| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues |
| Postuar mė datėn: 2008-09-22 02:12:00 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
hkruan: Arbėr Ibrahimi
Me sa po shoh, pėr dikė trupi koordinues ėshtė njė institucion mė i lart se gjithė tė tjerat, qė pėr mendimin tim ėshtė paradoks dhe pa kurrfarė etike.
Pse dikujt nuk i mjafton qė shkatėrroi gjithēka me shkuarjen nė parlament, tani insiston e kėmbėngul nė riorganizimin e trupit koordinues. Po mirė vallė a ia keni shpjeguar popullit se si dhe kur u formua trupi koordinues, dhe ēfarė bėri ky trup koordinues?!
Te nderuar lexues (ju qė nuk e keni ditur) i ashtuquajturi Trup koordinues u themelua pikėrisht gjatė periudhės sė zhvillimeve tė luftės nė Kosovėn Lindore. Ky trup kishte pėr qėllim tė koordinoj strukturat luftarake (Ushtrinė, Policinė, Xhandarmerinė dhe njėsitet tjera speciale serbe) dhe politikėn e Beogradit, ku njėherit nė kėtė trup koordinues ėshtė e inkuadruar nė mėnyra tė ndryshme edhe BIA ( ish UDB-ja). Nė krye tė kėtij trupi ishte vendosur nė atė kohė ish zėvendės kryeministri i Serbisė Nebojsha Coviqi!
U formua me qėllimin "pėr tė zgjidhur konfliktin e armatosur nė jug tė Serbisė", nė kuadėr tė sė cilės do tė pėrfshiheshin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme e Serbisė, nėn udhėheqjen e qeverisė sė Beogradit (kėtė mundė tė hyni dhe ta gjeni nė google dhe kush e njehė gjuhėn serbe aty mundė tė gjeni mė gjerėsisht nė lidhje me krijimin dhe qėllimin e kėtij trupi, http://64.233.183.104/search?q=cache:J_hbOecJPu0J:ėėė.kt.gov.yu/dokumenti/intervju1_n_djurdjevic_sr.pdf+koordinaciono+telo+za+jug+srbije&hl=sq&ct=clnk&cd=7&gl=se&client=firefox-a )! Mė vonė inkuadrohet edhe Ministria e Ekonomisė, ku si pėr qėllim pėr tė larguar vėmendjen e Faktorit Ndėrkombėtar dhe Faktorit Politik Shqiptar (gjė qė edhe ia arriti) nga problemi politik nė problemin ekonomik, qė nė fund erdhi koha kur ndėrkombėtarėt thanė: "U bė njė luftė pėr tė ndryshuar gjendjen ekonomike!"
Pėr kėtė dikush nesėr do tė marre pėrgjegjėsi morale dhe politike! |
|
Mos tė harrojmė se njė ndėr mė tė kėqijat qė mundė tė pėrmendet si rast specifik ėshtė edhe data e 24 majit, pikėrisht kur u bė marrėveshja pėr ndaljen e luftės nė KSL, njė ditė mė pas, ky trup dha urdhrin e atentatit ndaj Komandant Lleshit - Ridvan Qazimi, njėherit edhe kryenegociator i palės shqiptare, nė bisedimet me Beogradin, ku si ndėrmjetėsues ishte shefi i EULEX-it tani nė Kosovė z. Piter Fejt, (i cili kur nuk mundi tė rregulloj njė ēėshtje me bishtin ndėr kėmbė u largua nga Kosova Lindore, dhe tani donė tė drejtoje Kosovėn, gjė qė kam frikėn se edhe Kosovėn do ta shes pėr putana serbe, qė nė ato kohė i dėrgonte Coviqi nė Banjėn e Bujanocit)!
Absurdi mė i madh nė gjithė kėtė mesele ėshtė se si politikanėt tanė mundohen tė pėrdredhin, kur tė gjithė, ama bash tė gjithė e dinė qėllimin dhe kohėn e formimit tė kėtij trupi. Dhe nė vend se tė kėrkojnė llogari pėr vrasjen e Kryenegociatorit Shqiptar qė njėherit ishte edhe njė figurė e rėndėsishme e UĒPMB-sė, kėta kėrkojnė riorganizimin e kėtij trupi. Me ēfarė qėllimi?!
Investimet:
Investimet e kėtij trupi janė zero! Mundė tė shihni projektet qė janė bėrė dhe tė gjitha kėto janė tė kryera me pjesėmarrje tė ndonjė organizate ndėrkombėtare, pushteti lokal dhe qytetarėve tė vendbanimeve ku ėshtė bėrė njė ngritje njė objekti shkollor, asfaltimi tė rrugėve apo ndriēimi i tyre me elektrik! Kėtė ju zotėrinj e quani INVESTIM?!
Nė fakt unė pajtohem qė tė organizohet njė trup ku do tė quhej TURP! Dhe tė gjithė ju politikan tė etur pėr para tė hyni aty. Mos harroni NUK KA INVESTIME!
Kėrkoni llogari:
Pėr vrasjen e komandant Lleshit, kėrkoni llogari pėr koordinimin e proceseve tė montuara gjyqėsore tė ish-pjesėtarėve tė UĒPMB-sė, kėrkoni llogari pėr stėrstacionimin e forcave serbe, kėrkoni llogari pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, kėrkoni llogari pėr privatizimin e ndėrmarrjeve publike pa ju pyetur juve e qė i pėrkasin komunave tona, kėrkoni llogari pėr uzurpimin e tokave shqiptare pėr ndėrtim tė bazave ushtarake, kėrkoni llogari pėr politikėn homogjene dhe diskriminuese tė pushtetit qendror tė Serbisė, kėrkoni llogari pėr postblloqet tė stacionuara nėpėr fshatrat shqiptare nė kufi mė Kosovėn, kėrkoni llogari pėr planprogramin mėsimor tė Kosovės qė nuk lejon tė pėrdoren lėndėt thelbėsore si ajo e historisė dhe e gjeografisė, kėrkoni llogari pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe (nė fshatrat shqiptare tė shkruara tabelat me shkronja sllave dhe shqipe kurse nė fshatrat serbe vetėm me shkronja dhe gjuhė sllave) kėrkoni llogari pėr pėrdorimin e lirė tė simboleve kombėtare (tė cilat na dallojnė shumė nga Serbia dhe njėherit na identifikojnė si shqiptar) kėrkoni llogari pėr diskriminim e shqiptarėve nė pėrgjithėsi, kėrkoni llogari pėr shumė mveshje tė akuzave politike nėn kanosjen e tytave tė pushkėve dhe sjelljeve tė njėsiteve speciale, kėrkoni llogari pėr praninė e pjesėtarėve tė policisė ish operativa nė Kosovė, kėrkoni llogari e mos jepni llogari, pėr hir tė zotit!
Trupi Koordinues, ėshtė njė shkelje e rėndė e marrėveshjes sė Konculit:
Pas pėrfundimit dhe demilitarizimit tė zonės - qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė kjo gjė nga ana e Serbisė por qė nė fakt ka pas vetėm militarizim, duhej qė territorin e Kosovės Lindorė ta ketė nė dorė policia Multietnike (ku edhe kėtu nuk shpėtuat pa i futur hundėn, pėr tė rrjep tė rinjtė pėr ti futur polic, pėr kėtė janė dėshmitar vetė ata pjesėtar tė cilėt disa pre tyre i keni edhe familjar), dhe politikėn orientuese ta ketė nė dorė pushteti lokal pas organizimit tė zgjedhjeve tė parakohshme (qė u mbajtėn dhe u quajtėn si zgjedhjet historike)! Nė fakt asgjė nuk ndodhi ndryshe nga mė parė se tė fillonte lufta.
Ju asnjėherė nuk insistuat qė ajo marrėveshje tė pėrfillej (edhe pse pajtohem qė nuk ėshtė kush e di se ēka por vetė ju e pėrpiluat politikan tė nderuar), por nė fakt vetė ju e neglizhuat duke vrapuar pas pushtetit, ju profiter tė paparė nė kurriz tė popullit!
Nuk ngrtitėt ēėshtjen mė lart, pėr tė treguar se ky trup koordinues ju pengoi, me shkuarjen e tyre ne selinė e NATO-sė (ku asnjėri nga ju nuk ishte aty i pranishėm) qė u mbajt mė 25 prill 2001 nė selinė e NATO-s. http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2001&mm=04&dd=19&nav_id=24418 ) dhe se po ky trup koordinues kush e di ēka ka folur atje nė tė keqe tė shqiptarėve, edhe pėr kėtė ju nuk ngritėt zėrin pėrderisa nė atė kohė aty mundė tė takoheshit me Piter Fejt dhe nga ai tė kėrkoni si ishte e mundur kjo tė ndodhte.
Nuk di se ndonjėherė keni reaguar me njė letėr dėrguar kėshillit tė BE-sė, OKB-sė dhe instancave tė larta tė tjera ndėrkombėtare pėr kėto shkelje tė lartpėrmendura dhe tė e politizoni ēėshtjen e mos ta ekonomizoni. Pėr ju qė gjithēka ėshtė PARA!
Kur edhe njė pulė aksidentalisht hyn nėn rrotat e njė makine tė njė shqiptari nė ndonjė fshat serb ajo politizohet nga ana e Serbisė, bile edhe qeveria ngritet nė kėmbė, ju heshtni si gjynafa nėpėr skutat e zyrave tė juaja duke pasur aty kėtu ndonjė takim me palė pėr ti rrejt ata kinse po punoni me kompjuterėt tuaja (derisa ju garant jeni nėpėr mesengjere duke chatuar),nė anėn tjetėr keni vrasje, zhdukje tė njerėzve qė kurrė nuk kėrkuat llogari se ku mundė tė jenė kėta persona, qė i zhduki Serbia ( Zhdukja e Nezes, vrasja e vėllezėrve Saqipi, Vrasjet ne Malėsi tė Bujanocit dhe Karadak tė Preshevės, vrasja e Komandant Lleshit...e shumė raste tė tjera)!
Amnistia pėr ish pjesėtarėt e UĒPMB-sė, mbeti vetėm nė fjalė dhe sot pėr sot ata nuk kanė kurrfarė garancie pėr sigurinė e tyre personale dhe familjare, ku nė fakt ndodhin bastisje si ajo e fundit nė selinė e OVL-sė dhe montimin e armatimit nė pronėn e tij tė pabanuar z. Nazmi Hajredinit (http://irc.bujanoci.net/~bujanoci/neės.php?extend.254) Poashtu vlen tė ceket se njė ndėr themeluesit e kėtij trupi ėshtė edhe njė i kėrkuar nga Gjykata e Hagės pėr krime lufte nė Kosovė, Goran Radosavljeviq! Qė ishte i mllefosur pėr dėshtimet e tij nė Kosovė kundėr forcave Ēlirimtare Shqiptare, dhe tani ai ėshtė nė liri kurse nė burgje treten shumė Ēlirimtar, ku nė mesin e tyre edhe Komandanti i UĒPMB-sė z. Shefket Musliu, pėr tė cilėt ju asnjėherė nuk ngritėt zėrin, edhe pse njė ndėr ata qė projektuan aktin pėr tė mvesh dhe ngritė akuza ishte ky trup koordinues me nė krye me Nebijca Coviqin dhe Miqa Markoviqin!
Andaj, pėr tė mos e zgjatur mė shumė, kėrkoni riorganizimin tuaj politik dhe shoqėror shqiptarė, nė vend se tė kėrkoni riorganizimin e njė trupi koordinues, i cili sipas raporteve tė tij, ndjell qė qeveria e Beogradit tė Stacionojė forca tė shumta aty dhe tė prolongoje zgjidhjen e ēėshtjes POLITIKE kurrsesi EKONOMIKE, tė shqiptarėve. Shqiptarėt i kanė mbijetuar gjitha sfidave ekonomike nė tė gjitha kohėrat, dhe do tė dinė prapė ti mbijetojnė. Na bėni siguri jo pare zotėrinj, juve po jua lėmė paret e kėnaquni me to, sepse nė fund garant do tė vdisni mė tė varfėr se gjithė ne!
Trupi Koordinues duhet tė ndėrpresė punėn e vetė, tė kthehet i gjithė personeli i Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, i Ministrisė sė Ekonomisė dhe ata tė BIA-sė, nė Beograd! E ju tė merreni me politikė por mė ndryshe se deri mė tani!
Kėrkoni llogari, nė mėnyrė qė tė keni njė ditė se ēfarė llogarie tė jepen! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|