| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale (Analizė nga Koco Danaj) |
| Postuar mė datėn: 2006-12-09 07:39:16 nga Faik Smajli :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Eshtė njė titull me kuptim tė trefishtė.Por gjithsesi ėshtė njė imperativ qė ngrihet mbi ēdo lloj interesi partiak, mbi ēdo lloj zgjedhjesh dhe qė kapėrcen tė gjitha grindjet dhe sherret politike
Shqiptarėt e dinė se BE dhe SHBA nuk pranon kombe mitesh, por kombe tė gjallėsh
Kuptimi I parė ka tė bėjė me rrugėn qė duhet ndjekur pėr sendėrtimin e Shqipėrisė Natyrale. Qė do tė thotė se krahas politikės dhe diplomacisė publike, shqiptarėt po mėsojnė gjithmonė e mė mirė tė aplikojnė politikėn dhe diplomacinė reale. Qarkullimi i lirė i njerėzve dhe ideve po sjell nė mėnyrė tė natyrshme edhe largimin nga folkpatriotizmi, por edhe afrimin tek identiteti i pėrbashkėt kombėtar. Shqiptarėt nuk kanė mė nevojė pėr mite dhe legjenda pėr tė ruajtur identitetin e tyre kombėtar. Kėtė ata po e bėjnė nėpėrmjet njohjes reale, kulturės reale, gjuhės reale, politikės reale dhe ndjenjave reale. Ky ėshtė njė proces i pakthyeshėm. Eshtė progresiv dhe europeist |
|
BE nuk pranon popuj mitikė, por popuj reale. Nuk pranon kombe legjendash, por kombe reale. Nuk pranon shtete qė ekzistojnė vetėm nė kėngė, por shtete qė ekzistojnė realisht dhe kontribuojnė realisht. Dhe shqiptarėt duke e njohur mire kėtė kėrkesė tė BE, janė nisur nė rrugėn e pakthyeshme tė Shqipėrise Natyrale. (Sa larg ėshtė politika shqiptare e sotme nga vetėdija kombėtare shqiptare. Politika shqiptare ka mbetur tek ODIHRI ne Vienė, ndėrsa vetėdija kombėtare e shqiptarėve ka shkuar tek BE dhe SHBA nė Uashington dhe Bruksel)
Rruga qė «zvogėlon Shqipėrinė e Madhe»
Ndėrsa kuptimi i dytė ka tė bėjė me njė rrugė konkrete qė do tė lidhė Shqipėrinė me njė nga pjesėt kryesore tė saj, Kosovėn. Kjo rrugė ka filluar tė ndėrtohet. Duket se kjo do tė jetė «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale. Nuk ka rėndėsi se si po quhet sot, nuk ka rėndėsi se kush financion. Nuk ka rėndėsi kush e nisi dje, kush e vazhdon sot dhe kush do ta pėrurojė nesėr. E rėndėsishme ėshtė se kjo rrugė do te zvogėlojė figurativisht dhe realisht Shqiperinė e Madhe dhe do tė jetė pararoja e Shqipėrisė Natyrale.
Po pėrse do ta «zvogėlojė Shqipėrinė e Madhe»? Po ja pėrse? Tė gjithė e dinė se sa qindra kilometra duhet tė pėrshkosh sot nga Durrėsi pėr tė shkuar nė Kosovė. Dhe pėrsėri tė gjithė duhet ta dinė se sa do ta zvogėlojė kjo rrugė distancėn nesėr.
Stabiliteti i Ballkanit kalon nga Tirana
Dhe kuptimi i tretė ka tė bėjė me atė se nė tė ardhmen e afėrt, stabiliteti i Ballkanit Perėndimor nė mėnyrė figurative do tė kalojė nga Tirana. Pėrse vallė ?
Duket se zhvillimet gjeopolitike po ēojnė nė njė rinkonfigurim tė hartės sė Ballkanit Perėndimor nė tė ardhmen. Pa e emėrtuar si tė tillė, pra rikonfigurim, ėshtė njė proces qė po ndodh. Fuqitė e mėdha janė duke riparuar gabimet e sė kaluarės. «Riparimi» i Versajės, duket se do tė shoqėrohet me «riparimin» e Londrės. Ky ėshtė realiteti, pavarsisht se mbulesa e tij politike quhet integrim. Shtyrja e pranimit nė BE tė 5 shteteve tė Ballkanit Perėndimor, ka tė bėjė me kėtė rikonfigurim tė hartės sė rajonit.
Ka edhe njė fakt tjetėr qė e bėn mė tė dukshėm dhe mė tė besueshėm kėtė rikonfigurim. Kush ėshtė ky fakt? Fakti ka tė bėjė me nervozizmin e politikės dhe diplomacisė sė Greqisė qė po shfaqet kohėt e fundit. Rrallė herė ka qėnė kaq nervoze politika dhe diplomacia greke sa tė hapė sherre me tė gjithė fqinjėt e saj. Ajo sot hap sherre me Shqipėrinė duke pėrdorur dyshtetėsinė apo ceshtjen came, apo varret e ushtarėve greke. Ajo eshte ne sherr me Maqedonine duke ngulur kembe ti heqe emrin. Ajo eshte ne sherr me Turqine. Janė kėto sherre qė flasin pėr nervozizimin e saj. Nuk kemi tė bėjmė me nervozizėm rastėsor, naiv apo te castit. Politika dhe diplomacia greke ėshtė e zgjuar. Dhe duke qėnė e tillė, ajo e ndjen rikonfigurimin e Ballkanit Perėndimor. Ajo e ndjen se nė kėtė rikonfigurim, Shqipėria Natyrale do te jete ne epiqėndėr tė rajonit dhe ekuilibri i kėtij rajoni.
Sot Shqipėria aktuale eshte nje nder faktoret kryesore tė eleminimit tė konflikteve nė rajon. Nesėr Shqipėria Natyrale do tė jetė faktori kryesor i stabilitetit dhe paqes nė Ballkan. Prandaj pohimi se stabiliteti i Ballkanit do tė kalojė nga Tirana ėshtė i saktė, i pranueshėm, ashtu siē do tė jetė edhe i meritueshėm.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|