| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » A do tė bėhet Kosova e pavarur dhe kur? |
| Postuar mė datėn: 2007-05-17 15:50:04 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Nait HASANI
Kjo pyetje me shtron dilema ne te gjykuarit drejte ne kohe dhe hapesire. Sepse theniet dhe deklarimet politike per shtyrje dhe ndryshime ne Paketen e Ahtisarit nga politikane ndėrkombėtarė dhe nga Grupi i Krizave eshte shqetesuese per mua dhe deshtim i nje politike tetėvjeēare.
Prandaj ndryshimi i Paketes se Ahtisarit a do te thote deshtim i klases politike ne Kosove? Une mendoj se po, kjo eshte nje fiasko politike dhe nje dush i ftohte siberian per klasen tone politke. Do te thote deshtim i Ekipit te Unitetit, deshtim i negociatave, deshtim edhe i Kuvendit te Kosoves ne berjen e shtetit te Kosoves.
Dhe ēfare pasoja mund te kete e ka zgjatja dhe moszgjidhja e statusit politike te Kosoves?
Ka dhe shume ēeshtje qe duhet shtruar e trajtuar ne Kosove, qe nga klasa politike e saj. Po duke pas parasysh se Kosova nuk ka klase politike te mirefillte dhe as politikane dhe intelektuale, te cilet atdheun e duan mė shumė se veten, Kosova sot eshte ne prage te sfides me te rende qe njeqind vjet dhe qe nga paslufta. Ajo te gjitha parakushtet i ka te shpertheje ne mos degjueshmeri qytetare, sepse eshte mbushur kupa nga shtyrjet dhe zhagitjet e zgjedhjes se statusit te saj politk. Premtimet tetevjeēare te politkaneve dhe kuazi politikaneve tane kane arrite ne piken zero te durimit qytetar. Populli ka duruar mjaftė. Ai ka shpresuar dhe ka besuar se kjo eshte ēeshtje e diteve apo e formaliteteve te statusit e pavaresise se Kosoves. Ai perdite e me shume po e sheh se statusi e pavaresia gjithnje e me larg po duken ne horizontin politik te Kosoves. Kete po e deshmojne politikanet tane me deklarata te tyre te papėrgjegjshme neper media te shkruara dhe elektronike. Ata nga ēeshtje dite qe thonin disa (Vetoni) e deri ēeshtje jave qe thoshte (Hashimi) dhe ēeshtje muaji maj e (Presidentit tone administrativ): Kosova po rreshqet ne humneren e kohes se moratoriumit politik per dy vite te ardhshme. Qe Kosoves ja ndalon te shpalle pavaresi as te ekzistoj fjala pavaresi ne dokumentet zyrtare. Pra, tani i vazhdohet afati dokumentave te Travell dokument te UNMIK-ut ne EUMIK-ut per nje kohe dyvjeēare deri ne dhjetėvjeēare, siē e paten me Rambujen nga tri vjet ne tete.
Po e gjithe kjo qe me shtyri te shkruaj kete shkrim nuk eshte kjo. Per mua me rendesi e qe duhet t'i shqetesoje te gjithe dhe ndergjegjen e qytetareve te Kosoves dhe ata qe kane dhene me se shumti per kete Kosove eshte se: Ēeshtja e Kosoves po ulet nga niveli politike Nderkombetar ne nivelin dytesor evropian. Nga nje ēeshtje ne axhendėn politike te Kėshillit te Sigurimit qe ishte Kosova qe dhjete vjet, falė mundit, sakrifikices se qytetaerėve , gjakut te deshmoreve dhe luftes se UĒK-se, ne nivelin e dyte politike dhe te ngushtė ne nivelin Evropian te zgjidhjes se ēeshtjes se Kosoves. Ne e dime si eshte sjelle Evropa me ne (Shqiptaret), kjo gjendje qe ne e jetojme sot eshte derivat i politikes evropane.
|
|
Nait HASANI - deputet i Kuvendit tė Kosovės
Une mendoj se kjo eshte nje loje shume e sofistikuar dhe e rrezikshme e tejkalimit te ēeshtjes se Kosoves nga politika Nderkombetare ne Keshillin e Sigurimit te politika evropiane, duke u ofruar mundesi qe ne te jemi nje pjese e papercaktuar politike si pjese e Evropes. Kjo do te thote se ne dhe Serbia do te hyjmė ne Evrope apo ne Bashkesine Evropiane bashkarisht pa dallime, pa percaktim te kufijeve, sepse aty jemi bashke me te tjeret. Kjo do te thote se Kosova ne Evrope do te hyj si pjese e Serbise dhe bashke me Serbine ne Evrope. Per me teper Serbia edhe nje here po e deshmon veten ne arenen nderkombetare me forcen e saj politike dhe shantazhin . Ajo ēdo veprim po e bene me maturi dhe perfitim poitike. Ajo ende nuk i ka dorezu Kriminelet ne Hage per Krime kunder njerezimit ne Kosove, ne Kroaci e ne Bosnje. Sebia po luan me bashkesine evropiane e nderkombetare ne favore e perfitime serbe. Ajo eshte e gatshme te jap ēdo gje vetem Kosoven mos ta jap. Ajo e nderroi edhe radikalin Nikoliq nga kryetari i parlamentit per te fituar, moratoriumin dyvjeēar dhe emisarin special per serbet e Kosoves, nga politika evropiane dhe leshimi pe i politikes amerikane, ne ruajtje e nacionalfashizmit sllav ne Ballkan.
Ajo tashme pas ketyre perfitimeve do ta plotesoj kushtin per dorezimin e Karxhiqit e Mladiqit ne Hage. Sepse vete shtyrja e zgjidhjes se ēeshtjes se Kosoves edhe per dy vjet me moratorium dhe dergimin e nje emisari special per serbet ne Kosove, tregon se Serbia eshte e kenaqur politikisht dhe do te filloi bisedimet per dorezimin e krimineleve ne Hage. Gje qe keto favore asaj i japin mundesi me zhvillu ofenzive politike e diplomatike per te arritur qellimin strategjik e politik per ruajtjen e Kosoves ne kufijte e saj.
Te gjitha keto lojera jane mjafte te rezikshme politikisht. Keto jane te rrezikshme ne fillim per Kosoven e pastaj per Ballkanin, per rajonin e Evropen. Sepse me keto veprime inerte te politikes evropiane nuk ka mundesi te gjykohet e denohet dhe te tejkalohet nacionalizmi dhe nacionalfashizmi serb. Me kete ai po ushqehet duke mos lejuar paqe e integrime politike ne Ballkan e Evrope dhe perderisa nuk ndalet me force nacionalfashizmi serb, nuk do te kete paqe kurre ne Ballkan.
Politika e shtyrjes eshte shume e rrezikshme ne dy aspekte politke:
1. Qytetaret veē po e humbin besimin politik te klasa politike se mund ta bejne Kosoven e pavarur, ata do ta qesin jashtė loje kete klase politike.
2. Shtyrja e zgjidhjes se ēeshtjes se statusit te Kosoves do te thote lufte, perseri lufte, do te thote kthim ne gjendjen zero, pra kthim ne fillim te ēeshtjes dhe ata do ti marrin pergjegjesite e tyre politike vet ne duar te veta per ta bere Shqiperine Natyrale.
Te gjitha keto jane te mundshme nese ēeshtja e statusit te Kosoves, nuk percaktohet qarte e sakte si shtet i pavarur. Ēdo ndryshim ne paketen e Ahtisarit, e cila ka qene Kompromis do te thote kthim ne fillim, dhe kthimi ne fillim do te thote shtruarja e ēeshtjes shqiptare ne Ballkan si ēeshtje urgjente per zgjidhje, te ndryshimit te kufijve dhe krijimit te Shqiperise Natyrale. Kompromisi i bere ne Paketen e Ahtisarit ka qene kompromis politik per hire te paqes, dhe ndryshimi perseri i kesaj Pakete ka per te prodhuar krize politike dhe lufte. Asnje shqiptar nuk ka mundesi me u pajtu me jetu ne kete gjendje. Shqiptaret me nuk kane ēka humbin, ata e kane deshmu se jane per paqe. Ata e kane deshmu se jane mjafte te durueshem. Ata e kane deshmuar se nuk lejojne me ju shkel dinjiteti, pra kompromisi ne kompromise eshte ulje e dinjitetit, perdhosje e besimit ne bashkesine nderkombetare. Kompromisi ne kompromise eshte shkaterrim i dinjitetit politik te qytetarit shqiptar te Kosoves dhe sakrifices se tij mbinjerezore. Kompromisi ne Kompromise eshte qe shqiptaret dhe lufta e UĒK-se te shpallet kriminale. Ndersa shteti kriminal i Serbise (Toni Bler), i cili beri xhenocid dhe krime kunder njerezimit dhe u bombardua per 77 dite, shpallet fitues i paqes demokratike dhe stabilizues i rajonit, kjo nuk me besohet, por kjo eshte e vertetė. Te tilla veprime e deklarime politike dhe veprime pa mbulese e te papergjegjshme nga politikanet tane amorf se nuk duhet te shpallet pavaresia e Kosoves ne menyre te njeanshme, tregon mjerimin politik te tyre dhe politiken foshnjore te edukates njerezore antike. Duke mos dashur te fyej Antiken se atje ka pase politikane e filozofe te ditur si Platoni , Aristoteli e Sokrati dhe te tjere. Dy mije vjet prapa nga diturite e tyre, ne jemi ne fazen e perkedheljes foshnjarake.
Tani ka ardhur koha qe te tregojme veten, o sot o kurre, nese behen ndryshime ne paketen e Ahtisarit qe per ne ka qene kompromis i dhimbshem dhe flijues i ēeshtjes sone kombetare. Pra nese behet Kompromis ne Kompromis, te kerkojme si qytetare, si shqiptare, si intelektuale, si politikane, si institucione politike ne Kosove, shtruarjen e zgjidhjes se ēeshtjes Shqiptare ne Ballkan. Ndryshimin e kufijeve politike mes shqiptareve dhe krijimin e Shqiperise Natyrale. Kete sot e kerkon nga ne e ardhmja, dhe e ardhmja e femijeve tane. Kete sot na e kerkon gjaku i deshmoreve te kombit te te gjitha koherave, ta bejme Shqiperine Natyreale. Ata qe jane kunder Shqiperise Natyrale, do ti gjykoje koha, e ardhmja dhe historia. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|