DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Akuzat ndaj popullit shqiptar pėr spastrime etnike, do tė pėrfundojnė turpshėm!
Postuar mė datėn: 2007-08-29 19:19:45 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Sejdi VESELI

Duke pėrcjellė rifillimin e gjykimit ndaj ish Komandantit tė Zonės Operative tė Dukagjinit, gjeneralit Ramush Haradinaj dhe bashkėluftėtarėve tė tij, mė kėrkoi shpirti qė nė shenjė tė pėrkrahjes ndaj tė gjithė atyre bashkėluftėtarėve tė cilit ishin viktima tė proceseve tė ngjashme tė montuara politike, tė shpreh kėtė opinion timin.
Siē dihet, Tribunali i Hagės edhe kėtė gjykim politik ėshtė i detyruar ta qojė deri nė fund, nė bazė tė njė aktakuze, jo tė pėrpiluar, por tė pėrshkruar nga njė karrieriste e paskrupullt politike dhe viktimė e iluzioneve pėr vetėmadhėshtinė, zvicerania Karla Del Ponte, nė bazė tė shpifjeve tė operativistėve dhe lakenjve shqipfolės tė sigurimit serb dhe, me siguri edhe tė redaktuar nga prej tyre. Thėnė troē, nė kėtė nė tekstin e kėsaj aktakuze, vetėm nėnshkrimi ėshtė i kėsaj zonje.
Mjafton tė pėrcillet ky gjykim politik qė po i bėhet ish Komandantit tė Zonės Operative tė Dukagjinit, gjeneralit Ramush Hajredinaj dhe bashkėluftėtarėve tė tij dhe tė mėsohet e vėrteta, se tė gjitha akuzat qė janė ngritur nga e ashtuquajtura “drejtėsi” ndėrkombėtare, ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė, janė tė pėrpiluara nė bazė tė konstrukteve tė operativistėve tė sigurimit serbijan, tė bazuara edhe nė shpifjet e blera me ēmime tė mėdha nga zagarėt e tyre shqipfolės.
Duhet theksuar, se si kompensim pėr shpifjet e tyre ndaj luftėtarėve tė lirisė dhe UĒK-sė nė pėrgjithėsi, kėtyre zagarėve shqipfolės, jo vetėm se u mbulohet identiteti, por edhe shumicės prej tyre u janė siguruar vende pune dhe kushte banimi, nė vendet qė i kanė zgjedhur vet.
Me instalimin e administratės ndėrkombėtare, menjėherė pas aprovimit tė Rezolutės nr. 1244 nė KS tė OKB, Kosova futet nėn njė protektorat ndėrkombėtar. Pa dyshim, se njėra prej hallkave kryesore tė kėsaj administrate e cila hiqet si gjoja “demokratike” ėshtė dhe “drejtėsia” e saj. Kjo ėshtė njė hallkė e cila shtrėngohet pėrditė e mė shumė pėrreth qafės sė popullit liridashės shqiptar, qė prej se u instaluan unmikistanezėt nė Kosovės.
Siē u pa nė vepėr, Kosova nėn kėtė protektorat ndėrkombėtar(kolonializėm unmikistanez), ishte rast i vetmuar nė historinė e njerėzimit, ku ne vend se tė ndiqeshin nga kjo“drejtėsi” ndėrkombėtare, ata qė kishin ushtruar krime barbare mbi popullatėn civile shqiptare ( pa asnjė dallim gjinie dhe moshe), pėr tė cilat lirisht mund tė thuhet, se ishin tė pėrmasave tė gjenocidit, pėrndiqeshin, pėrndiqen dhe burgosen ish luftėtarėt ēlirimtar. Pėrzgjedhja e atyre qė duhet tė pėrndiqen e burgosen, pėr “drejtėsinė” ndėrkombėtare ishte dhe mbeti parim. Pėrndiqen dhe burgosen ata, tė cilėt i tregojnė me gishti ish paramilitarėt dhe ish policėt serb, tė cilėt shėtisnin nėpėr ēdo cep tė Kosovės, prej enklave nė enklavėn serbe, nė pėrcjellje tė policėve unmikistanez apo tė pjesėtarėve tė KFOR-it.
Gjatė kėtyre arrestimeve tė ish luftėtarėve tė lirisė, shtėpitė e tyre bastiseshin natėn dhe ditėn. Kėto bastisje pėr nga vrazhdėsia dhe brutaliteti, nuk ndryshojnė me as gjė nga ato qė bėheshin nga policia serbo-ēetnike, sa qė edhe sot, pas 8 vjetėve prej pėrfundimit tė luftės, shqiptari nuk ėshtė i sigurt, se mos gjatė orėve tė vona tė natės, do t’i bien befas dhe dhunshėm nė shtėpi, ushtarėt e KFOR-it dhe sidomos, policėt tė veshur nė tė zeza dhe me maska nė fytyrė pėr ta bastisur, deri nė detalin e fundit.
Koha do tė vėrtetojė, se nė rastin e Kosovės, historia e njerėzimit ėshtė njollosur, me vlerėsimet faqezeza tė “drejtėsisė” ndėrkombėtare, kur u tentua qė viktima ėshtė barazuar me dhunuesin, kur ēlirimtarėt shqiptar janė barazuar me fashistėt serbo-ēetnik.
Kjo lojė e poshtėr e “drejtėsisė”ndėrkombėtare, mund tė dyshohet me bazė, se ėshtė bėrė sipas direktivave tė disa qarqeve tradicionalisht pro sllave dhe nė koordinim me Moskėn Zyrtare, me qėllim tė minimizimit tė krimeve barbare serbo-ēetnike mbi popullatėn e pa mbrojtur civile shqiptare. Pėr realizimin e kėtij objektivi antishqiptar, “drejtėsia” ndėrkombėtare ėshtė shėrbye dhe vazhdon tė shėrbehet me akuzat politike, tė bazuara nė deklaratat e konstruktuara nga operativistėt e sigurimit e Beogradit Zyrtar dhe shpifjet e lakenjve tė djeshėm dhe tė sotėm tė tyre. Nė bazė tė kėtyre akuzave u ndaluan dhe u mbajtėn nėn arrest nė aeroportet ndėrkombėtare tė Lubjanės, Vjenės dhe Budapestit, jo vetėm ish Shefi i Shtabit tė UĒK-sė, z. Agim Ēeku, ish Drejtori i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė, por edhe Bacė Adem Demaēi-Mandela i Kosovės..
Nė bazė tė njė aktgjykimi politike u arrestua dhe dėrgua nė mbajtje tė dėnimit edhe veprimtari dhe luftėtari i lirisė, Naser Shatri.
Nė bazė tė akuzave politike tė Sigurimit serb tė publikuara nė “Bela Knjiga”, „Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiju“ dhe tė deponuara nė Interpol, nė Policinė Unmikistaneze dhe nė shėrbimin inteligjent tė KFOR-it, u shkarkuan shumė pjesėtarė tė TMK dhe SHPK (pėr ēka ndihmuan edhe kolegėt e tyre karrierist), pėr t’u arrestuar mė vonė nė bazė tė akuzave absurde, se gjoja paskan urdhėruar apo paskan krye krime lufte.
“Drejtėsia” ndėrkombėtare e bindur se do tė dėshtoj turpshėm, nė pėrpjekjet e saj pėr ta paraqitur Ushtrinė Ēlirimtare, si njė bandė tė pa organizuar sipas standardeve tė njė ushtrie tė mirėfilltė ēlirimtare(pėr ēka i ndihmuan edhe disa tė ish drejtues tė saj gjatė gjykimit nė Hagė, jo pėr tjetėr pos nga frika se po dėnoheshin, edhe pse dihej se ishin tė pafajshėm), prapė me ndihmėn e Beogradit, filloj me akuza ndaj shqiptarėve nė tėrėsi. Ajo, akuzon shqiptarėt, se gjoja, pas pėrfundimit tė luftės i paskan detyruar minoritarėt serb e malazias qė tė shpėrngulen dhunshėm nga Kosova.
Akuzė shumė e rėndė kjo!
Ēka ėshtė edhe mė keq, kjo akuzė e mbėshtetur nė shpifjet e Beogradit, nga qarqe evropiane tradicionalisht prosllave dhe Rusia, po merret si “argument” nė pazarllėqet rreth tė ardhmes sė Kosovės. Ky “argument” u shfrytėzua edhe nga Marti Ahtisari, pėr propozimet nė Pakon e tij, shumė tė dėmshme pėr interesat e ligjshme tė shqiptarėve.
Pėr zbėrthimin dhe vlerėsimin e kėsaj akuze kaq tė rėndė, mjafton qė t’i referohemi logjikės sė shėndosh, natyrisht pa paragjykime dhe do tė vėrejmė, se diēka nuk ėshtė nė rregull me ata qė e bėjnė atė. Sepse tė akuzosh njė popull tė tėrė, si terrorist ėshtė njė akt i dėnueshėm. Diēka tė tillė, ka mund tė prodhoj vetėm mendėsia fashiste dhe raciste.
Se ka ndodhur diēka e tillė, mund tė besojnė vetėm ata, tė cilėve ua ka pi sorra mentė.
Sė pari, shqiptarėt gjatė historisė sė tyre mija vjeēare nuk kanė bėrė njė veprim tė tillė. Jo pse nuk kanė pas njė mundėsi tė tillė, shumė herė gjatė historisė dhe pse janė qyqarė, por njė gjė e tillė, sipas kodeve tė tyre morale dhe zakonore, tė kultivuara brez pas brezi me fanatizėm, ėshtė e dėnueshme edhe tė mendohet.
Sė dyti, ky popull trim dhe i pjekur, po tė kishte dashtė tė bėj njė vepėr tė tillė kaq tė turpshme, ai ka pas mundėsi e mundėsi, besa edhe arsye qė ta bėj, para se tė invadohej vendi i tij, nga forcat paqėsore tė aleancės mė tė fuqishme ushtarake tė kohės! Por, tė supozojmė, se nėse vėrtetė, civilėt minoritar serb e malazias paskan qenė tė dėbuar nga shqiptarėt. Ky veprim i “tyre” i ligė dhe i dėnueshėm, paska pas ndodhur para hundėve tė forcave tė KFOR-it dhe policisė sė UNIPOL-it. Atėherė edhe kjo pėrgjegjėsi, nuk mund t’u adresohet vetėm shqiptarėve, sepse aj qenka e pėrbashkėt me forcat e KFOR-it dhe UNPOL-it.
Nė bazė tė Marrėveshjes sė Kumanovės dhe Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, dihen pėrgjegjėsit e kėtyre forcave, sepse ato janė tė definuara shumė qartė.
Gjithashtu, dihet mirė edhe fakti, se forcat e UĒK-sė kanė qenė tė urdhėruara nga KFOR-i, qė tė rrinė nė largėsi, sė paku 200 metra dhe tė pa armatosur me armė tė gjata, nga rrugėt e tėrheqjes sė forcave serbo-ēetnike dhe teknikės sė tyre luftarake.
Gjithashtu dihet, se populli shqiptar u kthye nė vatrat e tij, vetėm atėherė pasi ato terrene ishin venė nėn kontroll tė plotė nga forcat ndėrkombėtare. Atėherė, logjikisht parashtrohet pyetja: Si paskan pas mundėsi pėr tė ushtruar dhunė ndaj minoritarėve serb e malazias?
Nė pamundėsi pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė qėndrueshme dhe tė bazuar nė fakte, ata qė shpikėn kėtė shpifje tė poshtėr ndaj popullit shqiptar, ata i referohen shpifjes rezervė, duke deklaruar se njė gjė e tillė paska pas ndodhur, para se tė futen forcat e NATO-s dhe tė UNPOL-it nė Kosovė (!)
Rrena i ka kėmbėt e shkurta, thotė populli!
Ėshtė e gjykuar tė dėshtoj turpshėm edhe kjo akuzė antishqiptare e gatuar nė kuzhinat e Beogradit zyrtar, nė bashkėpunim me Kreun e Kishės Ortodokse Serbe, e lancuar nėpėrmjet kasnecėve tė tyre (nė mesin e tyre edhe shqipfolės) dhe e mbėshtetur nga qarqe ndėrkombėtare, tė dėshmuara si tradicionalisht proserbe, ngase mbėshtetet nė gėnjeshtra e shpifje!.
Pėr analistin e liruar nga paragjykimet dhe prejudikimet, edhe kjo akuzė ndaj shqiptarėve, do tė cilėsohet ashtu siē edhe e meriton, e pa qėndrueshme!
Pse?
Sepse po tė kishte pasur atė forcė UĒK-ja, pėr tė dėbuar nga Kosova popullatėn civile jo shqiptare, me siguri, mė parė do tė pengonte dėbimin dhunshėm nga vatrat e tyre, tė mbi 1000.000 civilėve shqiptar, si dhe masakrimet dhe terrorin e pėrmasave tė gjenocidit, qė u ushtrua ndaj tyre nga forcat kriminale tė pushtuesit serbo-ēetnik!
Ishte popullata civile shqiptare ajo qė u dėbua nga terrori serbo-ēetnik, para se forcat tokėsore tė NATO-s tė hynin nė Kosovė. Pra, para dhe gjatė fushatės sė bombardimeve tė aviacionit tė NATO-s mbi caqet me rendėsi strategjike pėr forcat e pushtuesit serbo-ēetnik.
Ėshtė e vėrtetė e pakontestueshme se minoritarėt serb e malazias nuk u dėbuan nga askush, por ata ikėn bashkė me forcat e kapitulluara pushtuese serbe, ngase nuk i kishin lėnė vetės vend pėr tė jetuar nė fqinjėsi me shqiptarėt, si dhe nga frika (koha dėshmoi se ishte e pa arsyeshme), se do tė pėrballeshin me organet e drejtėsisė vendore dhe ndėrkombėtare, pėr mizoritė qė kishin mbėshtetė dhe krye ndaj fqinjėve tė tyre, pėr tė vetmin faj, pse ishin shqiptar.
Ėshtė e pakontestueshme, se si nė ēdo vend tė botės edhe nė Kosovėn e pas luftės, ka pasur dhe ka raste individuale tė dhunės, si ndaj shqiptarėve, romėve, turqve, boshnjakėve dhe serbėve, por jo nė baza etnike.
Kjo dhunė individuale dhe ordinere, nuk mund tė merret si shkak pėr shpėrnguljen e minoritetit serb nga Kosova, por si pretekst pėr tė kamufluar shkakun e vėrtet tė shpėrnguljes sė tyre, sepse situata e rėndė ekonomike dhe varfėria e rėndė nė tė cilėn ėshtė futur Kosova po shpėrngulen edhe shqiptarėt, sidomos tė rinjtė.
Shkaku i vėrtetė i shpėrnguljeve tė minoriteti serb, nuk ėshtė vėshtirė tė deshifrohet. Me siguri ėshtė edhe frika e pa arsyeshme nga hakmarrja e shqiptarėve, pėr krimet sistematike qė janė ushtruar ndaj tyre, nga njė numėr jo i vogėl i kėtij minoriteti.
Pėr hir tė sė vėrtetės, gjėrat duhet t’i quajmė me emrin e vet.
Duhet pranuar botėrisht, se pėrveē njė numri jo tė vogėl tė minoritarėve serb, qė morėn pjesė aktive nė krimet mė barbare ndaj fqinjėve tė tyre shqiptar, tė pakėt kanė qenė ata zėra nga ky minoritet, qė bile vetėm verbalist tė ketė kundėrshtuar fushatėn antishqiptare, qė zhvillohej nga kreu shovinist i Beogradit, prej vitit 1981 e deri nė pėrfundimin e luftės.
Gjithashtu duhet ta themi botėrisht, se edhe sot janė shumė tė pakėt nė numėr ata minoritar serb, tė cilėt e dėnojnė publikisht kėtė fushatė fashiste qė u ushtrua ndaj fqinjėve tė tyre shqiptar, por pėrkundrazi vazhdojnė ta mbėshtesin, ndėrsa ata qė e organizuan dhe qė e zhvilluan atė, me nė krye me kriminelėt e luftės, Milosheviq, Mladiq, Karagjiq, Sheshel, e tė ngjashėm, i konsiderojnė heronj tė popullit serb, dhe fotografit e tyre, jo vetėm se i mbajnė, nėpėr manifestime kombėtare dhe kishtare, por edhe nėpėr shtėpitė e tyre.

Prishtinė, me 25 gusht 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Akuzat e Del Ponte, Ina Rama refuzon hetimet serbe nė Mat (2008-10-27 17:23:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk me ēudisin akuzat e Rusise (2008-08-26 12:09:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Gjenerali Rrahim Ademi lirohet nga tė gjitha akuzat (2008-05-30 17:15:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Tirana dhe Prishtina hedhin poshtė akuzat e pėrsėritura nga HRW (2008-05-06 12:19:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prokurori qe shoqeroi hetuesit e Hages hedh poshte akuzat e Del Pontes (2008-04-18 10:29:57 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Del Ponte-libri, banoret e Matit rrezojne akuzat per transplante (2008-04-16 12:18:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Drejtuesi i Lėvizjes "Vetėvendosje", Albin Kurti tha se akuzat ndaj tij janė jashtė ligjit dhe tė motivuara politikisht, prandaj nuk e sheh tė arsyeshme qė tė jetė pjesė e tyre. (2008-01-29 19:22:17 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] I shtohen akuzat policit grek: Publikohen edhe 2 video te tjera skandal (2007-06-23 07:01:36 nga admin1)
[ Opinione ] REAGIM: Ndaj Deklaratės demagogjike... (2008-11-28 18:37:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Human Rights Watch: Beogradi politikė diskriminuese ndaj shqiptarėve (2008-11-03 15:03:00 nga admin1)
[ Opinione ] Disa shpjegime plotėsuese, nė vend tė reagimit ndaj njė gjullurdie mediatike (2008-10-28 16:33:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster