DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Komuniteti shqiptar jashtė - Si organizohet?
Postuar mė datėn: 2007-04-04 09:23:59 nga admin1 :: Kategoria: Diaspora

Qindra mijė shqiptarė jetojnė jashtė vendit, duke formuar njė diasporė tė konsiderueshme nė Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani tė Madhe e gjetkė.
Ata kanė filluar tė emigrojnė qė nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe deri ditėt e sotme dhe janė vendosur nė vende tė huaja. Ata janė larguar pėr shkak tė gjendjes sė vėshtirė, pėr shkaqe politike, sociale, a kulturore.

Por kudo qė janė vendosur, mendjen gjithnjė e ēojnė tek vendi i tyre.

Komuniteti shqiptar jashtė ėshtė munduar tė organizohet. Arsyet kanė qenė tė ndryshme: pėr tė mbėshtetur njeri-tjetrin nė ditė tė vėshtira; pėr tė ruajtur doket, zakonet, gjuhėn nė dhe tė huaj; pėr tė festuar ditėt e shėnuara tė tyre. Por edhe pėr tė ofruar ndihmėn e tyre pėr atdheun e largėt.

A janė tė organizuara komunitetet shqiptare jashtė vendit? Si organizohen? Ēfarė bėjnė ato? A kanė ato ndonjė ndikim nė jetėn e vetė emigrantėve? Si i mbajnė ato lidhjet me vendin?

Kėto do tė jenė disa nga ēėshtje qė do tė diskutojmė nė forumin e BBC-sė.

Na dėrgoni mendimet tuaja, ndani me ne pėrvojėn tuaj.

Ja disa nga mendimet tuaja

Po flas pėr mėrgatėn nė Zvicėr, edhe pse ėshtė nji komunitet shumė i madh pėr mendimin tim nuk ėshtė fare i organizuar dhe fare pa ndikim nė bashkvendasit e vet. Arsyeja ėshtė se shumė mėrgimtarė tanė janė dhanė pas partive dhe particave gjė qė nė kėtė drejtim i ban shum qesharak dhe pa ndikim sepse pėrveē tė ashtuquajturve anėtarėt e kryesisė tjetėr bazė apo pėrkrahje nuk kanė nė masė, lidhjet me vendlindjen i mbajnė me familjarėt e vet apo thėnė shkurt nė mėnyrė private me qeveritarėt qofshin tė nivelit lokal apo qendror. Pra, unė mendoj qė organizimi i mirėfilltė i mėrgatės shqiptare ėshtė organizimi nė lloj lobi ashtu qysh ėshtė nė Amerikė i oganizuar, pėrndryshe ne kėshtu tė ndarė dhe tė shkapėrdredhun nuk kemi me mund qė tė kemi ndikim as nė vetveten, e keshtu si jemi do tė tallen hala me ne siē janė tall deri me sot.
Nezir Loki, Bern, Zvicėr

Jetoj prej 10 vjetėsh nė Amerikė. Mendoj se vendi mėmė duhet tė krijojė strukturė tė veēantė vetėm pėr diasporėn, ku tė ketė njė platformė, njė program ku tė programohet dhe drejtohet si nje shoqėri shtet. Ē'dua tė them me kėtė: Duhet tė funksionojė si shtet me njė organizim perfekt me njė buxhet tė tijin ku tė jetė e lidhur drejt pėr sė drejti me kuotizacion apo taks pėr tė kontribuar pėr vendin mėmė. Unė personalish do te thosha se nje minimum prej 100usd nė muaj pėr njė person qė jeton nė emigracion ėshtė e pėrballueshme dhe duke menduar se kemi njė numėr shumė tė madh emigrantėsh atėherė do tė jetė njė ndihmė dhe mbėshtetje e madhe pėr vendin, pėr prindėrit tanė, vellėzerit e motrat tona. Ne vėrtet jemi shumė patriotė me zemėr e me shpirt, por materialish nuk po bėjmė atė qė ne duhet tė bėjmė.
Fatmir Doda, Prospect Connecticut, SHBA

Emigracioni shqiptar nė botė ėshtė kryesisht nė parti politike i organizuar,por kjo nuk mjafton! Njė organizim i duhur do tė ishte si p.sh. modeli i organizimit tė komunitetit hebre, armen apo kroat nė lobi. Autoritetet shqiptare do tė duhej tė bėnin mė shumė nė organizimin e diasporės, sepse kjo do tė ishte nė dobi tė Atdheut.
Zekė Morina, Erlangen, Gjermani

Sa i pėrket Australisė dhe Zealandės sė Re, aspak shqiptarėt nuk janė tė organizuar krahasuar me ato vende tė tjera ku shqiptarėt jetojnė nė diasporė, ne shqiptarėt qė jetojmė nė kėtė pjesė tė botės jemi tė shkėputur nga sfera e ndryshme qė i takojnė popullit shqiptar, e sidomos, kulturės, gjuhės, zakoneve etj. Ne nuk jemi tė gatshėm tė organizohemi qė sė paku tė kemi njė rrjet satelitor, qė sė paku fėmijėt tanė tė kenė me shka tė pėrvetsojnė gjuhėn, kulturėn, traditėn shqiptare pėrmes telivizionit, ku nė tė gjitha pjesėt e tjera ata mund ta shikojnė disa kanale nė gjuhėn shqipe. Edhe pse na shqiptarėt jena shumė pak nė Zealandė tė Re, nė Australi ėshtė njė numėr i madh, nuk jemi tė organizuar qė ta bėjmė tė mundshme tė kemi njė kanal teliviziv nė gjuhėn shqipe, e mos tė flasim pėr tė tjera sende.
Arben Sylejmani, Auckland, Zelandė e Re

Duke qenė se jetoj nė SHBA mbi dhjetė vjet mund tė shpreh ato qė shikoj dhe ndjej me shqiptarėt e Filadeldfias. Kėtu dallojmė diasporėn e vjetėr. Ky brez ėshtė mė i lidhur midis tyre, sepse kanė tradita miqėsore, janė sistemuar ekonomikisht, njohin gjuhėn dhe veēoritė e jetės amerikan, dhe aktivitetin e lidhin me edukimin e tyre fetar. Kisha e Shenjt Johanit nė qendėr tė qytetit i ka mbledhur dhe vazhdon t'i mbledhė kėta emigrantė sipas njė programi edukimi fetar dhe argėtimi. Ėshtė fakt qė mjaft shoqata tė Filadelfias me emigrantė tė rinj, atje e kanė filluar takimin e parė, themelimin e tyre. Shqiptarėt nė Filadelfia organizohen me shoqata kulturore dhe fetare. Ėshtė fakt qė shqiptarėt nuk nisen nga emri i tyre pėr t'u mbledhur nė njė kishė, pra atje gjen edhe myslimanėt edhe tė krishtret, vėrtetohet ideja e Nolit qė shqiptari kurrė nuk u ngul plotėsisht nė njė dhe vetėm njė lloj besimi... Nevoja pėr komunikim nė njė vend si Amerika ku ka punė dhe vetėm punė, pėr shqiptarėt e rrėnuar ekonomikisht ėshtė e madhe. Ndaj edhe Dita e Flamurit plotėson njė vakum tė ndjeshėm... Organizatat shqiptaro-amerikane kanė tradita pėr lidhjet me atdheun.
Ligor Luarasi, Filadelfia, SHBA

Ēka bėjnė shqiptarėt jashtė nė diasporė: Shumica e shqiptarėve ndihmuan bashkombasit e tyre nė ditėt mė tė vėshtira siē ishte rasti para lufte, gjate lufte dhe pas lufte nė Kosovė, kur kėto nga mundi ndjersės sė tyre mbajtėn gjallė arsimin, shendetėsin, pushtetin paralel tė shqiptarėve kundėr pushtuesve serbė. Si janė tė organizuar shqiptarėt jashtė atdheut tė tyre? Unė mendoj, mirė por mundet edhe mė mirė dhe shembullor. Ja si mundet tė arrihet kjo: qė shqiptarėt t'i lan mėnjan tė gjitha ndasit politike dhe tė lidhen vetėm nė njė fjalė, diaspora shqiptare, ēka ka ba, ēka mund tė baj nė tė ardhmen? Unė personalisht jam i kėnaqur se shumė shqiptarė kan krijuar biznesin e vet nė botėn perėndimore dhe kanė ndarė njė shumė parash pėr ta ndihmuar popullin e tij nė vendlindje dhe nė viset shqiptare. Kan rujt dhe pėr ēdo ditė po kultivojn kulturėn e vet shqiptare, nė shumė vende tė botes kan hapur shkollat e tyre nė gjuhėn e tyre. Festojn ditė dhe festa me randėsi kombėtare dhe fetare. Si mėrgimtar me trup jam kėtu ku jam ndėrsa me shpirt jam nė vendlindjen time ku nana ma ka lindur kokėn.
Osman Caka, Manēester, Angli

Edhe pse Kina ėshtė njė vend i madh dhe i largėt, kėtu ka shume shqiptarė. Unė vetė personalisht kam takuar shumė prej tyre, tė cilėt jetojnė dhe punojnė nė Pekin, por edhe shumė studentė tė cilėt kryejnė studimet e tyre tė larta dhe masterin pranė Universitetit tė Pekinit. Jo vetėm kontaktet me telefon, takimet pėr kafe apo ndonjė drekė dhe darkė sė bashku janė momente qė ndahen mes njeri-tjetrit. Pėr mė tepėr nė raste festash, si pėr shembull Festa e Flamurit apo Festa Kombėtare e Shqipėrisė, organizime tė mėdha kryhen pranė ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Pekin. Tė gjithė shqiptarėt dhe shqipfolėsit tė cilėt jetojnė nė Pekin, janė tė ftuar dhe sejcili ndan pėrvojėn e tij jetėsore nė Pekinin e madh.
Edison Myrteza, Pekin, Kinė

Kėtu nė Francė mbahen shumė pak manifestime apo ndonjė organizim, p.sh. si nė Gjermani apo Zvicėr qė ėshtė njė atmosferė tjetėr. Kėtu nė Francė nuk ekziston edhe ju vet jeni deshmitar qė nė kėtė web site nuk e keni shėnu Francėn fare. Por megjithatė nė Paris mbahen disa organizime ku ne shqiptarėt paraqesim kulturėn tonė, gjuhėn, nė tė vėrtetė ia vlen kjo tė bėhet sė paku nė vikende qė mos ta harrojmė vendin tonė edhe kulturat tona.
Sevdaim Berisha, Laval, France

Ėshtė njė temė vėrtet me interes pėr t'u diskutuar. Pėr tė dalė nga qorrsokaku le t'i referohemi historisė. Komunitetet vėrtet tė organizuara nė diasporė kanė arritur qė edhe kur nuk kanė pasur shtet amė e kanė krijuar atė. Ishte roli i diasporės izraelite qė pas dhjetra shekujsh pėrpjekje krijoi shtet, ishte organizimi i komunitetit shqiptar nė diasporė, qė pas gjysmė shekulli po krijohet shtet nė Kosovė. Duke kujtuar kėto tė vėrteta tė historisė tė hershme dhe tė sotme nuk na mbetet tjetėr veē tė zgjedhim: a duam tė jemi mė fatlumė edhe ne edhe Shqipėria, nė qoftė se organizohemi nė diasporė, apo do tė pranojmė tė shuhemi dalėngadalė tė gjithė sėbashku.
Genti, Greqi

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM pėr komunitetin shqiptar tė British Kolumbisė (2008-02-19 21:29:19 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės u festua nė mėnyrė madhėshtore edhe nga komuniteti i shqiptarėve tė Vankuverit. (2008-02-18 12:24:39 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] ZYRA E KRYEMINISTRIT TONY BLAIR: PAVARĖSI PĖR KOSOVĖN - KONTROLLUAR NGA KOMUNITETI NDĖRKOMBĖTAR (2007-05-08 17:21:40 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Opinione ] Tentimi i ndarjes sė Kosovės e shpejton bashkimin e gjithė shqiptarėve (2008-10-03 15:39:27 nga admin4)
[ Kultura ] Malazezet jane shqiptare te asimiluar (2008-10-03 13:19:56 nga admin4)
[ Histori ] Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė (2008-09-28 04:11:05 nga admin4)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III) (2008-09-26 11:00:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster