| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ICG: BE-ja dhe OKB-ja duhet tė jenė tė shpejtė dhe tė vendosur pėr Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-12-06 16:27:17 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
OKB-ja dhe BE-ja duhet ta drejtojnė Kosovėn nė shtegun e pavarėsisė me tė pėrfunduar zyrtarisht bisedimet mė 10 dhjetor, thekson Grupi Ndėrkombėtar i Krizave (ICG), nė raportin e publikuar tė enjten (06.12) nė Bruksel
Nė raportin e publikuar tė enjten (06.12) nė Bruksel ICG thekson: Kosova do tė bėhet e pavarur nė Maj tė 2008, nėse SHBA dhe vendet kryesore tė BE-sė do ta mbėshtesin atė, vė nė dukje Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. "Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA pavarėsisht kundėrshtimit tė Serbisė dhe tė Rusisė, do tė nisin zbatimin e njė plani pėr drejtimin e tranzicionit paqėsor pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės nė maj tė 2008", thekson Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. Njėkosisht ky grup paralajmėron Bashkimin Evropian pėr rrezikun "e njė konflikti tė pėrgjakshėm dhe destabilizues" nė Kosovė, nė rast se nuk njihet pavarėsia. "BE-ja ka njė minė me sahat nė prag tė portės sė saj", u shpreh sė fundi nė Prishtinė Aleksandėr Anderson, drejtor projekti i ICG-sė. " Ky vlerėsim i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave vjen pas dėshtimit tė bisedimeve tė fundit mes Beogradit dhe Prishtinės vetėm pak kohė pėrpara 10 dhjetorit, kur treshja ndėrmjetėsuese e pėrbėrė nga SHBA, BE dhe Rusia duhet t“i paraqesė raportin Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mon.
Sipas Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave "BE-ja mė 14 dhjetor nė mbledhjen e kėshillit tė kryetarėve tė shteteve dhe tė qeverive duhet tė thotė zyrtarisht se i konsideron tė mbyllura bisedimet mes Serbisė dhe Kosovės dhe se plani i Ahtisarit ėshtė rruga mė ė mirė pėr tė ardhmen. Gjithashtu BE-ja duhet tė shprehė zyrtarisht, se ėshtė e gatshme tė nisė misionin nė Kosovė". Plani i Marti Ahtisarit parashikon qė njė mision i BE-sė tė zėvendėsojė misionin e OKB-sė nė Kosovė me njė forcė civile tė pėrbėrė nga 1.800 pjesėmarrės duke pėrfshirė edhe 1.400 forca tė policisė. Ky mision parashikohet tė kushtojė rreth 150 milionė euro nė vit. Misioni i BE-sė duhet tė nisė nė fillim tė vitit tė ardhshėm pasi tė jetė aprovuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki Mon. Po sipas Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave "SHBA, Britania e Madhe dhe Franca duhet tė pėrpiqen intensivisht nė Nju Jork, duke marrė parasysh edhe ndonjė cėnim tė marrėdhėnieve me Moskėn, pėr tė siguruar qė shumica nė Kėshillin e Sigurimit do ta mbėshtesė kėtė kurs", thuhet nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|