| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SI TĖ MBROJ KOMPJUTERIN NGA VIRUSET? |
| Postuar mė datėn: 2008-01-05 17:54:03 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Teknologji: Si tė mbroj kompjuterin nga viruset?
Lėnda: Internet Fatkeqėsisht disa kompjuterė tė lexuesve tė Rruzullit janė infektuar nga viruset e fundit duke mos qenė vete tė zotėt e kompjuterėve nė dijeni mbi kėtė.
|
|
Shkruani: Mr. Xhafer Syla
Si mund tė vėrehet kjo?
Njė lloj virusi qė ėshtė pėrhapur kohet e fundit pėrmes e-mail, kur nuk ėshtė bllokuar nė kohė nga programet antiviruse, futet nė kutinė tėnde postare, kopjon adresat e ruajtura ose edhe adresat prej nga tė cilat ke marrė ndonjė letėr elektronike dhe nė emėr te tyre dėrgon njė kopje tė vetvetes pėr nė adresa tė tjera.
P.sh. nga kompjuteri i infektuar i dikujt qė ka adresėn e revistės Rruzull tė ruajtur nė kompjuter ose qė ka marrė njė pėrgjigje prej Rruzullit, virusi mund tė dėrgojė njė letėr nė emėr tė revistės Rruzull me vetveten tė bashkangjitur nė letėr pėr tek njė adresė tjetėr qė gjendet gjithashtu nė kėtė kuti postare. Marrėsit i duket sikur i ka ardhur njė letėr nga Rruzulli. Nėse ėshtė i lidhur nė njė sistem me njė antivirus tė instaluar nė server, me tė zbuluar virusin, sistemi i dėrgon njė letėr automatike mbraps "dėrguesit tė letrės", pra Rruzullit (pasi sistemi mendon se ky ishte dėrguesi), duke e njoftuar se ka dėrguar njė letėr me virus apo me pėrmbajtje tė paligjshme. nė tė vėrtetė asnjė letėr elektronike me virus nuk ėshtė dėrguar nga Rruzulli. Dėrguesi i vėrtetė nuk njoftohet dhe nuk arrin tė kuptojė se ėshtė ai qė po e pėrhap virusin pėr sa kohė nuk tė instaluar njė program bllokues tė dėrgimit tė letrave elektronike nė masė apo nė mėnyrė tė pavullnetshme.
Ne po tė njėjtėn mėnyrė Rruzullit i vijnė letra me kopje tė kėtij virusi nė emėr tė adresave tjera qė gjenden nė kutinė postare tė personit me kompjuter tė infektuar nga virusi duke tė lėnė pėrshtypjen sikur te gjithė kėta individė i kanė kompjuterėt tė infektuara. E vėrteta mund tė mos jetė kėshtu.
Pra duke u nisur nga ajo se nė kutinė postare tė Rruzullit vijnė me dhjetėra letra me viruse nė ditė, mund tė vij nė pėrfundimin se disa/shumė nga ata qė kanė (pasur) kontakt me Rruzullin kanė kompjuterė tė infektuar, por kjo nuk do tė thotė aspak se infektimi ėshtė kryer nga kontakti me Rruzullin.
Programe kundėr viruseve
Njė virus kompjuterik ėshtė njė program qė infekton sistemin tėnd operativ dhe nė varėsi tė qėllimit tė krijimit tė tij mund tė dėmtojė tėrė sistemin, pjesė tė tij, programe apo tė pėrgjojė nė forma tė ndryshme, tė pėrdorė kompjuterin tėnd pėr sulme ndaj kompjuterėve tė tjerė, serverėve si tė Microsoft'it, Nato's etj si dhe tė kryejė veprimtari tė tjera tė paligjshme. Gjithkush qė zotėron njė kompjuter e ka pėr detyrė tė mbrohet nga viruset dhe pėrgjigjet pėrpara ligjit pėr sulme apo veprimtaritė e paligjshme qė mund tė bėhen nga kompjuteri i tij.
Ndėr programet mė tė suksesshme kundėr viruseve janė Norton Antivirus dhe McAfee. Kėto mund te shkarkohen nga Download.com (tek fusha e kėrkimit shkruaj emrin e programit) dhe mund te pėrdoren falas pėr njė periudhe te caktuar.
Ka edhe programe antiviruse falas si Avast Home Edition, apo NOD32 Anti-Virus. Instalimi i njė program antivirus nė njė kompjuter tė infektuar nga viruse mund tė ēojė nė infektimin e vetė programit antivirus, prandaj ėshtė e kėshillueshme kryerja mė parė tė njė skanimi tė kompjuterit pėrmes njė programi antivirus nga njė cd.
Firewall - muret mbrojtėse kundėr djegies
Disa mure mbrojtėse si Zonė Alarm kanė njė funksion tė ashtuquajtur "E-mail protection", i cili kur ėshtė aktivizuar mbron kompjuterin tėnd nga bashkėngjitjet (attachments) e njė letre qė mund tė jenė nė te vėrtetė viruse. Njėkohėsisht nuk lejon njė virus tė dėrgojė vetveten pėrmes letrave elektronike pėr nė kompjuterė tė tjerė.
Lexoje postėn nė rrjet
Njė mėnyrė e sigurt pėr tė mos u infektuar nga viruse ėshtė leximi i postės nė rrjet, pra jo shkarkimi i saj nė kompjuter. Kjo do tė thotė se duhet tė pėrdorėsh kuti postare tė bazuara nė rrjet (web based e-mail), pra lexoje postėn pėrmes p.sh. Hotmail apo Yahoo, tė cilat tė ofrojnė njė kuti postare falas, apo diku tjetėr ku tė ėshtė ofruar njė shėrbim i ngjashėm. Nė kėtė mėnyrė ia lė punėn pėr tė skanuar pėr viruse dikujt tjetėr, shoqėrive tė specializuara pėr kėtė punė.
Hotmail skanon bashkėngjitjet (attachments) qė tė vijnė me letrat elektronike dhe nuk i hap ato nėse gjen ndonjė virus nė to. Si Hotmail ashtu edhe Yahoo kanė vėnė nė pėrdorim njė sistem kundėr reklamave tė padėshiruara (antispam) qė mė ka bllokuar nė mėnyrė tė ndjeshme dhe tė kėnaqshme ardhjen e tyre nė kutinė time elektronike nė Hotmail. Pėr tė mos marrė reklama tė padėshiruara (spam) qė do tė mbushnin kutinė tėnde postare, nuk duhet tė lėsh adresėn tėnde elektronike mė kot nėpėr libra pėrshtypjesh apo vende tė ngjashme me kėto, nė internet. Kjo pasi ka robotė elektronikė nė internet qė janė pikėrisht nė kėrkim tė kėtyre adresave, pėr t'u dėrguar mė pas reklama.
PhpNuke, sistemi qė pėrdor edhe Rruzull.net, pėrpiqet pėrmes kodesh t'i mbajė larg kėta robotė djallėzorė, por versione tė reja tė tyre dalin pėrditė dhe nuk mund tė them se ėshtė 100% i sigurt.
Mos pėrdor kuti postare tė bazuara nė kompjuterin tėnd si Outlook, Eudora etj. Kjo do ta ekspozonte drejtpėrdrejtė kompjuterin tėnd ndaj viruseve, dhe mund tė ketė tė tillė qė i shpėtojnė programit tėnd kundėr viruseve.
Mos prano bashkėngjitje
Nuk ka pse tė pranosh bashkėngjitje (attachments) nga persona qė nuk i njeh. Unė i fshij letrat me bashkėngjitje nga personat qė nuk i njoh, pa lexuar fare letrėn. Nuk shoh ndonjė arsye qė dikush, qė nuk e njoh tė mė dėrgojė p.sh. njė foto, njė shkrim tė shkruar nė pdf, njė video, njė program etj. Ai qė donė tė mė dėrgojė ndonjė fil le tė mė lajmėrojė me njė letėr paraardhėse ku tė mė sqarojė pėr ēfarė bėhet fjalė dhe pėrse duhet ta marr patjetėr kėtė bashkėngjitje.
Rruzull.net nuk dėrgon asnjėherė bashkėngjitje (attachments).
Shumė viruse vetėekzekutohen me tė hapur letrėn qė ka si bashkėngjitje virusin, pa qenė nevoja tė hapėsh bashkėngjitjen. Viruse tė tjerė vetėekzekutohen edhe pa hapur fare letrėn ku virusi ėshtė bashkėngjitur prandaj pėrsėris se pikėsėpari nuk duhet tė shkarkosh postėn tėnde nė kompjuter. Nėse tė duhet ta bėsh patjetėr, bėje nėn sistemin operativ Linux.
Fshij letrat nė bazė tė titujve
Krijuesit e viruseve apo edhe tė reklamave tė padėshiruara pėrpiqen t'i japin tituj tėrheqės letrave tė tyre qė pėrmbajnė virus. Kėshtu unė fshi pa hapur letrat qė pėrmbajnė tituj diktues tė kėtij lloji nė anglisht: "Important", "Urgent", "Immediate help..", "Read this". Askush pėrveē teje nuk mund ta dijė se ēfarė ėshtė "e rėndėsishme", "qė nuk pret" apo qė "duhet lexuar".
Disa viruse kopjojnė njė tekst ēfarėdo nga njė letėr qė ndodhet nė kutinė tėnde postare dhe e vėnė si titull. Nė kėtė mėnyrė shohim edhe viruse qė pėrhapen me titull nė shqip (pasi letra, nga e cila virusi ka kopjuar ka qenė nė shqip, e njė shqiptari). Titujt e kėtyre letrave janė shpeshherė pa kuptim, pasi virusi nuk din shqip:) dhe mund tė jetė e shkėputur diku nga mesi i fjalisė.
Si rrjedhim i saj mė sipėr do tė thosha qė tė vendosėsh gjithnjė njė titull me kuptim, qė pėrmbledh nė dy fjalė pėrmbajtjen e letrės apo gjėnė mė kryesore qė ke dashur tė thuash me tė. Kjo hyn edhe tek abc-ja e tė shkruarit tė njė letre dhe tregon qė nė titull nivelin tėnd kulturor.
Shqiptareve u drejtohet me njė titull nė shqip. Titujt e thatė e bajatė nė anglisht si "Hi", "Hello" janė shpesh viruse dhe unė i fshij pa i lexuar mesazhet me tituj tė tillė qė vijnė qoftė nė adresė tė Rruzullit apo tė Botės Letrare.
Ndėrro adresėn elektronike
Nėse sheh qė posta jote tė mbushet pėrplot me reklama tė padėshiruara (spam) dhe letra me viruse atėherė ka ardhur koha tė krijosh njė adresė tė re. Njofto ata me tė cilėt do tė mbash kontaktin, duke u dhėnė adresėn e re.
Shfrytėzoj rastin qė pėrmes kėtij shkrimi tė njoftoj lexuesit e Rruzullit se edhe adresa e deritanishme redaksia(*)rruzull.net do tė fshihet pėr shkak tė pikėrisht kėtyre letrave tė padėshirueshme dhe kontakti mund tė mbahet pėrmes formės - Na shkruaj - tek blloku Njėsitė.
Shkarkime nga interneti
Njė virus nuk pėrhapet vetėm pėrmes postės elektronike, por edhe nėpėrmjet shkarkimesh qė bėn nga interneti pėrmes p.sh. programit Kazaa, ndonėse kėta programe shkarkimi tė ofrojnė deri diku njėfarė mbrojtjeje ndaj viruseve. Ti je nė kėrkim tė qylit - tė njė kopje tė manipuluar (cracked) tė njė programi, pėr tė cilin ndryshe duhej tė paguaje - dhe has nė njė fil .exe me emrin e programit nė fjalė dhe nis ta shkarkosh. Virusi mund tė jetė prej vetėm disa kilobyte's dhe ndonėse ti mendon se filli nuk ėshtė shkarkuar i tėri ai nis tė veprojė nė kompjuterin tėnd. Kėto janė viruse tė hedhura nė internet nga vetė shoqėritė qė prodhojnė programet, njė kopje tė manipuluar tė tė cilave je duke kėrkuar.
Ky ėshtė nė tė vėrtetė veprim i paligjshėm qė kryhet nga kėto shoqėri, por kush e ka ngenė tė bėj kėrkime pėr tė vėrtetur se vetė shoqėria e ka lėshuar atė virus si dhe askush nuk guxon t'i hedhė nė gjyq kėto shoqėri. Pėr ēfarė t'i padiste? Qė ka shkarkuar njė program tė manipuluar qė i doli tė ishte virus?
Nė kėtė mėnyrė ti zė mend, nuk pėrpiqesh mė tė kėrkosh pėr kopje tė manipuluara dhe zgjedh mė mirė tė blesh programin apo tė heqėsh dorė fare.
Unė mund tė thosha qė: ata qė manipulojnė programet (crackers) nuk lėshojnė kopje .exe tė tyre, por njė paketė tė ngjeshur tė tipave .rar apo.zip (apo imazhe cd-sh), brenda tė cilave ndodhet programi, numri i serisė ose njė program qė prodhon automatikisht numra serish apo ndryshe ēelėsit e programit (keygenerator, shkurt keyg.) ose njė kopje e manipuluar e fillit .exe, tė gjitha kėto tė shoqėruara me njė fill tė tipit .nfo apo .txt ku autori i manipulimeve vė firmėn e tij.
Nė varėsi tė shkallės sė rrezikshmėrisė sė virusit, disa viruse mund tė parandalohen, izolohen, shkulen dhe fshihen nga kompjuteri yt nga programet kundėrviruse, por disa tė tjerė tė rrezikshėm e shumta qė mund tė bėhet nga programi antivirus ėshtė izolimi i tyre. Ndoshta freskimi (update) i definicioneve tė programit kundėrvirus mund tė ndihmonte, por shpeshherė jo, pra tė mbetet tė formatosh edhe njėherė tė tėrė kompjuterin nga fillimi, veē nė mos
Pėrdor Linux
Linux'i mė ka shpėtuar disa herė nga viruse tė tillė tė rrezikshėm.
Linux ėshtė njė sistem operativ ashtu si ē'ėshtė Windows,
por nė ndryshim nga ky i dyti Linux ėshtė falas. Ka disa lloje shpėrndarjesh Linux'i si Mandrake dhe Red Hat. Mė tepėr mbi Linux'in mund tė gjeni tek
Alblinux.
Nė tė njėjtin kompjuter mund tė instalohen dy apo mė tepėr sisteme operative dhe instalimi i Linux pėrkrah Windows ėshtė mė se i kėshillueshėm. Linux njeh Windows nėse ky i fundit ėshtė i formatuar nė formatin FAT. Windows nuk njeh Linux. Meqenėse Linux ka njė mėnyrė tjetėr ndėrtimi, njė program i Windows nuk mund tė ekzekutohet nė Linux, pra as edhe virusi (qė ėshtė nė tė vėrtetė njė program) nuk mund tė bėjė gjė nė Linux.
Kur programi yt kundėrvirusi gjen njė virus, tė cilin nuk mund ta heqė, ky tė tregon tė paktėn vendin se ku ndodhet ky virus. Shėno kėtė adresė dhe dil menjėherė nga Windows pėr tė mos i lėnė kohė virusit tė dėmtojė filet. Pėrmes sistemit operativ Linux mund tė futesh nė dosjet e Windows dhe tė heqėsh fillin e infektuar. Por mė parė duhet tė kesh ndryshuar formatin e fileve tė Windows nga NTSF nė FAT. Kjo mund tė bėhet pėrmes programe tė posaēme si Partition Magic, i cili e bėn kėtė ndryshim formati pa fshirė filet.
Kij parasysh se programet e Windows punojnė pak mė mirė nė formatin NTSF.
Instalimi i Linux'it kėshillohet tė kryhet pas kėtij ndryshimi tė formatit, nė mėnyrė qė
Linux tė njohė Windows gjatė instalimit.
Udhėzime mbi instalimin e Linux'it mund tė gjeni tek Alblinux si dhe mund tė shfrytėzoni forumet e kėsaj faqeje pėr tė parashtruar problemet qė ju dalin. Po pėrmes Linux mund tė futesh nė internet dhe tė shkarkosh postėn tėnde nė kompjuter pa pasur frikė pėr letrat me virus.
Ndaj kompjuterin nė disa drejtori
Pėrmes Partition Magic mund tė bėhet edhe ndarja e kompjuterit nė disa drejtori, p.sh. C dhe D, ku nė C tė mbahet sistemi operativ Windows dhe tė instalohen programet kurse D tė jetė si arkiv, ku tė ruash p.sh. punimet e tua, filmat, muzikėn, fotot etj.
Virusi sulmon dhe infekton sistemin operativ. Nėse njė virus ka sulmuar sistemin operativ Windows, mund tė formatosh drejtorinė C duke fshirė gjithēka qė ndodhet nė tė, por jo drejtorinė D ku ke arkivin.
korrigjoi B. Elshani |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|