| » Opcionet për artikullin |
|
KMDLNJ pohon se nė gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė kryesuesi i trupit gjykues Mauricio Salustro nuk e lejoi liderin tė e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, tė lexojė mbrojtjen e tij me pretekst se aty nuk ka asgjė relevante, duke ia mohuar kėshtu tė drejtėn e Kurtit ta paraqesė mbrojtjen e tij. Gjykimi ėshtė shtyrė pėr kohė tė pacaktuar meqė Albin Kurti nuk e pranon atė trup gjykues dhe mbetet qė kryetari i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė tė marrė vendim pėr caktimin e njė trupi gjykues tjetėr. Nėpėrmjet njė deklarate, KMDLNJ e cilėson kėtė gjykim si proces tė montuar politik qė nga fillimi i tij, sepse, siē pohon, pėrgjegjėsit kryesorė pėr vrasjen e protestuesve paqėsorė janė larguar nga Kosova. Edhe pėrgjegjėsit pėr ushtrimin fizik tė dhunės ndaj protestuesve paqėsorė tė "Vetėvendosjes", pjesėtarėt e SHPK-sė nuk janė marrė asnjėherė nė pėrgjegjėsi dhe tani janė si palė e dėmtuar dhe si dėshmitarė, pohon KMDLNJ dhe thekson se kėrkesat e Albin Kurtit janė "ekskluzivisht politike", andaj "synohet tė mohohet liria e shprehjes, liria e organizimit dhe liria e protestimit nė mėnyrė paqėsore si edhe veprimit politik alternativ". KMDLNJ pohon se "Albin Kurti po keqtrajtohet nėpėr burgje hetuese dhe arreste shtėpiake vetėm se vlerėsohet se ėshtė pengesė pėr proceset aktuale politike e jo pse ka kryer ndonjė vepėr penale". KMDLNJ gjithashtu gjykon sjelljet e pjesėtarėve tė SHPK-sė qė e pengonin Albin Kurtin t'i japė deklaratė mediave, sepse nuk i ėshtė kufizuar kontakti me media.
20 Shtator2007
Burimi: Shqipėria e Bashkuar |
|