| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Bėjeni! Mos e shpallni! |
| Postuar mė datėn: 2007-12-24 11:11:33 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tashmė ėshtė fare e qartė se SHBA dhe shumica e vendeve anėtare tė BE-sė, edhe pas dėshtimit tė negociatave shtesė, po e pėrkrahin propozimin e Martti Ahtisaarit pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, politikanėt negociatorė tė Kosovės po deklarojnė se do ta shpallin Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur, por duke e marrė parasysh propozimin e Ahtisaarit. Mirėpo, problemi konsiston nė faktin se propozimi i Martti Ahtisaarit ėshtė nė shpėrputhje me shtetin sovran dhe tė pavarur.
|
|
Shkruan: Shkėlzen GASHI
Kėtė e ka shpjeguar edhe vetė Ahtisaari nė njė intervistė ekskluzive dhėnė RTK-sė pas dorėzimit tė propozimit tė tij palėve biseduese nė Beograd dhe Prishtinė, me ērast pat deklaruar se propozimi i tij nuk parasheh pavarėsi pėr Kosovėn dhe se ėshtė punė e palėve se si ato e interpretojnė propozimin tim, por mė duhet tė them se pikėrisht interpretimi i Prishtinės e ka shtyrė Beogradin qė ta refuzojė propozimin tim.
Element tjetėr qė i kontribuon argumentimit tė mėsipėrm ėshtė fakti se dokumenti i Martti Ahtisaarit nuk parasheh ndarjen e pasurisė, aseteve dhe borxheve, gjė qė do tė duhej tė ndodhte nė rast se Kosova do tė ndahej prej Serbisė. Mirėpo, nė bazė tė kėtij dokumenti Kosova do tė marrė pėrsipėr vetėm hisen e vet tė borxhit ndėrkombėtar tė Serbisė sė RSFJ-sė. Pra, nuk po ndahet pasuria dhe asetet sepse nuk po ndahet Kosova prej Serbisė. Jean Bodin nė librin e tij Sovraniteti jep disa shenja tė sovranitetit, e shenja e parė sipas tij nėnkupton pushtetin pėr tė vendosur ligje. Sipas Pakos sė Ahtisaarit, pėr miratimin, ndryshimin apo shfuqizimin e ligjeve kėrkohet edhe shumica e anėtarėve tė Kuvendit, tė cilėt mbajnė ulėse tė rezervuara apo tė garantuara pėr pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė cilat nuk janė nė shumicė.
Pėr mė shumė, nė bazė tė planit tė Ahtisaarit, Zyra Civile Ndėrkombėtare dhe Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar do tė jenė autoriteti pėrfundimtar nė Kosovė. Pikėrisht kjo, pra e drejta pėr tė gjykuar nė shkallė tė fundit, sipas Jean Bodin ėshtė prerogativė e sovranitetit. Po ashtu, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar ka autoritet ta sanksionojė apo largojė nga detyra ēdo zyrtar publik. Emėrimi apo shkarkimi i zyrtarėve kryesorė, sipas Jean Bodin, ėshtė ndėr elementet mė tė rėndėsishme tė sovranitetit. Pra, Kosova nė bazė tė Pakos sė Ahtisaarit, nuk ka elemente tė sovranitetit. Kėtu duhet thėnė se nuk e ka pasur keq Emerich de Vattel kur pat thėnė se nga tė gjitha tė drejtat qė i pėrkasin njė shteti, sovraniteti ėshtė pa dyshim mė e ēmuara.
Pėr mendimin tim, Kosova nuk duhet tė shpallet shtet sovran dhe i pavarur (duke e marrė parasysh propozimin e Martti Ahtisaarit) pėr tri arsye. E para, sepse propozimi i Martti Ahtisaarit, sikundėr u shpjegua mė sipėr, nuk thotė se Kosova do tė jetė shtet sovran dhe i pavarur. Kėshtu qė, ta shpallėsh Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur duke e marrė parasysh Pakon e Ahtisaarit ose Rezolutėn 1244 ėshtė contradictio in adjectio (sikur tė thuhet katrori ėshtė i rrumbullakėt). E dyta, Kosova ėshtė shpallur shtet sovran dhe i pavarur mė 19 tetor 1991, por pa u bėrė paraprakisht shtet sovran dhe i pavarur. Pra, e kemi parė se me shpallje nuk krijohet shteti. Fillimisht duhet ta bėjmė shtetin, e mė pas tė kėrkojmė njohje prej komunitetit ndėrkombėtar. E treta, Pakoja e Ahtisaarit thotė se dhjetė apo mė shumė deputetė tė Kuvendit (deputetė serbė), mes tjerash, do tė kenė tė drejtėn qė tė kontestojnė kushtetutshmėrinė e ēfarėdo ligji apo vendimi tė miratuar nga Kuvendi. Do tė thotė qė kushtetutshmėria e vendimit pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės mund tė kontestohet nga deputetėt serbė dhe, si rrjedhojė, vendimi i shpalljes sė pavarėsisė tė shpallet i pavlefshėm.
Sidoqoftė, meqė mė sipėr u pėrmend pavarėsia e shpallur mė 19 tetor 1991, duhet bėrė njė sqarim: mė 2 korrik 1990 Kosova nuk ėshtė shpallur shtet sovran dhe i pavarur, por ėshtė shpallur republikė e barabartė me republikat tjera tė RSFJ-sė. Kurse, mė 7 shtator 1990 ėshtė shpallur Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, neni 2 i sė cilės kushtetutė thotė se Kosova si shtet ėshtė anėtare e Bashkėsisė sė Jugosllavisė. Ndėrsa, mė 26-30 shtator 1991 ėshtė mbajtur referendum gjithė-popullor pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur, por me tė drejtė tė pjesėmarrjes konstituive nė lidhjen e shteteve republikave sovrane (nė Jugosllavi). Pa dashur qė tė minimizojė rėndėsinė historike tė datave tė sipėrpėrmendura, 19 tetor 1991 ėshtė data kur Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka miratuar dhe shpallur amendamentin I nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, sipas tė cilit, Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur, pa kurrfarė lidhje me Jugosllavinė. Pra, 19 tetor 1991 ėshtė data e sovranitetit dhe pavarėsisė sė Kosovės. Jo 2 korriku 1990. As 7 shtatori 1990.
Pra, Kosova ėshtė shpallur sovrane dhe e pavarur. Tash duhet bėrė e tillė. Paraprakisht do tė duhej tė shfuqizohet Marrėveshja e Rambujesė (tė cilėn Kuvendi i Republikės sė Kosovės e pat aprovuar nė vitin 1999) dhe Pakoja e Ahtisaarit (tė cilėn Kuvendi i Kosovės e pat miratuar nė vitin 2007). Mė pas, do tė duhej tė kėrkohet njohja, por, pėrveē bėrjes sė pavarėsisė, para kėrkesės pėr njohje duhet tė plotėsojmė disa kushte qė Komuniteti Evropian (tash Unioni Evropian) ua pat kėrkuar republikave ish-jugosllave pėr tu njohur si shtete sovrane dhe tė pavarura: demokracia, sundimi i ligjit, tė drejtat e njeriut dhe respektimi i tė drejtave tė minoriteteve. Pra, tė drejtat e minoriteteve duhet garantuar ashtu siē e ka paraparė Projekt Konventa e 4 nėntorit 1991 (Konventa e Hagės), e cila u garanton minoriteteve tė drejtat e tyre nė pėrputhje tė tėrėsishme me standardet ndėrkombėtare, madje-madje edhe duke u dhėnė minoriteteve status special.
Por, jo sikur Pakoja e Ahtisaarit, e cila territorin ku jeton minoriteti serb nė Kosovė e trajton si pjesė tė pandashme tė Serbisė, kurse territorin ku jetojnė shqiptarėt nė Kosovė e trajton si pjesė tė veēantė tė territorit tė Serbisė.
(Autori mban titullin magjistėr nga Universiteti i Sarajevės dhe Universiteti i Bolonjės. Kontakti: shkelzengashi@yahoo.com)
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|