DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SPEKULANTĖT FETARĖ PO MANIPULOJNĖ ME ĒĖSHTJEN SHQIPTARE!
Postuar mė datėn: 2008-03-18 04:59:04 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Komuniteti shqiptar nė Danimarkė, shumica tė ardhur nga fshatrat e Tetovės, pėrbėjnė shumicėn absolute nė Danimarkė,dhe si shqiptarė atdhetarė, kanė kontribuar shumė ne sensibilizimin e ēėshtjes shqiptare dhe kauzėn e saj nė Kosovė dhe nė tė gjitha viset shqiptare tė okupura nga ish-Jugosllavia. Pra kėrkesave tė drejta qė shqiptaret tė jenė tė barabartė nė federatėn ose konfederatėn jugosllave qė shqiptaret tė kenė tė drejtė pėr vetėvendosje.
Kjo ishte tepėr aktive dhe e bashkuar deri nė vitet 90-ta, kur erdhėn nė skenėn politike partitė dhe partizat tė ndihmuara nga institucionet sllave, pra kur u formuan partitė politike dhe shėrbėtoret e shumtė, dolėn haptas dhe filluan tė punojnė nė emėr tė partisė. Nė ketė mėnyrė filluan tė keqdrejtojnė popullin dhe kėrkesat popullore qė ishin tė ngulitura tek bashkatdhetarėt tanė .kudo nėpėr botė.


Shkruan: Xhemil ZEQIRI

Danimarka dhe protestat Myslimane

Prej kur qė shkrimtari indian, Selman Ruzhdi, doli me librin e tij kundėr Profetit Muhamed, intelektualėt danezė dhe shtėpitė botuese atij i dhanė shumė pėrkrahje morale dhe politike, ndėr mė tė parėt nė botė.
Mė vonė njė piktor danez nė gazetėn qeveritare daneze, “JylandPosten” i paraqiti disa piktura fyese ndaj Profetit Muhamed, nė kėtė rast komuniteti arab dhe myslimanėt nė pėrgjithėsi filluan protesta tė mėdha, jo vetėm nė Danimarkė, por edhe nė tė gjitha shtetet arabe. Shqiptarėt, tė njohur nė botė si njė komb me tri fe nuk i pėrkrahėn demonstratat e tyre fundamentaliste dhe kjo ishte edhe njė shenjė shumė pozitive nė favor tė pėrkrahjes sė mėtejshme tė ėshtjes sonė shqiptare. Por, mjerisht, kohėve tė fundit, ky imazh pozitiv pėr ne me keqardhje duhet tė themi tė vėrtetėn se po rrezikohet tė prishet: sepse njė grup shqiptarėsh tė prirė nga njėfarė Prof. Llukman Ferati nga fshati, Odri i Tetovės, ish-profesor i shkollės sė tekstilit nė Tetovė, i cili qe disa vite punon dhe banon nė Kopenhagė tė Danimarkės ka filluar njė aksion, me hapa shumė tė rrezikshėm kundėr ēėshtjes shqiptare dhe duke bėrė kėtė: me apo pa vetėdije po u japin rast fashistėve serb dhe miqve tė tyre tė ngrenė akuza tė tilla - siē ishin disa debate nė mediat daneze, kur parlamentari i Partisė Popullore Daneze doli kundėr Pavarėsisė sė Kosovės duke i quajtur shqiptarėt myslimanė dhe se Evropa duet tė ketė parasysh se nuk lejohet njė shtet mysliman nė Evropė…



Kėsaj propagande kundėrshqiptare po i ndihmon tani mė edhe profesori i lartpėrmendur qė kanė filluar tė shpėrndajnė ēeqe pėr blerjen e njė “Xhamie qendrore tė shqiptarėve nė Danimarkė”.
Disa ditė mė parė u mundova ta sqaroj atė dhe ithtarėt e tij, u pėrpoqa tė ndikoj bile dhe tė mos pėrmendet titulli, “Xhami Shqiptare”, sepse kjo po e dėmton fort ēėshtjen tonė kudo nė trojet shqiptare, sepse tani po kalojmė nė njė situatė tepėr tė rėndė dhe shumė tė rrezikshme. Pra nuk kemi aspak arsye me i dalė zjarrit pėrpara, prandaj le tė shpėrndahen ato ēeqe si shoqatė kulturore dhe se ato 9 milionė korona daneze ju do tė mundeni t“i mblidhni dhe tė mos e pengoni aspak ēėshtjen kombėtare.
- Pasi kjo farė pavarėsie e kushtėzuar e Kosovės dhe kemi rrethana tė tjera qė bota po i mban sytė hapur se kush jemi ne, ēfarė bėjmė ne, kė e pėrkrahim ne, kur ėshtė ēėshtja jonė nė pyetje, - thash unė.
- Jo! - mu pėrgjigj ai, - quajmė Xhami Shqiptare, sepse duhet tė dihet se ėshtė xhami shqiptare. Dhe, vazhdoi: - ēėshtjen kombėtare e shkatėrruan politikanėt e tipave Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi, tani sė paku bile, ta mbajmė fenė, tė mos e humbim se na morėn nė qafė edhe politikanėt tipit, Abdilhalim Kasami e tė tjerė, qė, ja ky i fundit ishte i zhytur nė borxhe dhe pasi u emėruar zėdhėnės politik, ne e ndihmuam UĒK- re, e jo atij qė sot i ka keqpėrdorė paratė tona, sepse me parat tona qė i vodhi, ai ka blerė njė shtėpi luksoze nė Kopenhagė, e cila i ka kushtuar hiq mė pak se 5 milionė korona daneze. Pra, xhamia na duhet nė Danimarkė! Pastaj, kėta danezėt, - shtoi ai: kanė nėnshkruar nė konventat ndėrkombėtare se duhet tė respektohen fetė.
- Po, mos more zotėri kėshtu, - ia ktheva; sepse as arabėt, as turqit e askush nuk e kanė tė emėruar objektin e tyre si xhami, por i kanė emėruar si qendra kulturore fetare dhe aty mbahen ceremonitė qė i ka njė xhami! Ju duet tė kuptoni se ē“ luftė ėshtė duke u bėrė ndaj fanatizmit mysliman dhe mos bėheni shkaktarė tė merrni nė mbrojtje fanatizmin! Dijeni mirė se ai Kryetari Llukman Ferati po e dėmtoni ēėshtjen nė pėrgjithėsi dhe se duhet tė dini se ka pėrgjegjėsi!
Pra, Llukman Ferati, e ka manipuluar njė grup tė vogėl tė mėrgimtarėve tanė pėrtej mase dhe se ėshtė shumė vėshtirė tė paramendohen pasojat nė tė ardhmen, kur edhe vet arabėt nuk kanė emėruar xhami, por kanė institucion kulturor nė Danimarkė ku bėhen dhe ceremonitė fetare, siē janė ato mortore e tė tjera…

Kopenhagė, mė 17 Mars 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nė Kosovė, nė pėrgjithėsi respektohen liritė fetare (2008-09-22 00:41:09 nga admin2)
[ Histori ] ĒAMĖRIA - KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBĖTARE (2008-07-17 14:17:25 nga admin1)
[ Histori ] “Rrugėtimi i identiteteve fetare dhe influenca e tyre nė shoqėrinė shqiptare” (2008-04-18 19:00:21 nga admin4)
[ Kultura ] Besimet fetare te shqiptarėt (2007-11-21 14:44:41 nga admin4)
[ Histori ] TRAGJEDIA ĒAME DO TĖ THOTĖ:GJENOCID,SPASTRIM ETNIK,LUFTĖ FETARE,SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERĖZORE (2007-11-08 15:51:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vjene, Serbia: Do mbrojme vete objektet fetare ne Kosove. (2007-02-28 08:00:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Trashėgimia kulturore tė trajtohet si vlerė mė vete, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare e nacionale ? (2006-12-18 03:21:28 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] Na falni, por shoku Enver na dukej burrė zotni… (2008-11-20 03:59:41 nga admin4)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Opinione ] ZOTRI SEJDIU, 4 PIKAVE TUAJA PO U MUNGON PIKA E 5 (2008-11-18 17:56:38 nga admin1)
[ Opinione ] UNĖ, BIRI I POPULLIT TIM TĖ SHUMĖVUAJTUR DENONCOJ!!!!… (2008-11-18 17:26:42 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster