DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SA MĖ E DUKSHME , AQ MĖ E FSHEHUR NĖ SYTĖ E TĖ TJERĖVE QĖ E KĖRKOJNĖ
Postuar mė datėn: 2008-07-22 16:27:18 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


( Sa duhet t’i gėzohet Kosova dhe kosovarėt, dorėzimit tė Radovan Karaxhiqit, Tribunalit tė Gjykatės sė Hagės pėr Krime Lufte, nga ana e Serbisė)



Adnan ABRASHI

Kėto ditė, top lajmi medial i tė gjitha agjencive botėrore, patjetėr se ėshtė, arrestimi i kriminelit mė tė kėrkuar nga Tribunali i Gjykatės Ndėrkombėtar tė Hagės, Radovan Karaxhiq. Me kėtė hap tė ndėrmarr nga ana e qeverisė sė re tė posa konstituuar tė Serbisė, nė shikim tė parė, fitohet pėrshtypje se, ajo, qė nė nisėm e filloi tė mbarėn, duke treguar kėshtu edhe praktikisht vendosmėrinė e orientimit tė saj tė sinqertė “pro-evropian”. Posa u emetua ky lajmė bombastik nė media, nga tė gjitha qendrat e politikės kuēe vendimmarrėse botėrore dhe Evropiane, menjėherė pasuan pėrkrahjet dhe pėrgėzimet optimiste inkurajuese pėr Serbinė.
Shpjegimi zyrtar se nė momentin e arrestimit, Karaxhiqi ka qenė i kamufluar si njė mjek, nė cilėsinė e shėruesit alternativ dhe banonte pa u hetuar nga askush nė Beograd; inkognito, me mjekėr tė gjatė dhe tė thinjur, punonjės nė njė ordinancė private, i cili, kishte arritur qė me njė emėr tė rrejshėm, me shkrimet e tija studimore nga mjekėsia e shėrimit alternativ, tė paraqitet edhe nėpėr disa revista tė specializuara tė kėtij zhanri nė Serbi, tė gjitha kė pėr mua janė mė shumė se gjepura dhe trillime naive qė i pėrngjajnė mė tepėr njė fabule tė njė romani artistik, apo tė njė skenari filmik me tematik konspirative, se sa njė aksion tė mirėfilltė tė policie sė njė shteti qė pretendon tė jetė serioz sikurse ėshtė Serbia.
Merrni me mend, mė shumė se dhjetė vite, policia sekrete e Serbisė nuk na paska ditė se Radovan Kraxhiqi (padyshim edhe kriminelet tjerė tė kėrkuara nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pėr krime lufte) na qenka i fshehur nė Serbi. Dhe, menjėherė, posa kanė pasur fakte dhe dyshimet e tyre janė bėrė tė bazuara, ata edhe e kanė pėrmbushur obligimin e vetė ndaj kėsaj Gjykata?!!
Deshėm ne tė pranojmė apo jo, realiteti i pamohueshėm ėshtė se, policia serbe, si dhe organizmat tjera inteligjente tė kėtij shteti, njihen nė botė si shėrbime mė tė organizuara, profesionale dhe mė efikase nė tėrė rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė. Vetėm ta rikujtojmė atentatin e kryer para disa viteve ndaj ish premierin pro-perėndimor, Zoran Gjingjiq, dhe aksionin e madh famoz tė po kėsaj policie, nė tė cilin, brenda njė nata, kanė qenė tė arrestuar me mira e mira ultra-nacionalist tė dyshuar pėr kėtė krim?!!
Nėse, nisemi nga ky shembull qė ka ndodhur jo aq kaherė, atėherė si mund tė besohet se mu kjo polici, me vite tė tėra nuk na e paska ditur se krimineli mė i kėrkuar nga drejtėsia ndėrkombėtare, fshihej mu afėr tyre, ndoshta edhe si komshi i ndonjė zyrtari tė lartė Serb.
Kėtu pra edhe duhet tė dal!
Thėnė, shkurt e trup, ky aksion i policisė serbe, ka prapavijė tė thellė politik, ku, nė planifikimin e mirė tė saj, sigurisht kanė qenė tė involvuara edhe qendrat tjera tė politikės dhe inteligjencės ndėrkombėtare.
Ky konstatim, nė dukje asgjė e jashtėzakonshme! Sepse, shpesh, nė praktikat e kapjes sė kriminelėve ndėrkombėtar, kėso forma tė bashkėpunimit ndėrmjet shteteve tė ndryshme tė botės, komentohet si diēka rutinore. Por, me sa duket, nė rastin e arrestimit tė Karaxhiqit, pas sė cilės, shumė shpejtė duhet pritur edhe arrestime tė kriminelėve tjerė tė luftės, (posaēėrisht tė gjeneralit Ratko Mlladiq), ka diēka qė unė mendoj se politikisht, nuk duhet t’i shqetėsoj vetėm qarqet ultra-nacionaliste serbe nė Bosnje dhe atyre nė Serbi, por edhe neve nė Kosovarė!?
Burgosjen spektakulare tė Karaxhiqit, assesi nuk duhet konsideruar si shenjė e njė vullneti tė mirė tė kėsaj udhėheqje tė re serbe dhe qasjes sė saj konstruktiv ndaj kėsaj Gjykate, dhe as si moment i pėrshtatshėm taktik-operativ policorė pėr nxėnien e tij, sikur po paraqitet zyrtarisht nė media. Realisht, kjo ėshtė si rezultat i njė marrėveshje multilaterale pėr dorėzim, sė cilės, sigurisht i kanė paraprirė shumė takime tė mbajtura fshehtas, ku, pa dyshim nė to, nga ana e ndėrkombėtarėve, Serbisė ju janė premtuar shumė favore dhe koncesione politike...
A thua, ēka mund tė ketė kėrkua nga kėto negociata dhe pazarllėqe tė diplomacisė sė fshehtė ndėrkombėtare si kundėrvlerė Serbia? Para, po se po, por pa dyshim se nė kėto negociata , “gjuha do ti ketė shkuar tek dhėmbi, qė mė sė shumti i dhemb Serbisė”- nė parashtrimin e kushteve politike dhe favoreve rreth Kosovės?!
Nėse e shfletojmė nga pak mėsuesen tonė tė jetės - Historinė, dhe aty bėjmė njė vlerėsim retrospektivė tė raporteve tradicionale miqėsore tė shumė shteteve tė sotme evropiane me Serbinė; nėse, nga ana tjetėr, paralelisht marrim parasysh se ēfarė udhėheqje politike me njė paranojė tė servilizmit tė pa parė ndaj tė huajve kemi aktualisht nė Kosovė dhe servilizmi i tyre, pa kurrfarė ngurrimi deklaroj se, nė kėto momente, edhe unė po e ndjej nevojėn qė, nė lidhje me lajmin e arrestimit dhe dorėzimit tė Radovan Kraxhiqit Tribunalit tė Gjykatės sė Hagės pėr Krime Lufte, sinqerisht t’i bashkohem shqetėsimeve dhe reagimeve tė ultra-nacionalistėve serb! Kuptohet, motivet janė tė kundėrta?!
Bazuar nė prononcimet e avokatit tė tij mbrojtės dhe disa familjarėve, Karaxhiqi nuk ėshtė arrestuar tė hėnėn pas dite, sikur ėshtė publikuar nė informatėn zyrtare pėr shtyp, por, tė premten pas dite (tri ditė mė parė). Vallė, a mund tė jetė koincidencė e rastit kjo, qė lajmi mbi arrestimin e tij tė zyrtarizohet pikėrisht disa minuta para mbarimit tė takimit historik tė presidentit tė Kosovės Ftmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaēi, me kryetarin e SHBA-ve Xhorxh Bush?
A mund tė jetė montuar qėllimisht lajmi mbi arrestimi i tij si pretekst pėr dominimin e saj sensacional nė mediat botėrore duke e minimizuar kėtė tė parėn?
A ėshtė ftuar rastėsisht qė ta vizitoj Beogradin, shefi i UNMIK-ut pėr Kosovėn, z. Lamberto Zanier, menjėherė, dy ditė pas publikimit tė lajmit sensacional pėr arrestimin e Kraxhiqit dhe dorėzimit tė tij nga Serbia nė Gjykatėn e Hagės?
Pėrveē kėtyre hamendjeve, sigurisht qė mė vonė, rreth kėtij arrestimi, do tė na shfaqen edhe shumė dyshime tjera me prapavijė konspirative...e, ne, edhe mė tej do tė mendojmė: kėto janė vetėm koincidenca rasti dhe asgjė tjetėr?!!
“Sa mė e dukshme, aq ėshtė mė e fshehur nė sytė e tė tjerėve qė e kėrkojnė”! Nė maksimė logjike mbėshtetet njė princip tejet i rėndėsishėm i metodikės kriminalistike. Kuptohet, ajo si analogji nuk vlen pėr tė gjithė njerėzit! Por, vetėm pėr ata qė dėshirojnė tė shikojnė shumė larg, e nė tė vėrtetė, nuk shohin asgjė para vetes ...

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Intervista ] Sawers "Vendimi nuk prek drejtpėrdrejtė Kosovėn" (2008-10-09 16:11:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė miraton rezolutėn e Serbisė (2008-10-08 15:10:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Opinione ] O SALLAH, O SALLAH – HĖM ME TITĖN, HĖM ME ATA! (2008-09-30 03:30:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Opinione ] A do ta ribashkojnė Kėrcovėn intelektualėt dhe veprimtarėt jo institucionalist, pas ndarjes sė saj nga institucionalistėt?!! (2008-09-28 08:40:24 nga admin4)
[ Histori ] Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė (2008-09-28 04:11:05 nga admin4)
[ Opinione ] Letėr profesor Refik Hasanit (2008-09-27 13:10:08 nga admin4)
[ Kultura ] Nexho Shabani: POEZI SATIRIKE (2008-09-26 03:31:56 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster