DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ROBĖRUESIT NUK ĒLIROJNĖ
Postuar mė datėn: 2007-09-12 04:33:57 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Reagim ndaj dhunimit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės dhe inkuizicionit tė librave tė akademik Rexhep Qosjes.

Fjalia e cila ishte vendimtare qė ta bėjė kėtė shkrim dhe tė cilėn mė 4/09.2007 e dėgjova nė Ditarin e RTK-sė (nga goja e z. Ismail Hasani, ish-ushtrues detyre i drejtorit tė Institutit Albanologjik) ishte kjo: ”…largohem me ndjenjėn e keqardhjes se humba njė shans tė mirė pėr ēlirimin e kėtij institucioni nga mendėsia e sė kaluarės dhe fudullėku, tė cilin qytetarėt e Kosovės e kanė ndėshkuar me kohė.”


Shkruan: Rexhep Ahmeti

Ishim tė informuar me kohė se ky farė drejtori i dhunshėm, z. Ismail Hasani kishte organizuar dhe urdhėruar thyerjen e zyrės sė akademik Qosjes, ndėrsa librat e tij ishin hedhur nė thasė tė zi najloni pėr t’u hedhur si mbeturina! ”Tmerron fakti i injorimit dhe inkuizicioni ndaj njė pjesė tė trupit shkencor shqiptar me nė krye me punėtorėt/et e palodhur/a tė shkencorė/e tė Kosovės z. Rexhep Qosjen, z. Sadri Fetiun, znj. Shefkije Islamin etj.! Veprimi i paturpshėm i errėsirės tiranike, duke i futur nė thasė tė zi najloni shkrimet e akademikut shqiptar nga Kosova, paralajmėron rreziqe tė reja qė po i kanosen kombit shqiptar. Ky atak i paskrupullt banditesk e ka prekur e indinjuar thellėsisht ēdo njeri pėrparimtar kudo nė botė”,siē thotė intelektuali atdhetar Fadil Shyti.

Me fjalinė e komunikuar para Kosovės (ngase nė mediumin kryesor tė saj, nė RTK) z. Ismail Hasani, me fjalė dhe vepra na tha: Desha ta ēliroj Institutin nga vepra tė tilla dhe krijues tė tillė si Qosja! Instituti albanologjik i Prishtinės dhe nė pėrgjithėsi kultura shqiptare (arti, shkenca...) do tė ishin shumė mė tė varfra po t’ju mungonte njė Rexhep Qosje. Bile, Instituti Albanologjik i Prishtinės sikur nuk ka kuptim pa Rexhep Qosjen, ngase mu Qosja sikur ia ka dhėnė kėtij Instituti dinjitetin shqiptar dhe shkencor.

Ne, jemi mėsuar ta shohim gjithnjė prof. Rexhep Qosjen dinjitoz nė Institutin e tij (dhe tonin) po ashtu dinjitoz. Dhe si ka menduar tė na heq Rexhep Qosjen nga aty njė ”ēlirimtar”dhe njė “ruajtės i brezave tė rinj” ngase ai paska ardhur nė Institutin Albanologjik me mision pėr t’ia ndėrruar frymėn atij (shpirtin, pėr ta bėrė, nė esencė Institut jo albanologjik, duke krijuar shpirtin joshqiptar tė ”kombit tė ri kosovar”) dhe kėshtu, sipas tij, pėr tė parandaluar ”krimin qė po vazhdon t’u gatuhet brezave tė rinj”

E nė kėtė mėnyrė, duke hequr frymėn shqiptare atdhetare nga Instituti Albanologjik, ky administrator inkuizicionist qė zbaton terror tė bardhė tė dirigjuar, qė gėnjen se ėshtė jopolitik, ndėrsa nė Institut ėshtė dėrguar mu nga njė soj sorollopi i politikės kundėrshqiptare (pjesa mė rrėnuese e politikės sė LDK-sė) pėr tė realizuar projekte tė saj, qė siē e tregon edhe vet z. Hasani, e tėra kjo ka qenė pjesė e njė ”projekti pėr strukturimin dhe reformimin e Institutit…procesit tė reformimit bashkėkohor tė Institutit Albanologjik… pėr ta lėnė prapa tė kaluarėn dhe pėr tė kapur zhvillimet bashkėkohore.”

Vallė, si mund tė kapen zhvillimet bashkėkohore me sulme tė tilla mizore?!

Pa e lėnė prapa tė kaluarėn shqiptare dhe sh q i p t a r i n ė dhe pa e kapur zhvillimin bashkėkohor tė “kombit tė ri kosovar”, joshqiptarinė, nuk po bėka!!! Nuk po bėka me shqiptarinė sepse me tė po i hapkemi udhė dhe vetėm se po e ndihmuakemi ”krimin qė po vazhdon t’u gatuhet brezave tė rinj”. Ky ”ēlirues” i madh z. Ismail Hasani nė arsyetimin e dorėheqjes sė tij mundohet ta mashtrojė opinionin duke dalė edhe nga kompetenca e tij nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės (IAP qė sipas tij “ mė sė paku i ngjan njė shtėpie tė shkencės dhe dijes”) dhe duke folur pėr “klane parapolitike”, ”mafi ekonomike”pėr ”pafuqinė e institucioneve pėr tė vendosur ligjshmėrinė dhe pėr tė ēuar pėrpara Kosovėn.”

Me kėto fjalė dhe me kėtė politikė tė tejdukshme dhe naive z.Hasani del nga korniza e njė qeverisėsi (menagjuesi) tė IAP-sė qė ka pėr mision zhvillimin e shkencės dhe konstaton se shkaktarėt e krimit qenkan, “klane parapolitike”, ”mafia ekonomike”,”pafuqinė e institucioneve pėr tė vendosur ligjshmėrinė dhe pėr tė ēuar pėrpara Kosovėn” mu nėn strehėn e Institutin Albanologjik tė Prishtinės dhe sikur lė tė nėnkuptohet se mu sot mė 4 shtator 2007, (nė mbrėmjen e tė cilės ditė u.d sė drejtorit qė dhe dorėheqje nga IAP, ngase nuk mundi ta ēlirojė Institutin nga karakteri i tij i gjertanishėm kombėtar dhe pastaj iu drejtua Kombit nė RTK) protestuesit kundėr krimit dhe vrasjes sė policit Triumf Rizės, qenkan drejtuar krejt gabim duke ia kthyer shpinėn politikės sė padrejtė udhėheqėse tė IPVQ-ve dhe duke e pėrkrahur tė vėrtetėn se “Mosluftimi i krimit ėshtė krim”sepse mu kėtė Protestė ata qenkan dashur ta drejtojnė kundėr Institutit Albanologjik tė Prishtinės ngase aty z. Ismail Hasani e paska parė ”krimin qė po vazhdon t’u gatuhet brezave tė rinj”. Po ta kishin pyetur protestuesit z. Hasnin se me ēfarė parulle duhet dalė nė protestėn e 4 shtatorit kundėr krimit tė organizuar ai do tu kishte sugjeruar: Mos dilni me parullėn: ”Mė 30 gusht ka vdekur sistemi gjyqėsor nė Kosovė”, por dilni me parullėn

“shkencore”: ”Ditėn qė u bė largimi i z. Ismail Hasanit nga IAP-ja, po atė ditė dėshtoi ēlirimi i IAP-sė.”

Siē e kanė informuar opinionin publik punonjėsit shkencorė tė IAP-it, klani i u.d sė drejtorit tė dhunshėm tė Institutit ka pasur kėtė mision tė aktivitetit tė tij vandal:...”tė luftojnė pėr

“kosovarishten”. Tė luftojnė pėr identitetin e ri kosovar..." Pra, Programi tyre ėshtė i qartė: ti krijojnė kushtet e reja (ti realizojnė reformat bashkėkohore nė administratėn shkencore) qė ta “ēlirojnė ”kosovarishten” nga gjuha letrare shqiptare (legjitime dhe e ligjshme), ta “ēlirojnė” pa humbur kohė ideologjinė e “kombit kosovar” nga ideologjia dhe praktika e gjertanishme e kombit shqiptar! ose ta ēlirojnė Institutin Albanologjik tė Prishtinės “ nga mendėsia e sė kaluarės dhe fodullėku, tė cilin qytetarėt e Kosovės e kanė ndėshkuar me kohė”!

Dhe cili regjim i sė kaluarės nuk ka mundur ta realizojė deshqiptarizimin popullatės shumicė tė Kosovės, pėrkundėr aktiviteteve tė tij ekstreme vandale e fashiste, duke atakuar pa mėshirė si shpirtin e shqiptarisė ashtu edhe fizikun e saj, pa anashkaluar fare nė kėtė mes edhe Institutin Albanologjik tė Prishtinės dhe punėn e ēmuar tė punonjėsve tė vyer tė kėtij Instituti nė krye me figurėn emblematike akademike, z. Rexhep Qosjen?


Akademik Rexhep Qosja

Pėrgjigja ėshtė e qartė: regjimi i Tito-Millosheviqit as me mjete tė sofistikuara paqėsore as me luftė nuk mundi ta heq identitetin e rrėnjosur shqiptar tė shumicės sė popullatės sė Kosovės dhe gjuhėn letrare tė tij. Okupatorėt vandalė e barbarė, robėruesit sėrbomdhenjė u larguan, shkuan, por sundimi jo edhe aq i shkurtėr i tyre la pasoja tė tmerrshme dhe tė ēuditshme, bartėsit e tė cilave vazhdojnė me besnikėri programin e vjetėr robėrues kundėr identitetit shqiptar dhe kundėr gjuhės letrare kombėtare. Bartėsit e deshqiptarizmės sė Kosovės po tregojnė se nocioni i Kosovės shumetnike apo i Kosovės pa identitet, nė esencė nuk qenka vetėm ahtisaarian por edhe krijesė “shpirtėrore” e politikės nė pushtet nė Kosovė dhe se ky nocion dhe kjo praktikė e tashme dhe e ardhshme qenka projektuar vetėm si shkallė krijimit dhe zhvillimit tė ”kombit kosovar” dhe e gjuhės sė tij, kosovarishtes.

Ideologjia e themeluesve dhe e bartėsve (ekzekutuesve) tė “kombit tė ri kosovar” qenkan edhe mė ekstreme se paraardhėsve tė tyre tė idesė sė deshqiptarizimit tė Kosovės. Kėta ”ideologė” tė fundit tė deshqiptarizmit idenė e shqiptarizmės po e konsideruakan krim nga i cili duan t’i shpėtojnė brezat e ardhshėm dhe qenkan nė aksion pasionant pėr ta ēliruar Kosovėn nga shqiptarėt dhe esenca e tyre shqiptaria e vėrtetė dhe nė vend tė tyre ta kenė fazėn e parė, Kosovėn shumetnike nė federatė me Serbinė, e pastaj edhe fazėn e dytė, “shtetėsinė kosovare”apo alkiminė e kalimit nga identiteti juridik shtetėror kosovar nė formimi, zyrtarizimi dhe konsolidimi i “kombit kosovar”, sigurisht, pėrsėri nė konfederatė me dashurinė e parė tė tyre, me mentoren Serbinė ende millosheviqiane alias koshtuniciane dhe kėshtu tė “ kapen zhvillimet bashkėkohore” qė nuk e lėnė Kosovėn me “mentalitetin e sė kaluarės” shqiptare! por qė e fusin nė njė thes tė ri modern shkombėtarizues, robėrues.

Thėnė shkurt, si ideologėt e ”kombit kosovar” ashtu edhe zbatuesit e tij, faktikisht, po na dalin si mohues tė pasionuar tė vetvetes, (tė qenit shqiptar) si “ēlirues” tė Kosovės nga shqiptarėt, me ē’gjė tregojnė se ende kanė mbetur nė tėrėsi tė identifikuar me ish-robėruesit e Kosovės, me kokėn (ideologjinė) dhe zemrėn (pasionin) e tyre. Nė realitet tani, mu kėta janė duke i zėvendėsuar okupatorėt, robėruesit, vandalėt. Nuk kanė mėsuar se ish- robėruesit dėshtuan, u larguan, shkuan duke lėnė mundėsi pėrparimi pėr Kosovėn nga ēlirimi prej tyre. Kėshtu robėruesit okupator (fashist) nuk mund e ēliruan Kosovėn nga shqiptarėt ”primitiv”,”anakronikė” “jobashkėkohorė”. Ndaj edhe nxėnėsit e ish-robėruesve, rirobėruesite rinj, ithtarė tė ”kombit kosovar”, zor se do tė mund ta ēlirojnė Kosovėn nga shpatarėt. Ata ende nuk e kanė mėsuar njė (si) ligj: robėruesit dhe rirobėruesit e rinj (shqipfolės e tė huaj) nuk ēlirojnė, si do e sado qė ta modernizojnė e kamuflojnė ideologjinė dhe praktiken e tyre “kosovare” a grabitqare. Ata janė vetėm mekanizma robėrues, pėr nga natyra e tyre. Robėria ėshtė robėri edhe me rirobėruesit e rinj. Kosovės po i zihet fryma edhe tani kur po shtypet pėr tu detyruar tė hyjė nė njė thes modern tė shkombėtarizimit ku do tė vdiste gjysma e kombit shqiptar dhe do tė krijohej njė surrogat kombi,” kombi i ri kosovar” dhe ku ideologėt dhe ekzekutuesit e tij do tė shpėrbleheshin me pushtet tė gjatė nga mentorėt e tyre “mbinacionalė”.

Por, kot e kanė edhe riribėruesit e rinj. Kot e pati edhe “ēliruesi i ri”, ish-u.d. sė drejtorit tė dhunshėm tė IAP-sė ngase nuk shkoi as njė javė dhe ai mėsoi se nuk ėshtė lehtė tė shkelėsh punėn e personalitetin e njė shkencėtari dhe se objekti me shpirt tė gjallė, siē ėshtė vepra letrare e shkencore nuk rri dhe nuk mund tė asgjėsohet nė thasė najloni e me metoda inkuizicioni.

Ata qė e mėsuan “artin politik” nga ish-robėruesit apo nga barbarėt qė shkuan, vėrtetė po shihet se e kanė zor tė jetojnė pa ta, ndaj po veprojnė si ata dhe po iu vėrsulen njerėzve qė janė shėnjestruar nga mentorėt e tashėm tė riribėruesve shqipfolės, ashtu siē patėn vepruar edhe me rasatin e shumė figurave kreative tė artit dhe shkencės shqiptare nė Kosovė. Njėra nga figurat mė emblematike qė ky soj tiranėsh tė shkencės kombėtare e patėn bėrė pre tė veten ishte dhe ėshtė edhe z. Ukshin Hoti. Duke tiranizuar (prangosur) talente dhe duke ndaluar frymėn e vėrtetė ēliruese tė tyre nuk krijohet, nuk shkencėrohet por rrėnohet, shkatėrrohet.

Kot mundohen rirobėruesit e rinj (shqipfolės e tė huaj) ta lėnė IAP-nė pa shpirt dhe frymė (jetė) shqiptare. Formuesit e kėtij farė “shpirti kosovar a fryme tė re kosovare” duan ta krijojnė dhe ta kenė tė gatshėm, qė mė parė, shpirtin e “kombit kosovar” nė mėnyrė qė kur ta formojnė “kombin e ri” f o r m a l kosovar (nga idetė e tyre tė mėparshme e tė cilat i juridikėzoi edhe dokumenti i Pakos sė z. Ahtisaari) t’ ia fusin atij nga b... shpirtin e parapėrgatitur tė tyre, tani tė gatshėm tė rikrijuar modernshėm. Tė ia fusin sa mė parė nga b...shpirtin e ri “kombit tė ri” formal kosovar sepse kanė frikė se ky “komb i ri” mund tė ketė temperaturė nė fillimet e jetės sė tij fėmijėrore!

Si duket kanė temperaturė edhe vet krijuesit e kombit tė ri kosovar. Sigurisht qė thonė (vetėmevete dhe grupisht):

”T’ ia fusim sa mė parė “kombit kosovar” shpirtin sa ėshtė ende UNMIK-u se pastaj, ku ta dimė, mos po na dėshton eksperimenti nėn EUMIK...” Pastaj do ti rrok dyshimi: ende as Unmikistani nuk mundi ta bėjė realitet projektin e “kombit kosovar”! Hė, mos nuk do tė mund ta realizojė kėtė projekt as Eunmikistani!?

Ndėrsa logjika shkencore parashikon, pa luhatje se: formimi i “kombit tė ri kosovar” ėshtė i pamundshėm. Do tė ndodh me te siē ka ndodhur me projektin fantastik tė “kombit jugosllav” ngase edhe ky projekti i “kombit tė ri kosovar”, si ish pjesė a mbeturinė “kombit jugosllav”, nė fakt ėshtė projekt i pėrkohshėm politik qė ka dėmtuar (qė nga zanafilla) dhe dėmton edhe sot shumė, e do ta dėmtoj edhe mė shumė nesėr kombin shqiptar nė Ballkan dhe nė Botė, nėse nuk braktiset sa mė parė kjo ide dhe ky projekt tjetėrsimi, shkatėrrues e mohues i identitetit tė mirėfilltė shqiptar.

Kombi mbarė (ėshtė) ai shqiptar.
ose:
Kombi i parė ai shqiptar, kombi i dytė (kosovar) ai qė pėrmbytė.


Trepēė, 7-10 shtator 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Liderėt thonė se Prishtina nuk u anashkalua nė KS (2008-11-28 17:25:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve (2008-11-26 07:07:46 nga admin1)
[ Opinione ] MIQĖSIA TRADICIONALE MES POPULLIT GJERMAN DHE POPULLIT SHQIPTAR NUK MUND TĖ CENOHET ME NJĖ AKT TERRORIST ANARKIST (2008-11-24 16:33:50 nga admin1)
[ Kultura ] Piktori dhe regjisori Boris Ikonomi nuk ėshtė mė nė kėtė jetė. (2008-11-22 16:33:26 nga admin2)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh (2008-11-15 15:45:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu e Thaēi: Nuk ka presione, ka diskutime me miqtė ndėrkombėtarė (2008-11-14 15:24:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina nuk lėviz nga pozicioni i refuzimit tė 6-pikėshit (2008-11-14 06:01:07 nga admin1)
[ Opinione ] BRENDA SHQIPĖRISĖ NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJĖ PĖLLĖMBĖ TĖ TOKĖS SĖ HUAJ! (2008-11-12 18:21:39 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster