DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PUBLIKOHET PAS 47 VJETĖSH FJALA E ENVER HOXHĖS MBAJTUR NĖ 16 NĖNTOR 1960 NĖ MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE NĖ MOSKĖ
Postuar mė datėn: 2007-12-21 18:12:50 nga admin1 :: Kategoria: Histori



Arkivat ruse botojnė fjalimin e Enverit nė Mbledhjen e 81 Partive

(Pikturė e Guri Madhit)

Udhėtimin e tij tė fundit jashtė, Enver Hoxha do ta mbyllte edhe me njė nga fjalimet mė tė rėndėsishme, jo vetėm tė tij, por edhe tė politikės shqiptare nė ato vite. Ishte nėntori i vitit 1960, kur Hoxha bashkė me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinė, mori pjesė nė mbledhjen e 81 partive komuniste, e cila shėnoi prishjen e marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik dhe de fakto daljen nga Traktati i Varshavės. De jure Shqipėria doli nga Traktati i Varshavės vetėm 8 vjet mė vonė. Divergjencat me kreun e BRSS-sė, Hrushovin, ishin shfaqur disa muaj mė parė qė nga Mbledhja e Bukureshtit. Por vula e ndarjes mes dy vendeve ishte pikėrisht Mbledhja e 81 Partive nė Moskė. Mė datė 16 nėntor, Enver Hoxha mbajti fjalimin prej 80 faqesh ku do tė dilte hapur kundėr politikės sė ndjekur nga Hrushovi dhe do mbronte politikėn e Partisė Komuniste Kineze. Gazeta "Tirana Observer" ka zbuluar tė plotė nė arkivat ruse fjalimin qė Enver Hoxha ka mbajtur nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė. Vetėm pak kohė mė parė arkivat ruse kanė deklasifikuar dokumentet sekrete pėr Shqipėrinė ku nė tė bėnte pjesė fjalimi i gjatė i Enver Hoxhės qė ndau Shqipėrinė me Bashkimin Sovjetik. Fjalimi ėshtė publikuar i plotė dhe pa asnjė retushim nga ana e arkivave ruse. Nė numrin e sotėm gazeta "Tirana Observer" boton pjesėn e parė tė fjalimit prej 80 faqesh tė Enver Hoxhės. Nė kėtė pjesė ai denoncon marrėveshjet dhe takimet qė kishte kryer Nikita Hrushov me krerė tė vendeve perėndimore, midis tė cilėve dhe amerikanė si dhe shpreh rezervat ndaj kursit tė ri tė udhėheqjes sovjetike. Gjithashtu nė kėtė pjesė ish-udhėheqėsi komunist del edhe kundėr marrėveshjeve pėr ēarmatimin e armėve bėrthamore.


Mehmet Shehu, Nikita Hrushqov dhe Enver Hoxha

Fjala e Enver Hoxhės e mbajtur nė emėr tė KQ tė PPSH nė mbledhjen e 81 Partive Komuniste dhe Punėtore nė Moskė me 16 nėntor 1960

16 nėntor 1960

Tė dashur shokė,

Kjo mbledhje e Partive Komuniste dhe Punėtore ka njė rėndėsi historike pėr lėvizjen komuniste ndėrkombėtare, pse po i bėn njė analizė tė hollėsishme situatės politike ndėrkombėtare, po bėn bilancin e sukseseve dhe tė gabimeve qė mund tė jenė vėrtetuar nė rrugėn tonė dhe na ndihmon ne tė pėrcaktojmė mė qartė vijėn qė duhet tė ndjekim paskėtaj pėr tė korrur suksese tė reja nė dobi tė socializmit, tė komunizmit dhe tė paqes.

Nė botė tashmė ekziston kampi i socializmit, me Bashkimin Sovjetik nė krye. Lėvizja komuniste nė pėrgjithėsi ėshtė zgjeruar, ėshtė forcuar dhe ėshtė kalitur. Partitė komuniste dhe punėtore nė tė gjithė botėn janė bėrė njė forcė kolosale, qė ēon njerėzimin pėrpara drejt socializmit, drejt paqes. Siē theksohet edhe nė projektdeklaratėn qė ėshtė pėrgatitur, kampi ynė i socializmit ėshtė shumė mė i fortė se kampi i imperializmit. Socializmi ēdo ditė forcohet dhe ngjitet, kurse imperializmi dobėsohet, kalbėzohet. Ne me tė gjitha mjetet dhe forcat duhet ta shpejtojmė kėtė proces. Kjo do tė ngjasė nė qoftė se i qėndrojmė besnikė tė patundur marksizėm-leninizmit dhe e zbatojmė atė drejt. Pėrndryshe, ne do ta frenojmė kėtė proces, pse kemi pėrpara armiq tė egėr, qė duhet t‘i mundim dhe t‘i shkatėrrojmė, kemi imperializmin, me imperializmin amerikan nė krye.

Ne e duam paqen, kurse imperializmi nuk e do paqen dhe po pėrgatitet pėr njė luftė tė tretė botėrore. Ne duhet tė luftojmė me tė gjitha forcat qė tė shmanget lufta botėrore dhe tė triumfojė nė botė njė paqe e drejtė dhe demokratike. Kjo do tė arrihet kur imperializmin do ta detyrojmė tė ēarmatoset. Me vullnetin e tij imperializmi nuk i lėshon armėt. Tė besosh njė gjė tė tillė, ėshtė njėsoj si tė gėnjesh veten dhe tė tjerėt. Duhet t‘i vėmė, pra, imperializmit pėrballė forcėn kolosale ekonomike, ushtarake, moralo-politike dhe ideologjike tė kampit tė socializmit dhe njėkohėsisht forcėn e bashkuar tė popujve tė tė gjithė botės, pėr tė sabotuar me tė gjitha mėnyrat luftėn qė pėrgatitin imperialistėt.

Partia e Punės e Shqipėrisė kėtė situatė dhe kėrcėnimin qė i turret njerėzimit paqedashės nga imperialistėt as nuk ia ka fshehur dhe as do t‘ia fshehe popullit tė vet. Populli shqiptar, i cili e urren luftėn, mund t‘ju sigurojmė se nuk ėshtė frikėsuar nga ky veprim i drejtė i Partisė sė tij: as pesimist nuk ėshtė bėrė, as nė vend nuk ka ngecur pėr sa i pėrket ndėrtimit tė socializmit. Perspektivat e sė ardhmes ai i ka tė qarta dhe punon me besim tė plotė, duke qenė kurdoherė vigjilent, duke mbajtur nė njėrėn dorė kazmėn dhe nė tjetrėn pushkėn.

Pikėpamja jonė ėshtė se imperializmi, me imperializmin amerikan nė krye duhet demaskuar pa mėshirė, politikisht dhe ideologjikisht dhe asnjėherė nuk duhet lejuar t‘i bėhen lajka, pėrkėdhelje, lustrime imperializmit. Asnjė lėshim parimor nuk duhet t‘i bėhet imperializmit. Taktikat dhe kompromiset e lejueshme nga ana jonė duhet tė ndihmojnė ēėshtjen tonė dhe jo tė armikut.

Pėrpara armikut tė egėr garanci pėr fitoren e ēėshtjes sonė ėshtė uniteti ynė i plotė, i cili do tė sigurohet duke zhdukur mosmarrėveshjet e thella ideologjike qė janė shfaqur, dhe duke e bazuar kėtė unitet nė bazat e marksizėm-leninizmit, nė barazi, nė vėllazėrim, nė frymėn shoqėrore dhe tė internacionalizmit proletar. Partia jonė mendon se jo vetėm nuk duhet tė ketė asnjė tė ēarė ideologjike, por rrjedhimisht duhet tė kemi edhe njė qėndrim politik unik pėr tė gjitha ēėshtjet. Taktika dhe strategjia jonė ndaj armiqve duhet tė jenė tė pėrpunuara prej tė gjitha partive tona, tė mbėshtetura nė parimet marksiste-leniniste, nė kritere tė drejta politike dhe qė t‘u pėrshtaten situatave konkrete dhe reale. . .

Tė gjithė popujt e botės aspirojnė dhe luftojnė pėr liri, pėr pavarėsi, pėr sovranitet, pėr drejtėsi shoqėrore, pėr kulturė, pėr paqe. Kėto aspirata tė shenjta ua ka shtypur dhe po ua shtyp kapitalisti, feudali, imperialisti dhe ėshtė, pra, e natyrshme qė lufta e kėtyre popujve tė zhvillohet me rreptėsi tė madhe kundėr kapitalisteve, kundėr feudalėve, kundėr imperialistėve. Ėshtė gjithashtu e natyrshme qė popujt e botės tė kėrkojnė aleatėt e tyre nė kėtė luftė pėr jetėn, qė bėjnė kundėr xhelatėve tė tyre. .

Prandaj, nė luftėn pėr paqen, pėr ēarmatimin, pėr pėrparimin shoqėror nė botė, kampi i socializmit nuk ėshtė i vetėm pėrballė kampit imperialist; ai ėshtė nė aleancė tė ngushtė me tė gjithė popujt pėrparimtarė tė botės, kurse imperialistėt ndodhen tė vetmuar pėrballė kampit tė socializmit.

Po jetojmė nė njė kohė, kur shohim tė shkatėrrohet fund e krye kolonializmi, tė zhduket kjo murtajė qė shfaroste popujt nga faqja e dheut. Shtete tė reja po lindin nė Afrikė, nė Azi. Shtete ku sundonte kapitali, kėrbaēi dhe plumbi po zhdukin zgjedhėn e robėrisė dhe popujt po marrin nė dorė fatet e tyre. Kjo gjė u arrit dhe po arrihet nė sajė tė luftės sė kėtyre popujve dhe tė ndihmės morale qė u japin kėtyre popujve Bashkimi Sovjetik, Kina Popullore dhe vendet e tjera tė kampit tė socializmit.

Tradhtarė tė marksizėm-leninizmit, agjentė tė imperializmit dhe intrigantė, si Josif Broz Titoja, pėrpiqen me njė mijė mėnyra, duke kurdisur plane djallėzore, pėr tė ēorientuar popuj dhe shtete tė reja, pėr t‘i shkėputur kėta nga aleatet e tyre tė natyrshėm, pėr t‘i lidhur kėta drejtpėrdrejt me imperializmin amerikan. Ne duhet tė vėmė tė gjitha forcat pėr t‘ua shpartalluar kėto plane kėtyre shėrbėtorėve tė imperializmit.

Ne po asistojmė nė shthurjen e imperializmit, tė kalbėzimit tė tij, tė agonisė sė tij. Ne rrojmė dhe luftojmė nė epokėn qė karakterizohet nga kalimi i pandalshėm nga kapitalizmi nė socializėm. Po vėrtetohen tė gjitha mėsimet gjeniale tė Karl Marksit dhe tė Vladimir Iliē Leninit, tė cilat kurrė nuk janė vjetruar, siē pretendojnė revizionistėt.

Imperializmi botėror po ha grushte tė rėnda, tė atilla qė tregojnė qartė se ai nuk ėshtė mė nė "moshėn e artė" tė tij, kur bėnte ligjin kur tė donte dhe si tė donte. Iniciativa i iku tani nga duart dhe kėtė nuk e la nga qejfi dhe me dėshirėn e vet. Kjo iniciativė nuk iu mor atij me fjalė dhe vetėm me fjalime, por iu mor pas njė procesi tė gjatė luftėrash dhe revolucionesh tė pėrgjakshme, qė kapitalizmi vetė provokoi kundėr proletariatit, kundėr forcės sė popujve qė po ngriheshin pėr tė shkatėrruar botėn e urisė dhe tė mjerimit, botėn e skllavėrisė. Kėtė faqe tė lavdishme e hapi Revolucioni i madh Socialist i Tetorit, e hapi Bashkimi i madh Sovjetik, e hapi Lenini i madh.

Imperializmi botėror, me imperializmin amerikan nė krye, edhe tani, kur shikon se i afrohet vdekja, kur shikon se pėrpara tij ka kundėrshtarė tė fortė dhe tė vendosur, siē janė kampi i socializmit dhe aleanca e tij e madhe me tė gjithė popujt e botės, po pėrqendron, organizon dhe armatos forcat e tij tė sulmit. Ai pėrgatitet pėr luftė. Kush nuk e sheh kėtė ai ėshtė qorr. Kush e sheh, por e mbulon,ai ėshtė tradhtar nė shėrbim tė imperializmit. Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė hasim nė rrugėn pėr vendosjen e paqes nė botė, pėr ēarmatimin dhe pėr zgjidhjen e problemeve tė tjera ndėrkombėtare, nuk ka pse tė jemi pesimistė. Vetėm armiqtė tanė, qė po pėsojnė humbje, janė dhe duhet tė jenė pesimistė. Ne kemi fituar, fitojmė dhe do tė fitojmė, prandaj kemi qenė dhe jemi optimistė dhe jemi tė bindur se pėrpjekjet tona do tė kurorėzohen me sukses.

Por ne mendojmė se optimizmi i tepruar, jorealist, jo vetėm s‘ėshtė i mirė, por ėshtė i dėmshėm Kush mohon, kush zvogėlon, kush s‘ka besim nė forcėn tonė tė madhe ekonomike, politike, ushtarake, morale, ai ėshtė disfatist dhe s‘meriton tė quhet komunist. Por edhe ai, qė, i dehur nga forca jonė, i duken kundėrshtarėt miza, kujton se armiku ka humbur ēdo shpresė, se ai u bė i parrezikshėm dhe ėshtė plotėsisht nė mėshirėn tonė, ai nuk ėshtė realist dhe blofon, i vė nė gjumė njerėzit, vė nė gjumė popujt pėrpara kėtyre situatave tė ndėrlikuara dhe plot rreziqe, qė kėrkojnė prej tė gjithėve njė vigjilencė shumė tė madhe, qė kėrkojnė ngritjen e hovit revolucionar tė masave dhe jo uljen, shthurjen, dekompozimin dhe rehatinė. Populli ynė i vuajtur thotė: Uji fle, por armiku nuk fle.

Le tė shohim drejt nė sy faktet. Imperializmi botėror, me repartin e tij mė agresiv, imperializmin amerikan nė krye, po drejton ekonominė e tij drejt pėrgatitjes sė luftės. Ai po armatoset deri nė dhėmbė. Imperializmi amerikan po armatos me ēfarėdo arme Gjermaninė e Bonit, Japoninė dhe tė gjithė aleatėt dhe satelitėt e tij. Ai ka organizuar dhe i pėrsos organizatat ushtarake agresive, ai ka krijuar dhe po krijon baza ushtarake nga tė katėr anėt rreth kampit tė socializmit. Ai po i shton stoqet e armėve bėrthamore, ai s‘pranon tė ēarmatoset, ai s‘pranon t‘i ndalojė provat e armėve bėrthamore, ai punon nė ethe pėr shpikje tė reja tė shfarosjes nė masė. Tė gjitha kėto pėrse i bėn? Pėr tė shkuar nė dasmė? Jo! Pėr tė shkuar nė luftė kundėr nesh, pėr tė zhdukur socializmin dhe komunizmin pėr tė skllavėruar popujt.

Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se po tė flasim dhe po tė mendojmė ndryshe, atėherė gėnjejmė veten dhe tė tjerėt. Ne nuk do tė quheshim komunistė, nė rast se do tė na trembnin vėshtirėsitė e jetės. Ne komunistėt e urrejmė luftėn, ne komunistėt do tė luftojmė deri nė fund qė t‘i shkatėrrojmė planet djallėzore dhe tė luftės, qė pėrgatit imperializmi amerikan, por po na shpalli ai luftė, ne duhet t‘i japim grushtin pėrfundimtar, qė imperializmi tė zhduket pėrgjithmonė nga faqja e dheut.

Pėrpara kėrcėnimeve tė imperializmit botėror, tė kryesuar nga imperializmi amerikan, pėr luftė atomike, ne duhet tė jemi plotėsisht tė pėrgatitur si ekonomikisht, politikisht, moralisht, ashtu edhe ushtarakisht, pėr t‘i bėrė ballė ēdo eventualiteti. Luftėn botėrore ne duhet ta shmangim, ajo nuk ėshtė fatalisht e pashmangshme, por askush nuk do tė na falė kurrė nė rast se rrojmė me ėndrra dhe armiku na gjen nė befasi, sepse s‘ka ndodhur kurrė qė armiku tė jetė ose tė quhet loyal!, ndryshe s‘do tė quhej armik. Armiku ėshtė dhe qėndron armik dhe i pabesė. Kush i zė besė armikut, ai e humb shpejt ose vonė davanė...

Politika paqėsore e vendeve tė kampit te socializmit ka ndikuar shumė nė demaskimin e qėllimeve agresive tė imperializmit, nė mobilizimin e popujve kundėr luftėnxitėsve, nė zhvillimin e luftės sė tyre tė lavdishme kundėr shtypėsve imperialistė dhe veglave tė tyre...

Por, megjithėkėtė, shumė probleme konkrete, tė cilat janė shtruar nė tavolinė, si propozimet pėr ēarmatimin, konferenca e nivelit tė lartė etj, nuk janė zgjidhur dhe po sabotohen sistematikisht nga imperialistėt amerikanė.

Ē‘konkluzione duhet tė nxjerrim nga kėto? Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se imperializmi, dhe nė radhė tė parė imperializmi amerikan, s‘e ka ndėrruar lėkurėn, as qimen, as natyrėn. Ai ėshtė agresiv, ai do tė jetė agresiv, sikur edhe njė dhemb t‘i mbetet nė gojė. Dhe duke qenė agresiv, ai mund ta hedhė botėn nė luftė. Prandaj ne, ashtu siē theksuam edhe nė komisionin redaktues, vazhdojmė tė ngulim kėmbė se duhet t‘u bėhet e qartė popujve se garanci absolute qė nuk do tė ketė luftė botėrore, mund tė kemi vetėm pasi tė ketė triumfuar socializmi nė tė gjithė botėn, ose nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė botės. Hapur flasin amerikanėt, ata s‘pranojnė ēarmatim, pėrkundrazi po i shtojnė armatimet, ata pėrgatitin luftėn, prandaj duhet tė jemi vigjilentė. Armiku s‘duhet t‘i bėjmė asnjė lėshim parimor, tė mos krijojmė asnjė iluzion pėr imperializmin, pse duke menduar se i vėmė vetulla, mund t‘i nxjerrim sytė ēėshtjes. Armiku jo vetėm po armatoset dhe po pėrgatit luftėn kundėr nesh, por zhvillon edhe njė propagandė tė shfrenuar pėr tė helmatisur shpirtrat, pėr t‘i hutuar njerėzit.

Ai harxhon me miliona dollarė pėr tė blerė agjentė dhe spiunė, harxhon me miliona dollarė pėr tė organizuar nė vendet tona akte spiunazhi, diversioni dhe atentate. Imperializmi amerikan u ka dhėnė dhe po u jep miliarda dollarė agjentėve tė tij besnikė, bandės, tradhtare tė Titos. Tė gjitha kėto ai i bėn qė tė dobėsojė frontin tonė tė brendshėm, tė na pėrēajė ne, tė dobėsojė dhe tė organizojė prapavijat tona.

Shumė diskutohet rreth ēėshtjes sė bashkekzistencės paqėsore, bile disa afirmojnė edhe absurditete tė atilla, sikur Kina Popullore dhe Shqipėria qenkan kundėr bashkekzistencės paqėsore. Me duket se duhen hedhur poshtė njė herė e mirė pikėpamje tė tilla tė dėmshme dhe tė gabuara. Nuk mund tė ketė shtet socialist, nuk mund tė ketė komunist qė tė jetė kundėr bashkekzistencės paqėsore, qė tė jetė luftėdashės. Lenini i madh ka shtruar i pari parimin e bashkekzistencės paqėsore tė shteteve me rende shoqėrore tė ndryshme si njė domosdoshmėri objektive, derisa nė botė krahas njėri-tjetrit, ekzistojnė si shtetet socialiste ashtu edhe ato kapitaliste. Partia jonė e Punės, duke i qėndruar besnike kėtij parimi tė madh tė Leninit, gjithnjė ka menduar dhe mendon se politika e bashkekzistencės paqėsore u pėrgjigjet interesave rrėnjėsore tė tė gjithė popujve, i pėrgjigjet qėllimit tė forcimit tė mėtejshėm tė pozitave tė socializmit, prandaj kėtė parim tė Leninit ajo e ka nė bazė tė politikės sė jashtme tė shtetit tonė popullor. Bashkekzistenca, paqėsore midis dy sistemeve tė kundėrta nuk do tė thotė, siē pretendojnė revizionistėt modernė se duhet hequr dorė nga lufta e klasave. Pėrkundrazi, lufta e klasave duhet tė vazhdojė, lufta politike dhe ideologjike kundėr imperializmit, kundėr ideologjisė borgjeze dhe asaj revizioniste duhet tė forcohet gjithnjė e mė shumė. Duke luftuar me konsekuencė pėr vendosjen e bashkekzistencės paqėsore leniniste, duke, mos i lėshuar aspak nė parimet imperializmit, duhet tė zhvillohet mė tej lufta e klasave nė vendet kapitaliste, si edhe lėvizja nacionalēlirimtare e popujve tė vendeve koloniale dhe tė varura. Sipas pikėpamjes sonė, partitė komuniste dhe punėtore tė vendeve kapitaliste duhet tė luftojnė qė tė vendoset bashkekzistenca paqėsore nė mes tė vendit tė tyre, qė ėshtė akoma me sistem kapitalist dhe vendeve tona socialiste... Por detyra e tyre s‘mbaron me kaq. Nė kėto vende duhet tė zhvillohet, tė rritet, tė forcohet, lufta e klasave, dhe masat punonjėse, tė udhėhequra nga proletariati vendės me partinė komuniste nė krye edhe nė aleancė me tė gjithė proletariatin botėror, t‘ia bėjnė jetėn tė pamundur imperializmit, t‘i dėrrmojnė atij bazat e luftės dhe tė ekonomisė, t‘i rrėmbejnė atij nga duart forcėn ekonomike dhe politike dhe tė shkojnė drejt shkatėrrimit tė pushtetit tė tij tė vjetėr dhe tė vendosin pushtetin e ri tė popullit. Kėtė do ta bėjnė me dhunė apo me rrugėn paqėsore e parlamentare?

Kjo ēėshtje ka qenė e qartė, kot na e ngatėrroi shoku Hrushov nė Kongresin XX dhe e ngatėrroi nė atė drejtim qė u pėlqeu nė fakt oportunistėve. Pėrse duhej t‘u bėheshin gjithė kėto parodi tezave tė qarta tė Leninit dhe tė Revolucionit Socialist tė Tetorit? Partia e Punės e Shqipėrisė e ka pasur tė qartė dhe nuk lėviz nga mėsimet e Leninit nė kėtė ēėshtje. Deri tani asnjė popull, asnjė proletariat dhe asnjė parti komuniste ose punėtore s‘e ka marrė pushtetin pa gjak dhe pa dhunė. Ėshtė e padrejtė kur disa shokė pretendojnė se ata e kanė marrė pushtetin pa gjak; ata harrojnė qė pėr ta ka derdhur gjakun si lumė Ushtria e lavdishme Sovjetike nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Partia jonė mendon pėr kėtė ēėshtje se duhet tė pėrgatitemi pėr tė dyja rrugėt dhe tė pėrgatitemi mirė sidomos pėr marrjen e pushtetit me anėn e dhunės, pse, po tė pėrgatitemi mirė nga kjo anė, edhe mundėsia e parė ka mė tepėr shans tė ketė sukses. Borgjezia mund tė tė lėrė tė psaltėsh, pastaj tė fut njė grusht fashist nė kokė dhe tė dėrrmon, pse s‘ke pėrgatitur as kuadrot e sulmit, as punėn nė ilegalitet, as vendet ku tė ruhesh dhe tė punosh, as mjetet me se tė luftosh. Kėtij eventualiteti tragjik duhet t‘i dalim pėrpara. Partia e Punės e Shqipėrisė ka qenė, ėshtė, do tė jetė dhe do tė luftojė nė rrugėn marksiste-leniniste dhe nė bazė tė Deklaratės sė Moskės pėr paqen, pėr bashkekzistencėn paqėsore, ashtu sikurse na mėson Lenini. Ajo ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė e do tė luftojė nė mėnyrė aktive pėr ēarmatimin e pėrgjithshėm. Nė asnjė rast dhe pėr asnjė ēast Partia e Punės e Shqipėrisė nuk do tė pushojė t‘u bėjė njė luftė politike e ideologjike veprimeve tė imperializmit dhe tė kapitalistėve si dhe ideologjisė borgjeze, nuk do tė pushojė t‘i bėjė njė luftė tė ashpėr, tė pandėrprerė dhe pa asnjė kompromis revizionizmit modern dhe nė veēanti revizionizmit titist jugosllav. Mund tė ketė shokė qė tė na akuzojnė ne, shqiptarėt, pėr kokėfortė, pėr piper tė kuq, pėr gjaknxehtė, pėr sektarė, pėr dogmatikė e pėr ēfarė tė duash, por ne i hedhim poshtė tė gjitha kėto akuza false dhe u themi kėtyre se ne s‘lėvizim nga kėto pozita, se janė marksiste-leniniste.

Thuhet se ne duam luftėn dhe jemi kundėr bashkekzistencės. Bile shoku Kozllov neve, shqiptarėve, na ka vėnė kėtė alternative: ose bashkekzistencė, siē e kupton kėtė ai, ose njė bombė atomike nga imperialistėt, e cila do ta bėjė hi Shqipėrinė dhe asnjė shqiptar s‘do tė mbetet i gjallė. Njė kėrcėnim tė tillė atomik asnjė pėrfaqėsues i imperializmit amerikan nuk ia ka bėrė deri tani Popullit shqiptar. Por ja qė atė ia bėn njė anėtar i Presidiumit tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik. Dhe kujt ia bėn? Njė populli tė vogėl, heroik, qė nė shekuj ka luftuar me armiq tė egėr dhe tė panumėrt dhe qė kurrė s‘ėshtė, pėrkulur, njė populli tė vogėl, qė luftoi me heroizėm tė pashoq kundėr hitlerianėve dhe fashistėve italianė, ia thotė njė partie qė i qėndron besnike konsekuente deri nė fund marksizėm-leninizmit. Por, shoku Froll Kozllov, ti ke gabuar adresė, ti nuk na frikėson dot ne, qė t‘i pėrulemi vullnetit tėnd tė gabuar dhe ne s‘e ngatėrrojmė kurrė Partinė e lavdishme tė Leninit me ju, qė silleni kaq keq dhe kaq paturpėsisht me popullin shqiptar dhe me Partinė e Punės tė Shqipėrisė. Partia e Punės e Shqipėrisė do tė luftojė dhe do t‘i mbėshtetė tė gjitha propozimet e drejta dhe paqėsore tė Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tjera tė kampit tė socializmit, si dhe tė vendeve tė tjera paqedashėse. Partia e Punės e Shqipėrisė do tė vėrė tė gjitha forcat, do t‘i pėrdorė tė gjitha tė drejtat dhe do t‘i kryejė tė gjitha detyrat e saj pėr forcimin e unitetit tė kampit tė socializmit, tė njė uniteti marksist-leninist. Ėshtė absurde tė mendohet qė Shqipėria e vogėl socialiste kėrkon tė shkėputet dhe tė rrojė jashtė kampit tė socializmit, jashtė vėllazėrisė sė popujve tanė socialistė. Qenien nė gjirin e kampit tė socializmit s‘ia ka falur njeri Shqipėrisė, por atė e kanė vendosur vetė populli ynė dhe Partia e Punės e Shqipėrisė me gjak, me pune, me sakrifica, me djersė, me sistemin e qeverimit qė kanė vendosur dhe me rrugėn marksiste-leniniste qė ndjekim. Por askujt gjithashtu tė mos i shkojė ndėr mend se, meqė Shqipėria ėshtė e vogėl, meqė Partia e Punės e Shqipėrisė ėshtė e vogėl, duhet tė bėjė ashtu si thotė ndokush, kur ajo ėshtė e bindur se ai ndokushi gabohet.

Sikundėr u shpreha edhe mė lart, Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se kampi ynė i socializmit, qė ka njė qėllim, qė udhėhiqet nga marksizėm-leninizmi, duhet tė ketė edhe strategjinė e taktikėn e vet dhe kėto tė pėrpunohen sė bashku nga partitė dhe nga shtetet tona tė kampit tė socializmit. Nė gjirin e kampit tonė ne kemi krijuar disa forma organizimi pune, por ėshtė e drejtė tė themi se kėto kanė mbetur disi formale ose, mė mirė me thėnė, nuk funksionojnė nė mėnyrė kolegjiale, si pėr shembull organet e Traktatit tė Varshavės dhe Kėshilli i Ndihmės Ekonomike Reciproke. Tė kuptohemi. Kėtu s‘e kemi ēėshtjen tė pyetemi ose jo edhe ne. Natyrisht, asnjėri nuk na e mohon tė drejtėn tė pyetemi, por duhet tė mblidhemi qė tė pyetemi. Ēėshtjen e ngremė nė parim dhe themi se kėto forma organizimi duhet tė funksionojnė rregullisht, atje tė shtrohen problemet, tė merren vendime dhe tė kontrollohet zbatimi i kėtyre vendimeve.

Zhvillimi dhe fuqizimi i mėtejshėm i ekonomisė sė vendeve tė socializmit kanė qenė dhe janė kurdoherė nė planin e parė tė partive dhe tė qeverive tona dhe pėrbėjnė njė nga faktorėt vendimtarė tė forcės se pamposhtur tė kampit tė socializmit.

Ndėrtimi i socializmit dhe i komunizmit po ecėn me hapa tė vrullshėm nė vendet tona. Kjo u detyrohet pėrpjekjeve tė mėdha tė popujve tanė dhe ndihmės qė i jepet shoku-shokut.
Republika Popullore e Shqipėrisė s‘i ka dhėnė ndihmė ekonomike njeriu deri tani, e para, se jemi tė varfėr dhe, e dyta, se s‘ka njeri nevojė pėr ndihmėn tonė ekonomike. Por brenda normave tė drejta ne kemi bėrė dhe bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė me eksportin tonė tė ndihmojmė, sado pak, vendet miq dhe vėllezėr. Ne jemi ndihmuar nga miqtė tanė dhe nė radhė tė parė nga Bashkimi Sovjetik...

Kėtė ndihmė tė Bashkimit Sovjetik dhe tė vendeve tė tjera tė demokracisė popullore, Partia e Punės e Shqipėrisė dhe Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė e kanė shfrytėzuar sa mė mirė nė interes te popullit. Pėr kėtė ndihmė populli ynė u ėshtė pėrjetė mirėnjohės popujve sovjetikė dhe popujve tė vendeve tė demokracisė popullore. Nė kėtė ndihmė e kemi kuptuar, e kuptojmė dhe do ta kuptojmė jo sikur na ėshtė dhėnė si lėmoshė, por si ndihmė vėllazėrore, si ndihmė internacionaliste.

Populli ynė, si njė popull qė ka qenė i varfėr nė kulm, si njė popull qė luftoi me heroizėm, si njė popull qė u vra e u dogj, e kishte pėr detyrė t‘u kėrkonte ndihmė miqve dhe vėllezėrve me tė mėdhenj e mė tė pasur ekonomikisht se ai. Edhe miqtė e kishin dhe e kanė pėr detyrė internacionaliste ta japin kėtė ndihmė. Prandaj duhet hedhur poshtė ēdo pikėpamje e errėt dhe antimarksiste qė mund tė shfaqet nė lidhje me karakterin dhe me qėllimin e kėsaj ndihme nga ndokush. Presionet ekonomike mbi Partinė e Punės tė Shqipėrisė, mbi Qeverinė Shqiptare dhe mbi popullin tonė s‘do tė kenė kurrė sukses.

Unė dėshiroj tė shtroj kėtu ēėshtjen qė ndihmat nga vendet ekonomikisht mė tė forta pėr vendet mė tė dobėta ekonomikisht, sikurse ėshtė rasti i vendit tonė, duhet tė jenė mė tė mėdha. Populli shqiptar nuk mendon aspak qė tė lidhe duart dhe tė hapė gojėn ta ushqejnė tė tjerėt. Ky s‘ėshtė zakoni i tij. Populli ynė, gjithashtu, nuk ka ato pretendime qė niveli i jetesės nė vendin tonė tė ngrihet menjėherė nė nivelin e jetesės sė shumė prej vendeve tė demokracisė popullore, por njė ndihmė mė e madhe duhet t‘i jepet vendit tonė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė forcave prodhuese. Ne mendojmė se vendet ekonomikisht tė forta tė kampit tė socializmit duhet t‘u japin kredi edhe vendeve kapitaliste asnjanėse, edhe popujve tė porsaēliruar nga kolonializmi, kur udhėheqjet e kėtyre vendeve kapitaliste janė kundėr imperializmit, mbėshtetin politikėn paqėsore tė kampit tė socializmit dhe nuk pengojnė e nuk kundėrshtojnė luftėn legjitime tė forcave revolucionare, por nė radhė tė parė duhet tė shikohen mė me kujdes dhe tė plotėsohen nevojat e vendeve tė kampit tė socializmit. Sigurisht ka nevojė India pėr hekur dhe pėr ēelik, por ka nevojė mė shumė dhe mė pėrpara Shqipėria socialiste, ka nevojė pėr ujitje dhe pėr energji elektrike Egjipti, por ka nevojė mė shumė dhe mė pėrpara Shqipėria socialiste.

Nė shumė probleme politike tė dorės sė parė kampi ynė i socializmit ka pasur dhe ka pikėpamje tė njėjta. Por, duke mos i bėrė nė rregull konsultimet kolegjiale, mjaft herė ėshtė vėnė re se shtete tė kampit tonė tė socializmit marrin iniciativa politike (nė parim ne s‘jemi kundėr marrjes sė iniciativave), tė cilat shumė herė prekin edhe shtete tė tjera tė kampit tė socializmit. Disa nga kėto iniciativa nuk janė tė drejta dhe kjo ndodh, sidomos, kur kėto nuk merren nė formė kolegjiale nga pjesėtarėt e Traktatit tė Varshavės.

E tillė ėshtė iniciativa e qeverisė bullgare, e cila i njoftoi qeverisė greke, pa e pėrfillur aspak Shqipėrinė, se vendet e demokracisė popullore tė Ballkanit pranojnė tė ēarmatosen nė rast se vepron po kėshtu edhe qeveria greke. Kjo iniciativė ka qenė e gabuar pėr pikėpamjen tonė, sepse, edhe sikur ta pranonte Greqia njė propozim tė tillė, atė nuk do ta pranonte Qeveria Shqiptare.

Shqipėria ėshtė dakord me propozimin sovjetik qė bėri Nikita Hrushovi nė muajin maj 1959, por jo me propozimin bullgar qė dėshiron tė ēarmatosė vendet e Ballkanit, duke lėnė pa prekur Italinė. Apo harruan shokėt bullgarė se Italia borgjeze dhe fashiste e ka sulmuar disa herė gjatė kėtij shekulli Shqipėrinė?

A mund t‘u lejohet shokėve bullgarė rasti tjetėr, qė, duke mos u konsultuar aspak me Qeverinė Shqiptare, me tė cilėn ata janė tė lidhur me njė traktat mbrojtjeje, t‘i propozojnė qeverisė greke njė traktat miqėsie dhe mossulmimi, nė njė kohė kur Greqia mban me Shqipėrinė gjendjen e luftės dhe ka pretendime territoriale mbi atdheun tonė? Tė tilla veprime neve na duket se janė tė rrezikshme tė merren nė mėnyrė tė njėanshme.

Nga kėto kundėrshtime tė drejta dhe legjitime tonat mundet qė shokėt bullgarė tė kenė arritur nė konkluzionet se gjoja ne shqiptarėt nuk kuptojmė mirė bashkekzistencėn, duam luftėn etj. Kėto pikėpamje janė tė gabuara.

Veprime tė tilla janė shfaqur gjithashtu nga shokėt polakė nė Kombet e Bashkuara, ku shoku Gomulka deklaroi nė mėnyrė tė njėanshme pėrpara Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara se Polonia propozon "tė ruhet statukuoja aktuale e vendosjes sė forcave ushtarake nė botė dhe konkretisht tė mos krijohen mė baza ushtarake, po tė qėndrojnė kėto qė janė, tė mos vihen mė raketa, por tė qėndrojnė kėto qė janė, tė ruajnė sekretin e bombės atomike ato shtete qė e kanė dhe tė mos ua japin atė shteteve tė tjera". Njė propozim i tillė, sipas mendimit tonė, ėshtė nė kundėrshtim me interesat e kampit tonė. Tė mos vihen mė raketa, po kush e ku? Tė gjithė anėtarėt e NATO-s, duke pėrfshirė edhe Italinė, Gjermaninė Perėndimore e Greqinė, janė pajisur me raketa. Tė mos i jepet sekreti i bombės atomike, kujt? Atė e ka Anglia, e ka Franca e ka edhe Gjermania Perėndimore. Ėshtė e qartė se njė propozim i tillė do tė na detyrojė ne, vendet e demokracisė popullore, tė mos vendosim raketa, ose ndonjė vend tjetėr i kampit socialist, veē Bashkimit Sovjetik, tė mos e ketė bombėn atomike.


Ndrrimi i kursit : Afria me Kinėzėt

Ne shtrojmė ēėshtjen, pėrse Kina komuniste tė mos e ketė bombėn atomike? Ne mendojmė se ajo duhet ta ketė dhe, kur edhe Kina t‘i ketė bombėn dhe raketat, atėherė do tė shohim se me ēfarė gjuhe do tė flasė imperializmi amerikan, do tė shohim se a do tė vazhdohet t‘i mohohen tė drejtat Kinės nė arenėn ndėrkombėtare, do tė shohim se a do tė guxojnė imperialistėt amerikanė tė vringėllojnė armėt siē bėjnė sot. Pse, duke e pasur bombėn dhe duke e hedhur bombėn do t‘i fitojė kėto tė drejta Kina mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mund tė na pyesė ndokush? Jo, Kina, nuk e hedh bombėn kurrė, nė rast se nuk sulmohemi nga ata qė e kanė nė gjak agresionin dhe luftėn. Po tė mos e kishte Bashkimi Sovjetik bombėn, imperializmi do tė fjalosej ndryshe me tė. Me bomba nė kurrė nuk do tė sulmojmė, ne jemi kundėr luftės, ne jemi gati t‘i shkatėrrojmė ato, por bombėn ne duhet ta kemi pėr t‘u mbrojtur. Frika i ruan vreshtat, thotė populli ynė. Imperialistėt duhet tė na e kenė frikėn dhe, bile, tė na e kenė shumė. Partia e Punės e Shqipėrisė, e mbėshtetur nė marksizėm-leninizmin dhe nė Deklaratėn e nė Manifestin e Paqes tė Moskės, nė ēėshtjet e politikės ndėrkombėtare dhe nė problemet e rėndėsishme tė ndėrtimit tė socializmit ka ndjekur njė vijė tė drejtė marksiste-leniniste. Nė marrėdhėniet ndėrkombėtare vija e Partisė sonė ka qenė nė pėrputhje me politikėn e kampit tė socializmit. . .


Enver Hoxha dhe Mao Ce Dung

Problemet e mėdha tė kohės e kanė preokupuar edhe Partinė e Punės tė Shqipėrisė, edhe popullin tonė tė vogėl. Republika jonė Popullore ka qenė dhe ėshtė e rrethuar gjeografikisht nga shtete kapitaliste dhe nga revizionistėt jugosllavė; neve na ėshtė dashur tė jemi shumė vigjilentė, tė gozhdojmė njerėz dhe fonde tė konsiderueshme pėr mbrojtjen e kufijve tanė, pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė atdheut nga tentativat e panumėrta tė imperialisteve dhe tė satelitėve, shėrbėtorė tė tyre.

Ne jemi njė vend i vogėl dhe njė popull i vogėl, qė kemi vuajtur jashtėzakonisht shumė, por qė kemi luftuar gjithashtu shumė. Lirinė qė kemi sot s‘na e ka falur kurrkush, por e kemi fituar me gjak. I kemi njohur dhe vazhdojmė t‘i njohim ēdo ditė armiqtė imperialistė, manovrat e tyre kundėr kampit tė socializmit dhe kundėr vendit tonė nė veēanti, prandaj asnjė iluzion s‘kemi pasur dhe as do tė kemi se ata do tė ndėrrojnė natyrėn dhe qėllimet kundėr popujve, kundėr kampit tonė dhe kundėr Shqipėrisė socialiste nė veēanti. . .



Imperialistėt amerikanė dhe anglezė na kanė akuzuar dhe na akuzojnė ne, shqiptarėt, pėr "tė egėr dhe luftėdashės". Kjo ėshtė e kuptueshme, pse populli shqiptar u ka rėnė duarve dhe turinjve tentativave tė tyre tė shumta pėr tė na robėruar dhe u ka prerė kokėn agjentėve tė tyre, qė komplotonin kundėr Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe regjimit tonė tė demokracisė popullore. . .

As ėshtė e rastit, na duket neve, tė vėrtetojmė kėtu, nė kėtė mbledhje, qė lufta ėshtė e huaj pėr vendet socialiste, pėr partitė tona marksiste-leniniste, por ēėshtja qėndron nė atė: pse imperialistėt dhe agjentėt e tyre akuzojnė Kinėn dhe Shqipėrinė pėr luftėdashėse dhe kundėr bashkekzistencės paqėsore?

Tė marrim ēėshtjen e Shqipėrisė. Kundėr kujt do tė bėjė luftė Shqipėria dhe pėrse? Do tė jetė qesharake tė rrimė dhe t‘i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje. Por atyre qė na akuzojnė ne pėr kėtė, u duhet tė mbulojnė qėllimet e tyre agresive ndaj Shqipėrisė.

Rankoviēi dėshiron qė ne t‘i bėjmė kufijtė tanė han me dy porta, ku tė hyjnė e tė dalin "pa vizė" agjentė dhe armė jugosllave, italiane dhe greke, pėr tė na sjellė "kulturėn e tyre tė thikės nė dhėmbė", pėr tė realizuar Titoja ėndrrėn e tij qė Shqipėria tė bėhet republikė e shtatė e Jugosllavisė, ose borgjezia reaksionare italiane tė vėrė nė zbatim pėr tė tretėn herė qėllimet e saj grabitqare kundėr Shqipėrisė, ose monarko-fashistet grekė tė realizojnė ėndrrėn e tyre tė ēmendur pėr grabitjen e Shqipėrisė sė Jugut. Pse ne s‘i kemi lejuar dhe s‘do t‘i lejojmė kurrė kėta, prandaj jemi "luftėnxitės"? Ata e dinė farė mirė qė nė rast se i prekin kufijtė tanė, atėherė do tė kenė luftė me ne dhe me gjithė kampin e socializmit.

Qėllimi i tyre, pra, ka qenė dhe ėshtė tė na izolojnė nga kampi dhe nga miqtė, tė na akuzojnė si "luftėnxitės dhe tė egėr", pse ne nuk u hapim kufijtė tanė tė livadhisin lirisht, tė na akuzojnė qė ne s‘jemi pėr bashkekzistencėn. Por, pėr ironi tė fatit, ka shokė qė e besojnė kėtė lodėr tė revizionistėve dhe kėto shpifje kundėr Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Natyrisht, ne jemi kundėr njė bashkekzistence tė atillė, pėr hir tė sė cilės ne, shqiptarėt, duhet t‘i bejme koncesione territoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo, ato kohėra, kur tokat e Shqipėrisė bėheshin monedhė tregu, kane vdekur pėrgjithmonė. Ne jemi kundėr njė bashkekzistence tė atillė me shtetin jugosllav, qė ve si konditė shuarjen e luftės ideologjike e politike kundėr revizionisteve jugosllave, kėtyre agjentėve tė imperializmit ndėrkombėtar, kėtyre tradhtarėve tė marksizėm-leninizmit. Ne jemi kundėr njė bashkekzistence tė atillė me anglezėt apo amerikanėt, pėr hir tė sė cilės ne duhet t‘u njohim, siē kėrkojnė, koncesionet e vjetra politike, diplomatike e tregtare qė u kishte akorduar atyre regjimi i mbretit Zog.

Si konkluzion i pėrgjithshėm, Partia e Punės e Shqipėrisė ėshtė plotėsisht e bindur se ēėshtja jonė e madhe, ajo e fitores sė socializmit dhe tė paqes do tė triumfojė. Forcat e bashkuara tė kampit socialist, me Bashkimin Sovjetik nė krye, tė lėvizjes komuniste e punėtore ndėrkombėtare dhe tė tė gjithė njerėzve e popujve paqedashės me aksione tė vendosura kanė mundėsi tė detyrojnė imperialistėt pėr tė pranuar bashkekzistencėn paqėsore e tė shmangin luftėn botėrore. Por, nė tė njėjtėn kohė ne do tė forcojmė gjithnjė e mė shumė vigjilencėn revolucionare, me qėllim qė asnjėherė armiqtė tė mos na kapin nė befasi. Ne jemi tė bindur , se fitorja nė kėtė luftė fisnike pėr paqen nė botė dhe pėr triumfin e socializmit do tė jetė jona. Populli shqiptar dhe Partia e Punės e Shqipėrisė, ashtu si deri tani, nuk do tė kursejnė asgjė pėr tė ndihmuar me tė gjitha forcat e veta triumfin e ēėshtjes sonė tė pėrbashkėt. Ne, si gjithnjė, do tė ecim pėrpara nė unitet tė ēeliktė me tė gjithė kampin socialist, me Bashkimin Sovjetik, me tė gjithė lėvizjen komuniste e punėtore ndėrkombėtare.

Tė dashur shokė,

Uniteti i Lėvizjes komuniste e punėtore ndėrkombėtare ėshtė faktori vendimtar pėr realizimin e qėllimeve fisnike tė triumfit tė paqes, tė demokracisė, tė pavarėsisė kombėtare dhe tė socializmit. Kjo ēėshtje theksohet nė mėnyrė tė posaēme si nė Deklaratėn e Moskės tė vitit 1957, ashtu edhe nė projektdeklaratėn qė ėshtė pregatitur pėr mbledhjen tonė. Nė Deklaratėn e vitit 1957 theksohet: “Partitė komuniste e punėtore mbajnė njė pėrgjegjėsi historike veēanėrisht serioze pėr fatet e sistemit socialist botėror dhe tė Lėvizjes komuniste ndėrkombėtare. Partitė komuniste e punėtore, qė marrin pjesė nė mbledhje, deklarojnė se ato do tė forcojnė pa u lodhur unitetin e tyre dhe bashkėpunimin shoqėror, nė interes tė bashkimit tė mėtejshėm tė familjes sė shteteve socialiste, nė interes tė lėvizjes punėtore ndėrkombėtare, tė ēėshtjes sė paqes dhe tė socializmit”.

Duhet thėnė se, veēanėrisht kohėt e fundit, nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare dhe nė marrėdhėniet midis disa partive kanė lindur mosmarrėveshje tė thella ideologjike e politike, thellimi i tė cilave mund t’i sjellė vetėm dėm ēėshtjes sonė tė madhe. Prandaj Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se, qė tė shkojmė pėrpara, tė bashkuar, drejt fitoresh tė reja, duhet tė dėnojmė gabimet dhe shfaqjet negative qė janė vėnė re deri tani dhe t’i ndreqim ato. Kėtu ne duam tė ndalemi nė ēėshtjen e Mbledhjes sė Bukureshtit, nė tė cilėn Partia jonė, siē dihet, nuk shfaqi mendimin e saj pėrsa u pėrket mosmarrėveshjeve qė kanė lindur midis Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe Partisė Komuniste tė Kinės, por rezervoi qysh atėherė tė drejtėn ta bėjė njė gjė tė tillė nė kėtė mbledhje tė pėrfaqėsuesve tė partive komuniste e punėtore. Atėherė Partia e Punės e Shqipėrisė u akuzua nga shokėt sovjetike dhe nga disa shokė tė partive tė tjera motra pėr ēdo gjė qė mund tė imagjinohet, por askujt nuk i shkoi ndėr mend qė tė mendonte pėr njė ēast pėrse kjo Parti mbajti njė qėndrim tė tillė kundėr tė gjithė korentit, pse kjo Parti, qė ka qėndruar deri nė fund besnike e marksizėm-leninizmit dhe e Deklaratės sė Moskės, akuzohet papritur se gjoja ėshtė “kundėr marksizėm-leninizmit dhe Deklaratės sė Moskės”, pse kjo Parti, e lidhur kaq ngushtė me Bashkimin Sovjetik- dhe me Partinė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, pėrnjėherė del nė kundėrshtim me udhėheqjen e Bashkimit Sovjetik. Tani qė tė gjithė shokėt kanė nė duar si materialin informativ sovjetik, ashtu edhe materialin e Partisė Komuniste tė Kinės, le tė reflektojnė vetė. Ne kemi lexuar e kemi studiuar si materialin sovjetik, ashtu edhe atė kinez, i kemi diskutuar me aktivin e Partisė me kujdes kėto dokumente dhe vijmė kėshtu nė kėtė mbledhje me pikėpamje unanime tė tė gjithė Partisė. Siē dihet, me 24 qershor tė kėtij viti, me rastin e Kongresit III tė Partisė Punėtore tė Rumanisė, pa pritur dhe pa pasur asnjė paralajmėrim paraprak, tė paktėn pėrsa i pėrket Partisė sonė, me iniciativėn e shokėve tė udhėheqjes sė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik u organizua Mbledhja e Bukureshtit. Nė vend qė ajo, sipas marrėveshjes sė arritur me letrat e datave 2 e 7 qershor, “tė shkėmbente mendime” dhe tė caktonte datėn e kėsaj mbledhjeje qė mbajmė sot, u mor me njė ēėshtje tjetėr, me akuzėn ideologjike e politike drejtuar kundėr Partisė Komuniste tė Kinės, nė bazė tė materialit “informativ sovjetik”. Mbi kėtė material, krejtėsisht tė panjohur deri disa orė pėrpara mbledhjes duhej tė prononcoheshin nė favor tė pikėpamjeve tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik delegatėt e partive komuniste dhe punėtore motra qė ndodheshin nė Bukuresht pėr ēėshtje tjetėr dhe qė s’kishin (tė paktėn delegacioni i Partisė sonė) asnjė mandat nga partitė e tyre pėr tė diskutuar, pa le pėr tė vendosur pėr njė ēėshtje kaq tė rėndėsishme tė komunizmit ndėrkombėtar. As mund tė mendohej pėr njė diskutim serioz tė kėtij materiali qė mbante akuza kaq tė mėdha kundėr njė partie tjetėr marksiste- -leniniste, kur nuk u lejohej delegateve dhe sidomos udhėheqjeve tė partive komuniste dhe punėtore ta studionin atė nga tė gjitha anėt dhe t’i lihej koha e duhur palės sė akuzuar tė parashtronte edhe ajo me kohė dhe nė tė gjitha format qė pėrdor edhe pala akuzuese, pikėpamjet e saj. Fakti ėshtė se udhėheqja sovjetike kishte vetėm si preokupim dominues tė kalonin me shpejtėsi akuzat e saj kundėr Partisė Komuniste tė Kinės dhe tė dėnohej me ēdo kusht Partia Komuniste e Kinės. Ky ishte preokupimi i shokut Hrushov dhe i shokėve tė tjerė sovjetikė nė Bukuresht dhe aspak ēėshtjet e politikės ndėrkombėtare qė preokuponin kampin tonė -dhe tė gjithė botėn nė tėrėsi, tė krijuara pas dėshtimit tė konferencės sė nivelit tė lartė nė Paris. Partia jonė do tė ishte plotėsisht dakord me njė konference ndėrkombėtare tė partive komuniste e punėtore, do tė ishte dakord edhe me ēfarėdo konference tjetėr, me ēfarėdo renddite qė mund tė caktohej, por me kusht qė kėto konferenca tė ishin tė rregullta, tė kishin aprovimin e tė gjitha partive, tė pėrcaktohej qartė dhe mė parė rendi i ditės, t’u jepej partive komuniste dhe punėtore materiali i nevojshėm dhe t’u lihej koha e pėrshtatshme pėr tė studiuar materialet, pėr t’u pėrgatitur dhe pėr tė marrė byrotė politike tė partive, nė qoftė se e lypte nevoja, edhe aprovimin e plenumeve tė komiteteve qendrore pėr vendimet qė eventualisht mund tė merreshin nė kėto konferenca. Konferencat duhet tė zhvillohen, pra, brenda normave leniniste qė rregullojnė marrėdhėniet nė mes partive komuniste dhe punėtore, duhet tė zhvillohen nė barazi tė plotė nė mes partive, nė frymėn shoqėrore komuniste, internacionaliste dhe me moral tė lartė komunist. Mbledhja e Bukureshtit nuk u pėrgjigjej kėtyre normave, prandaj Partia jonė, megjithėse mori pjesė nė tė, e dėnoi dhe e dėnon si tė parregullt kėtė mbledhje, nė tė cilėn u thyen normat leniniste. Ne mendojmė se Mbledhja e Bukureshtit i shėrbeu shumė keq ēėshtjes sė lėvizjes komuniste ndėrkombėtare, ēėshtjes sė solidaritetit ndėrkombėtar tė punonjėsve, ēėshtjes sė forcimit tė unitetit tė kampit tė socializmit, ēėshtjes sė shembullit marksist-leninist tė zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve ideologjike, politike dhe organizative, qė mund tė ngjasin nė gjirin e partive komuniste dhe punėtore dhe qė dėmtojnė marksizėm--leninizmin. Faji pėr kėtė u bie shokėve tė udhėheqjes sė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, qė e organizuan kėtė mbledhje, qė e konceptuan nė kėto forma dhe qė zbatuan kėto norma jomarksiste pėr kėtė ēėshtje. Qėllimi ka qenė tė dėnohej Partia Komuniste e Kinės nga lėvizja komuniste ndėrkombėtare pėr gabime dhe faje tė paqena dhe pa baza. Kjo ėshtė bindja e plotė e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, nė bazė tė studimit tė fakteve, nė bazė tė materialit sovjetik dhe tė atij kinez, qė Partia e Punės e Shqipėrisė disponon tani, nė bazė tė njė analize tė hollėsishme qė Partia e Punės e Shqipėrisė u ka bėrė zhvillimit tė situatės ndėrkombėtare dhe qėndrimeve zyrtare tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe tė Partisė Komuniste tė Kinės. E gjithė Partia e Punės e Shqipėrisė mendon njėzėri se shokėt sovjetikė kanė gabuar rėndė nė Bukuresht, ata kanė dėnuar padrejtėsisht Partinė Komuniste tė Kinės se gjoja ajo ka devijuar nga marksizėmle-ninizmi, se gjoja ka shkelur dhe ka braktisur Deklaratėn e Moskės tė vitit 1957, ata e kanė akuzuar Partinė Komuniste tė Kinės si “dogmatike”, “sektare”, se ėshtė “pėr luftėn”, se ėshtė “kundėr bashkėkzistencės paqėsore”, se “do vend tė privilegjuar nė kamp dhe nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare” etj. Shokėt sovjetikė kanė gabuar rėndė gjithashtu edhe nė drejtimin qė, duke pėrfituar nga dashuria dhe besimi i madh qė kanė komunistėt pėr Bashkimin Sovjetik dhe pėr Partinė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, u pėrpoqėn t’ua impononin edhe partive tė tjera komuniste dhe punėtore pikėpamjet e tyre jo tė drejta ndaj Partisė Komuniste tė Kinės. Pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė ka qenė e qartė qė nė momentet e para, qė kur filloi pėrpunimi i ethshėm dhe i palejueshėm nga ana e shokėve sovjetikė ndaj shokėve tė delegacionit tonė nė Bukuresht, se shokėt sovjetikė dėshironin me argumentime tė pabaza e me presion ta tėrhiqnin delegacionin e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė nė kurthin qė pregatitnin, ta radhitnin atė nė pikėpamjet e shtrembra tė shokėve sovjetikė.


S’ka as mė tė voglin dyshim qė mosmarrėveshjet ideologjike kanė qenė dhe janė tė mėdha dhe kėto kanė lindur e janė zhvilluar nė mes Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe partisė Komuniste tė Kinės. Kėto duhej tė ishin zgjidhur nė kohė dhe nė rrugėn marksiste-leniniste nė mes tė dy partive. Nė bazė tė dokumentit kinez, Partia Komuniste e Kinės thotė se kėto mosmarrėveshje parimore kanė lindur fill qė pas Kongresit XX tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe kėto janė ngritur nga shokėt kinezė. Disa janė marrė parasysh nga shokėt sovjetikė, disa janė hedhur poshtė. Partia e Punės e Shqipėrisė mendon se pėr kėto mosmarrėveshje, nė rast se nuk zgjidheshin nė mes tė dy partive, duhej kėrkuar organizimi i njė mbledhjeje tė partive komuniste dhe punėtore, ku tė shtroheshin kėto ēėshtje, tė diskutoheshin dhe tė mbahej qėndrim. S’ėshtė e drejtė qė kėto ēėshtje u lanė dhe faji u bie shokėve sovjetike, qė i dinin kėto mosmarrėveshje, qė s’i pėrfillnin, pse ata ishin tė bindur nė vijėn e tyre dhe nė “paprekshmėrinė” e saj dhe kjo ėshtė pikėpamje idealiste dhe metafizike, mendojmė ne.

Nė rast se shokėt sovjetikė ishin tė bindur pėr drejtėsinė e vijės sė tyre dhe tė taktikės sė tyre, pėrse nuk organizuan me kohė njė mbledhje tė tillė dhe tė zgjidheshin kėto mosmarrėveshje? A ishin tė vogla ēėshtjet qė ngriheshin, si pėr shembull dėnimi i J. V. Stalinit, ēėshtja e madhe e kundėrrevolucionit hungarez, ēėshtja e formave tė marrjes sė pushtetit, pėr tė mos folur pėr shumė ēėshtje tė tjera shumė tė rėndėsishme siē dolėn mė vonė? Jo! S’ishin aspak tė vogla. Tė gjithė kemi pikėpamjet tona pėr kėto probleme, pse tė gjithėve si komunistė na interesojnė, pse tė gjitha partitė tona janė pėrgjegjėse pėrpara popujve tė tyre, por janė pėrgjegjėse edhe pėrpara komunizmit ndėrkombėtar.

Pėr tė dėnuar Partinė Komuniste tė Kinės pėr faje dhe mėkate imagjinare, shoku Hrushov dhe udhėheqėsit e tjerė sovjetikė ishin shumė tė interesuar qė ēėshtjet tė shtroheshin sikur mosmarrėveshjet ishin nė mes tė Kinės dhe tė gjithė komunizmit ndėrkombėtar, por ēėshtjet si ato qė pėrmendėm mė lart i ka gjykuar dhe i ka vendosur vetėm shoku Hrushov e shokėt e tij pėrreth, duke menduar se s’ka qenė nevoja tė diskutoheshin nė mėnyrė kolegjiale nga njė mbledhje e pėrfaqėsuesve tė tė gjitha partive, megjithėse ēėshtjet ishin me karakter tė madh ndėrkombėtar.

Ngjau kundėrrevolucioni hungarez, por ēėshtjet nuk u zbuluan. Pse kjo taktikė e mbylljes sė gjėrave, kur nuk u intereson shokėve sovjetike, ndėrsa kur u intereson atyre jo vetėm qė organizojnė mbledhje si ajo e Bukureshtit, por bėjnė ēmos qė t’u imponojnė tė tjerėve pikėpamjen se Kina “ėshtė nė kundėrshtim vije me tė gjitha partitė komuniste dhe punėtore tė botės”?

Njė pėrpjekje tė tillė shokėt sovjetike bėnė edhe ndaj nesh. Nė muajin gusht tė kėtij viti udhėheqja sovjetike i drejtoi njė letėr Partisė sonė, me anėn e sė cilės na propozonte qė “me qėllim qė shkėndija e mosmarrėveshjeve tė mos ndizet” tė takoheshin pėrfaqėsuesit e tė dyja partive tona, nė mėnyrė qė Partia jonė tė radhitej nė anėn e Bashkimit Sovjetik, kundėr Partisė Komuniste tė Kinės, dhe tė dyja partitė tona tė shkonin nė njė front tė bashkuar nė kėtė mbledhje. Natyrisht, Komiteti Qendror i Partisė sonė nuk e pranoi njė gjė tė tillė dhe nė pėrgjigjen e tij zyrtare e konsideroi kėtė si njė punė aspak marksiste, si njė veprim fraksionist tė drejtuar kundėr njė partie tė tretė motėr, kundėr Partisė Komuniste tė Kinės. Sigurisht, ky qėndrim i drejtė parimor i Partisė sonė nuk i ka pėlqyer udhėheqjes sė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik. Qė kėto ēėshtje janė tė njė rėndėsie tė dorės sė parė, kjo s’ka dyshim; qė kėto na interesojnė shumė tė gjithėve, kjo s’ka dyshim, por s’ka aspak dyshim, gjithashtu, pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė qė ēėshtjet si u shtruan nė Bukuresht kundėr Kinės ishin tendencioze dhe kishin pėr qėllim tė dėnonin dhe tė veēonin Partinė Komuniste tė Kinės nga gjithė lėvizja komuniste ndėrkombėtare. Kjo pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė ishte e tmerrshme dhe e papranueshme, jo vetėm se ajo nuk ishte e bindur pėr njė gjė tė tillė, por dyshoi me tė drejtė se po organizohej njė veprim jo nė rrugėn marksiste kundėr njė partie motėr tė madhe e tė lavdishme, siē ėshtė Partia Komuniste e Kinės, se po organizohej nėn petkun e akuzės pėr dogmatizėm kundėr Kinės njė sulm kundėr marksizėm-leninizmit. Nė mbledhje u akuzua Partia Komuniste e Kinės pėr shumė faje. Kjo duhej tė pasqyrohej nė komunikatė. Pse s’u bė? Nė qoftė se akuzat ishin me baza, pse u hezitua dhe doli njė komunikatė qė s’i pėrgjigjej qėllimit tė mbledhjes? Pse nuk u fol atje pėr “rrezikun e madh tė dogmatizmit” qė kėrcėnonte gjoja komunizmin ndėrkombėtar?

Jo, shokė, Mbledhja e Bukureshtit nuk mund tė mbrohet, ajo s’ishte parimore, ajo ishte tendencioze pėr tė arritur disa qėllime dhe qėllimi kryesor ishte, sipas mendimit tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, qė, duke u akuzuar Partia Komuniste e Kinės pėr dogmatizėm, tė mbuloheshin disa gabime tė rėnda nė vijė, qė i kanė lejuar vetes, shokėt udhėheqės sovjetikė. Shokėt sovjetikė kishin nevojė pėr pėrkrahjen e partive tė tjera pėr kėtė ēėshtje, prandaj tentuan hapur pėr t’i zėnė ato nė befasi. Shokėt sovjetikė ia arritėn njė gjysmė qėllimi dhe fituan tė drejtėn tė shtronin nė partitė e tyre dėnimin e Kinės, si fryt i njė “konference ndėrkombėtare tė komunizmit”. Ne partitė komuniste dhe punėtore, me pėrjashtim tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe tė disa partive komuniste e punėtore tė tjera, u shtruan “gabimet e rėnda nė vijė tė bėra nga ana e Partisė Komuniste tė Kinės”, u raportua dėnimi “unanim” qė u muar kundėr Kinės nė Bukuresht, u luftua pėr tė krijuar opinionin nė parti dhe nė popull nė kėtė drejtim. Nė disa nga kėto mbledhje partie u dėnua gjithashtu edhe Partia e Punės e Shqipėrisė. Komiteti Qendror i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė vendosi, dhe vendosi drejt, qė, pas Mbledhjes sė Bukureshtit, nė Parti tė punonte vetėm komunikatėn, t’i thoshte Partisė sė tij se ekzistojne divergjenca parimore nė mes Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe Partisė Komuniste tė Kinės, tė cilat duhet tė shtrohen dhe tė zgjidhen nė mbledhjen e ardhshme qe do tė bėhet nė nėntor nė Moskė. Dhe kėshtu u bė. Por ky qėndrim i Partisė sonė nuk u pėlqeu shokėve tė udhėheqjes sė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe kėtė ne shumė shpejt filluam ta ndiejmė. Fill pas Bukureshtit, kundėr Partisė sonė dhe Komitetit tė saj Qendror filloi njė sulm i papritur, joparimor, njė ndėrhyrje brutale dhe presion i gjithanshėm. Sulmin e filloi shoku Hrushov nė Bukuresht dhe e vazhdoi shoku Kozllov nė Moske. Shokėt e Byrosė Politike, qė rastėsisht kalonin nėpėr Moskė, iu nėnshtruan njė pėrpunimi, me qėllim qė tė viheshin kundėr udhėheqjes sė Partisė sonė, duke ua shtruar ēėshtjen se “udhėheqja e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė tradhtoi miqėsinė me Bashkimin Sovjetik”, se “vija qė ndjek udhėheqja e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė karakterizohet nga “zigzage”, se “Shqipėria duhet tė vendosė qė tė shkojė ose me 200 milionėt (pra me Bashkimin Sovjetik) ose me 650 milionėt (pra me Kinėn Popullore)” dhe, mė nė fund, se “e vetmuar Shqipėria ėshtė nė rrezik, se mjafton njė bombė atomike tė hidhet nga amerikanėt dhe e shuan fare Shqipėrinė dhe gjithė popullsinė e saj” e tė tjera kėrcėnime tė tilla. Ėshtė fare e qartė se qėllimi ka qenė qė tė krijohej pėrēarje nė udhėheqjen e Partisė sonė, tė eleminoheshin nga udhėheqja e partisė sė Punės tė Shqipėrisė ata elementė qė udhėheqėsit sovjetikė mendonin se i pengonin nė ndėrmarrjen e tyre tė shtrembėr e jo tė ndershme. Rezultat i kėsaj pune pėrēarėse ishte kapitullimi i Liri Belishovės, ish-anėtare e Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, pėrpara lajkave tė udhėheqėsve sovjetikė, pėrpara shantazheve e frikėsimeve, dhe vėnia e saj nė opozicion tė hapur me vijėn e Partisė.

Pėrpjekja qė bėjnė shokėt sovjetikė nė letrėn qė i drejtojnė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Kinės pėr ta paraqitur kėtė ēėshtje sikur nė Shqipėri po dėnohen miqtė e Bashkimit Sovjetik, ėshtė false. Miq pėrjetė tė popujve sovjetikė janė tė njėmilion e gjysmė shqiptarėt dhe Partia e Punės e Shqipėrisė, qė e kanė farkėtuar dhe e kanė ēelikosur kėtė miqėsi tė kalitur me gjak, dhe jo kapitullantėt, pėrēarėsit dhe deviatorėt e ndryshėm.

Por pėrpjekjet pėr tė ngjallur dyshime nė qėndrimin e drejtė tė Partisė sonė nė Bukuresht nuk u kufizuan vetėm nė Moskė. Ato u bėnė, bile me zjarr tė madh, edhe nė Tiranė nga punonjės tė ambasadės sovjetike me nė krye vetė ambasadorin sovjetik nė Tiranė.


Partia e Punės e Shqipėrisė ka qenė kurdoherė e mendimit dhe ėshtė e bindur se grupi i Titos ėshtė tradhtar i marksizėm-leninizmit, agjenturė e imperializmit, armik i rrezikshėm i kampit socialist dhe i gjithė lėvizjes komuniste e punėtore ndėrkombėtare, prandaj kundėr tij duhet zhvilluar njė luftė e pamėshirshme. Nga ana jonė, ne e kemi bėrė dhe e bėjmė kėtė luftė si komunistė internacionalistė dhe sepse ne e kemi ndjerė dhe e ndiejmė pėrditė mbi kurrizin tonė peshėn e veprimtarisė armiqėsore tė klikės revizioniste tė Titos kundėr Partisė dhe vendit tonė. Por ky qėndrim i Partisė sonė nuk u ka pėlqyer dhe as u pėlqen shokut Hrushov dhe disa shokėve tė tjerė.

Grupi titist ėshtė njė grup trockistėsh dhe renegatėsh prej shumė kohėsh. Tė paktėn pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė ai ėshtė i tillė qė prej vitit 1942, domethėnė 18 vjet mė parė. Qė nė atė kohė grupi titist pėrpiqej tė vinte themelet e Federatės Ballkanike, nėn drejtimin e titistėve tė Beogradit, tė lidhte partitė komuniste pas qerres sė Partisė Komuniste Jugosllave, tė bėnte qė ushtritė partizane tė popujve tė Ballkanit tė ishin nėn vartėsinė e shtabit titist jugosllav. Pėr kėtė qėllim ai, dakord qė nė atė kohė me anglezet, u pėrpoq tė krijonte shtabin ballkanik dhe ta lidhte e ta vinte atė, domethėnė ushtritė tona, nėn drejtimin e anglo-amerikanėve. Partia jonė u rezistoi me sukses kėtyre planeve djallėzore. Dhe kur valoi Flamuri i Ēlirimit nė Tiranė, banda titiste e Beogradit u dha urdhėr agjentėve tė saj nė Shqipėri tė diskreditonin suksesin e Partisė Komuniste Shqiptare dhe tė organizonin puēin pėr tė rrėzuar udhėheqjen e Partisė, atė qė organizoi Partinė, qė udhėhoqi Luftėn Nacionalēlirimtare dhe qė e ēoi popullin shqiptar nė fitore. Dhe puēi i parė u organizua nga Titoja, tok me agjentėt e tij tė fshehtė nė Partinė tonė. Por komplotin e Titos e shkatėrroi Partia Komuniste Shqiptare. Komplotistėt e Beogradit s‘i hodhėn armėt dhe tok me kryeagjentin e tyre nė Partinė tonė, tradhtarin Koēi Xoxe, vazhduan riorganizimin e komplotit kundėr Shqipėrisė sė re me forma tė tjera, me forma tė reja. Qėllimi ishte: Shqipėria tė bėhej republikė e shtatė e Jugosllavisė.

Nė njė kohė kur vendi ishte i shkatėrruar dhe i djegur e duhej rindėrtuar nga e para, kur populli ishte pa bukė e pa strehė, por me njė moral tė lartė, kur popull e ushtri me armė nė dorė bėnin roje vigjilente kundėr komploteve tė reaksionit qė organizoheshin nga misionet anglo-amerikane dhe qė e kėrcėnonin Shqipėrinė e re me invazione tė reja, kur njė pjesė e madhe e Ushtrisė Partizane Shqiptare kapėrceu kufirin e atdheut dhe u vajti nė ndihmė vėllezėrve jugosllavė, luftonte krah pėr krah me ta, komplotistėt e Beogradit kurdisnin plane pėr tė robėruar Shqipėrinė.

Por Partia jonė u bėri ballė heroikisht kėtyre agjentėve tė fshehur nėn maskėn e komunistit. Kur panė trockistėt e Beogradit se e humbėn davanė, se komplotet po ua shkatėrronte Partia jonė, provuan kartėn e fundit: Tė invadonin Shqipėrinė me ushtritė e tyre, tė mbytnin rezistencėn, tė arrestonin udhėheqėsit e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe tė shtetit shqiptar, dhe ta deklaronin Shqipėrinė republikė tė shtatė tė tyre. Partia e prishi edhe kėtė plan djallėzor tė tyre. Ndihma dhe ndėrhyrja e J.V. Stalinit nė ato ēaste qe vendimtare pėr Partinė tonė dhe pėr lirinė e popullit shqiptar. Ishte tamam koha e demaskimit tė klikės sė Titos nga Informbyroja. Byroja Informative bėri tė dėshtojnė veprimet komplotiste tė klikės sė Titos jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vendet e tjera tė demokracisė popullore. Renegati dhe agjenti i imperializmit, Titoja dhe banda e tij, duke vepruar nėn maskėn e komunistėve, u pėrpoqėn tė shkėputnin vendet e demokracisė popullore tė Ballkanit dhe tė Evropės Qendrore nga miqėsia dhe nga aleanca e luftės me Bashkimin Sovjetik, tė shkatėrronin partitė komuniste dhe punėtore tė vendeve tona dhe t‘i shndėrronin shtetet tona nė rezervė tė imperializmit anglo-amerikan.

Pse, pra, "kthesa" qė u bė nga ana e shokut Hrushov dhe e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik mė 1955 ndaj revizionistėve jugosllavė nuk u bė ēėshtje e njė konsultimi tė rregullt me partitė e tjera komuniste e punėtore, por u konceptua e u zbatua nė mėnyrė aq tė shpejtė dhe tė njėanshme? Kjo ishte njė ēėshtje qė na pėrkiste tė tėrėve. Revizionistėt jugosllavė o ishin vėnė nė luftė kundėr marksizėm-leninizmit dhe partive komuniste e punėtore tė botės, o nuk ishin vėnė; o ata kishin gabuar, ose kishim gabuar ne kundrejt tyre dhe jo vetėm Stalini. Kėtė gjė s‘mund ta zgjidhte dhe s‘lejohej ta zgjidhte vetėm me dėshirėn e tij shoku Hrushov. Por ky nė fakt kėshtu bėri dhe kthesėn nė marrėdhėniet me revizionistėt jugosllavė e lidhte me vajtjen e tij nė Beograd. Partisė sė Punės tė Shqipėrisė kjo i ra si bombė e papritur dhe ajo e kundėrshtoi menjėherė kategorikisht.

Partia e Punės e Shqipėrisė ishte, nga ana tjetėr, dakord qė me Republikėn Federative Popullore tė Jugosllavisė tė vendoste marrėdhėnie shtetėrore tė fqinjėsisė sė mirė, marrėdhėnie tregtare dhe kulturore, nė rast se respektoheshin normat e bashkekzistencės paqėsore nė mes tė shteteve me regjime tė ndryshme, pse pėr Partinė e Punės tė Shqipėrisė Jugosllavia titiste s‘ka qenė, s‘ėshtė dhe s‘do tė jetė kurrė njė vend socialist, derisa tė ketė nė krye grupin renegat dhe agjent tė imperializmit.

Nė Shqipėri titistėve u hasi sharra nė gozhdė, ose, si thotė Titoja, "Shqipėria iu bė ferrė nė kėmbė" dhe natyrisht grupi tradhtar titist e vazhdoi luftėn kundėr Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe mendonte se na demaskonte duke na cilėsuar "stalinistė".

Grupi i Beogradit s‘na luftoi vetėm me propagandė, por ai vazhdoi spiunazhin, diversionin, komplotet, dėrgimin e bandave tė armatosura nė vendin tonė dhe vepronte mė fort se para vitit 1948. Kėto janė tė faktuara.

Kundrejt Partisė sonė, pėr kėtė qėndrim, janė bėrė shumė presione. Udhėheqja shqiptare konsiderohej si "gjaknxehtė", "kokėfortė", se i ekzagjeronte ēėshtjet me Jugosllavinė, se i nxiste pa tė drejtė jugosllavėt etj. Nė radhė tė parė, nė kėtė drejtim Partia jonė ėshtė sulmuar nga shoku Hrushov. Grupi tradhtar i Beogradit filloi organizimin e kundėrrevolucionit edhe nė Shqipėri . Sikur Partia jonė tė kishte bėrė gabimin e futjes nė "vallen e pajtimit" me revizionistėt jugosllavė, siē predikohej pas vitit 1955, atėherė demokracinė popullore tė Shqipėrisė do ta kishte marrė lumi. Ne, shqiptarėt, nuk do tė ishim sot kėtu nė kėtė sallė, po do tė luftonim ende nėpėr male.

Partia dhe populli, nė njė unitet tė ēeliktė, qėndronin shumė vigjilentė dhe zbuluan e demaskuan spiunėt e Titos nė Komitetin tonė Qendror, qė punonin nė bashkėpunim me legatėn jugosllave nė Tiranė. Titoja u dėrgoi lajm kėtyre tradhtarėve, duke u thėnė se ishin ngutur, se duhej tė kishin pritur udhėzimet e tij. Kėta spiunė e tradhtarė i dėrguan letėr edhe shokut Hrushov qė tė ndėrhynte kundėr Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Kėto janė tė faktuara me dokumente. Qėllimi i Titos ishte qė kundėrrevolucioni nė Shqipėri tė koordinohej me atė nė Hungari. Pas Kongresit XX tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik do tė mbahej Kongresi ynė III. Agjentura jugosllave mendoi se kishte ardhur ēasti ta rrėzonte udhėheqjen "kokėforte dhe staliniste shqiptare" dhe organizoi komplotin, i cili u zbulua dhe u dėrrmua nė Konferencėn e Partisė nė Tiranė, nė prill 1956. Komplotistėt morėn dėnimin e rreptė tė merituar.

Agjentėt e tjerė tė rrezikshėm tė Titos nė Shqipėri, Dali Ndreu dhe Liri Gega, morėn urdhėr nga Titoja tė arratiseshin nė Jugosllavi se "ishin nė rrezik" dhe se veprimet kundėr Partisė sonė "duheshin organizuar nga territori jugosllav". Partia ishte plotėsisht nė dijeni tė veprimtarisė dhe tė urdhrit sekret tė Titos. Ajo ishte vigjilente dhe i kapi tradhtarėt mu nė kufi, kur tentonin tė arratiseshin. Tradhtarėt shkuan nė gjyq dhe u pushkatuan. E gjithė agjentura jugosllave qė pėrgatiste kundėrrevolucionin nė Shqipėri u zbulua dhe u asgjėsua.

Pėrgatiti: Armand JONUZI „TIRANA OBSERVER“

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Publikohet lista e zezė e BE-sė me tre emra tė rinj (2008-02-11 14:43:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Publikohet raporti i dytė mbi protestėn e lėvizjes (2007-07-02 14:07:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Hetimi pėr sjelljen e policisė gjatė protestės publikohet pas 2 javėsh (2007-02-12 11:31:00 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Opinione ] A do ta ribashkojnė Kėrcovėn intelektualėt dhe veprimtarėt jo institucionalist, pas ndarjes sė saj nga institucionalistėt?!! (2008-09-28 08:40:24 nga admin4)
[ Opinione ] Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues (2008-09-22 02:12:00 nga admin4)
[ Opinione ] UNMIK-u & EULEKS-i: PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL EDHE PAS SHPALLJES SĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-09-17 10:00:01 nga admin4)
[ Kultura ] Gjeneva, qytet ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare (2008-09-11 08:36:29 nga admin4)
[ Opinione ] PASOJAT E BIZNESIT ME HELME KIMIKE (2008-09-09 13:04:39 nga admin4)
[ Opinione ] PASI KOSOVA TĖ BĖHET SHQIPĖRI! (2008-09-05 03:18:27 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster