| » Opcionet për artikullin |
|
Autor: Afrim Morina
GJENIU
Dhomė pune. Tavolinė pune me karrige. Mbi tavolinė letra makine, libra tė hapure e tė mbyllura, kompjuteri dhe revista e gazeta. Nė mes ėshtė njė tavolinė mysafirėsh me dy ulėse pėr tre veta e tjetra pėr njė, tė mbėshtjella me lėkurė ngjyrė tė zezė. Nė njė qoshe ėshtė njė komodinė dhe mbi te njė televizor, ndėrsa nė dollapėt e tij gota tė ndryshme dhe disa lloj pijesh alkoolike. Njė orman plotė me libra. Nė anėn e kundėrt tė hapjes sė derės, ngjitur me orman ėshtė njė pasqyre e varur nė mur. Nė njė qoshe njė akuarium me peshq, ndėrsa nė mur tė varura disa portrete me pamje natyre. Dallohen portretet e Skėnderbeut, vėllezėrve Frashri, Bogdanit dhe Nolit. Tė gjitha kėto ishin tė renditura bukur nga njė sy qė ka shije tė rregullimit tė dhomave pėr punė intelektuale.
Kur tė ndizen dritat, Gjeniu e lėshon receptorin e telefonit dhe i afrohet pasqyrės. Rregullon kravatėn, me gishta i rregullon flokėt, prek mjekrėn nė ėshtė i rruar, rregullon syzet dhe ulet nė karrige pranė tavolinės sė punės. I kap nėpėr duar disa fletė tė shkruara, i kontrollon dhe vetėm njėrėn e mban nė duar.
* * *
Kjo letėr zgjoi interesim tė madh nė opinion dhe nė qarqet shtetėrore tė perėndimit. Mė duket se mirė e pata shpjeguar katrahurėn. Hė... pothuaj se njė jetė e tėrė ėshtė paraqitur. U mundova ta bind Atė, se nė jetėn time kam bėrė kamuflazhe, gjersa sigurova emėr nė hierarki dhe jetėn private. Jeta private... Hėm. Po kush ka pasur jetė mė tė rehatshme dhe mė tė lirė se unė? Ama unė jam ai qė e shkruaj historinė, e, jo Ai. Ai as qė do tė mėsojė kurrė se ēfarė kurthe do tia pėrgatis. Pak janė nga ata qė guxojnė tė flasin mirė pėr Tė. Gati tė gjithė dėshirojnė tė hyjnė nė valle me mua. Ēfarė valle se?! Skenografinė dhe koreografinė e kam pėrgatitur unė me miqtė e mi. Njė jetė nuk ėshtė pak tė mė rri mbi kokė hija e Tij si ombrellė. Po, sikurse ombrella!... Ēfarė simbol i bukur?! Ama edhe unė e kam epitetin e simbolistit. Kėtė ndoshta dikush do ta quaj luftė e dy gjenive. E, nė kėtė luftė dihet ngadhėnjimtari. Unė, pra! E logjikshme ėshtė tė fitoj i gjalli! Me tėrė kėtė grumbull letrash, kompjuter, dhe para se gjithash privilegjin dhe emrin qė mė krijoi Ai. Dėgjoj kuluareve se unė jam kreatyrė e Tij.?! I ledhatuari i tij! Djalė shpirti i tij! E gjitha qė ėshtė nė mua, e quajnė tė tijėn! Le tė flasin si tė duan gjersa ti marrė frenjat nė duar, pastaj unė do tė drejtoj qerren e historisė! Tė vdekurit do ti gjuaj nga qerrja,... edhe Atė do ta gjuaj! E kush ėshtė sot Ai pėr mua? Hiēi! Madje me kėtė pasuri qė kam kėtu do ta bėjė tė zi, katran. Do tė mė pyesin, pse kėshtu ia bėra? Sa qe gjallė Ai isha?... e kush nuk isha!? Isha gjithēka!
Kopili! I nuhaste gjėrat. Qė nė rini e pa talentin tim. Njėherė mė pati thėnė Shkruaj! Kemi nevojė pėr shkrimtar. Le tė na njohin edhe tė tjerėt! Pėr ēfarė teme e pate pyetur? Qeshi. Edhe sot mė rri parasysh e qeshura e Tij! Vet do ti zgjedhėsh temat. Jeta do tė mėsoj pėr kėtė, vetėm tė jesh objektiv! Objektiv? Ai objektivitet sot mė ka nxjerrė telashe. Tė gjitha shkrimet mė duhet ti marrė nėpėr duar edhe njė herė. Duhet pėrpunuar. Ashtu siē janė nuk pėrkojnė me lojėn qė jam duke luajtur. E di se tė gjithė po thirren nė tė kaluarėn time. Duhet pėrgatitur strategjinė e arsyetimit. Kjo furtunė, qė ka pėrfshirė regjionin do tė mė ndihmoj. Furtunė! Ēfarė furtune, more? Uragan! Tornado!!! Nga ato tornadot mė tė mėdha qė kanė ndodhur nė jetėn time! Kokė duhet pėr kėtė! Kjo nuk mė mungon. Kokė, jam unė! Madje koka mė e madhe e historisė! Kjo po prek pak nė narcizėm, por unė nuk jam i tillė dhe kjo e shlyen narcizmin te unė. Po, nė fund tė fundit, nuk jam fajtor pse e dua veten time. E dua dhe e ēmoj! Dua tė them e ēmoj punėn time! Nuk ėshtė pak kjo. Ai qė nuk ėshtė nė gjendje ta ēmoj punėn e vet, nuk duhet tė punojė. Po, pra! Madje, nuk duhet as tia filloj. Edhe perėnditė greke e kanė mbiēmuar punėn e vet dhe ia kanė imponuar tė tjerėve. Unė tė paktėn kurrkujt nuk ia imponoj kėtė. Pata krijuar rreth tė tillė, ēdo shkronjė qė hidhja nė letėr, menjėherė e pėrpinte shtypi, lexuesi dhe kritiku. Edhe kjo ishte rezultat i punės sime, ndoshta edhe nga shkaku qė mė shihnin te Ai. E vėrtetė ėshtė se Ai mė adhuronte. Mė ēmonte shumė. Mė ka mbėshtetur moralisht e materialisht mė shumė se askėnd. Nuk ka munguar edhe puna ime. Dorėn nė zemėr, Ai dėshironte tė mos isha vetėm unė, por tė kisha edhe shokė tė tjerė. Kishte dėshirė tė njiheshim nė botė, tė paktėn nė kėtė lėmi. Gėzohej si fėmijė pėr ēdo pėrkthim nė gjuhė tė huaja pėr kėdo qė dėgjonte. Thoshte Vlerat shpėrblehen. Ku ka shpėrblim mė tė madh se sa tė hysh nė familjen e krijuesve mė tė mėdhenj botėror. Kjo dėshirė dhe pėrkushtim i Tij net tė tėra mė linte pa gjumė. Kjo nuk mė pėlqente te Ai! Kjo mė pengonte. Kėtė e vėrejta vonė, kur fillova tė mati hijen time me tė Tijėn. Sa mė shumė qė mundohesha ta zgjatja hijen me punėn dhe kur mė mbushej mendja se ia kam kaluar, hija e Tij kishte tejkaluar timen. Ai kishte autoritetin e punės dhe guximit. Ndėrsa unė kisha autoritetin e Tij dhe tė punės. Pėr Te flitej gjithkund, pėr mua flitej nė vende tė caktuara. Kjo mė ndrydhte dhe nuk me lejonte tė dilja nga gėzhoja e egos sime. Tash mė, kur nuk ėshtė nė mesin e tė gjallėve, unė i kam pėrparėsitė. Kam mundėsi ta trasoj rrugėn dhe ta shtrojė me dafina. Nuk mė mungon guximi. Vepra veprėn le ta lufton! Duhet tė jem i programuar. Programuar. Ndoshta dikush do tė mė merr pėr robot. Ēfarė roboti, more?! Edhe pse i takoj modernizmit, e urrej robotizimin. Mjaft njerėz i kam shndėrruar nė robotė. Tash ka ardhur momenti pėr tia pėrplasur Atij. Nuk e ka mė forcėn e kundėrshtimit. E, ku tė marri kėtė forcė tash dy metra nėnė dhe. Do ta bėjė palaēo, qė tė tallen tė gjithė me Tė. Do ta paraqes si dinozauri. Jo, more jo! Ēfarė dinozauri?! Epitet i madh. Mumie! Nuk ėshtė e qėlluar. Cirkusant... Po, i shkon mė pėrshtati kohės!...
E humba busullėn... Mė ka lodhur simbolika. Duhet tė gjej njė simbol qė do ta hajė koha. Qė nuk mundet ta verifikojė kurrkush dhe kėshtu ta deklasojė. Hė... e gjeta! Xhoker! Shumė bukur! Kjo i pėrshtatet kohės. Xhoker, por nė dorėn e kujt? Duhet irrituar tė gjithė. Kėtė duhet ta bėj. I rrezikuar nuk jam. Favoret po mė ndjekin. Fati. A thua cilat nimfa mė caktuan kėtė fat kaq tė mirė? Hė... Pėrsėri Ai. Dorėn nė zemėr, Ai mė caktoi kėtė fat, por kėtė nuk guxoj ta pranoj kurrė! Pranimi do tė thotė dėshtim. Atėherė hija e Tij do tė mė mbuloj tė tėrin. A kam nevojė pėr hije?! Eh, kėto hije po mė ndjekin kudo. Edhe kėtu e kam njė hije mė tė madhe, por kjo nuk do tė kuptohet kurrėn e kurrės!
Edhe nė aeroplan mė ndiqte... Madje, mė bėhej se atė hije po e bart troku i kalit. Filluan tė shumohen hijet. Nė fillim i mora si pėrēmim ato trokėllima qė udhėtonin baras me aeroplan. Ku mund tė mateshin ato me kėtė gjigant hekuri. Por ato ishin trok historik, tė paktėn ashtu flasin gojėkėqijtė. Po edhe mua mė dukej se bartnin Baton e dytė, Mojsiun, Hamzan, Esatin...! Nganjėherė mė bėhej se do ta ndalnin aeroplanin. Njė ankth mė kishte kapluar trupin. Po ku dinte piloti pėr ankthin tim... Pėr trokun e kuajve? Pėr kėta emra? Ku kishte dėgjuar ai pėr gjithė kėtė histori? Mėzi prita tė dali nga ky kalė hekuri. Mora frymė i lirė. Mushkėritė e mi me qindra herė kishin thithur kėtė ajėr. Kur zbrita isha nė dilemė. Gati sa nuk u shndėrrova nė Hamlet. Hamleti!...E ēmė sillet edhe ky nė kokė? Ai e bartte kafkėn e tė atit. Luftonte me vetveten. Shtronte dilemat. E unė? Unė kisha me vete njė copė truri tė Tij. Tij! Ēmė duhej truri i njė tė vdekuri?! Mos e kisha ndėrmend ta dėrgoja nė ndonjė sanatorium pėr ta krahasuar me trurin e Anshtajnit? Djalli e marrtė! Pėr trurin e Shekspirit e pata. Jo, more jo! I kam veprat e tij qė dalėn nga ai tru. Po truri i Tij ēfarė thelash ka pasur? Pėrnjėmend ėshtė pėr tu studiuar. Si duket po e mbiēmoj. Kėnd se? Armikun tim! Po, a nuk kam vendosur ta mund? Tė hakmerrem? Pėr ēka tė hakmerrem? Kurrė asnjė fjalė tė keqe nuk e tha pėr mua. Vetėm fjalė miradije kishte. Mė madhonte kudo qė i jepej rasti. Kurrė nuk i ka shkuar mendja tė bėnte garė me hijet tona. E pse tė bėnte? Ai bėnte garė me hijen e truallit tė vet duke i krahasuar me pjesėt qė ia kishin zhveshur me dhunė dhe bashkangjitur trojeve tjera. Me kėtė kishte arritur adhurimin dhe amshimin. Unė sa kisha filluar kėto synime. Njerėzit e mėdhenj kanė konsideratė pėr njerėzit e vegjėl. Nė rreziqe i zgjasin dorėn pėr ti shpejtuar. Tė vegjlit i shikojnė me pėrbuzje, me mospėrfillje pėr ndihmesa qė i bėjnė. Qėllimi i tyre ėshtė tė pavarėsohen. A nuk ėshtė ky synimi i jetės? Madje duhet tė jetė dhe moto e jetės. Pa moto nė jetė nuk hyhet. Ēka thash...?!
Njeri i madh! Sa e urrej madhėshtinė e Tij. Kam pėr ta shembur madhėshtinė e Tij! Ēmė lėvritė lepuri nė bark. Nuk e di nga mė vjen kjo, por fakti ėshtė fakt. A nuk ėshtė fakt se ne i shkuam pas nė luftė dhe nė paqe. Madje, nė vitet e para tė vdekjes sė tij kemi qenė tė gatshėm tė flijohemi pėr Tė, po tė mundėsohej ringjallja. Koincidencat janė tė ēuditshėm. Ne ishim ata qė i treguam armikut varrin e Skėnderbeut, qė ushtarėt e tyre eshtrat e tij ti pėrdorin nuska pėr tu sjell fat nė luftė. Mė vonė, po ne ia ngritėm shtatoren dhe i dhamė vendin e merituar nė histori e nė popull. Nė kohėn e tij dolėn dy hije kalorėsish qė iu bashkėngjiten trokut tė kalorėsit Batos sė Dytė. Kjo tokė asnjėherė nuk mbeti pa kalorės tė tillė! Kjo u pėrcoll edhe nė kohėt tjera. Edhe nė kohėn e Tij dolėn kalorės qė i mallkoi trualli. Duhet tė ruhem tė mos kaloj nė anėn e tyre se do tė ēarmatosem menjėherė. Kjo do tė thotė tė nėnshkruaj kapitullimin historik dhe tė bėhem njė me hijet e kalorėsve ogurzi. Kjo nuk do tė mė ndodh kurrė!!! A nuk isha edhe unė njėri nga bashkėluftėtarėt e Tij kundėr kėtij sorollopi tė kalorėsve? Madje kėtė e kam bėrė me gjithė pėrkushtim. Edhe sot nuk pajtohem me ta. Lufta ishte e suksesshme. Lehtė ishte kur kishim argumente. Galileu pati thėnė, mbaroni mbėshtetėsin e llozit, unė e rrotulloj lėmshin tokėsor! Argumenti! Ky ėshtė mjeti qė e arsyeton luftėn. Po kohėt kanė ndryshuar dhe kėta mund ti pėrdori sot si argumente kundėr Tij. Ujku e shfrytėzon mjegullėn! Mjegull ėshtė sot.
Me se do tia nisi luftės? Nė fillim mė dukej lehtė. Desha ta zvogėlojė aq shumė, sa mendova se mund ta mposhti me cikėrrime duke pėrdorur fjalė tė mėdha. Njerėzit e mėdhenj mposhten vetėm kur janė argumentet e mėdha. Dorė nė zemėr, diēka lėvizi. Lėvizėn edhe eshtrat e Tij. Por kjo lėvizje nuk do ti qėndroj kohės. Nuk shkoi gjithēka sipas skenarit tė pėrpiluar nga miqtė. Se menjėherė hasa nė kundėrshtime prej atyre qė e mbronin dhe sillnin kundėr argumente. Kėtė e thash nga modestia, se edhe unė kam derdhur njė gram djersė. Ama barra e regjisė mė mbeti mua, por dikur mė doli nga kontrolli, se hynė disa elemente qė nuk i kisha paraparė. Ndoshta kjo ndodhi pėr shkak tė largėsisė. Nuk thonė kot, se guri peshon mė tepėr nė truall tė vetin. Ndoshta edhe nuk kam ditur ti zgjedh edhe aktorėt. Ndoshta nuk kam ditur ta pėrdori menēurinė e Cezarit. Cezari pėrdori taktikė pas vrasjes sė Pompeit. Ndoshta kėtu ėshtė filli i dėshtimit. Desha tė fus gjithēka tė Tijėn shtatė pashė nėnė dhe. I logjikshėm ėshtė mossuksesi! Gjeneratat qė do tė vijnė do tė dėgjojnė pėr Tė. Kėrshėria do ti shtyj ta njohin mė pėr sė afėrmi dhe do tė hapin gropa pėr tė mėsuar pėr Tė. Krejt trualli do tė gropohet. Nė kėtė luftė gropash do tė bien nga tė dy palėt, me argumente e pa argumente. Do tė hulumtohet edhe jeta ime, ajo e vėrteta, realja. Atėherė kur kėmbėt i kisha tė mbėrthyer nė tabanin e quajtur vendlindje dhe nė kėtė tė tashmen, tė rinovuar. Pėr mua do tė pėrdorin dysinė. Atėherė dhe sot. Ajo kohė dhe kjo kohė. Do tė mundohen ta gjejnė tė artėn dhe atė tė turpit. Tė dyja nuk mund tė qėndrojnė bashkė. Njėra do ta hajė tjetrėn. Mos ndodhtė mė e keqja! Tė dyja ta hanė njėra tjetrėn. Jeta ime do ti ngjasojė atij pashai rebel me dy varre. Qė tė kishte dy jetė dhe dy varre duhej hulumtuar me tė vėrtetė pėr tė mėsuar kush ishte ai pasha? Por dy kohėt e tij nuk e kanė ngrėnė njėra tjetrėn. Njėra doli ngadhėnjimtare. Po te unė?! Ēfarė do tė ndodh me mua!? Mos vallė jam xhoker i dikujt? Tash po ngrehin kokėn tė gjithė ata qė dikur i kritikoja me argumente. Vet unė u kam dhėnė argumente qė tė ngritėn kundėr meje. Nė njė farė forme me jetėn time i kam rehabilituar.
Koha e rehabilitimeve! A nuk ėshtė e ngutshme? Le tė jetė si tė jetė. Ai me ēdo mjet duhet tė rrėnohet pėr dhe e jo tė futet nėnė dhe. Le ta shkelin, pėshtyjnė dhe njė ditė kalorėsit hije le ta marrin me vete. Mund tė ndodhė vallė kjo? Parametrat e mi po dalin tė gabuara, gjersa kam lidhur aleancė me ata tė cilėt i kam kritikuar. Dorėn nė zemėr, unė nuk desha, por ata ngritėn kokėn dhe ēėshtja ėshtė se nuk kam forcė tė luftojė nė dy fronte. Nėse korri fitore nė kėtė front, do tė sigurojė pėrjetėsinė. Pėrjetėsia! Kėtė e kisha tė siguruar, por mė pengonte hija e Tij qė ishte mė e madhe se imja. Tash ose, ose. O Ai, o unė! Po, njėri nga ne duhet tė fitojė pėrjetėsinė. Me punėn time kam hapur dytėsoren e jetės. Rehabilitim kurėn e kurės pėr Tė! Njėherė pėr njėherė shpatat janė drejtuar vetėm kundėr Tij, edhe pse aty kėtu ka zėra qė paksa dėgjohen, qė mundohen pėr ta mbrojtur. Ata janė tė pakėt dhe jehu i tyre nuk dėgjohet. Nė kėtė betejė tė madhe, vringėllima e shpatave dėgjohet anė e kėndė rruzullit tokėsor. Prandaj le tė dėgjohet! Ne sot jemi kreatorė tė historisė. Unė jam ai qė shkruaj historinė! Unė jam ai qė vulosi kohėn, tė vdekurit nuk mund tė merren me kėtė.
Simbol i bukur dhe i fuqishėm ėshtė xhokeri. Duhet luftuar si xhoker nė duart e dikujt. Xhoker armiku! Duhet forca dhe mbėshtetje pėr Tia vėnė tiketėn e Baderrit. Po, me ēdo kusht duhet ta bėjė tė tillė. Lufta nganjėherė nuk njeh rregulla. Kjo nuk njeh as mjetet pėr ta realizuar qėllimin. Me rėndėsi ėshtė tė mė punojė arsyeja. Arsyeja! Kujt i hynė nė punė sot arsyeja? I arsyeshėm ėshtė ngadhėnjimi dhe kur tė ngadhėnjej tė gjithė do tė mė arsyetojnė. Kėta kanė besim nė mua. Kanė bindje se unė kam diēka shumė sekrete pasi me Te kam qenė i pandarė. Nga kjo nxjerrin pėrfundim logjik, se unė e kam njohur mė sė miri dhe disponoj me argumente. Pėr ta luftuar dikė duhet ta njohėsh dhe tia gjen pikėn mė tė dobėt. Dreq o punė! U mundova tė paktėn njė fotografi tė Tij ta gjej, ku nuk i shihet buzėqeshja nė mesin e njerėzve tė truallit. Tė ketė fytyrė tė ngurtė, meit, me shikim tė akullt dhe tė dali para tė tjerėve e tu them E shihni se si u shikonte! Kjo ishte dashuria ndaj jush! Por kot... I ka menduar herėt kėto gjėra. Herėt ka menduar pėr
pėrjetėsinė. Ēka ėshtė e vėrteta, i kam disa fotografi tė tilla, por ato janė kur ka pasur tė bėjė me armiqtė. Me ata ishte i prerė. Po, pėrsėri nuk e ka atė shikimin e akullt. E ka tė zjarrtė, si tė kuēedrės, qė jo vetėm me fjalė, por edhe me shikim mundohet tia shtie djajtė nė bark. Mė ka rėnė disa herė tia shoh at shikim. Kur ne mendonim se mbaruam, shfaqej ai shikim i vendosur, i guximshėm. Mprehtėsia e mendjes dhe largpamėsia bėnin qė tė ngadhėnjente.
Pak e teprova kėtu. Unė kam vendosur ta rrėzoj pėr tokė, e nė anėn tjetėr po i ngriti lapidar. Jo, ore, jo! Do ta shkeli! Do ta bėjė tokė! Ky ėshtė synimi i fundit i jetės time. Do tė pėrdor metoda shkencore, qė do tė mi mundėsojnė miqtė e mi pėr tė bėrė amputimin e veprave, fotografive, arkivave, pėr tė nxjerrė qoftė edhe vetėm njė njollė tė zezė nė jetėn e Tij. Njeri pa gabime nuk ka, parandej sipas kėsaj logjike ka edhe Ai. Njeri luftėtar, nė fėmijėri ėshtė lazdrak. Pra Ti nė fėmijėri nuk ke lėnė dy gur bashkė nė gjithė qytetin. Ke organizuar lojėra lufte. Ke emetuar krisma armėsh. Ke hedhur gur nė vend tė bombave. Je kacafytur me bashkėmoshatarėt. Nuk ia ke mbathur kėmbėve asnjėherė. Nuk ke qarė kur dikush nga tė mėdhenjtė tė ka rrahur. Duke hulumtuar nė jetėn tėnde tė fėmijėrisė, nga gjyshja kam mėsuar, ndjesė pastė, mi ka thėnė tė gjitha kėto. Edhe nė lagjen Tėnde mi thanė tė gjitha kėto, por ata thonė se nė kėto shihej madhėshtia, pjekuria dhe kėmbėngulėsia Jote, ndėrsa unė e quaj rrugaēėri. Sot do tė pajtohen me kėtė mendim timin. Gjyshja thoshte se kacavirreshe drurėve me shkathtėsi tė madhe. Ke ecur kulmeve tė shtėpive pa tu trembur syri. Udhėve dhiare ke ecur me zhdėrvjelltėsi. Unė sot do ti pėrdori tė gjitha kėto nė planin negativė. Se ua ke prishur foletė shpezėve! Ke vjedhur vezė! Ke ikur kulmeve tė shtėpive! Kur tė kanė ndjekur si hajdut pulash ke ikur dhiareve! Po, po tė gjitha kėto do ti mvesh. Pse mos do tė punojė aq shumė logjika e njerėzve, sa tė shohin njė gjeneralsimus tė ardhshėm. Kurrė jo!!! Ndryshe sot logjikojnė. Tė gjitha kėto qė ua servoj unė do ti marrin aty pėr aty si tė vėrteta. Populli ėshtė nė ankth. Nuk po e kupton kohėn kur po jeton. Intelektualėt mundohen tė pėrfitojnė nga kjo, kush votėn e kush paranė. Gjithkah rrėmujė dhe nė rrėmujė nuk e njeh qeni tė zotin!
Kėshtu, ēėshtė e vėrteta, e pata filluar, por jo siē e elaborova tash. E di se do tė kem shumė punė me Ty. Punė tė madhe madje. Sa mė shumė qė po kalon koha, njerėzit
po kthjellohen. Edhe pse kalova nė anėn tjetėr tė litarit, qė pėr momentin ishte shumica, qė pėr pak kohė u mundova tė ngreh nė litar, mirėpo sot ka filluar tė krijohet balancimi i tė dy anėve. Kam frikė se nė anėn Tėnde do tė kalojnė mė shumė. Ngritėn mistrecėt pėr tė mbrojtur. Ku munden ata ti pėrballojnė penės sime! Trurit tim! Nuk mė quajnė kot sė koti Gjeni! Gjenitė janė tė rrallė dhe po qe se ata i puqin shpatat tė tjerėt duhet tė jenė vetėm spektator, se shkėndijat qė dalin nga vringėllima e shpatave ua djegin bebėzat e syve! Prandaj, u sugjeroj tė rrinė anash, shumė anash, qė mos tė arrijnė gjer te ju as zėri i vringėllimave se u shpėrthejnė timpanet e veshėve! Ēfarė bėni pa sy e vesh?! Duhet sa mė larg tė rrini, ju sugjerojė! Ai gjeni, kurrė jo! Nuk ke qenė kurrė i tillė! Tė tjerėt po tė bėjnė gjeni! Ndoshta edhe unė po tė madhojė qė po merrem kaq shumė me Ty. Kur tė merret Gjeniu me dikė, pa marrė parasysh pėr tė mirė apo tė keq, ia rrit vlerėn, autoritetin... Njė gjeneral nėse del nė dyluftim me njė ushtar, do ta madhojė ushtarin. Tė tjerėt do tė thonė, filan ushtari i doli pėrball filan gjeneralit. Nuk ėshtė me rėndėsi humbja e ushtarit. Mjafton guximi i ushtarit. Ky nuk ėshtė krahasim i bukur! Ndoshta mė bukur do tė jetė tė bėhet krahasim nė mes Bonapartės dhe Kutuzovit. Kush ishte Bonaparte, e kush ishte Kutuzovi!? Kutuzovi njė gjeneralė qė njihej vetėm nė rrethin e ngushtė tė vetin, ndėrsa Bonaparte ishte emėr tmerrues pėr gjeneral e kėshtjella! Mirėpo, kėtij emri tmerrues i doli pėrball njė emėr pothuaj i panjohur. Nga ndeshjet e ushtrisė doli si emėr i madh. Emėr pėr histori! Jo, nuk ėshtė krahasim i bukur! Kėta dy pėrfaqėsonin dy popuj... Historia mė nxjerrė telashe... Po a nuk ishte akt historik, madje me pėrmasa ndėrkombėtare, kur nipi i atij Kutuzovi, qė kishte emėr edhe mė tė madh se gjyshi i tij, teknik shumė mė tė fortė se ai atėherė, u detyrua tė kthehej kokė ulur nga shikimi i Tij i guximshėm dhe i zjarrtė. Atėherė e kam parė pėr herė tė parė madhėshtinė e Tij. U mundova ta portretizoj, por nuk munda. Atėherė e pash pėrballimin e madh, por tė vendosur... Unė jam fajtor qė po e madhoj dhe vetveten po e minimizoj. Kur e kujtoj po mė humb forca e mendjes, forca e argumentit. E ku ti gjej kėto argumente?!
Do mundohem nėpėrmjet shembujve, pėr tė gjetur ndoshta dhe vetėn aty. Po e zėmė se unė jam nė vend tė Zolės. Njė Zolė qė me guximin intelektual mbron Drajfusin. Mirėpo, guximi i tij, argumentet qė pėrdori ai, e bėnė Drajfusin edhe mė tė madh dhe tė njohur pėr popullin. E bėnė aq tė madh sa e ngriti mbi pushtetin e kohės Ky e kishte madhėshtinė e vet, por asnjėri nuk guxonte tia zgjaste dorėn pėr ta shpėtuar, deri sa nuk e bėri kėtė Zola. E futi nė histori me tėrė atė madhėshti qė e meritonte. Qė tė dytė e ndihmuan njėri tjetrin. Drajfusi me bėmat guximtare, ndėrsa Zola me mjeshtri i shfrytėzoi ato dhe e siguruan vendin e merituar. Po, unė nė ketė kontest? Jo pėr ta mbrojtur, por pėr ta shkatėrruar! Emrin e Tij pėr ta hedhur nė llumin e historisė. Po edhe sikur tė mos kishte qenė Emil Zola, Drajfusi do tė fitonte njė ditė! Edhe ai kishte njė kundėrshtar siē jam unė sot pėr Tė. Kjo mė tmerron! Mė tmerron fitorja e Drajfusit edhe pa ndihmėn e kohės qė i dha Zola.. Mos atėherė, sot. Njerėzit e mėdhenj i kanė argumentet e mėdha. Sikur mos tė kishin qenė argumentet e mėdha, nuk do tė kishte ngadhėnjyer Zola, por do tė ishte shndėrruar nė Sizif. Po sa ta kishte ngritur lart Drajfusin, njė kundėr argument dhe tė dytė ishin mposhtur dhe Zola- Sizif nuk do tė kishte bėrė pėrpjekje dhe nuk do tė ishin ata qė janė. Historia nuk do tė ishte marr me ata. Kėtu qėndron ana logjike, se Drajfusi mos tė kishte ngadhėnjyer me anėn e Zolės, do tė kishte ngadhėnjyer sot me anėn e ndonjė Pjeri, Zhype apo Zhaku! Kjo ėshtė forca e argumenteve.
U munduam tė pėrdorim forcėn e argumentit pėr rehabilitime, ama u bė si strajcė gabelice sot. Gjithė ēka u fut nė tė! Po druaj se do tė rehabilitohet edhe Baderri, se ndoshta kėtė e lyp njė ditė Turqia. Ndoshta e lyp fisi i tij! Kėsaj i thonė pėr dhunė tė resė mė vdektė djali. Hajde kokė, hajde! Nė punė duhen kritere. Duhet shkallėzim, e jo kuturu siē po bėjmė sot. Kėshtu nuk shkon! Kjo ėshtė punė pa program, prandaj gjėrat marrin nėn rrugė. Kėto rehabilitime kuturu, janė argumenti mė i madh pėr Tė. Madje edhe mua mė nxjerrin probleme me personazhe. Mė duhet ti ndėrrojė tė gjithė. Kėto argumente do tė vlejnė edhe kundėr meje. Kėtu do tė binden tė tjerėt kush e ka mirė, e kush e ka gabim. Kjo ka bėrė qė njerėzit tė dalin hapur pėr ta mbrojtur. Nė taborin e Tij qėndrojnė njerėzit e pathyeshėm, promotorėt e shoqėrisė shqiptare. Nė anėn time janė renovusit, heshtakėt, zvarranikėt, pa kurrizorėt, hajnat, dhunuesit... qė ndėrrojnė gėzofin sipas motit. Nė anėn e Tij janė lapidarėt, e nė anėn e time janė rrėnuesit e tyre. Nuk na doli ashtu siē e menduam rirreshtimin e forcave. Thoshim koha po e lyp qė nė anėn tonė tė dalin tė gjithė ata qė e thanė njė fjalė kundėr Tij. Mirėpo, sot kur e kthej kokėn prapa pėr tė parė se kush ėshtė pas meje, mė dalin ata qė pėrdornin bėrrylat, ndėrskamsat, thikat pėr tė arritur nė krye tė kolonės. Mizėrie! Me kėto forca nuk mund tia dalėsh nė krye nė dasma, e, lėre mė nė luftė.
Lufta!... Lufta kurrė mė afėr se sot nuk ka qenė. Ndėrsa ne, dikush thumbit dikush patkoit. Unė i kam shpallur luftė intelektuale Atij, ndėrsa tė tjerėt duhet tė bėjnė iso. Tė shikojnė frontin tjetėr, atė mė tė rrezikshmin. Lufta ime ėshtė pėr ta deklasuar historikisht Atė, ndėrsa fronti tjetėr ėshtė pėr tu ēliruar dhe bashkuar njėherė e pėrgjithmonė nė histori. Kokėtulėt po i japin pėrparėsi tė parės, sa pėr tė dytėn nuk po ua mban, apo...! Kjo ėshtė arsyeja qė unė po frikohem nė humbjen time. Ata herė pas here e gjuajnė nga njė guri, sa pėr tė na trembur neve, pastaj as qė kthejnė kokėn pėr tė shikuar kė goditėn. Pėr ata ėshtė nė radhė tė parė lufta e dytė dhe kur ne i ftojmė nė dyluftim, thonė, nuk kemi kohė tė merremi me ju. Ju i keni shpallur luftė historisė, ajo ėshtė e pamposhtur. Kjo mė mbush maraz! Dinė tė perceptojnė kohėn dhe hapėsirėn! Mu pėr kėtė kanė filluar ti bashkėngjiten atij tabori. Kjo nuk do tė thotė se kam pranuar humbjen nė histori. Kurrė!!! Gjeniu nuk guxon ta pranojė disfatėn! Njė herė i kam shpallur luftė! Mirėpo, pala tjetėr mė ka bindur me arsye. Njėherė kemi luftėn pėr tu ēliruar! Unė duhet tė pėrfitojė nė kohė. Nuk duhet ti humbi ithtarėt e mi, atyre duhet kthyer besimin. Duhet humbur dyshimin te ata, se unė luftoj qė hija ime tė dali mė e madhe se e Tij. Duhet ta kuptojė kohėn dhe hapėsirėn, dhe herė pas here ta hedh ndonjė gur sa pėr tiu dhėnė guxim qenve pėr tė leh kundėr Tij. Ha! Ha! Ha!... Nuk duhet pushuar sė ndėrsyeri! Derdhen para tė mėdha nga miqtė e mi, qė tė luftojmė kundėr Tij. As atyre nuk u intereson lufta tjetėr, prandaj mundohen ta stopojnė. Kėta kurrė gjatė historisė nuk na lanė ti ēelim sytė. Kėsaj here menduan se gjetėn kundėrshtarin pėr ta luftuar, qė tė fitonim atė mė tė shtrenjtėn, por u mashtruam. Sa pėr mua ishte e mirėseardhur, dua ta
mposhti vetėm Atė! Jo vetėm tė dalė hija ime mė e madhe, por ta zhduk nė tėrėsi. Kėto mjete tė derdhura janė tė mirėseardhura, se stimulimi po e bėnė tė vetėn. Ama jemi hutuar krejt dhe nuk po duam fare tė merremi me atė qė ėshtė vendimtare, atė luftėn tjetėr. Kjo ėshtė gabim dhe pikė! Le tė mė lėnė tė qetė mua tė merrem me Te. Tė tjerėt le tė orientohen andej. Unė e kam vendosur, gjersa i kanė lėviz eshtrat, le tė lėvizė ēdo gjė. Ithtarėt e Tij janė orientuar nė luftėn tjetėr, duhet edhe pala tjetėr tė orientohet andej, se ajo ėshtė ardhmėria e gjithė kombit. Pastaj duhet menduar, se nėse vetėm atyre ua lėmė luftėn, e qė me siguri do tė fitohet, ata mund ta rikthejnė famėn e Tij. Kėta torollakėt e mi nuk i kuptojnė kėto gjėra. Kėtej duhet tė mė lėnė tė punoj vetėm unė dhe sipas nevojės mund tė orientoj politikėn tonė dhe diplomacinė e miqve kundėr Tij.
Koha ėshtė ndarė me vijė tė merkatorit. Prej meridianit 25 gjer nė meridianin 90, numėrohet si kohė e pa kohė. Burrat e botės thonė pritni pak ta rregullojmė kėtė hapėsirė kohore. Ta bėjmė njė ndarje tė re. Dhe nė kėtė ndarje tė re, nė kėtė pėrpjekje pėr rregullimin e meridianėve, po bėhet si strajcė gabelice. Nė tė kanė futur bukė gruri, misri, thekre, elbi, egjėr, copa djathi e dromca gjize, qepė tė njoma e tė plaka, kripė, mil, tėlyen, hudhra, biber, molla, dardha, salcė ... O burrė i dheut, nuk shkojnė tė gjitha bashkė, jo! Po kujt ti them se? E kam gjuajtur njė guri dhe ata vrap. Unė nuk isha budalla qė njėqind tė menēur mos ta dinin qėllimin?!
Hėm... Si duket jam lodhur. Madje, shumė. Aq shumė sa veten e bėra budalla, me atė hedhjen e gurit. Atė gur unė e hodha me menēuri, por tė tjerėt e pėrdorėn me budallallėk. Ai dinte tė ndante shapin prej sheqerit, e ne e bėmė strajcė gabelica. Bash, strajcė gabelice e bėmė! Edhe miqtė habiten pėr kėtė. Budallallėkun nuk e ha tregu. Mirėpo, ēfarė faji kam unė kur nuk i kuptojnė gjėrat? Po, ata shkuan edhe mė larg. Edhe nė meridianėt 900 deri mė 925. Mos u thash unė pėr kėtė? Po leni kėto, mor jahu
kemi kohė pėr to! Mos e ngarkoni mė tepėr atė strajcė gabelice. Po tė ishte ndarja e shapit prej sheqerit, aty duhet menēuri, por ēfarė menēurie ju duhet, mor jahu, ta ndani bukėn prej shalqinit tė kalbur!? Shalqinin e kalbur kujtdo qė ia ofron, ta hedh pėr fytyre. Nuk e ha pazari atė, jo! Prandaj mos gėrmoni fortė, se po e teproni me bukė egjėr, e nuk po i leni vend bukės sė grurit. Epo ku ta di. Ndoshta eshku eshkun e lyp. Po, tė gjitha kėto ua thash, ama kujt!? Si duket era e egjrės i ka zėnė. Mjaftė mė me kėto! Qė nuk e keni mirė kanė filluar ta kuptojnė edhe fėmijėt. Njė gjeniu si unė nuk i takon tė kapet pėr cikėrrime. Nė fund tė fundit unė nuk mbaj pėrgjegjėsi pėr kėto... Mbaj pėrgjegjėsi pėr luftėn qė kam filluar, desha sdesha. Lufta e gjenive ndryshon nga lufta e gjeneralėve. Unė bėjė luftė pėr histori, ndėrsa gjenerali bėnė luftė pėr tė fituar betejėn. Cila ėshtė mė e rėndėsishme? Kuptohet, ajo historikja. Nėse nuk e fitoj kėtė luftė, fitoj pėrgjegjėsinė pėr tė dy jetėt qė po i bėj. Lufta duhet fituar me ēdo kusht! Nė tė kundėrtėn mė mbetet vetėm gjysma e jetės. Sa e sa njerėz kemi me nga njė gjysmė jete? Sot po mundohemi tua harrojmė edhe gjysmėn tjetėr, po sa do tė qėndrojė arna?! Penjtė do tė kalben njė ditė dhe do tė bie gjysma tjetėr. Edhe pse po mundohemi tua gjejmė arnėn e njėjtė, kot. Ithtarėt e Tij na bėjnė me gisht dhe na i tregojnė pjesėt e arnuara dhe tallen me ne.
Kėtė luftė qė kam filluar, nėse ia arrij qėllimit... patjetėr qė do tia arrij me ēdo kusht; penjtė e atyre arnave paksa do ti vėrej dikush. Arna kurrė nuk ka tė bėj me pjesėn e tėrėsishme, atė nuk ka se si ta mbulosh. Sikur tė ishin tė vogla hajde hajde, por kur po qėllojnė mė tė mėdha se vet rroba, nuk ke si e mbulon, sepse po shihet prej hėnės. Kėta nuk mė ndihmojnė por mė prishin punė. Nuk mund ta paraqesim jetėn e Tij tėrėsisht tė zezė. U mundova pak ta arsyetoj luftėn time nė njė tubim, tė gjithė e panė se kisha ndryshuar nė taktikė. Gjenialiteti arrihet vetėm me taktikė. Ashtu siē e fillova nuk e hante pazari, se menjėherė ngritėn kokat kameleonėt pėr ta arsyetuar vetveten pėr marrjen e ngjyrės, varėsisht nga kohėt. Jo more, nuk e lejoj veten tė komprometohem nė mesin e kameleonėve, qė dikush tė ketė ngjyrėn e syve tė mi, xhaketės, kėmishės, pantallonave, kėpucėve, ēorapeve, kollares, flokėve, fytyrės... Hė! Fytyrės time? Gjithēka tė jem unė dhe tė mos dalloj asgjė nga vetja ime? Jo, kėtė nuk do tia lejoj vetes sime kurrėn e kurrės! Unė kam nevojė pėr njerėzit qė i njohin rregullat e lojės. Po ku ti marrė ata? Tė gjithė janė nė taborin e Tij. Nganjėherė vetja mė duket boksier amator, qė bokson me njė profesionalist. Ai sikur mė kundron. I pėrcjell lėvizjet e mia nėpėr ring. Kėnaqet nga ngathtėsia ime naive. Duket sikur tallet me taktikėn time. Po, tallet dhe kur tė do e mbaron lojėn me njė tė goditur. Edhe i vdekur bukur mirė mė ka pėrcjellė dhe mu pėr kėtė ndryshova taktikė. Tash e tutje do ti numėrojė vetėm tė rėnat e mija dhe ti ik sa mė shumė goditjeve vdekjeprurėse tė Tija. Nuk kam ditur se ka kaq forcė morale tė madhe. Mė ishte mbushur mendja se ne ia kishim dhėnė atė forcė. Njė koleg imi e kishte kuptuar kėtė dhe tha, po tė mundja do ta jepja gjakun tim pėr tė jetuar mė tej! Pėr sė vdekuri mė sfidon! Punė i thonė kėsaj. I gjalli tė mos mundet pėr ta mposhtur tė vdekurin?!
Ndoshta dikush nė ndėrmarrjen e veprimeve tė mia do tė mė quaj Brut! Gjithēka polli historia. Bruti! Pse mu kujtua sot Bruti? Ku i kanė argumentet tė mė pagėzojnė tė tillė? Unė nuk po i bie thikė pas shpine, por ballė pėr ballė nė altarin e mendjes. Ai me tė tijat, unė me tė miat. Ama nuk duhet gjithēka tė tijėn ta quaj tė zezė. Ai u mundua nė kohė dhe hapėsirė tė veprojė. Nuk mundi tė dalė jashtė lėkurės sė Tij. O bobo! Po kėshtu nuk duhet tė dali para opinionit, se atėherė i ri ngrehin pėrmendore, e ato mė nuk rrėzohen. Dorėn nė zemėr, ashtu ishte. Shumė herė edhe Ai ishte nė dilemė Hamletiane, por jo pėr vete si unė sot, por pėr ne. Pėr ne. Po, po! Kėtė duhet tia pranojė. Sa herė ne mendonim se e pati puna jonė, Ai dilte si Anteu dhe na shpėtonte. Ante! Kėtu ishte forca e Tij. Guri kur luan nga trualli ėshtė mė i lehtė. Ndėrsa Ai qėndroi si Anteu! Sa herė u munduan ta shkėpusin nga trualli, nuk ia arritėn qėllimit dhe pėrherė kėmbėt i kishte mė tė forcuara pėr te. As ofiqet e paratė nuk e hutuan. Po, i tillė ishte. Unė nuk guxojė tia them masės kėto. Se pastaj vaj halli pėr mua. Do tė dukem si palaēo nė fushėbetejė. Nė fushėbetejė ku janė dy protagonistė, unė dhe Ai. Prapa secilit nesh taborė njerėzish. Kur a pata filluar luftėn, nė mbrojtjen e Tij dolėn disa Markė Antona. Dorėn nė zemėr, kishte edhe guximtarė tė tillė, qė menjėherė ma hodhėn nė fytyrė. Tė tillėt nuk janė tė rrezikshėm. Ata tė parėt ta pinė gjakun me pambuk. Dinė tė tubojnė masėn rreth vetes. Din tė joshin me fjalė, e pastaj i pėrdorin bėmat e Tij. E pėrdorin paravanė pėr arritjen e qėllimeve tė tyre. Edhe Cezari edhe Bruti nuk munden tė ishin tė ndershėm! Kjo kurrė! Le ta marri vesh secili, se vend pėr pėrjetėsi Atij nuk do ti lė! Unė do tė jem i pėrjetshėm! Kjo ėshtė qenėsorja. Njeriu qė programon misionin e vetė jetėsor, te ai nuk ka llucia intervalla! Kjo nuk qėndron dhe pikė! As te unė, e as te Ai nuk ka vend kjo! Ai siē e filloi edhe e pėrfundoi, mu pėr kėtė ka tė mira dhe tė kėqija. Opinionit duhet tua prezantoj vetėm tė kėqijat dhe ndonjė tė mirė dytėsore. Pėr kėtė jam mjeshtėr, ma kanė pranuar miqtė. Pėr kėtė ia kaloj edhe mjeshtėrve tė kohės nė truallin tim!
Nė mua ėshtė krijuar dytėsorja e jetės. E kaluara dhe e tashmja. Tė kaluarėn e pranova si kamuflazhe pėr tė mbijetuar, duke bėrė me gisht nėpėr tuma qė i emėroja varret. Kjo nėnkuptonte se po tė isha ai qė jam sot, do tė isha nė njė tumė tė tillė. Tė tjerėt menduan se ishte e vėrtetė dhe filluan tė gėrmojnė tumat pėr tė gjetur eshtra. Luftė e bukur, ė?! Ashtu duhej filluar. Kėtu i ka rrėnjėt strajca e gabelicės. Unė nuk u thash tė fusin gjithė ēka nė tė. Nė te futėn tė gjitha emblemat dhe flamujt edhe tė fiseve mesjetare. Po tė merrej njė njeri tė vishej dhe tia ngjitshim tė gjitha ato nė trup do tė dukej si Bajram D. Qė e tepruan po shihet ashiqare, mu pėr kėtė nuk mund tė heshtė. Ku e keni gabim, gabim e keni! Mjaft me teprime! Po, kėshtu... Kėshtu filloi pjesa e dytė e jetės time. Do tė dalė ndonjė Bajram D. Qė do tė mė vė edhe mua diku nė trupin e vet, ndoshta nė prapanicė, se ai nuk di se ku e kam vendin as te ai, e as nė histori.
Ka diēka tė ngjashme me atė djall, Markė Antonin. Ndryshimi ėshtė se unė gjersa u krye varrimi i Tij e lėvdova. Ama, seē mė hyri nė bark, nė atė varrim! Mu kujtua kur Skėnderbeut i lindi i biri, dhe Hamzai nuk e priti me gėzim. Dikush e diktoi atė, por mė diktuan edhe mua. Pėr atė atėbotė dhe pėr mua filluan joshjet nga miqtė. Plasi sherri! Vendosa ti shpalli luftė. Pėr herė tė parė ndjeva urrejtjen ndaj Tij dhe u betova, o unė o Ai! Dilemė nuk ka mė! Do tė ngadhėnjej mbi Tė! Unė e kam kohėn pėrpara me tė gjitha mundėsit teknike. E Ai...?
Nė kėtė ri rreshtim me mua janė futur edhe disa koka, mirėpo mbrojtėsit e Tij shtohen dita ditės. Ēėshtė mė e keqja, mua as qė mė pėrfillin. Thua se nuk ekzistoj! Sikur tė mos isha protagonisti kryesor. Madje kur e mbrojnė Atė, i kundėrvihen disa kalorėsve tė apokalipsės sonė dhe nė mėnyrė tė tėrthortė edhe mua mė shtinė nė mesin e tyre. Sikur ata tė gravitonin nga qendra jonė dhe tė mos mbajnė epitetin e kalorėsve tė apokalipsės, nė rregull. Mua kėtu po mė prish punė dhe pėr dreq, pa dashje na janė puqur shpatat e betimit si tė tre musketarėve! Bėmat e Daltonit mbetėn pėr jetė tė jetėve, e unė nuk jam ai. Sikur tė qėndronte puna kėshtu, shumė bukur. Nuk do tė hahej prej sė ėmbli! Por, jo. Kėta tre paraardhėsit e mi le ti marrė djalli, kanė qenė tė cytur nga qendra tjera, tė cilat i kam luftuar dhe ende i luftoj! Ata bliheshin me para dhe kulluqe. I kthyen shpinėn popullit tim dhe vetėm nė saje tė kundėrvėnies sė Tij arritėm tua qesim tė palarat nė shesh. Mbrojtėsit e tyre thoshin se ishin nderi i kombit, e vėrteta. I koordinuan punėt me xhuxhmaxhuxhėt, flokėverdhėt, me tė murrmit e sorollop tjerė pėr ta luftuar Atė. Vranė, burgosėn, ua hapėn dyert me propagandė tė ndyre pėr ti larguar jashtė truallit. E helmuan popullin!... Unė i kam shpallur luftė Atij. Kjo na bashkon nė njė pikė tė pėrbashkėt... Nė anėn tjetėr kam ngritur zėrin kundėr vrasjeve, burgosjeve, shpėrnguljeve. Adriatiku dhe Joni janė bėrė varre njerėzish. Njerėzit tanė janė bėrė ushqim pėr peshq. Kėto helmime, qė elaborohen nė qendrat e armiqve tanė, kanė marr pėrmasa tė mėdha. Do tė luftojė kundėr kėtij fenomeni gjer nė frymėn e fundit tė jetės sime. Nuk duhet tė marrin shembull nga unė qė u largova. Unė hyra nė aeroplan si zotėri, nuk e zgjodha rrugėn e egėr me motoskafė. Asnjėri se ka arsyen pėr tė udhėtuar ashtu. E kuptojė lojėn politike, se pėr tė arritur qėllimin duhet sakrifikuar dike, ama jo nė skajshmėri. Kjo mė takon nė njė pikė me ata tre, por nė anėn tjetėr kam ngritur zėrin kundėr vrasjeve, burgosjeve, shpėrnguljeve, helmimeve dhe do ta ngriti edhe mė tej, gjer nė frymėn e fundit! A nuk ėshtė kjo jetė hamletiane? Tė jetosh apo mos tė jetosh? Tė jetoj do tė thotė tė kalėroj nė vithet e njėrit prej kalit tė kalorėsve tė apokalipsės kombėtare, tė mos jetoj kush do ti dali nė ndihmė kėtij populli tė robėruar e coptuar. E rrėzuara e njė pėrmendore do tė thotė ngritje e tri tė tjerave. Kjo ėshtė teori e verifikuar dhe pikė! Qė i kemi mundėsitė pėr tė bėrė tė parėn e pėr tė mos e bėrė tė dytėn, ėshtė diēka tjetėr. Logjika e thotė ashtu. A nuk ishin ata tė tre qė e ngritėn zėrin kundėr Tij? E ēfarė bėjė fundja unė sot!? I mbaj ison. Po tė njėjtat fjalė i pėrdora, madje shkova edhe mė larg, e quajta xhoker. Punė e madhe! Ēfarė zbulimi i hatashėm?! Ku janė argumentet? Nė eter do tė pėrgjigjen njė ditė. Fundja, me ēfarė argumente disponojnė? Me ato qė mi servojnė tė tjerėt?! I kam parė ndonjėherė? Kėto janė fjalė kuluaresh. E vėrteta nuk luftohet me kėto metoda. Pėrparėsia qėndron nė atė, se njerėzit nuk e dinė qė unė dua ta deklasoj, vetėm qė hija ime tė duket mė e madhe. Veprimi im tė duket mė madhėshtor! Po, sikur tė ndodhte e kundėrta? Eh jetė o jetė. Kur e mendoj se jam radhitur me kėta tre kalorės tė apokalipsės kombėtare, mė rrėqethet mishi. Koka mė ushton nga trokėllima e atyre kuajve qė bartin gjithė atė elitė nėpėr kohė deri nė ditėn e sotme. Kjo ma ka marr gjumin, qetėsinė dhe lumturinė familjare.
Kam luajtur nga vendi, ska fjalė, nuk jam mė si Anteu. Kur shputat e kėmbėve puqin truallin tim, sikur mė djegin kėmbėt. Nuk di se si, por menjėherė ik, nė emėr tė punės, pushimit... Po, jo ore jo! Kjo ėshtė arenė! Ndoshta tė tjerėve nuk u duket kėshtu, ama pėr mua qėndron kjo e vėrtetė. Kjo dhe nuk ka tjetėr. Kur mė ėshtė harxhuar municioni i karikatorit tė parė, vendosa qė tė ndėrrojė kalibrin e armės. Tė jetė mė i madh! A nuk u pa kjo sė voni nga auditoriumi, edhe pse nė kėtė rast dola humbės unė. Kjo ėshtė taktikė dhe jo humbje. Mjeshtėr jam nė kėtė. Pėr kėtė mė detyroi strajca e gabelicės. Ēka ėshtė tepėr, tepėr ėshtė! Nuk mund tė mbulohet lehja e qenit nė qiell. Tė ishte kėlysh do tė kisha bėrė diēka. Mu pėr kėtė u thash, nuk jemi askush. Edhe miqtė i kritikova se po mbajnė avazin e vjetėr. Nėse ne i dėgjojmė qė ti luajnė eshtrat nga varret, tė luajmė me historinė, sa pėr tė mbushur strajcėn e gabelicės, e tu servojmė bukė egjre popullit tonė, pse nuk lėvizin edhe ata qė tė bindin opinionin? Mos tė thonė se ne nuk po i kuptojmė gjėrat, nuk dimė tė ndajmė tė mirėn nga e keqja, se nuk di tė ndajmė ndihmesėn nga interesi. Qė kanė interes atė e dimė tė gjithė, ama qė tė dalin pa kurrfarė maske, sa ta marrin vesh edhe fėmijėt, kjo as qė mė ka shkuar ndėrmend.
Opinioni e kapėrdiu rrenėn time, se unė nė syze e ruaje njė material shumė me peshė kundėr Tij, qė nuk kisha guxim pėr ta publikuar. Kjo nuk ishte e vėrtetė. Datėn e vė kur tė dua vet. Ndoshta nesėr pas nesėr kur tė shoh se e kam humbur luftėn, e pėrgatis njė dokument tjetėr, do tė vė njė datė tė fillimit tė jetės time tė dytė, se ashtu e kėrkonte koha dhe tė huajt. Ai e meriton amshimin dhe pikė!
O bo, bo! Ku nuk mė shkon mendja. Amshimin e meritoj unė, dhe kurėn e kurės Ai! Njė herė jam pėrcaktuar pėr kėtė. I vdekuri duhet tė mposhtet prej tė gjallit. Nuk kam pėr tė kursyer asnjė mjet pėr tia arritur qėllimit. Mirėpo, duhet vepruar nė kohė dhe hapėsirė. Ashtu e do logjika. I vdekuri duhet tė humb prej tė gjallit, edhe kjo ėshtė e logjikshme. Pėr kėtė duhet punė dhe jo pak. Tėrė jetėn time tė mė parme duhet ta korrigjoj. Atė qė unė e kam shkruar nė letėr ėshtė lehtė, por ato qė i kanė shkruar tė tjerėt, vėshtirė ėshtė. Ēka mundem pėr tė shlyer nėpėrmjet miqve i shlyej, e ato qė nuk mundem duhet arsyetuar disi. Tė gjitha duhet trajtuar si kamuflazhe. Kamuflazhe! Kam... kėshtu fillon edhe fjala kameleon. Pak ngjashmėri ka kėtu. Atje kisha tjetėr ngjyrė, e kėtu tjetėr. U mundova tė ngre aferė me kėtė, por u vonova. Isha vonuar nė kohė. Mė kishte munguar aftėsia e perceptimit. Kėshtu ėshtė kur punon me kokė tė huaj. Kur dikush tjetėr ti mban frenat e jetės nė duar, vonohesh ose merr nėn rrugė. Te unė ndodhėn tė dyja. Edhe unė rashė nė kategorinė e atyre fletėve tė kalbura qė ranė nga trungu i vet. Sa do tė jepja pėr ta shlyer kėtė fjali tė mallkuar. Koha kohėn po e demanton. Ajo ishte tjetėr kohė, e sot ėshtė tjetėr. Pse tė shikohen gjėrat nga kjo distancė kohore? Djalli le ta marri! Po a nuk po bėjė edhe unė njė gjė tė tillė? A nuk po i shikoj edhe unė gjėrat nga kjo distancė kohore? Madje mė keq! Tė kaluarėn po e shikoj, sikur ato qė kanė ndodhur, duheshin tė ndodhin sot. Atė qė sot mundet pėr ta bėrė njeriu, unė po lypi qė ta kishte bėrė Ai para njė jete njeriu. Keq! Shumė keq! Kėto janė rregulla tė pashkruara tė luftės. Kryesorja tė mposhtet Ai. Nė kėto rregulla po dal humbės dhe kam frikė nga kjo humbje. Mė zėnė ethet kur e kujtoj!
Mos humbi Brehti nga loja e Gebelsit? Jo! Madje doli mė i madh se ishte. U shndėrrua nė legjendė. Njerėzit bėnin garė se kush i pari do tė takohej me Tė, tė kishte diēka tė tijėn nė pronėsi tė vetėn. Kėshtu ėshtė kur gjeniu shndėrrohet nė legjendė. Edhe ne, pa mua, u munduan tė bėjnė lojėn Gebelsiane. Nuk morėm mėsim nga historia. Nuk shkulen rrėnjėt brenda natės! Nuk i kemi mundėsitė e Gebelsit dhe ai u mposht nga Brehti. Kėto pėrjashtime... Gjithmonė prishin punė. Mu pėr kėtė kam ndenjur anash. Askush nuk mund tė mė njollos pėr kėtė lojė edhe pse ka gishta qė mė drejtohen. Pėr kėtė dua argumente dhe pikė! Dorėn nė zemėr, nga kėtu i shikoja me admirim dhe fėrkoja duart nė shenjė fitoreje. Nuk patėm sukses, por tash vonė, mu deshtė tė luaja potezin e Cesarit... Deshėm tia humbim gjenialitetin, ia dhamė edhe kėtė tė dytėn- legjendėn. Vriteni pra nėse mundeni legjendėn! Legjenda nuk vritet! Nė vend se tė lehtėsohej puna, ma vėshtirėsuan. A nuk mora mėsim nga historia? A nuk duhet marrė si mėsuese jete atė? Nuk mėsuam asgjė nga Cezari e Gebelsi? Kohė, o kohė! Shumė e pamėshirshme je! Po mė demanton! Po mė fut nga njė pash nėn dhe! Hajde ata, po unė?! Me gjithė kėtė kokė prej gjeniu, u gjeta para aktit tė kryer. Mė duhej tė mbėshtetja veprimet e tyre, diku vetėm me heshtje, por heshtja ime ishte pranim. Kėto pastaj dolėn si veprime tė mia. E logjikshme. Kėtu ėshtė fillimi i tė gjitha tė kėqijave. Tė ngrihesha kundėr tyre, atėherė kėnd do ta kisha aleat nė kėtė luftė? Tė paktėn ka qenė dashtė tiu thosha, kėshtu nuk bėnė dhe pikė. Tia lėmė kėtė punė shpezėve dhe pluhurit. Duhet pranuar se mė mungonte guximi. Shpezėt dhe pluhuri do tė ishin tretur nga ithtarėt e Tij! Po mirė, ēbėmė me ato veprime?! U tretė gjithēka e Tij!? Jo! A mund tė mbrohesh nga historia me fanatizėm? Pah! Me argumente, more. Madje po shtohet gjithnjė e mė tepėr numri i ithtarėve tė Tij. Ama edhe neve na pėrcjellin pėr ēdo veprim qė bėjmė. Deshėm tė bėnim lojė, mirėpo nė kėtė lojė po humbim ne. Deshėm tė bėnim kurth, po nė kėtė kurth po biem ne. Menduam se e vramė kur i vumė litarin nė fyt. E shėndruam nė legjendė. O burra, vriteni legjendėn tash! Jo, ky ėshtė fundi! ...
Sikur tė kishte mbetur vetėm me kaq. Shkuam edhe mė larg. Ia lėvizėm eshtrat. Thua se nė arkivolin e tij ishin fshehur shufra tė arit apo xhirollogaritė nė bankat zvicerane! Turp! Nuk e pritėm historinė ta thotė fjalėn e vet. I frikohemi vallė asaj?! Kjo lojė ishte e llahtarshme! Loja mė makabre qė ka ndodhur nė histori! Loja e eshtrave! Tė lėvizin eshtrat, nga njė vend nė tjetrin! Filloi tė gropohej trualli dhe tė hulumtojmė eshtra. Edhe tė huajt kėrkuan eshtra nė truallin tonė! Sikur morėm mėsim nga ata. Ka njė ndryshim nė mes tė huajve dhe neve. Ata bėnin identifikimin nėpėrmjet do regjistrave dhe medaljoneve, ndėrsa ne e bėmė kuturu. Strajca e gabelicės po mbushej ditė e mė tepėr. Nė gjithė truallin hulumtoheshin varre. Sa gropa hapėn, dyfish mė tepėr mbyllėn. Sikur na thėrret zėri i atij pashai tė bėjmė nga dy varre, pėr tė mos mbetur i vetmuar nė histori! Ēfarė ironie edhe nga i vdekuri! Jehu i tij mė nxjerr gjumin. Ma pėrkujton se edhe ai ėshtė njeri i dy varreve. Mė ligėshtohet trupi nga kjo parandjenjė. Pėr sė gjalli do tė lė testament qė tė kem vetėm njė varr. Po ku! Nuk duhet tė vras mendjen njėherė pėr kėtė. Barti pėrgjegjėsi historike, nuk mė takon tė merrem me cikėrrime...
Histori i thėnēin kėsaj! Nga njė epokė historike duhet mallkuar! Kėtė epokė qė kaluam po tė kisha mundėsi do ta mallkoja. Po ku ta marr kėtė guxim? Guxim intelektual, do tė thoshte dikush! Intelektuali i paguximshėm ėshtė njė hiq! Kėtu ėshtė dallimi i Tij me mua. Ne pėrfaqėsojmė dy bota. Ia kam lakmi pėr guximin qė ka pasur. Por, edhe e urrej pėr kėtė! Sikur tė mos ekzistonte urrejtja, nuk do tė kishte ekzistuar edhe lufta. Nė luftė pritet tė dalė fituesi dhe humbėsi. E kur tė rroken dy gjeni tė mėdhenj, i vėshtirė ėshtė parashikimi. Po favoret janė nė anėn time. A nuk ėshtė argumenti i madh se ne nuk ecim me Evropėn? Evropa kėrkonte kufijtė e definuar, Ai kėtė e refuzonte! Evropa kėrkonte pornografi, kėtė nuk e lejonte! Evropa kėrkonte narkotikė, Ai kėtė nuk e mundėsonte! Me njė fjalė Ai e pengonte bashkimin e Evropės! A nuk ėshtė argument i qėndrueshėm? E kush ishte Ai! Hiqi! Kufijtė i caktojnė tė mėdhenjtė, e jo tė vegjlit. Ai e njihte historinė, mu pėr kėtė ka qenė dashtė ta kuptojė, se tė mėdhenjtė pėrcaktojnė fatin e tė vegjėlve.
Historia!? Pėrsėri historia! Po, Ai e dinte edhe pse u vra Esadi, mu pėr kėtė e dinte ēka do tė thotė tė vė firmėn mbi hartėn gjeografike. E dinte se firmat e njerėzve tė mėdhenj shlyhen vetėm me gjak. Gjaku! Pa nėnshkrim sa gjaku u derdh, po tė ishte e nėnshkruar!? Po, edhe kjo u bė. U nėnshkrua harta! Ne i lėvdojmė nėnshkruesit, i quajmė njerėz tė Evropės! Po tė ishte gjallė Avniu ēfarė do tė bėnte vallė? Ka perėnduar koha e tij! Po ta dėgjonte kėtė mendim timin, nėnshkruesi i hartės, do ta rehabilitonte atentatorin e Avniut! Ndoshta kėtė edhe do ta bėjė. Duhet arsyetuar aktin e vet, pastaj hallka hallkėn, do tė rehabilitohet edhe Esadi. Po... Po nuk iu ndalė turri do ta rehabilitojnė edhe Esadin dhe ti vinte fundi mbushjes sė asaj strajce. Nuk shkel nė dėrrasė aq tė kalbur pėr tė marr mbi shpatulla njė tė miliontėn pjesė tė mėkateve tė tij. Menjėherė do tė rrokullisej humnerės dhe tė merrte me vete epokėn e historisė dhe mua.
Po,unė jam njeri i dy epokave kėtė nuk do ta lejoj kurrė! Si nuk mora njė ēik guxim dhe ti thosha, nuk bėtė mirė kur vutė nėnshkrimin mbi hartėn gjeografike. Edhe kjo do tė merret si miratim. Ashtu do tė merret se unė vet e quajta zėdhėnės i kohės. Ēdo veprim i tij do tė merret si miratim edhe nga ana ime, nėse nuk e kundėrshtoj publikisht, desha apo nuk desha unė. Mė ka verbuar urrejtja kundėr Atij dhe ēdo veprim qė ndėrmerret kundėr Tij mė mbush kėnaqėsi, e veprimet qė nuk janė ndėrmarrė kundėr Tij, mė mbushin helm. Kjo po bėn qė me vonesė po i shoh gjėrat dhe mė e keqja ėshtė se heshti. Heshtja pėr intelektualin ėshtė vetėvrasje, aq mė tepėr kur hesht gjeniu. Ka ardhur momenti qė tė pėrcjell jetėn dhe nėse nuk mundem pėr tė penguar njė fenomen, tė paktėn ta kritikoj. Kėtė e kėrkon ngritja ime intelektuale, koha dhe historia. Mjaft mė tėrhoqėn pėr hunde! Pėr teke tė njerėzve nuk bėnė tė fryhet strajca e gabelicės. Nuk di se kur do tė vendosi ti pres gjėrat. Mjaft mė me vėnie tė firmės nė hartėn gjeografike, se ky ėshtė kulmi i tradhtisė dhe ēdo bashkėkombės ka tė drejtė tua numėrojė plumbat nė ballė! Historia do ta ketė pėr nder ta ve brenda kopertonave atentatorin dhe ti ngrit njė pėrmendore tė madhe, e, tradhtarit tia shėnoj emrin nė ēdo kronikė tė zezė.
Ende nuk po e kuptoj jetėn time!? Nuk duhet tė paranojė ēdo gjellė qė mė servojnė tė huajt, por duhet dalluar cila ėshtė helmuese pėr ta gjuajtur. Unė i kam shpallur luftė Atij, si pėrfaqėsues epoke, ama diēka ka gjallėruar nė atė kohė. Nuk duhet bėrė shpėlarjen e epokės, se atėherė dalim artificial tė dukshėm. Njeri artificial ėshtė roboti, e ne nuk guxojmė tė jemi tė tillė nė duar tė tė huajve. Kėshtu nuk luftohet Ai. A mund ta luftojmė, po e zėmė, pse nuk e lejonte pornografinė nė kulturė, art dhe jetė? Kėtė ka mundur ta lejonte. Pse nuk lejonte tė kultivohej bit hipik muzika dhe zhanre kėsisoj si rryma perėndimore, por e lejonte nacionalen? Pse nuk i lejonte rinisė tė kishte jetė tė lirė seksuale? Elemente qė i pėrkasin perėndimit. Sikur kėto tė ishin kultivuar me kohė, tė paktėn nė njė segment tė kulturės Evropiane do tė ishim kualifikuar. Ēka do tė na pengonte lakuriqėsia? Madje ne duhet tė kishim edhe plazhe nudistėsh. Kjo do tė kishte dėshmuar civilizimin tonė Nuk ishin tėrė kėto veprime kundėr Evropės? Po dhe pikė! Ja njė pikė e dobėt e Tij. Njeri pa ndjenja estetike! Po, mirė. Unė shkrova pėr dashurinė me skena plotė seks. U botua edhe nė revista kulturore. Mė herėt kur shkruaja vraponin recensent, skenarist e regjisor pėr ti vėnė nė shiritin e celeluidit. Edhe aktorėt shtyheshin pėr tė luajtur personazhet e mi. Nė kėtė zhanėr heshtėn tė gjithė pos ditorėve. Nuk ma thanė arsyen, por sikur i dėgjojė tė thonė se ka skena tė tepruara, pisllėqe tė mėdha! Kemi njė ēik moral ne! Nuk munden pėr tė luajtur skena tė Kaligulės.
Epo edhe Kaligula u shfaq, e keni parė rininė sot me kėnaqėsi pret para sporteleve pėr tė siguruar biletė? Pse mos tė dalin tema kėsisoj edhe me kuadėr tonin? Me thėnė tė drejtėn, te Kaligula gjėrat janė tė tepruara! Po duhet tė kemi edhe ne diēka pėr tė hyr nė Evropė. Kėtė po e kėrkojnė nga ne. Unė borxhin tim prej gjeniu e kreva. Mund tė pėrkthehet dhe lexohet. Le ta dinė se edhe ne dimė tė shkruajmė pėr kėto gjėra. E realiteti!? Edhe mė zi! Njė deputet i njė parlamenti tė shtetit fqinjė, tha se ne jemi shteti qė mė sė shumti e kultivon prostitucionin. Njė bashkėkombės imi ngritėt nė replikė. Por irifi tiu ndal tak, e tak, e tak! Krejt me fakte. Kjo ėshtė e tepruar. Edhe unė po tė isha kryetar nuk do tė lejoja njė gjė tė tillė. Vijnė tė huajt dhe me vajzat tona luajnė si me grat e tyre. Pėrqurranėt! Nė kohėn e Tij kjo gjė nuk ndodhte. Kėta i joshin dhe i marrin me vete. Kanė organizuar trafik prostitucioni pėr nė rrugėt e botės, por me ndihmėn e matrapazėve tanė edhe nė pushtet. Me tė drejtė e thash nė njė tubim se nuk ka pushtet! Pushteti duhet ta luftojė prostitucionin dhe korrupsionin. Nėse nuk ėshtė e zonja qeveria ta bėjė kėtė, duhet tė shkoj nga skena politike. Nė kėtė drejtim Ai ka merita shumė mė tė mėdha. Sikur tė mos i kisha shpallur luftė, do tė kisha dalė botėrisht pėr tia pranuar. Por ithtarėt e Tij do tė thonė, ti e nise i pari me atė shkrimin tėnde plotė pisllėqe. Ti the se kjo i ka munguar rinisė sonė, Ti the se perėndimi pėr rininė tonė ėshtė parajsė. Ti the se atje bėjnė jetė tė lumtur, tė pavarur, nuk ka mbikėqyrje shtetėrore nė shfrenim epshesh! Deshe tė jesh i pari edhe te ne pėr tė treguar se si bėhet shfryrja e epsheve! Duke e parė realitetin e kohės, njė ekip vėzhguesish tė huaj, ekspert, nė emėr tė diēkafit tjetėr, u munduan tė gjejnė gjurmė amorale nė disa vende ku supozohej se ishin luajtur lojėra dashurish larg syrit tonė nė kohėn e Tij. Mbetėn tė befasuar. Asnjė gjurmė. Sikur tė dinte se njė ditė do tė ndodhte kjo dhe nuk e kishte lejuar veten tė bie nė grackė. Ai herėt ka menduar pėr pėrjetėsinė.
Urrejtje e verbuar. I ka bėrė njerėzit pėr tė mos zgjedhur mjete dhe fjalė pėr ta mposhtur. Kėsaj nuk i thonė kulturė politike. Kultura politike qė duhet tė disponojnė njerėzit dhe burrėshtetasit, duhet tė dalloj nga ajo e njerėzve tė rėndomtė. Atyre u lejohet tė pėrdorin lloj lloj fjalė fyese, nervoze, madje edhe tė pavėrteta. Megjithėse edhe kjo nuk ėshtė nė rregull. Ama njerėzit intelektual, gjenitė, burrėshtetasit, duhet fjalorin ta kenė mė tė pasur, tė jenė gjakftohtė dhe tė flasin me argumente. Jemi popull me akademi dhe plotė universitete, mu pėr kėtė duhet tė jemi tė kujdesshėm. Vetė duhet ta shkruajmė historinė, e jo me imponime. Mund tė konsultohemi me miqtė, po tė jetė konsultė profesionale e jo politike pėr ti mėshuar viteve e datave vizė apo pėr ti ndryshuar pėr teke tė tė tjerėve. Ti shlyejmė datat historike!? Ēohen burrat e botės, rrinė dy javė te ne pėr vizitė, kthehen, shkruajnė kujtimet e tyre, ne menjėherė ua marrim pėr ti pėrdorur si tė njėmenda. Mundohemi tė luajmė rrolin e bletės pėr tė mbledhur nektarin. E bėjmė pa kurrfarė kriteri, mjafton tė jetė e shkruar njė shkronjė kundėr Tij. Kur mėsojmė mė vonė se kush ishte shkuesi, na del njė askush. Nė anėn tjetėr ua servojmė njerėzve tanė shkarravinat. Me injorime o burra nuk fitohet lufta. Pėr pak sa nuk plasa kur ai historiani gjerman, na u drejtua me njė letėr, ku botėrisht tha se mundohemi ta rehabilitojmė fashi- nazizmin, tė cilin e kishim luftuar me nder pėr pesė vite, por mė tragjikja kur gjermanėt vetė e luftojnė dhe kėrkojnė falje pėr bėmat e zeza tė hitlerizmit. Tė gjitha kėto po shkojnė nė tė mirė tė Tij. Kjo duhet tė jetė mėsim pėr ne, se me arrogancė nuk luftohet njė epokė. Epokat mund tė luftohen vetėm me argumente historike, e jo tė mbushet strajca e gabelicės me servimet e tė tjerėve.
Historia as nuk blihet e as nuk shitet me para. Paraja tė bėnė qė pėr njė kohė tė caktuar tė maskohesh, por ajo maskė nuk ėshtė e qėndrueshme. Argumenti e mund edhe paranė. A nuk na dhanė mjaftė para dhe ne tė trullosur, nga lakmia pėr to, u kthyem nė histori tė para njėqind viteve. Rrėnuam atė qė kishim ndėrtuar me djersė. Gjėmonte edhe trualli nga kėto. Gjėmat do tė dėgjohen gjatė. I ngjason gjėmės sė Urės sė Fshejtė nė legjendė qė erdhi nė ditėt tona. Ato para u derdhėn pėr tė na blerė, korruptuar dhe tė zhvillojmė prostitucionin. Turp! Turp ėshtė edhe pėr mua qė nuk e ngrita zėrin. Pėr kėtė, veē sa preku truallin tim, mė djegin shputat e kėmbėve. Hėm!... I gėnjyem njerėzit me parulla tė mėdha. Do ta bėjmė kėshtu e kėshtu mėmėdheun! Do ti ngjasoj kėtij e atij shteti! Tėrė kombin do ta kemi nėn sqetulla! Po. E vėrtetė ėshtė dhe nga nėnsqetullat e tona po e hedhim pjesė pjesė, se po na duket barrė e rėndė. Miqtė po na thonė kėshtu. Duhet dėgjuar ata. Nėse nuk ndryshojmė taktikėn nė kėtė plan, historia do tė na hedh nė vithet e kalorėsve hije, qė bartin kobin e zi nėpėr epoka. Ata shkelin mbi gjakun dhe eshtrat e luftėtarėve tė lirisė! Jo, kėtė turp vetės nuk guxoj tia lejojė!
Ēdo intelektual duhet ta kryej misionin e vetė. Edhe pėr mua vlen kjo. Pėr djall, mė del hija e Tij pėrpara. Ma zė frymėn. Nuk ka qenė dashtė tė dali bash nė kėtė mėnyrė kundėr Tij. Mė mirė ka qenė dashtė tė shkoja shkallė shkallė. Duke luftuar vetėm me argumente dhe njė ditė ta kisha rrėzuar pėr tokė, pėr tė mos u ngritur kurrė mė. Kėsaj i thonė tė bėsh hop pa e parė gjerėsinė e pėrroit. Hapi ynė ėshtė i shkurtėr. Ai kishte hap tė gjatė. Sa pėrjetėsia. A mund tė tejkalohet pėrjetėsia? Si shumė e tepruar! Do ta mposhti gjithė pėrjetėsinė e tij! Pėr kėtė duhet tė mė mbajnė ison tė gjithė, dhe jo vetėm tė huajte. Kjo le tė jetė njė mėsim i mirė, se nėse nuk tė mbėshtet i yti, kotė tė tė mbėshtesin tė huajte. I huaji ka interesin, i yti ka argumentin. Argumenti e mposht interesin. Interesi ėshtė jetėshkurtėr, gjersa tė gjej njerėz tė pėrshtatshėm. A nuk ishte lakmi nga ana ime kur mė premtuan edhe qumėsht dallėndysheje? Unė, pa hamendje vrapova pas interesit. Ua ēela gojėn njerėzve. Madje mė quajtėn edhe tė vonuar nė kohė. Sikur tė mos kisha vrapuar pas interesit personal, do ta kisha pėrcaktuar kohėn me sekonda. Kėshtu e ka njeriu kur nuk do tė jetė si Anteu. Tė jesh Ante do tė thotė punė e madhe, por ēti bėsh kur kokėn e ke nė strajcė. Mė mirė tė jetė nė strajcėn anteniane se sa nė atė tė gabelicės. Por me mua nuk ka qėndruar ashtu, prandaj e urrej strajcėn e gabelicės. Ndoshta pushtet mbajtėsit krenohen me ne. Bėjnė lėvizje eshtrash, sikur fėmijėt kur lozin me kukulla. Po, tė paktėn kėta bėjnė klasifikimin. Mjafton qė dikush bėn me gisht nė tumė dhe vrap me vegla e kamerė dhe dekretet janė tė gatshme pėr dekorime. Ēka ėshtė e tepėrt e tepėrt ėshtė. Argumenti po e mposht kėtė lojė makabre nėpėrmjet pamjes tjetėr tė medaljonit, ku tregohet se nga kush ishte i rekrutuari, pėr ēfarė qėllimi dhe nė mulli tė kujt derdhnin ujė. Sa e sa u dresuan e kaluan nga porta e Qytetit tė Bardhė. Nga bėmat ėshtė mė i zi se korbi. Me kėtė e kemi humbur luftėn. Dihet se pėr ēfarė qėllimi ka punuara dhe punon ky qytet. Kjo kėrkonte qė dy kokat e shqiponjės tė zhduken nga sfondi i kuq, dhe pasi ti ndėrrohej ngjyra. Kėtė as qė kemi dashur ta shikojmė. Na verboi lakmia pėr tė qenė dikush dhe paraja qė hynte nėpėr xhepat tanė pa e ditur kush ėshtė dorėlirė dhe pse e bėnė kėtė. Qė tė dyja na u mundėsuar pėr tu tjetėrsuar. Me keq se njeriu ta heq lėkurėn e vet nuk ka. Vetėm gjarprit i ka hije kjo.
Pėr tė gjitha kėto duhet ta ngriti zėrin dhe tė them mjaftė! Unė si gjeni e kam punėn time e ju kryeni punėn e juaj. Ama, duhet ndalur tė gjitha kėto veprime. Vetėm duhet tė mė bėni iso, e tė pėrqendroheni nė luftėn e dytė, atė historiken. Pėr tė parėn nuk keni kredibilitet, prandaj mos e humbni edhe kredibilitetin e sė dytės, se iu piu e zeza. Krijuam imazhin se Ai ishte xhoker dhe nuk mendonte fare pėr ne. Koha e demantoi nė tėrėsi. Sidoqoftė vetėm nė kėtė segment ka qenė dashur tė bėhet lufta, e jo me tė gjitha ato qė i pjell truri i njeriut. Sikur tė them se Ai ka bombarduar truallin tonė, do tė ketė zėra qė do ta pranojnė. Sa do tė jetė kjo e qėndrueshme? Pėr aq sa do tė komprometoheshim. Disa thirrėn dhe nė tė kaluarėn e vetė, e madhojnė, e fryjnė aq shumė sa veē kanė filluar tė shpėrthejnė si balonat e fėmijėve! Nėse ke qenė hajn, vrasės, dhunues... nuk ke si e fsheh tė kaluarėn dhe sot tė thuash se ke rėnė nė kundėrshtim me Atė. Jo, more jo! Ke rėnė nė kundėrshtim me dispozitat pozitive tė ligjit. Pėr kėto do tė ishe pėrgjigjur nė ēdo pikė tė rruzullit tokėsor. Turp ėshtė tė krekoseni! Bien njerėz tė tillė dhe e minojnė luftėn tonė. Ata nuk kanė faj, u ka ardhur koha tė zėnė poste madje me rėndėsi nė hierarkinė politike. Ata e bėjnė kėtė pėr qėllime personale. Fajin e kemi ne qė nuk i shikojmė gjėrat pak mė thellė dhe tua ndalim turrin. Ku ta di. Eshka eshkėn e lyp. Ata tash kanė zėnė pozita dhe vlerėsimet i bėjnė kuturu. Ecė e mos plas me atė strajcė, ku me mija kilometra i vjen era. Edhe kėtu ku jam unė po e ndjej erėn e atij plehu.
Ka vite qė merrem me kėto mendime. Kam humbur shumė kohė pas tyre, por ishte njė mėsim i mirė pėr mua. Gjeniut i takon ndonjėherė ta nxjerri veten jashtė kohės dhe hapėsirės kur jeton pėr ti parė disa gjėra. Momenti ėshtė qė ti kthehem realitetit nėse dua ta shlyej dytėsinė. Sa pėr kėtė kohė sa kalova nė dytės, lehtė ėshtė tia lidhi kokėn. Shumė gjėra ia kam pėrshtatur kohėve, tė cilat mundėsi nuk i kanė pasur paraardhėsit e mi. Le tė mbetėn me bindjen se liria vjen nga malet. Liria vjen nga perėndimi! Tash i kam ndėrmarr masat pėr kėtė.
Duhet edhe unė tė kyēem nė luftėn e pėrgjithshme dhe tėrė potencialin tim mendor do ta orientoj nė atė front, se larot do ta shembin nė tėrėsi atė qė ėshtė arritur. Ky duhet tė jetė misioni im historik. Kėtė e kėrkon koha prej meje, sa pėr Atė, duhet tubuar argumente tė qėndrueshme, se euforia kaloi. Sikur tė kishim arritur ti ndezim gjakrat e masave nė frontin e pėrgjithshėm, sikur i patėm ndezur kundėr Tij, punėt do tė shkonin mė mirė. Atėherė do tu kishin thėnė miqve tanė tė na ndihmonin, nėse u nevojitet para- urdhėroni! Nėse doni argumente- urdhėroni! Nėse doni luftėtar- urdhėroni prapė! Nėse nuk doni tė dėgjoni pėr argumente, atėherė ne do tė ndajmė llugėn pėrgjysmė me armiqtė, siē themi te ne, pėr kėtė jemi tė gatshėm! Ėshtė koha e korrigjimeve historike. Kreatyrat artificiale po zhduken, pėr tu krijuar tėrėsitė e njėmenda, tė qėndrueshme, qė do tė garantojnė paqe dhe stabilitet. Sot, pos argumenteve dhe ato tė shkapėrderdhura nėpėr tru tė njerėzve, nuk kam ēka tu vėmė nė tavolinė. Kjo do tė kishte ndikuar edhe te armiku. Nė kėtė luftė tė pa shpallur po bien djemtė nė altarin e lirisė dhe ēfarė po bėjmė ne. Nuk ka ditė tė mos dhunohen shtėpitė tona, e ne vetėm lajmėrojmė, se na e bėnė kėtė e atė, e asgjė pėr tė ndėrpre ato. Bota na sheh tė shkapėrderdhur. Shumica i ndihmojnė kėsaj gjendjeje, e njė pjesė thonė do tė vjen koha edhe pėr ju nėse doni. Nuk mund tė mateni me kohėn. Kanė tė drejtė, se ne nuk ecim me kohėn. Neve na intereson ta mbushim mė shumė strajcėn e gabelicės dhe duke e bartur nė shpinė tė trokasim derė mė derė pėr tė lypur tė na rritet edhe mė tepėr pesha e saj. E gjithė kjo mė detyron qė me gjithė potencialin prej gjeniu tė koncentrohem nė kėtė drejtim. Tė gjitha adutėt i kemi nė duart tona, vetėm lypset uniteti, e ky unitet as nuk zbret nga qielli as nuk na krijojnė tė huajt, atė duhet vet ta krijojmė. Kjo nuk krijohet me teprime. Duhet tė marrim mėsim prej luftėtarėve tė lirisė. Ata po e shikojnė interesin e pėrgjithshėm. Po hulumtojnė rrugė pėr tė dalė nga robėria, duke sakrifikuar mė tė shtrenjtėn, jetėn dhe familjen. Bien, ngritėn, por nuk u dėgjohet ofshama. U fyhet dhe fyhet dinjiteti i tyre nga ne, ata nuk shikojnė anash, por vetėm ecin pėrpara, se intelekti i tyre nuk i lejon nė kėtė kohė tė pakohė tė merren me cikėrrime, por i shtrėngojnė radhėt pėr tu bėrė digė pėrball armiqve shekullor. Tė kaluarėn duhet shikuar pėr aq sa tė merret mėsim, pėr tė mos gabuar nė kėtė moment historik. Fatin e kombit duhet shikuar si tėrėsi, e, jo me sy blete. Sot nė fakt dominon shikimi i bletės, gjė qė nuk ka ndodhur asnjėherė mė parė nė kėto pėrmasa. Ende nuk dėshirojmė ta shohim kombin si tėrėsi. Po edhe kėtė e bėjmė pėr hir tė miqve. Madje mua mė thanė, nuk je atje dhe duhet tė hedhėsh vallen tonė, ose sikter. Ēfarė tė bėjė?! Tė kthehem atje si ēka? Tė rri kėtu duhet hedhur vallen e tyre!? Kėto dilema qė mė mundojnė mua, sigurisht politikanėt i mundojnė edhe mė tepėr. Bile ata dėshirojnė tė zgjatet edhe mė tepėr kjo kohė. Kjo shihet ashiqare te Shallėkuqi, si i fyen luftėtarėt e lirisė. Unė si gjeni duhet gjetur ndonjė deriēkė nė kėtė drejtim dhe tė shfrytėzojė ēdo moment qė mė jepet. Kjo situatė ėshtė si rrjedhojė e grindjeve dhe mosmarrėveshjeve tona. Po, mirė pse nuk mė thėrrasin dhe tė thonė, ti e meriton tė jesh nė ballė tė kombit, kombi varet nga koka jote dhe na shpėto. Do tė kisha dhėnė ndihmesėn time nė kėtė drejtim. Kėtė nuk e dėshirojnė karrieristėt, rrahagjoksėt, korrupsionistėt, kolaboratoristėt dhe tradhtarėt. Kjo pjellė nėpėrkėmbė e gjakut tė luftėtarėve tė lirisė, nėnshkrimin e hartave gjeografike. Kjo ka pjellė edhe parcializimin e veprimeve, e kjo dikujt po i konvenon dhe po fyen edhe mė tepėr qė ne tė merremi vetėm me Tė.
Ti!... Kam pėr ta shkelur pėr tokė Atė! Po nė kėtė moment detyra ime ėshtė ti shuaj kėto bindje dhe pėrpara botės e para armiqve tė dalim unik, edhe me punė edhe me argumente. Vetėm nė kėtė plan mund ta arsyetoj vetėn pėr hapin e ndėrmarrė dhe ta shlyej atė fjali tė mallkuar, gjethi i kalbur bie vet nga trungu.
Reshtan, Dhjetor 1995 |
|