DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Skandali i Gėrdecit “pret” 4 koka funksionarėsh
Postuar mė datėn: 2008-03-18 12:07:49 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Gerti Xhaja - Gazmend Janku

Policia dhe prokuroria duket se ka nisur pėrcaktimin e personave konkretė qė do t’i nėnshtrohen hetimit pėr tragjedinė e Gėrdecit. Dje janė shoqėruar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, administratori i firmės “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, drejtori i fabrikės nė Gėrdec, Dritan Minxholi si dhe administratori i agjencisė sė sigurisė “Vrana Security”, Agim Vrana. Personat e lartpėrmendur janė mbajtur nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit deri nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe nuk ka pasur asnjė njoftim pėr lėnin e tyre tė lirė. Ndėrkohė qė zyra e shtypit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ka konfirmuar se personat e lartpėrmendur, tė paktėn deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, kanė qenė nėn cilėsinė e personave tė shoqėruar, ndaj tė cilėve do tė kryhen verifikime dhe marrje deklarimesh nė lidhje me shpėrthimin e ndodhur nė Gėrdec. Nė varėsi tė rezultateve tė verifikimeve, do tė vendoset mė pas nga grupi i hetimit pėr arrestimin ose jo tė tyre, apo tė ndonjėrit prej tyre.

Ēfarė pėrfaqėsojnė
Nga hetimet paraprake tė kryera, personat e shoqėruar dje nė polici janė personat kryesorė qė kanė firmosur kontratat dhe kanė pasur pėrgje-gjėsitė e tyre pėr aktivitetin e grumbullimit dhe demontimit tė municioneve. Ylli Pinari ėshtė drejtor i MEICO-s, e cila ėshtė njė strukturė e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe qė ka ekskluzivitetin e tregtimit tė armėve dhe municioneve pėr Shqipėrinė dhe nė tė njėjtėn kohė, ishte struktura qė kishte lidhur kontratėn me firmėn amerikane, SAC pėr shitjen e municioneve dhe mbledhjen e tyre nė ish-repartin e tankeve nė Gėrdec. Nisur nga ky status, MEICO nėpėrmjet drejtorit tė saj Ylli Pinari kishte rėnė dakord qė municionet tė grumbulloheshin nė Gėrdec, vend i cili nuk ishte aspak i pėrshtatshėm pėr njė aktivitet tė tillė, pa pėrmendur mė pas kushtet e sigurisė nė atė repart. Mihal Delijorgji ėshtė administratori i firmės “Alba Demil”, e cila si nėnkontraktore e firmės amerikane SAC, kishte marrė pėrsipėr tė kryente grumbullimin dhe demontimin e municioneve nė Gėrdec. Kjo firmė ishte pėrgjegjėse pėr krijimin e kushteve tė sigurisė brenda ambienteve tė fabrikės dhe trajnimin e punėtorėve, pasi vendi i kryerjes sė kėtij aktivitetit ishte pėrcaktuar nė kontratėn e lidhur mes MEICO-s dhe firmės amerikane, SAC. Dritan Minxholi, ėshtė drejtor i fabrikės sė grumbullimit dhe demontimit tė municioneve, i cili gjithashtu ka pėrgjegjėsi pėr krijimin dhe zbatimin e kushteve tė sigurisė brenda ambienteve tė fabrikės. Agim Vrana ėshtė administrator i shoqėrisė sė sigurimit “Vrana Security”. Kjo shoqėri kishte marrė pėrsipėr ruajtjen fizike tė fabrikės ku grumbullohej dhe kryhej procesi i demontimit tė municioneve.

Pyetjet
Burime policore, por edhe ato nga organi i akuzės janė shprehur se personat e shoqėruar janė tė dyshuar se me mosveprimet e tyre dhe moszbatimin e rregullave dhe ligjeve pėr grumbullimin dhe demontimin e municioneve, janė shkaktarė tė pėrmasave qė mori shpėrthimi fatal nė Gėrdec. Sipas tė njėjtave burime, secili nga tė shoqėruarit ėshtė pyetur, nė varėsi tė pozicionit qė ka pasur, nė lidhje me veprimet qė ka kryer dhe atė ēka parashikon ligji. Konstatimet e grupit tė hetimit, qė kanė tė bėjnė me vendin e papėrshtatshėm pėr grumbullimin e municioneve apo mungesės sė masave tė sigurisė brenda ambienteve tė fabrikės, do tė vihen pėrballė personave tė shoqėruar, tė cilėt duhet tė argumentojnė veprimet e tyre apo mosmarrjen e masave tė duhura. Rezultatet e kėtyre seancave tė pyetjeve pritet tė pėrcaktojnė edhe statusin e personave tė shoqėruar, nėse do tė mbeten tė tillė, apo ndaj tyre do tė firmosen urdhėr-arrestet nga prokurorėt e ēėshtjes.

gazeta shqiptare
18.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SKANDALI “SHTETĖROR E PRESIDENCIAL” I RADHĖS (!) (2008-09-05 03:05:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali me farėn, Ministria: Do verifikojmė (2008-08-31 06:27:38 nga admin4)
[ Opinione ] Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė (2008-05-15 11:29:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali me vajin, dy ngarkesa nga Greqia kaluan pa kontroll Kapshticen. Nisin hetimet (2008-05-10 05:26:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] GERDECI, THELLOHET SKANDALI MES KOMPANIVE, SAC NE ORTAKERI ME ALBADEMIL (2008-03-18 15:26:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali nė Greqi, pesė policė grekė masakrojnė shqiptarin (2008-03-15 03:24:12 nga admin2)
[ Opinione ] SKANDALI I “PRESIDENTIT”, FATMIR SEJDIU (2008-02-21 03:42:16 nga admin4)
[ Tech-Info ] India dridhet nga skandali me veshka (2008-01-30 14:23:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Flet personi qė zbuloi video-skandalin e ushtareve greke (2007-03-06 03:10:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Video skandali, digjet flamuri grek ne Burrel (2007-03-06 00:22:45 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Parlament, Debat per skandalin e videos se ushtareve greke (2007-03-05 17:48:16 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster