I lindur nė Shkodėr, pas mbarimit tė shkollimit fillor nė vendlindje dhe atij tė mesėm nė Manastir, filloi punėn si mėsues nė fshatin Vrrakė. Pėr aq sa kemi tė dhėna, Migjeni aty edhe i filloi shkrimet e para tė krijimtarisė sė tij letrare. Saktėsisht nuk dihet sė kur filloi tė krijojė, por qė dihet se me 1935 e transferuan nė Shkodėr ku poeti bėri gati pėr shtyp Vargjet e lira tė cilat censura e Mbretit Zog nuk i lejoi tė qarkullonin?! Nė pranverėn e vitit 1936 Migjenin e transferuan nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, pra nė qytetin e vogėl tė Pukės si kryemėsues. Atje Migjeni njohu jetėn e vėshtirė tė malėsorit qė zuri vend nė prozėn e tij. Po nė kėtė kohė nė Korēė, filloi tė botohej revista pėrparimtare Bota e re me tė cilėn Migjeni filloi bashkėpunimin i cili do tė zgjaste pėr njė kohė bukur tė gjatė.
Veprimtaria letrare e Migjenit pėrmblidhet kryesisht nė mes viteve 1934- 1937. Nė kohėn kur Migjeni ishte nė kulmin e krijimtarisė sė tij, atė e rėndon sėmundja e rėndė e tuberkulozit, nga kthetrat e sė cilės nuk shpėtoi dot. Ai vdiq nė Tore Peliēe, nė njė spital tė Italisė, nė njė moshė fare tė re duke iu ndėrprerė rruga e jetės, por edhe rruga e krijimtarisė nė mes.
Migjeni me familje
Migjeni shkroi Vargjet e lira tė papėrsėritshme deri mė sot pėr nga thellėsia e mendimit filozofik dhe shpirtėror, gjithnjė i solidarizuar me shtresėn e vuajtur tė popullit tonė, prej nga edhe buronin vargjet e dhimbjeve tė mėdha tė asaj kohe. Veē poezisė, Migjeni shkroi edhe nė gjininė e prozės tė cilat nė letėrsinė shqipe zėnė njė vend meritor tė veēantė dhe tė padiskutueshėm. Me vdekjen e Migjenit letėrsia jonė pėsoi njė humbje tė pazėvendėsueshme, por qė nė gjirin e saj mbanė me krenari emrin e madh tė krijuesit tė shkėlqyer siē ishte Migjeni. Krijimtaria e Migjenit ėshtė bėrė objekt i rėndėsishėm i kritikės, shkencės dhe studimit letrar. Ai ka hyrė nė kulturėn dhe mendimin shoqėror si njė ndėr mė tė shquarit krijues sė fjalės dhe mendimit tė shkruar nė letrat shqipe. Kjo krijimtari, pėrfshinė njė gamė tė madhe me ndikim nė kulturėn, arsimin dhe ngritjen tonė kombėtare nė pėrgjithėsi nė raport me kohėn kur Migjeni krijoi. Ai ishte dhe mbeti, prijės dhe pishtar i kulturės dhe krijimtarisė letrare qė njė ditė do tė prezantohej nė konkurrencėn e fortė tė krijimtarisė letrare, madje edhe pėrtej kufijve rajonalė tė cilėt nuk i njeh arti dhe kultura e mirėfilltė. Krijimtaria letrare e Migjenit, nuk ka nevojė as pėr spekulime filozofike e estetizante, as pėr tejvlerėsimet sociologjike vulgare, qė pretendonin tė mbulonin kufizimet subjektive nė art. Ai nuk qasi denigrimet e idolatorinė e qėllimtė e cila pretendonte krejt njėanshėm qė atė ta radhittė nė mesin e krijuesve tė rėndomtė e tė papėrfillshėm. Prapa kėsaj dinakėrie fshihej kurthi i politikės sė asaj kohe me qėllimin e vetėm qė Migjenin ta zhvlerėsonin nga vlerat ideoestetike, por edhe realiste e tė guximshme lidhur fortė me shpirtin e tij kryengritės e atdhedashės, pėr tė luftuar me ēdo kusht dobėsitė e njė shoqėrie mbretėrore qė Shqipėrinė e kishte katandisur aq keq nė shumė sfera tė jetės, pra edhe nė atė tė krijimtarisė.
Migjeni nė Torino tė Italisė
Noli i madh, pėr Migjenin kishte thėnė: Nuk duam qė ta mbiēmojmė nė njė piedestal tė paqenė, duke e mėnjanuar kėshtu nga tabani ynė historik e kombėtar. Shpirti i tij luftarak e human, kurrė nuk u pajtua me gjendjen e rėndė qė po zotėronte nė Shqipėri nėn sundimin e Mbretėrisė Zogolliane. Kėshtu qė ai me Poemėn e Mjerimit godet rėndė mbretėrinė dhe ēifligarėt, duke ngritur njė aktakuzė tė fuqishme pėrmes kėsaj poeme mbi gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike dhe shoqėrore tė kohės nė Shqipėri e gjithė andej! Migjeni ndau dhimbjet dhe vuajtjet sė bashku me malėsorin e uritur, u fut nėpėr kasollet e tyre tė ftohta me plotė lagėshti, hapi magjet e tyre tė zbraza pa kokrrėn e misrit, mbathi nė shpirtin e tij tullumbat e Lulit, nė shpirtin e tij ndjeu vrasjen e shpirtit tė malėsores dhe me kėtė shpirt tė vrarė e tė trazuar, zbriti nė qytet duke e ngritur zėrin e protestės deri nė kulm kundėr kėtyre ndrydhjeve dhe shfrytėzimeve me kėngėt e tija, si njė shpėrthim lulesh nė pranverė me njė aromė tė re nė kopshtin e krijimtarisė sė tij letrare tė papėrsėritshme ndonjė herė mė parė!
Veprat e Migjenit janė tė pėrkthyera nė disa gjuhė tė botės; si nė gjuhėn angleze, franceze, italiane, ruse, rumune, bullgare etj. Kritikė dhe studiues tė huaj, vlerėsojnė mė nota shumė tė larta krijimtarinė e Migjenit.
Nikolaj Moraur, shkrimtar rumun, thotė: Kam qarė kur kam lexuar Migjenin. Nuk mė vjen turp kur them se qava, por mė vjen turp tė them qė kaq vonė e njoha kėtė poet tė mrekullueshėm !...
Alen Boske, shkrimtar dhe kritik frėng thotė: Migjeni ishte poeti mė i madh i viteve tė tridhjeta, kur kemi para sysh njė jetė krijimtarie kaq tė shkurtėr!...
Migjeni nė krijimtarinė e vet me tėrė qenien e tij shpirtėrore, pasqyroi nė mėnyrėn mė realiste kushtet e pabarazisė shoqėrore tė kohės, katandisur me njė gjendje tė mjerueshme tė masave popullore tė zhytura nė mjerim e pa dituri, prandaj Migjenin e quajtėn edhe poet i mjerimit! Jeta e tij e shkurtėr qė filloi mė 30 shtator 1911 dhe pėrfundoi mė 26 gusht 1938, ishte jetė e njė poeti e prozatori tė papėrsėritshėm nė historinė e letėrsisė sonė shqiptare, duke na lėnė pas veprat e tij shumė tė bujshme pėr kohėn e si tė tilla mbesin edhe nė ditėt e sotme me tėrė peshėn dhe filozofinė e tyre tė fuqishme.
29 shtator, 2007
|