DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Medvedev nenshkruan Dekretin per njohjen e pavarsise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut
Postuar mė datėn: 2008-08-26 12:12:10 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Presidenti i Rusisė, Dmitry Medvedev, e ka nėnshkruar dekretin pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė dy rajoneve seperatiste tė Gjeorgjisė, Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė. Vendimi, i cili hasi nė reagime tė ashpra nė Perėndim, pasoi votimet nė Parlamentin e Rusisė.

Presidenti i Rusisė Dmitry Medvedev tha se Rusia i ka njohur si tė pavarura rajonet separatiste tė Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut nė Gjeorgji.

Nė njė prononcim televiziv, Medvedev tha se ai e kishte nėnshkruar dekretin pėr njohjen e dy rajoneve separatiste tė Gjeorgjisė.

"Duke marrė parasysh shprehjen e vullnetit tė lirė tė popullit oset dhe abkhaz, nisur nga Karta e Kombeve tė Bashkuara, Deklarata mbi Parimet e Ligjit Ndėrkombėtar e vitit 1970, Aktit Final tė Helsinkit tė vitit 1975 dhe dokumentave tjera themelore ndėrkombėtare, unė e nėshkrova dekretin pėr njohjen nga ana e Federatės Ruse tė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė", tha Medvedev.

"Rusia u bėn thirrje vendeve tjera qė ta ndjekin shembullin e saj. Kjo nuk ėshtė njė zgjedhje e lehtė, por ėshtė e vetmja e mundshme pėr t'i shpėtuar jetėt e njerėzve", deklaroi Medvedev.

Gjeorgjia e ka dėnuar hapin. Zėvėndės ministri i Jashtėm, Giga Bokeria e pėrshkroi njohjen e Rusisė si "aneksim tė hapur" tė territorit tė Gjeorgjisė.

Franca, e cila e ndėrmjetėsoi armėpushimin ndėrmjet Rusisė dhe Gjeorgjisė, shprehu keqardhje pėr hapin e Kremlinit.

"Ne konsiderojmė se ky ėshtė njė vendim pėr tė ardhur keq, dhe e e ripėrsėrisim pėrkushtimin tonė pėr integritetin territorial tė Gjeorgjisė", tha zėdhėnėsi i ministrisė sė Jashtme nė Paris.

Mė herėt, presidenti amerikan, George Bush, ka kėrkuar nga Rusia qė ta respektojė integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe tė mos e njohė pavarėsinė e rajoneve separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia.

Nė njė njoftim me shkrim, presidenti Bush tha se ishte "thellė i shqetėsuar" nga thirrja qė i ėshtė bėrė presidentit Medvedev nga Parlamenti i Rusisė, pėr njohjen e kėtyre dy rajoneve.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Medvedev: Gazpėrēuesi tė kalojė nėpėr Rusi (2008-07-05 00:17:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Exit poll: Medvedev i fitoi dukshėm zgjedhjet nė Rusi (2008-03-02 17:41:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NATO-ja nėnshkruan protokollet e anėtarėsimit pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė (2008-07-09 09:35:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Alfred Moisiu firmos dekretin pėr Festat e Nėntorit (2006-11-26 05:29:39 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster