| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēka po ndodh? Kah po na ēojnė? Ēka duhet tė bėjmė? |
| Postuar mė datėn: 2007-08-19 03:13:33 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Albin Kurti
Aq shumė koncesione ka bėrė Grupi Negociator (GN) i Kosovės derisa ka arritur te pakoja e Ahtisaarit, saqė tash natyrisht se do tė kėrkohen koncesione tė reja. Duke e parė fleksibilitetin e negociatorėve kosovarė, Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kėrkuan negociata tė reja. Serbia bile kėrkonte negociata tė drejtpėrdrejta, duke pasur parasysh pėrfitimin qė kishte nga kėso lloj negociatash nė Vjenė dhe duke qenė e vetėdijshme pėr inferioritetin e papėrmirėsueshėm tė negociatorėve nga Kosova. Ata realisht ngadhėnjyen nė kėtė betejė tė rėndėsishme. Tash, e gjithė ajo qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare ėshtė pėr negociata tė reja dhe ato porsa kanė filluar. Madje ėshtė pėrcaktuar edhe njė afat prej 120-ditėsh pėr kohėzgjatjen e kėtyre negociatave, qė pėr fillim do tė kenė formėn e diplomacisė fluturuese. Me kėto 120 ditė duan ta krijojnė pėrshtypjen se ka zhvillime, se megjithatė po punohet, se sidoqoftė ka angazhime dhe pėrpjekje, andaj njerėzit duhet tė (vazhdojnė tė) presin. Pra, ata do tė shtiren se kinse po bėjnė diēka, nė mėnyrė qė tė mund tė na thonė qė ne, populli i Kosovės, tė mos bėjmė asgjė. Qė tė mund ta kėrkojnė pritjen dhe durimin, qetėsinė dhe heshtjen e qytetarėve tė Kosovės, atyre medoemos u duhej tė shpiknin ndėrmarrjen e ardhshme, farsėn e radhės. Pikėrisht kėshtu erdhi ky propozimi pėr 120 ditė, i cili jo vetėm qė synon t'i paralizojė qytetarėt, por nuk i lejon ata as tė presin lirisht. Krejt ēfarė duhet tė bėjmė, sipas tyre, ėshtė tė presim, mirėpo, jo edhe tė presim ashtu siē duam vetė ne. Ndonėse realisht s'mund tė themi gjė pėr mėnyrėn e pritjes, pėrderisa ajo asnjėherė s'ėshtė alternativė kundrejt asnjė konteksti, edhe nė pritjen e "sugjeruar" (duan tė) intervenojnė. U thuhej qytetarėve qė duhet tė presin fillimin e kėtyre 120 ditėve. Tash u thuhet tė presin skadimin e 120 ditėve. Mė pas, sigurisht, do tė kalojnė te premtimet e reja pėr tė rifilluar me negociata tė drejtpėrdrejta m'u ashtu siē ka kėrkuar Serbia. S'ka se si tė jetė ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me pėrfundimin e atyre 120 ditėve, nuk mbaron ama bash asgjė. Rrjedhimisht, as pritja.
|
|
Zgjedhjet qė po planifikohen tash, edhe njėherė pėr institucione pa sovranitet, janė tė kota. Manipulimi me datėn me dhe mėnyrėn e zgjedhjeve - si njė aspekt themelor i demokracisė (atje larg, diku nė botė) - i bėn ato kundėr-produktive. Vetė shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si njė guvernator i kolonisė qė ėshtė, tha se e sheh mundėsinė e zgjedhjeve tė reja nga prizmi i ndikimit nė procesin e statusit. Ja se ēfarė ėshtė kjo demokracia pa vetėvendosje, tė cilėn na e rrėfejnė dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t'i mbajnė nė nėntor tė kėtij viti, nėse vlerėsojnė qė nė shtator ka potencial pėr shpėrthim tė situatės. Zgjedhjet do t'i shtyjnė pėr pranverė, nėse vlerėsojnė se atėherė do tė ketė mundėsi shpėrthimi, me ē'rast pakėnaqėsia kanalizohet nė fushata parazgjedhore. Shpėrthimin, pėr tė cilin do tė flasim mė vonė, kėta sigurisht nuk e duan tash. Shpėrthimin e duan vetėm pas kėtyre 120 ditėve dhe atėherė kur tė jemi nė prag tė konferencės sė re ndėrkombėtare pėr Kosovėn pėr marrėveshje tė re me Serbinė, tė arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovės.
****
Ndėrkohė, Grupi Negociator nuk do tė ketė as mandat e as detyrė tė re. Negociatorėt kosovarė do tė orvaten qė t'i normalizojnė gjėrat jonormale, qė tė jashtėzakonshmen ta bėjnė tė zakonshme. Kush nė kėmbė e kush me duar, ata qysh tash kanė nisur fushatėn qė tė pranohen edhe negociatat e reja. Mė vonė do ta bėjnė edhe fushatėn tjetėr pėr pranimin e marrėveshjes me Serbinė, e cila (do tė thonė ata) ėshtė nė ujdi me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe (sėrish do tė thonė ata) e shpie Kosovėn (edhe) njė hap drejt pavarėsisė. Ngjashėm, para tetė vjetėve e gjysmė, kėta politikanė u patėn "konsultuar" me popullin pėr dokumentin e Rambujesė tė cilin, siē e mbajmė mend mirė, e shitėn nė emėr tė "referendumit" qė kinse do tė organizohej pas tre vjetėve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjėherė. Thuhej se do tė merret pėr bazė "vullneti i popullit" mirėpo mendohej pėr popullin e tėrė Jugosllavisė, meqė ne atje as qė konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike tė problemeve tė sotme, vijnė nga defektet dhe dėmet e shumta tė Rambujesė. Ėshtė e domosdoshme qė tė pėrmenden gabimet e djeshme, pėr tė kuptuar hallet e sotme. Me kėtė rast, do tė kufizohem duke i pėrmendur vetėm edhe 13 tė kėqija tė tjera tė Rambujesė, qė na kanė degdisur nė tatėpjetėn ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen nė Rambuje bėhet shkelja e betimit tė ushtarit tė UĒK-sė, por madje edhe e referendumit tė vitit 1991; bėhet degradimi i luftės ēlirimtare nė konflikt tė armatosur; Jugosllavia, tė cilėn nuk e pranonte atėbotė as vetė bashkėsia ndėrkombėtare, bėhet shtet i shqiptarėve pėrmes katėr nėnshkruesve shqiptarė, qė pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė; bėhet kategorizimi i popullit shqiptar nė Kosovė si bashkėsi nacionale sikurse edhe serbėt nė Kosovė, qė mė sė shumti ishin vetėm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetėror pėr Kosovėn, duke paraparė vetėm sigurimin publik pėr tė; bėhet trajtimi i Kosovės si pjesė e Serbisė, pėrveēse e Jugosllavisė, me ē'rast Kosova duhej t'i dėrgonte 20 deputetė nė Kuvendin e Serbisė; nuk pėrmendet askund UĒK-ja - ajo konsiderohet nė grupin e formacioneve tė tjera; nėnshkruhet ēarmatosja e UĒK-sė; bėhet defaktorizimi i plotė i Kosovės dhe natyrisht se pastaj pėrfaqėsuesit e saj nuk i pyet askush pėr marrėveshjen nė Kumanovė e as pėr Rezolutėn 1244; u jepet pushtet i madh komunave, gjė, qė e bėn Kosovėn dhe integritetin e saj territorial shumė tė brishtė dhe mundėson autonomi brenda autonomisė; bėhet pamundėsimi i mėvetėsisė ekonomike tė Kosovės, resurseve tė saj e i kontrollit tė kufijve dhe qarkullimit tė mallrave; bėhet pamundėsimi i sė drejtės sė Kuvendit tė Kosovės pėr ndryshime kushtetuese; qė prej atėherė ēdo dokument nė Kosovė bėhet nė bazė tė marrėveshjes sė Rambujesė ose ndonjė dokumenti tjetėr qė i referohet marrėveshjes sė Rambujesė. E gjithė kjo batėrdi juridike e politike u hesht atėbotė, duke u mbuluar me gėnjeshtrėn pėr referendumin pas tri vjetėve; pėr referendumin qė po na mohohet edhe pas tetė vjetėve!
Negociatorėt kosovarė rregullisht e kanė gėnjyer popullin. Pse do tė ishte ndryshe tash? Pse do tė jetė ndryshe nė tė ardhmen? Sa mė shumė qė gėnjejnė, aq mė tepėr zvogėlohen gjasat qė tė mos gėnjejnė edhe herėn e ardhshme. Induksioni e thotė kėtė. Induksioni s'ka nevojė pėr pėrvojėn; por, anasjelltas, vlen. Tė besosh se do tė jetė ndryshe kėsaj radhe me kėta negociatorėt kosovarė, kjo s'ka kurrfarė shpjegimi racional. Pėr mė keq, gėnjeshtra e kėtyre politikanėve ėshtė e skajshme. Kur ata thonė qė s'do tė negociojnė pėr kėtė e pėr atė gjė, kjo do tė thotė saktėsisht e kundėrta: se do ta bėjnė pikėrisht atė qė thonė se nuk do ta bėjnė (pasi qė UNMIK-u tė bėjė pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonėse gėnjeshtra e tyre ėshtė aq e veēantė, nė kuptimin qė ėshtė aq larg sė vėrtetės, megjithėkėtė, ajo na e tregon tė vėrtetėn si asnjė gėnjeshtėr tjetėr. Duke qenė vetė e kundėrta e sė vėrtetės, ajo na ndihmon aq shumė, nė mos plotėsisht, qė ta zbulojmė tė vėrtetėn.
***
Por, le t'i kthehemi edhe njėherė Rambujesė, ku Kosova u la juridikisht nėn Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe ēarmatosja e UĒK-sė. I pari qė e pat nėnshkruar dokumentin e Rambujesė atėbotė ishte Veton Surroi. Krejt njėsoj, ky sėrish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesė e marrėveshjeve tė reja. Duke konsideruar se banorėt e qyteteve tashmė janė bindur, nė shėnjestėr tė tij janė fshatrat. Fundja, nė negociata shkohet pėr marrėveshje e jo pėr mosmarrėveshje. Veton Surroi ėshtė njeri i marrėveshjeve. Kjo marrėveshje e re me Serbinė do tė ndodhet ndėrmjet Pakos sė Ahtisaarit dhe qėndrimit tė Serbisė e qė sėrish i bie tė jetė qėndrim i Serbisė, meqė gjithnjė brenda suazave tė formulės sė saj tė kahmotshme pėr"'mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi". Mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi ėshtė veēse autonomi. Serbia padyshim qė ia ofron autonominė (qė e kishte) Kosovės, vetėm dhe vetėm qė t'ia marrė atė pastaj m'u sikurse bėri nė vitin 1989.
Negociatat e mėtutjeshme tė paralajmėruara nga ndėrkombėtarėt e tashmė tė pranuara nga vendorėt do tė sjellin zgjidhje, tė cilat do tė jenė nėn pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se tė pakėnaqurit fitojnė nga vazhdimi i negociatave. E kėta janė nė politikėn zyrtare nė Beograd, jo nė Prishtinė. Pėrkundėr kėsaj, negociatorėt kosovarė i pranojnė dhe madje i afirmojnė negociatat e reja. Korit tė kėtyre negociatorėve nė fushatėn pėr tė promovuar negociatat e reja drejt marrėveshjes sė re, nė stilin "Kosova e mirėpret tė ardhmen" (ēfarėdo qoftė ajo), do t'i bashkohen edhe aleatėt tradicionalė: ndėrkombėtarėt vendas (burokratėt e UNMIK-ut) dhe vendasit ndėrkombėtarė (burokratėt e OJQ-ve). Nėpėr shumicėn e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorėt e ndryshėm ndėrkombėtarė do tė japin paga tė majme e fonde tė mėdha vetėm e vetėm, qė qytetarėt tė rrinė duarkryq. Do tė na paguajnė mirė e mirė, qė tė mos bėjmė asgjė. Do tė na paguajnė qė tė sodisim veten tonė nė fjalėt e tyre. Jo mė kot, pėr vite tė tėra me radhė e kanė fabrikuar njėfarė shoqėrie civile kompradore si lidhje organike e shumicės sė OJQ-ve, mediave dhe "intelektualėve", tė cilėt apriori e dėnojnė dhe do ta dėnojnė rebelimin dhe "dhunėn" e protestuesve. "Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janė mbi tė gjitha!"- deklarojnė ata. Po: sepse jeta e tyre ėshtė e mirė dhe u dashka tė jetė e sigurt, nė kohėn kur jeta e popullit ėshtė e rėndė dhe e pasigurt. Po: sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinė e tyre, kurse rendi qė sjell ky pushtet siguron rehatinė e tyre. Fenotipi i tyre ėshtė i njėjtė. Sikurse edhe ministrat dhe politikanėt e tjerė tė pasur, edhe kėta, kanė dhe janė nė botėn e tyre tė veēantė, bashkė me familjet e tyre. Tė varfrit i shohin vetėm nė televizor ose nėpėr statistika. Nėse pėrjashtojmė kėtu lypėsit e shtrirė nėpėr rrugė, nga tė cilėt ndjehen tė bezdisur, atėherė kur rrallėherė ecin kėmbė...
*Artikulli ėshtė pjesa e parė e njė punimi tė shkruar pėr "Shekullin" nga vendi ku z.Kurti, lider i Lėvizjes "Vetėvendosje", mbahet nė arrest shtėpiak. Nė ditėt nė vijim, do botojmė opinionet e tij lidhur me alternativat qė ka pėrpara Kosova nė kėtė situatė.
18.082007
shekulli |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|