| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ardian Zejnaj
Nėse teorikisht politika e jashtme pėrkufizohet si strategji qė pėrdoret nga qeveritė pėr tu udhėhequr nė veprimet e tyre nė fushėn ndėrkombėtare, diplomacia nėnkupton njohuritė, shkathtėsinė apo aftėsinė e rregullimit mbi dhe tė atyre marrėdhėnieve. Nisur nga kėto dy rregulla, tani jemi venė nė vėshtirėsi pėr ta pėrkufizuar politikėn e jashtme dhe diplomacinė qė po zhvillon dhe ndjek Ministri ynė i jashtėm, Skėnder Hyseni?
Sipas Satovit diplomacia nuk ėshtė thjeshtė veprimtari e veēantė dhe e dalluar e negociatave ndėrkombėtare, ajo ėshtė gjithashtu pamje e rėndėsishme e shtetėsisė. Nėse qenka kėshtu, ēfarė pamje ėshtė duke i dhenė shtetit tė ri tė Kosovės, diplomati Skėnder Hyseni? Logjika dhe rruga diplomatike qė ėshtė duke ndjekur aristokrati Skėndė, mė shumė ėshtė duke dėmtuar shtetėsinė e Kosovės para qeverive tė botės, sesa qė ėshtė duke e ndihmuar.
Kosova nė kėto rrethana ka nevojė qė ti qaset secilit shtet dhe organizate veē e veē, nė masėn qė i nevojitet Kosovės. Nė kėtė kontekst njė ministėr i punėve tė jashtme duhet tė ketė gjithmonė njė ide tė qartė tė politikės qė duhet ndjekur sa i pėrket secilit shtet tė veēantė dhe tė kap ēdo rast tė pėrshtatshėm pėr ta shtjelluar atė me krerėt e misioneve pėrkatėse. Por, nė diplomacinė e Ministri Hyseni nuk vėrehet kjo qasje dhe as ekziston ndonjė ide e qartė, se ku dėshiron tė arrijė dhe ēfarė synon tė realizojė Ministri Hyseni? Tani pėr tani Ministri ynė ėshtė duke u sjellė vėrdallė me komoditetin me tė madh, pa bėrė as edhe njė gjė me tė cilėn do tė mund tė lavdėrohej. Madje tani duket se i ka humbur edhe rruga nė oborr (nė ministrin e tij punėsohen zyrtarė tė ndryshėm, qė Skėnda as e dinė kush janė, ndoshta edhe e dinė dhe as kush i ka sjell aty, e lerė mė ēfarė kanė tė mbaruar).
Kjo ėshtė e mjaftueshme, sa pėr ta kuptuar se Ministri Hyseni nuk po arrin ta kryej rolin qė i ėshtė caktuar dhe tė menaxhojė situatėn, ngase ka qėlluar i paaftė pėr ti dalė zotė punės. Zakonisht njerėzit qė caktohen tė udhėheqin diplomacinė paraprakisht mendohet se duhet tė kenė njė ndėrthurje tė cilėsive tė caktuara qė nuk gjenden gjithmonė nė politikanin e zakonshėm, bile as nė njeriun e zakonshėm. Skėnder Hyseni ėshtė mė pak se njė politikanė i zakonshėm, por qė shefi i tij e ka marėr nė qafė duke e bėrė rastėsisht tė jashtėzakonshėm.
Gjendja e krijuar tani tė huton, deri nė masėn sa tė benė dyshues, pėr tė menduar se politikės sė jashtme dhe diplomacisė qė po udhėheq Ministri Hyseni, a duhet ti besohet?, pėr faktin se nė thelbin e saj nuk vėrehet tė ketė qoftė edhe pak egoizmin kombėtar, (nuk po themi se Skėnda ėshtė apo, po na tradhton, absolutisht jo. Ai mund tė jetė shumė njėri i mirė, por ėshtė diēka tjetėr qė nuk ėshtė i aftė pėr pozitėn qė ėshtė caktuar). Po e themi kėtė gjė, sepse suksesi i diplomacisė varet nga ajo qė mund tė quhet botėkuptim strategjik i politikėbėrėsve dhe tė kuptuarit e mirė tė interesave tė kombit, nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr njohja e historisė sė shkuar tė njė ēėshtje dhe njohja e burrave dhe se si tė merresh vesh me ta, qė janė faktorė shumė tė domosdoshėm dhe tė rėndėsishėm pėr njė politikė tė jashtme apo diplomaci.
Shumė tė pakėt janė ata qė njohin thelbin e problemit nė Kosovė, (ēfarė di apo mund tė presėsh nga njė diplomatė i Amerikės Latine, Afrikės, Azisė apo Lindjes tė thotė apo mendojė pėr Kosovėn, derisa ai ėshtė i bombarduar nga gėnjeshtrat serbe), e kjo gjendje rendohet edhe mė shumė kur nuk ka kush tu shpjegojė problemin nė mėnyrėn dhe stilin e duhur qė tė bindet bashkėbiseduesi pėr atė qė i thua. Diplomacia qė tani udhėheq Ministri Skėnder Hyseni, me atė qė vėrtet quhet diplomaci, janė aq larg mes vete, sa edhe nata me ditė. Kjo pėr shkakun se Ministri Hyseni nuk e ka kuptuar ende, se diplomacia politike ka tė bėjė mė rregullimin, zhvillimin dhe thellimin e marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve dhe organizatave ndėrkombėtare.
Ndėrkohė qė tek diplomacia e Skėndws vetėm sa shkon duke e ngushtuar hapėsirėn e tė vepruarit dhe u shmanget, pėrveē shteteve, edhe organizatave tė ndryshme politike. Nė kėtė kontekst duhet ti themi troē Ministrit Hyseni, se tė krijosh politikė me hamendėsimin e mundėsive tė barabarta tė tė gjitha rastisjeve ėshtė ta ngatėrrosh aftėsinė pėr shtetėsi me matematikėn. Duket qartė se Skėndės i ka ndodhur kjo pėrzierje, kur tenton tu paraqitet kolegėve tė tij si njė diplomatė i vėrtet. (O Ministėr, nė takimet qė po realizon paraqitu siē je, nuk ka lidhje nėse tani je lypės, e mos u sill mė kapadaillėk duke folur pėr politikėn dhe veprimet ruse nė Kaukaz, se ka kush flet pėr ato gjėra, se si ke punėt kerka hiq).
Duket se thėnia e Goldstein na shkon shumė mirė pėr shtati si Kosovė, sidomos pas pėrzgjedhjes sė dhjetė tė ngarkuarve tė parė mė punė nė ambasadat e Kosovės dhe sekretarėve tė tyre qė njėri prej tyre ėshtė vėlla i zv/kryeministrit Manaj, se nė shumė demokraci, disa diplomat janė tė emėruar nga politika, qė vijnė e shkojnė bashkė me ndryshimet e udhėheqjes sė qeverisė. Tė tjerėt janė diplomatė karriere, tė cilėt dalin nga radhėt e shėrbimit tė jashtėm e synojnė tu shpėtojnė ndryshimeve qeveritare. Diplomatėt e aftė janė pasuri qė rrit fuqinė e njė shteti.
Ne e kuptojmė se Ministri Hyseni ėshtė nė grupin e parė, qė do tė mund tė shkoj shpejtė. Tė emėruarit gjenden nė grupin e dytė, qė do tė mundohen tu rezistojnė rrymave politike ditore. Ndėrsa tė tretėt mungojnė, sepse nuk duam ta krijojmė kėtė gjeneratė. Nga mungesa e vullnetit pėr tė krijuar kėtė grup diplomatėsh pėson Kosova, duke u pėrballur nė tė ardhmen me njė hendikep tė madh. Nė mungesė tė krijimit tė grupit tė tretė tė diplomatėve, paramendojeni duke e udhėhequr Kosovėn, pas disa viteve, pėrsėri njė Ministėr i jashtėm si Skėnder Hyseni, dhe i cili duhet tė pėrballet mė diplomat tė stilit tė Richard Hollbruk si Sekretar i Shtetit Amerikan apo Sergei Lavrov si ministėr i jashtėm i Rusisė, pse jo edhe mė Tony Blerin si president i BE-sė, nė tentim pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie politike dy apo shumėpalėsh, atėherė kur do tė na duhet tė ecim vetė dhe tė kujdesemi pėr paraqitjen tonė. Mbase nuk do tė dimė, se a duhet tė qeshim apo qajmė? |
|