DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kongresi i PS-sė rikandidon Edi Ramėn pėr postin e kryetarit, pas debateve tė ndezura mbi zgjedhjet e parakohėshme
Postuar mė datėn: 2007-04-10 01:53:04 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Ilirian Agolli

Mbrėmjen e kaluar makina e deputetit socialist Erion Braēe u godit me lėndė shpėrthyese pak orė pas mbylljes sė Kongresit se Partisė Socialiste. Zoti Braēe sapo ishte kthyer nga kongresi nė zyrat e gazetės "Zeri i Popullit", ku punon si kryeredaktor, ndėrsa automjeti shpėrtheu nė njė nga rrugėt kryesore pranė qendėr sė kryeqytetit.
Ndėrkaq kongresi i PS, rikandidoi Edi Ramėn pėr postin e kryetarit, pas debateve tė ndezura mbi zgjedhjet e parakohėshme. Partia Socialiste miratoi mbrėmė njė rezolutėn pėr reforma tė thella nė strukturat e saj dhe nė jetėn politike e sociale tė vendit.
Dokumenti u pranua me votim tė hapur tė delegatėve nė kongresin ku u zhvilluan debate tė ashpra mbi qėndrimet qė pritet tė mbajė opozita gjatė zgjedhjes sė presidentit tė ri nė muajin qershor. Kongresi miratoi po me votim tė hapur rezolutėn e sjellė nga Asambleja Kombėtare e PS, ku kėrkohet reformimi i thellė i PS, reforma tė thella politike dhe administrative nė kėmbim tė konsensusit pėr presidentin e ri.
Njė tjetėr projekt-rezolutė, e paraqitur nga deputeti Erion Braēe kėrkonte zgjedhje tė parakohshme dhe bllokim tė parlamentit gjatė votimit pėr presidentin, duke dorėzuar mandatet e deputetėve tė opozitės.
Sekretari i pėrgjithshėm Pandeli Majko, tha nė hapje tė kongresit se partia vinte e pėrēarė nė dy drejtime dhe se duheshin bėrė pėrpjekje tė reja pėr unitet. Megjithatė Kongresi i mbylli punime me rikandidimin formal tė Edi Ramės pėr kryetar partie, por pa i dhėnė pėrgjigje tensioneve dhe paqartėsive nė pėrēarjen e grupeve.
Partia Socialiste zhvilloi njė kongres tė tensionuar, ku dy grupe tė mėdha delegatėsh mbrojtėn pikėpamje tė kundėrta lidhur me qėndrimin e opozitės ndaj zgjedhjes sė presidentit tė ri dhe provokimit tė zgjedhjeve tė parakohshme.
Kongresi rrėzoi me votim tė hapur njė projekt-rezolutė tė propozuar nga Petro Koēi dhe pėrkrahės tė tjerė tė tij, tė cilėt kėrkojnė analizim tė zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjen me konsensus tė presidentit tė ri tė vendit, pa e pėrdorur kėtė rast pėr tė provokuar krizė parlamentare. Kjo mėnyrė votimi u kritikua nga hartuesit e saj, si njė nga shkeljet mė tė mėdha statusore qė ka ndodhur nė PS. Deputeti Koēi tha se votimi i tė dy projekt-rezolutave duhej tė bėhej i fshehtė, siē ishte bėrė gjithmonė, dhe se votimi i hapur ėshtė njė shkelje e rėndė statusore. Mėnyra e votimit tė dokumenteve zuri pjesėn mė tė madhe tė diskutimeve tė pjesės sė dytė tė kongresit.
Gjatė kėtyre debateve gjendja nė sallė ka qenė e tensionuar dhe njė pjesė e delegatėve kanė braktisur seancėn. Disa nga politikanėt socialistė janė pėrpjekur pa rezultat tė qetėsojnė situatėn me propozime kompromisi. Deputeti Kastriot Islami tha se Kongresi mund tė vazhdonte punimet edhe njė ditė tjetėr pėr tė diskutuar mė mirė idetė e paraqitura dhe pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pranuar nga tė gjithė delegatėt. Edhe deputetėt Gramoz Ruēi dhe Ben Blushi propozuan hartimin e njė rezolute ku tė mos shprehen mendimet e socialistėve pėr zgjedhjet e parakohshme.
Sikur tė mos mjaftonin pėrplasjet dhe tensionet e kongresit, makina e deputetit socialist Erion Braēe u godit me lende shpėrthyese nė orėt e mbrėmjes, teksa ishte parkuar pranė gazetes se PS, Zeri i Popullit, ku ai ėshtė kryeredaktor. Deputeti tha se nuk kishte dyshime konkrete, por theksoi se nuk kishte dyshime se sulmi lidhej me punėn e tij si gazetar dhe politikan i tė majtės nė parlament.

10.04.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Pėrfundimi i manifestimit lidhur me 100-vjetorin e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-26 15:29:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nė Manastir u pėrurua Shtėpia e Kongresit tė Alfabetit (2008-11-21 00:38:02 nga admin2)
[ Kultura ] Njė shekull i Kongresit tė Alfabetit shqip (2008-11-14 04:58:23 nga admin1)
[ Kultura ] Nė Munih tė Gjermanisė u mbajt simpozium pėr Kongresin e Manastirit (2008-11-12 18:06:10 nga admin1)
[ Kultura ] 100 VJETORI I KONGRESIT TE MANASTIRIT (2008-11-10 15:10:53 nga admin4)
[ Kultura ] MANASTIRI DHE OBJEKTI I KONGRESIT, PĖR SHQIPTARĖT, SI MEKA DHE QABEJA PĖR MYSLIMANĖT (2008-11-01 01:40:28 nga admin4)
[ Opinione ] PO KREMTOHET KONGRESI I BERLINIT QĖ COPĖTOI TOKAT SHQIPTARE (2008-06-10 18:31:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nisi tė bėhet nė Ballkan si tha zyrtari I CIA-s kohė mė parė nė Kongresin Amerikan (2008-03-16 18:25:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vdes nė moshėn 80 vjeēare anėtari i kongresit amerikan dhe miku i shqiptarėve, Tom Lantosh (2008-02-12 00:32:20 nga admin2)
[ Intervista ] Intervistė me prof. dr. Reshat Nexhipin, me rastin e 99-vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit (2007-11-15 16:54:29 nga admin1)
[ Kultura ] Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombėtar (2007-11-14 16:46:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster