DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Turqit, romėt, vllehėt dhe sėrbėt, do tė sjellin ligje pėr shqiptarėt
Postuar mė datėn: 2007-09-05 12:52:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Marrėveshja e cila ndali luftėn e 2001 e qė u nėnshkrua nė praninė e faktorėve ndėrkombėtarė, sa vjen e po zbehet po zėvendėsohet me alternativa tė tjera gjithnjė nė dėm tė shqiptarėve. E dini mirė se premtimi kryesor qė ndali hovin e luftėtarėve shqiptarė, ishte se nė tė ardhmen shqiptarėt vetė do vendosin pėr fatin e tyre dhe pa pėlqimin e tyre nuk do mund tė sillet asnjė ligj qė do t'u sjellte dobi e aq mė pak ndonjė ligj qė do t'ė mund ti dėmtonte. Si fryt i bisedimeve qė pėrfunduan me marrėveshjen e Ohrit ishte edhe mėnyra e votimit tė ligjeve nė parlament me shumicė tė dyfishtė, qė nė gjuhėn e popullit u njoh si "Votimi me Badenter".

Shkruan: Arben ZEQIRI

Ēfarė nėnkupton Badenteri? Ēdo ligj qė duhej tė dilte nga Marrėveshja e Ohrit e qė konkretisht kishte tė bėjė me pėrmirėsimin e gjendjes politike, sociale, ekonomike tė shqiptarėve nė vend duke filluar nga arsimi sipėror, ligji pėr simbolet, ligji pėr gjuhėn shqipe dhe nė fund ligji pėr dėshmorėt e UĒK-sė dhe invalidėt e luftės bashkė me shumė ligje tė tjera qė do pėrmirėsonin kushtet e popullatės shqiptare nė vend, do tė duhej tė votohej jo vetėm nga shumica e parlamentarėve por ai ligj tė merrte edhe mbėshtetjen e shumicės sė deputetėve qė janė zgjedhur nga pakicat etnike nė vend, e qė me pėrbėrjen aktuale tė parlamentit nėnkuptonte shumicėn e deputetėve shqiptarė.

Sa u zbatua Badenteri?

Me krijimin e shumicės sė re parlamentare qė doli si fryt i zgjedhjeve tė fundit nė Maqedoni, ku partia e cila fitoi zgjedhjet (VMRO-DMPNE) nuk krijoi koalicion me partinė e cila fitoi nga blloku politik shqiptarė (BDI) por u lidh me partnerin e tyre traicional (PDSH), fakt ky qė dejure ishte e lejuar nė njė shtet njėkombėsh ku shumica maqedone kishte tė drejtė ekskluzive tė formimit tė qeverisė dhe zgjedhjen e partnerit tė tyre, solli telashe dhe polemika rreth miratimit tė shumė ligjeve nė vend. Nė rradhė tė parė ky veprim iritoi partinė qė fitoi mė tepėr deputet nga elektorati shqiptar (BDI-nė) tė cilėt duke bojkotuar parlamentin nė shenjė proteste, ata njėherit pamundėsuan edhe miratimin e shumė ligjeve pėr shqiptarėt, ligje tė cilat kėrkonin tė miratohen me votim tė dyfishtė apo e njohur si Ligji i Badenterit. Ky problem duke mos patur zgjedhje tjetėr, solli edhe deri te seleksionimi i ligjeve qė do votoheshin me shumicėn e dyfishtė dhe shumė ligje u hoqėn nga kjo listė, ekjo edhe mė tepėr iritoi shumicėn e deputetėve shqiptarė dhe krijoi parakushtet pėr njė krizė parlamentare. Erdhėn vlerėsimet e para negative nga strukturat euroatlantike dhe nė vend lindėn problemet e para dhe pakėnaqėsitė si pasojė e ngecjes sė implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit si kusht kryesor qė ishte pėr ndėrprerjen e konfliktit tė 2001-shit si dhe kusht i parashtruar pėr integrimin e Maqedonisė nė Unionin Evropian dhe strukturat e NATO-s. Tani u paraqit nevoja qė ti gjendej njė zgjidhje urrgjente e qė do mundėsonte votimin pa problem tė tė gjitha ligjeve qė dilnin nga Marrėveshja e Ohrit dhe qė do "pėrmbyllnin" kapitullin e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni.

Zgjidhja: Me votat e turqėve, romėve, sėrbėve, vllehėve tė miratohen ligjet e shqiptarėve!

Sė fundmi qeveria e udhėhequr nga Nikolla Gruevski i cili thirret nė emėr tė barazisė sė etnitevteve nė Maqedoni, miratimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, eurointegrimeve dhe shumė ndryshimeve tė tjera nė favor tė tė gjithė qytetarėve, propozoi njė ligj i cili mban maskėn e njė ligji europian dhe qė pėrshkruhet si ligj qė do tė pėrmirėsoj gjendjen e pakicave kombėtare nė Maqedoni. Ėėshtė mėse e vėrtetė qė ky ligj do tė kėnaqė pakicat etnike nė Maqedoni, me kėtė ligj turqit, romėt, vllehėt, sėrbėt dhe pakicat e tjera prej tani do tė kenė mė tėpėr deputetė. Ata do tė ndajnė dhjetė deputetėt tė cilėt ua garanton ligji i ri i qeverisė.

Po shqiptarėt?
Pėrpara se tė shohim anėt e mira dhe tė kėqija tė kėti ligji, duhet tė shqyrtojmė pozitėn e shqiptarėve sipas kushtetutės dhe sipas kėti ligji. Ky ligj rezervon vende pėr deputetėt e pakicave nė Maqedoni dhe kėtu nuk flitet pėr shqiptarėt por pėr grupet e tjera. A thua shqiptarėt janė shumicė nė Maqedoni? Sipas kushtetutės sė R.M.-sė shqiptarėt nuk janė shumicė nė Maqedoni e as pjesė e shumicės, por janė pakica mė e madhe nė vend. Sipas njė fjale tė urtė popullore, shqiptarėt janė "as nė qiell e as nė tokė".Ironia nuk mbaron kėtu. Shqiptarėt jo vetėm qė nuk bėjnė pjesė nė grupin e pakicave pėr tė cilėt rezervohen numėr i garantuar i deputetėve, le qė nga ana tjetėr nuk janė pjesė e shumicės sė RM-sė, por ata tanimė as nuk do munden tė pyetėn as pėr veten e vetė.

Kush do votojė pėr shqiptarėt?

Sipas ligjit nė fjalė, nė zgjedhjet e ardhėshme do tė garantohen 10 vende pėr pakicat kombėtare. Duke llogaritur nė rrezultatet e deritanishme ku shqiptarėt kanė fituar gjithsej 28 deputetė dhe duke ia shtuar edhe 10 deputetėt qė do garantohen pėr pakicat me ligjin e ri, kjo paraqet numrin prej 37 deputetė tė cilėt do tė bėjnė pjesė nė grupin e pakicave kombėtare. Sipas votimit tė dyfishtė, ligjet qė do votohen me kėtė ligj duhet tė marin miratimin e shumicės sė deputetėve qė janė zgjedhur nga pakicat kombėtare e qė kjo e shndėrruar nė shifra do tė thotė 20 nga 38 deputetėt e pakicave do tė mjaftojnė pėr miratimin e ligjeve nė fjalė. Duke u nisur nga kjo, tanimė qeveria nuk do tė ketė nevojė pėr shumicėn e deputetėve shqiptarė nė parlament dhe s'do ta ketė problem nė zgjedhjen e partnerit. Duke llogaritur nė dhjetė deputetėt e garantuar me ligjin e ri pėr pakicat, shumica parlamentare do tė ketė nevojė edhe pėr vetėm 9-10 deputetėve shqiptarė pėr tė miratuar ēdo ligj pa asnjė problem e qė faktikisht do tė jenė tė pavlefshėm 17-18 deputetėt e tjerė shqiptarė. Sipas gjithė kėsaj, del qė pėr tė drejtat e shqiptarėve nė tė ardhmen do tė vendosin 10 deputetė shqiptarė dhe 10 tė tjerė (turqi, vllehė, romė, sėrbė), ndėrsa 17-18 deputetėt tjerė shqiptarė do tė jenė tė paaftė dhe me duar tė lidhura kundrejt institucionit ligjvėnės i cili do tė jetė i shurdhėr pėr ata. A do tė pranojnė shqiptarėt kėtė gjė?
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] I nderuari dhe shume i rrespektuari vellau im ILIR OSMANAJ ! (2008-11-28 11:41:48 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster