Policia ruse ka arrestuar udhėheqėsin e opozitės dhe ish-kampionin e botės nė shah, Garry Kasparov.
Ai dhe kritikė tė tjerė tė presidentit Vladimir Putin u arrestuan kur policia shpėrndau njė protestė nė Moskė, tė organizuar nga koalicioni i z. Kasparov "Rusia Tjetėr".
Policia ndėrhyri kur protestuesit provuan tė marrshonin drejt komisionit elektoral, qė u ka ndaluar kandidatėve tė koalicionit tė garojnė nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė muajit tė ardhshėm.
Pritet qė kėto zgjedhje tė fitohen nga mbėshtetėsit e z. Putin.
"Rusia Tjetėr" ėshtė njė koalicion i gjerė mes politikanėve nė zė, majtistėve dhe nacionalistėve, qė janė qė tė gjithė kundėrshtarė tė Kremlinit.
Lėvizje nė zgjerim
Nė protestėn e sė shtunės morrėn pjesė rreth 3 mijė protestues.
Ata mbanin pankarta ku kėrkohej largimi i z. Putin.
Nė fjalimet e rradhės, udhėheqėsit e lėvizjes kritikuan ashpėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke thėnė se nuk u ofronin votuesve mundėsi pėr tė zgjedhur.
Nė protestė pėr herė tė parė merrte pjesė dhe udhėheqėsi i njėrės prej partive kryesore liberale, shenjė kjo se lėvizja po zgjerohet, thotė korrespondenti i BBC-sė nė Moskė, Richard Galpin.
Por nga fundi i protestės shpėrthyen traziratm kur njė grup prej 100 protestuesish u pėrpoq tė kalonte kordonin e forcave tė rendit.
Ata nisėn marshimin drejt komisionit elektoral, por u ndaluan nga forcat speciale tė rendit.
Z.Putin duhet tė lėrė postin nė muajin mars tė vitit tė ardhshėm, kur t'i skadojė mandati i dytė sepse Kushtetuta e ndalon qė tė kandidojė pėr njė mandat tė tretė.
Ai ka vendosur tė hedhė kandidaturėn pėr deputet, hap qė i garanton atij njė vend nė parlamentin e ri.
BBC
24.11.2007 |