar dhe gjuha e tij amtare tė gėzonin barazi nė perandori.
Nė kėtė vazhdė shkon edhe Kongresi i Elbasanit, i njohur edhe si Kongresi i Shkollės Shqipe, i mbajtur mė 2- 9 shtator 1909. Ėndrra e Hasan
Prishtinės qė tė dominojė alfabeti latin nė shkollat shqipe, po bėhej realitet. Atė vit do tė nisė punėn edhe Shkolla Normale me nė krye Luigj Gurakuqin. Nė atė vatėr diturie do tė mėsojnė edhe shumė nxėnės nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinės. Ky atdhetar kishte vendosur qė gjithė pasurinė e vet ta shkrinte pėr shkollėn shqipe.
Dhe, kjo pati sukses. Pėrhapja e arsimit shqip mori rrugė tė mbarė gjithandej trojeve shqiptare. Drejtori i Normales sė Elbasanit, atdhetari Luigj Gurakuqi, i priste pėrzemėrsisht djemtė e Hasanit, siē i quante ai nxėnėsit kosovarė dhe gjithmonė i entuziazmuar brohoriste: Rroftė Hasan Prishtina!
Peripecitė e shkollės shqipe gjatė asaj periudhe janė tė shumta, herė lejoheshin, herė ndaloheshin, dhe, gjithmonė nė kacafytje me ngfulfatėsit e saj anadollakė, qėndronte i madhi, i dituri dhe sypatremburi, Hasan Prishtina.
Edhe pushtuesit e rinj, austro-hungarezėt e bullgarėt, nuk u treguan aq tė ashpėr ndaj shkollave shqipe nė Kosovė. Ata qė u gjendėn nėn sundimin austro-hungarez, pėr njė nuancė jetuan mė mirė dhe i gėzuan disa tė drejta mė tepėr se ata nėn sundimin bullgar. Ky pushtues lejoi hapjen e shkollave nė gjuhėn amtare. Aspiratat dhe pėrpjekjet e popullit shqiptar tė Kosovės, veēmas tė intelektualėve pėrparimtarė tė tij, pėr njė sistem arsimor nė gjuhė amtare shqipe filluan tė mėkėmben mė 1916, nė ato treva, tė cilat i pushtoi Austrohungaria. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetėm hapjen e shkollave laike e shtetėrore shqipe, por njėkohėsisht bėri tė mundur qė pjesėrisht edhe administrata tė realizohej nė gjuhėn shqipe (Prof. dr. Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi nė Kosovės nė vitet 1915 - 1918, Shkėndija, nr. 4, Prishtinė, 1994).
Pra, shqiptarėt, edhe pse tė vetėdijshėm pėr qėllimet imperialiste tė Vjenės, i shfrytėzuan rrethanat e krijuara dhe brenda njė kohe tė shkurtėr u hapėn shumė shkolla nė gjuhėn shqipe dhe u vendosėn shqiptarė nėpėr administratat lokale (nėpėr komuna dhe rrethe).
Atdhetari, Hasan Prishtina, nė kėto kushte deri diku tė volitshme, themeloi edhe organizatėn politike me emrin Komiteti i Kosovės.Rėndėsia historike e kėsaj organizate ilegale shqiptare me qendėr nė Mitrovicė ishte se nė shkallė brilante e ndaloi pėrpjekjen e Austro-Hungarisė, qė nė bashkėveprim me Turqinė ti deportojė shqiptarėt e religjionit mysliman nė Turqi. Deportimi duhej tė fillonte mė 1917 (Ethem Ēeku: Struktura politike e ilegales sė Kosovės, Tiranė, 2006, f. 27 ).
Ndėr qytetet qė i shfrytėzuan kėto rrethana ishte edhe vendlindja e Hasanit, Vushtrria. Aty, qė nė fund tė vitit 1915 e gjejmė shkollėn shqipe, e cila ėshtė ndėr tė parat nė Kosovė. Nxėnėsit e parė tė saj kanė qenė:
1) Emin Badivuku,
2) Musai i Ibrahim Agės,
3) Aliu i Latif Agės,
4) Fevziu i Mustafė Agės,
5) Ferat Ahmet Pika,
6) Sylejman Popova (djali i Hysit),
7) Maksut Xhafer Muharremi,
8) Isaji i Ibrahim Agės,
9) Hyzejr Hoti,
10) Naim Jahja Bylykemini,
11) Abdullah Begu,
12) Besim Zejnullah Begu (Berisha),
13) Pėrtej Izet Badivuku,
14) Jakup Hafuz Maxhuni,
15) Alushi i Mahmut Begut,
16) Bahtijar Begu,
17) Ilijaz Badivuku,
18) Hamdi Zajmi,
19) Rizai i Latif Agės,
20) Qazim Ali Riza,
21) Haki Guxha,
22) Sherif Isuf Gara dhe
23) Ibush Fanda (Fahri Buēinca, Rilindja, mė 30. X. 1979).
Pas tre- katėr muajsh, po me kėta nxėnės u formua edhe banda muzikore-frymore (orkestra frymore) e shkollės, e cila u pagėzua me emrin e Hasan Prishtinės, i cili ishte nismėtar i saj dhe me mjetet e veta bleu veglat muzikore.
Tė mos harrojmė se ky apostull i arsimit shqip, nė tė njėjtėn kohė, e kishte hapur edhe njė shkollė shqipe nė Polac tė Drenicės, nė vatrėn e tė parėve tė vet.
Nė anėn tjetėr, as krahun luftarak, nuk e la tė pushojė pėr asnjė ēast. Pas shuarjes sė dy kryengritjeve dhe depėrtimit tė forcave serbe thellė nė tokat shqiptare, ky atdhetar, edhe pse ishte ministėr nė Qeverinė e Durrėsit, kaloi nė Malėsinė e Veriut dhe riorganizoi rezistencė tė re me dibranėt e me lumjanėt. Kėshtu, kur sulmohet Garnizoni serb nė Zhur, grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina i kėpusin telat (lidhjet) telegrafike e telefonike nė malet e Koretnikut (Sheradin Berisha: Kryengritja shqiptare e vitit 1915, Epoka e re, 7 shkurt 2006).
Hasan Prishtina, pėr ti treguar edhe njėherė botės sė lirė se populli shqiptar kėrkon liri dhe bashkim, se asnjėherė nuk ėshtė pajtuar dhe nuk do tė pajtohet me gjendjen e krijuar nė Luftėn e Parė Ballkanike, me shokėt e idealit dhe me pėrkrahjen e popullit punoi dhe organizoi edhe kryengritjen e tretė, tė cilėn drejtpėrdrejtė e udhėhoqi vetė, e cila shpėrtheu mė 12. 2. 1915 nė Zhur dhe pėrnjėherė u pėrhap nė vijėn Qafė Thanė deri nė Malėsinė e Gjakovės (Dr. Liman Rushiti: Rezistenca e popullit shqiptar kundėr pushtuesve serbo- malazezė 1912- 1914, Kosova nr. 24- 25, Prishtinė, 2003, f. 169).
Takimi me Azem Galicėn
Patriotėt shqiptarė, krahas ēeljes sė shkollave nė gjuhėn shqipe, u angazhuan edhe pėr organizimin e kryengritjeve pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare. Kėshtu, nė verė e vitit 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Bejta, u takuan nė Vushtrri dhe pėr tri ditė rresht, biseduan dhe trajtuan shumė probleme madhore kombėtare. Siē dihet, Azem Galica, prijės ideor e shpirtėror e kishte Hasan Prishtinėn. Edhe Hasani, ēdo aksion luftarak e realizonte pėrmes trimit tė paepur, Azem Bejtė Galica.
Nga ky moment u punua paralelisht nė dy fronte:
1) Nė hapjen e sa mė shumė shkollave shqipe, tė cilat do tė punojnė deri nė vitin 1918 dhe
2) Nė pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė armatosur me karakter gjithėkombėtar.
Qeveria borgjeze e Jugosllavisė pati problem nė fillim (1918 e deri mė 1928) me Lėvizjen Kombėtare Shqiptare me armė, e cila ishte shkolla mė e avancuar pėr atė kohė pėr fitoren e lirisė e udhėhequr nga Bajram Curri, Hasan Prishtina,. Azem Bejta e shumė tė tjerė(Dr. Hakif Bajrami: Qėndrimi i Jugosllavisė Monarkliste ndaj arsimit dhe kulturės sė shqiptarėve nė Kosovė (1918- 1941), revista Kosova 12, Prishtinė, 1983).
Se tash e tutje punohej me Program tė qartė shihet edhe nė takimin e Azem Galicės me inspektorin e pėrgjithshėm tė Beogradit, Mihajlo Ceroviqin, nė tetor tė vitit 1919, nė Fushė tė Zhabarit, ku, nė mesin e kėrkesave tė tij ishin edhe kėto: Tė lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare, dhe nėpunėsit e huaj tė zėvendėsohen me nėpunės shqiptarė...(Ajet Haxhiu: Po aty, f. 89).
Kėshtu, Lėvizja Nacionalēlirimtare nė Kosovė, qė deri tash kishte pasur mė tepėr karakter lokal dhe ishte zhvilluar nė formė guerile, nė vitin 1918 merr pėrmasa tė gjera. Nė tėrė Kosovėn, sidomos nė zonėn bullgare (Bullgaria ishte para kapitullimit) ndihej zėri i kryengritėsve. Po pėrgatitej njė luftė e pėrgjithshme.
Kėto lėvizje dhe pėrgatitje i pėrcillte edhe Serbia. Kapiteni i ushtrisė, Kostė Millovanoviqi (1871- 1944) nga Gjyrakovci, i njohur mė tepėr si Kostė Peēanci ose Kostė Vojvoda, kur kthehet nga fronti i Selanikut interesohet tė lidhet me Azem Bejtėn, kinse pėr njė luftė tė pėrbashkėt kundėr austro-hungarezėve. Kėshtu, nė verėn e vitit 1918, ata takohen nė fshatin Pridvorcė tė Koloshinit tė Ibrit, nė shtėpinė e Alempie Bozhoviqit. Aty i heton xhandarmėria austriake dhe e ndėrrojnė vendin. Kalojnė nė Varragė ku e lidhin njė lloj marrėveshje, sipas sė cilės do tė luftonin bashkė shqiptarė e serbė deri tė ēlirohet vendi e pastaj secili popull do tė jetojė i lirė nė trojet e veta.
Edhe pse u lidh kjo marrėveshje, askund nuk pėrmendet, as nuk dihet pėr ndonjė luftė tė pėrbashkėt. Dihet se Kosta, kudo i shfrytėzonte luftėrat dhe fitoret e Azem Bejtės, tė cilin e konsideronte komandant. Kėtė e vėrteton edhe Sokol Mehaj nga Tomoci i Istogut, i cili thotė se ka qenė nė rrugė afėr Gjyrakocit, kur kaluan Azemi dhe Kosta. Serbėt dhe ushtarėt e zėnė robėr, qė punonin nė rrugė, filluan tė brohorasin Rroftė Kostė Vojvoda! Kosta iu afrua njėrit dhe duke i rėnė me kėmbė i bėrtiti: Thuaj: Rroftė Azem Bejta e jo Kosta, ky ėshtė komandant!(Liman Rushiti, Rrethanat politike-shoqėrore nė Kosovė (1912 - 1918), Prishtinė, 1986, fq. 199)
Siē u pa mė vonė, kjo kishte qenė tradhti dhe mashtrim djallėzor, qė u kushtoi shtrenjtė ēetave kryengritėse. Sidoqoftė, armėt e lirisė jehuan anė e kėnd trojeve tona...
Themelimi i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės
Tė nxitur nga momentet historike, njė grup intelektualėsh e patriotėsh, vendosėn tė krijonin njė organizatė politike, e cila do ta organizonte popullin nė luftė pėr ēlirim kombėtar. Kėshtu, mė 1 maj 1918, intelektualė e patriotė tė shquar, nėn udhėheqjen e Hoxhė Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978 - 1925), ilegalisht u grumbulluan nė Shkodėr dhe formuan Komitetin me emrin MBROJTJA KOMBĖTARE E KOSOVĖS. Nė tė vėrtetė ky ishte vazhdim i KOMITETIT TĖ FSHEHTĖ, krijuar gjithashtu nė Shkodėr nga Hoxhė Kadriu, mė 1915.
Komiteti, edhe pse selinė e kishte nė Shkodėr, kudo, qė nga jugu e deri nė veri, i kishte degėt dhe nėndegėt e veta. Ai kishte edhe organin e vet, gazetėn POPULLI, tė cilėn e udhėhiqte Sali Nivica, e cila botohej nė Shkodėr. Gazeta kreu njė mision tė shenjtė, detyrėn e mbrojtjes sė idealeve kombėtare(Dr. Lush Culaj: Shqipėria dhe problemi kombėtar 1918- 1928, Prishtinė, 2004, f. 48).
Nė Kėshillin Qendror tė KOMITETIT TĖ KOSOVĖS bėnin pjesė shtatė anėtarė, tė cilėt e zgjidhnin kryetarin, nėnkryetarin, sekretarin dhe arkėtarin. Kryetar ishte Kadri Prishtina, i cili nė shenjė tė erudicionit tė tij quhej Hoxhė Kadriu, sekretar ishte Bedri Pejani, nėnkryetar Hysni Curri. Tė tjerėt ishin anėtarė, por secili kryente detyra tė caktuara.(Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės 1918-1924, Prishtinė, 1997, f. 29).
Nė kohė tė ndryshme, si anėtarė tė Komitetit punuan me vetėmohim luftėtarėt e Lėvizjes Kombėtare Demokratike si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (Beqir) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj. (Eqber Skėndi, Hoxhė Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinė, 1992, fq. 38).
Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės
Pėr tu ndihmuar kryengritėsve Komiteti i Kosovės pėrgatiti Programin e pėrgjithshėm tė kryengritjes nė Kosovės mė 1919, me kėtė pėrmbajtje:
I. Asnjė kryengritės nuk guxon ti dėmtojė shkiet e vendit veē atyre qė qėndrojnė me armė nė dorė kundėr qėllimit shqiptar.
II. Asnjė kryengritės nuk guxon tė djegė shtėpia, tė rrėnojė kisha e gjėra tė tjera.
III. Plaēka ėshtė jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
IV. Asnjė kryengritės nuk guxon tė bėjė ndonjė shėmtim mbi trupat e tė vrarėve tė armikut, as ti zhvesh ata armiq qė vdesin a plagosen ose qė zihen robėr.
V. Veprimi mė i gjallė ėshtė kundėr ushtrisė, xhandarmėrisė, kundėr komitėve tė armikut qė kundėrshtojnė me armė nė dorė...
VI. Njė tradhtar qė kundėrshton luftėn krahas me armikun ose veē ėshtė kundėr qėllimit shqiptar, ka pėr tu vrarė pa gjyq e pa afat e kushdo qė tė jetė. Por, njė tradhtar pa armė nė dorė ka pėr tu gjykuar para gjyqit tė kryengritjes (pas) e ka pėr tu dėnuar mbas dokumentesh e jo vetėm sipas thashethemeve tė hallkut.
VII. Me tė zbatuarit e jo me tė ēliruar tė njė katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe ēarshia tė ruhen me njerėz, besnikėria e kryengritjes tė ndjekė armikun pa afat e pa bjerrė asnjė dakik nėpėr qytet e nėpėr katunde.
VIII. Kot e pa nevojė, as gjaku i popullit tonė as gjaku i popullit tė armikut, ska pse tė derdhet. Por aty ku ėshtė nevoja njė kryengritės nuk guxon tė kursejė aspak gjakun e vet.
IX. Aeroplanėt, konsullatė e ēka i pėrket kėtyre ka pėr tu ruajtur me njerėz mė besnikė e me tė marrė vesh.
X. Tė vrarėt shqiptarė skanė pėr tu shti nė dhe derisa tė vijė njė komision i huaj. Mizoritė e bėra prej armikut kanė pėr tu shėnuar dhe pėr tiu dėftuar Evropės e Amerikės (Dr. Limon Rushiti, Lėvizja kaēake nė Kosovė (1918 - 1918), Prishtinė, 1981, f. 94 95).
Mė 24 prill 1919, filluan tė shpėrndahen thirrjet pėr kryengritje. Nė ato, pos tjerash, shkruhej Vėllazen koha āsht tepėr me rāndėsi.. Skemi asnji minutė pėr tė kapėrcye nė gjumė. Dita e fillimit tė kryengritjes u caktua dita e Shėngjergjit, mė 6 maj 1919.
Sinjalin pėr fillimin e kryengritjes sė pėrgjithshme nė Kosovė, qė mė shumė do tė njihet si Kryengritja e Llapushės, e dhanė Azem dhe Shotė Galica nė Radishevėn legjendare. Edhe nė qendrat e tjera tė Kosovės kishte filluar kryengritja nė tė njėjtėn kohė. Nė Llapushė lufta kishte shpėrthyer shumė ashpėr. Atje udhėheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevės dhe Beqir Rexha i Kėrnicės.
Kryengritja pėrfshiu tėrė Kosovėn. Numri i kryengritėsve arriti nė rreth 10.000 veta.
Nė dhjetor tė vitit 1919 dhe janar tė vitit 1920, Hasan Prishtina, kryesoi delegacionin, qė Komiteti Mbrojtja Kombėtare Shqiptare dėrgoi nė Konferencėn e Paqes nė Versajė- Paris, pėr tė kėrkuar bashkimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare tė mbetura jashtė kufijve londinezė me shtetin kombėtar shqiptar.
( vijon )
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|