| » Opcionet për artikullin |
|
INTERVISTA/ Ferit Lamaj: 'Qė prej shekujsh rron e thėna, qengj i urtė pi dy nėna, po ju sdini mė tė renė Pijnė rrufjanėt gjithė kopenė'
Nga Albert Zholi
Ferit Lamaj u lind nė Korēė mė 6 janar 1955. Ka publikuar 60 libra, nė faqet e tė cilėve renditen mbi 2500 fabula. Disa nga titujt e librave: Lepuri qė bėn shaka, Nė kopshtin zoologjik, Gjelkokoshi zgjon derrkucin, Zemėrqeshur, Tosi me fustan, Kush e hėngri mjaltin?, Bilbili dhe gjinkalla, Fabula, Mikrofabula, 201 kryefabula, Mjau, mjau!, Ham, ham!, Ka, ka, ka!, Ki, ki, ki!, Mak, mak!, Dhelpra doganiere, Dhelpra e Trojės, Kafshėt flasin, Bubi, bebi dhe kaleci, 1111 fabula, Papagalli pinguin, Njė deve pranė Eifelit, Derri me tri kėmbė, Fabula erotike, Gėrvisht e gėrvisht, Lakuriqi lakuriq, Miss Dhia, Mbreti xhuxh, Mjeshtėr Pinoku, etj. Fabulat e Ferit Lamajt janė pėrkthyer e botuar nė disa gjuhė: anglisht, frėngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht.
Krijimtaria e tij ėshtė ekranizuar nė albume fabuleske nga TV shqiptar, nėn interpretimin e aktorėve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazėr Filipi e Roland Trebicka.
Ėshtė hartues i pėrmbledhjes antologjike tė fabulės shqiptare si dhe fitues i mjaft ēmimeve kombėtare e ndėrkombėtare, ku spikatin: ēmimi i parė nė konkursin kombėtar tė 45-vjetorit tė Ēlirimit (1989); ēmimi La Fonten nga Ambasada Franceze nė Tiranė (1995); ēmimi Libri mė i mirė pėr fėmijė nė gjuhėn shqipe (Maqedoni, 1996); ēmimi i Karrierės (1996); medalja e argjendtė nė konkursin ndėrkombėtar Il faro dArgento (Itali, 1998); medalja e argjendtė nga Biblioteka Ndėrkombėtare e Poezisė (SHBA, 2002); medalja Naim Frashėri akorduar nga Presidenti i Republikės (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinė, 2006). Ka studiuar e hulumtuar nė fushė tė fabulės nė Greqi, Itali, Francė, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicėr, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovė, Mali i Zi, Ēeki, Kinė. Ėshtė anėtar i Shoqatės Botėrore tė Fabulistėve si dhe i Shoqatės Ndėrkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj.
Me origjinė nga Tepelena, lindur nė Korēė dhe rritur nė Tiranė? Ky ėshtė rrugėtimi jetėsor i Ferit Lamaj?
Po. Por mėsimet e para i kam marrė nė shkollėn e Kuqe, mė tej te Hasan Vogli, pėr ta mbyllur ciklin 8-vjeēar nė shkollėn 7 Marsi. Pėrgjithėsisht kam qenė natyrė e qetė, e urtė, e pėrhumbur nė meditimet e moshės.
Marrėdhėniet me shokėt dhe mėsuesit kanė qenė reciprokisht tė ēiltra e tė sinqerta. Ēiltėrsinė dhe sinqeritetin i vlerėsoj edhe sot ndėr virtytet mė tė vyera qė lipset tė bartė qenia njerėzore.
Si lėndė tė preferuara, natyrisht Leximin letrar dhe Gjuhėn shqipe, por parapėlqeja jo pak edhe gjuhėn e huaj, ndonėse atėherė nė sistemin shkollor mėsohej masivisht njė gjuhė lindore, rusishtja. Gjuhėt e Perėndimit u desh ti pėrvetėsoja individualisht shumė vite mė vonė, nė mesmoshė.
Kur keni shkruar pėr herė tė parė nė bankat e shkollės dhe ēfarė?
Kam qenė nxėnės i klasės sė 6-tė, kur hartimet nisa ti shoqėroja me vargje. Rashė nė sy tė njė kandidati, qė kryente praktikėn studentore nė shkollėn tonė. Ishte pikėrisht ky njeri, qė mė shpuri nė rrethin letrar tė Pallatit tė Pionierėve, ku nė njė Gazetė xhepi ne, letrarėt e vegjėl publikonim vjershat e para.Mė tej, gjatė shkollės sė mesme nisa tė bashkėpunoj me revistėn e mirėnjohur satiro humoristike Hosteni, nė faqet e sė cilės do tė gjesh edhe fabulat e mia tė hershme.
Krijimtaria ju ēoi drejt studimeve nė degėn e preferuar?
Studimet e larta pėr gjuhė letėrsi i kam kryer pa shkėputje nga puna. Ndonėse kisha fituar tė drejtėn e studimit nga ish-Komiteti Ekzekutiv, edhe pse kisha botuar librin e parė me vargje humoristike, sekretaria e fakultetit nuk mė regjistronte si student, meqėnėse unė nuk punoja nė mėsimdhėnie. U desh njė shkresė zyrtare nga dashamirėsi dhe pėrkrahėsi i talenteve tė reja, shkrimtari dhe njeriu i menēur, ish-Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Dritėro Agolli, qė unė tė nisja studimet e larta.
Ėndėrroja tė hyja nė radhėt e shkrimtarėve dhe tė botoja sa mė shumė libra. Natyrisht, edhe njė punė tė mirėfilltė redaktoriale, qė tė lidhej me krijimtarinė letrare.
Krijimtaria ka ditė nga mė tė ndryshmet, mbushur me surpriza, befasira, netė pa gjumė, por edhe ditė ngazėlluese?
Le ta fillojmė nga dita mė e pakėndshme. Sė toku me kritikun A. Kallulli, pas dy vjet punėsh intensive hulumtuese kishim dorėzuar nė redaksinė pėrkatėse tė Shtėpisė Botuese Naim Frashėri nė vitin 1988 pėrmbledhjen antologjike tė fabulės shqiptare, nisur me Santorin, Naimin, Ēajupin, Negovanin etj. Nė redaksinė e revistės sė Ministrisė sė Brendshme, ku punoja bie telefoni dhe nėndrejtoresha e Shtėpisė Botuese, mjaft e shqetėsuar mė thotė se me antologjinė e fabulės ka dalė njė problem i mprehtė. Midis 45 autorėve keni pėrfshirė edhe Kristo Floqin. Kėrkojnė pėrgjigje urgjente nė KQ tė PPSH
. I shkruaj njė letėr sekretarit tė K. Qendror, F. Ēamit, ku pėrpiqem ta bind se K. Floqi nuk ėshtė trajtuar kundėrshtar nė nivelin e Fishtės apo Konicės nė Historinė e letėrsisė shqipe, se komeditė e tij luheshin nga studentėt e Institutit tė lartė tė Arteve, se vetė sh. Enver nė rini ka luajtur rolin kryesor nė njė nga komeditė e tij, etj.. Pas kėsaj letre mė thirrėn nė aparatin e K. Qendror. Ndonėse mė dhanė ca pėrqindje tė drejte, antologjisė sė fabulės shqiptare iu grisėn faqet me krijimet origjinale tė Floqit.
Dita mė e bukur? Pėr fat nuk ėshtė njė e vetme, por disa: ditėt e daljes sė librave nga shtypi, ditėt e marrjes sė ēmimeve letrare, ditėt e realizimit tė filmimeve televizive fabuleske me aktorėt e mirėnjohur tė skenės dhe tė ekranit. Nėse do tė zgjidhja mes kėtyre shumė ditėve, le tė veēoja kohėn njėjavore tė interpretimeve tė fabulave tė mia nga mjeshtri Kadri Roshi nė lagunėn e magjishme tė Divjakės. Mė pėlqen tė rikujtoj njė nga ēastet e atyre ditėve tė pashlyera nė kujtesėn time. Kur i erdhi radha interpretimit tė mikrofabulės Njė thėnie e re, mjeshtri mė kėrkoi leje, qė vargut tė fundit ti bėjė njė ndryshim tė vogėl. Dhe unė e lejova me gjithė zemėr. Ja vargjet e dala nga thellėsia e shpirtit tė madh tė Kadri Roshit: /Qė prej shekujsh rron e thėna:/ Qengj i urtė pi dy nėna/ Ju nuk dini mė tė renė: / Pijnė rrufjanėt gjithė kopenė
.
Nė disa fabula ju keni nxjerrė nė pah talentin e shkrimtarit, raportin me punėn, rolin qė zėnė ato nė kohėn e krijimit
Historikisht shkrimtarė tė mėdhenj, kanė bėrė present rolin e talentit dhe tė punės nė krijimtari. Edhe unė thėnieve tė tyre u pėrmbahem. Fillimisht talenti, vijimėsisht e pėrditshmėrisht puna. Truri i shkrimtarit ėshtė njė kompjuter fantastik, i cili duhet tė jetė gjithnjė nė punė kreative, tė fantazojė, tė skicojė, tė modelojė, tė parashkruajė, tė korrigjojė, e mė nė fund tė printojė.
Cilėt kanė qenė idhujt tuaj nė letėrsi dhe muzikė brenda e jashtė Shqipėrisė?
Nė letėrsi: D. Agolli, D. Bubani; A. Nesin, E.Kishon, O Henri. Nė muzikė: V. Zela, A. Gjebrea; A. Ēelentano, Xh. Morandi, Bitėlls.
Pse zgjodhėt pikėrisht fabulėn nė krijimtari?
Arsyeja e parė, sepse ēastet e krijimit fabulesk mė japin njė kėnaqėsi tė pėrkryer shpirtėrore, qė pa hezitim do ta konsideroja si kėnaqėsinė e kėnaqėsive. E dyta, sepse shigjeton artistikisht tėrthorazi, por kurdohet godet nė shenjė. Dhe e treta, ngaqė u pėrcillet lehtėsisht tė gjitha moshave. Dritėro Agolli nė parathėnien e librit Dhelpra e Trojės shkruan: Fabulėn e do edhe nipi, edhe gjyshi, edhe shkencėtari, edhe bariu.
Cilėt janė fabulistėt shqiptarė qė i shihni si konkurrentė?
E kam konsideruar veten nė njė garė vrapimi, si 35 vite tė shkuara kur shkruaja vargjet e para, ashtu edhe sot, pas publikimit tė mbi 2500 fabulave. Ndihem ende energjik nė korsinė time. Pėr mua ėshtė tepėr e rėndėsishme tė ruash tė pacėnuar nivelin artistik. Pastaj, nėse je Usaim Bolt apo njė atlet i panjohur, le ta pėrcaktojnė sytė e spektatorit lexues.
Nė botė cilėt fabulistė keni pėr zemėr?
Stėrgjyshin e sojit tonė, Ezopin, e mė tej La Fontenin, Krillovin, Trilusėn.
Si do ta pėrkufizonte fabulisti Lamaj detin e sotėm tė botimeve?
Tė ishte thjesht inflacion, gjysma e sė keqes. Unė do tė thosha se ka njė amulli tė skajshme, njė anarki tė theksuar botimesh. I serviren lexuesit fukara si ushqim shpirtėror lloj lloj turlirash e skarcitetesh artistike. Mesa duket ky vendi ynė fanarndritės po nxjerr jo pėr ēdo fis, por pėr ēdo familje nga njė shkrimtar, njė piktor, njė kėngėtar, njė
Pėr fatin e keq, botuesit tek ne, me pėrjashtime tė rralla, janė, po tė pėrdorja ngjyrimin zbutės: tė parekomandueshėm, dhe nėse do tė shprehesha disi mė troē: matrapazė djallėzorė. Ky biēim botuesish, grafomanėve veteranė u merr paratė e pensionit, ndėrsa tė talentuarit i rrjep pėr sė gjalli e pėr sė vdekuri.
Sa afėr ėshtė politika dhe shteti shqiptar me krijuesit?
Aq afėr sa edhe e rrėmbeu godinėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, pas zinxhirosjes nė mesnatė tė portės kryesore tė saj.
Pėrkufizimi juaj pėr politikėn shqiptare?
I mungojnė ca ēikėrrima tė parėndėsishme, si: morali, dinjiteti, premtimmbajtja
Ju vetė a jeni marrė me politikė?
Nė diapazonin aq tė gjerė tematik jam marrė e do tė merrem seriozisht edhe me fabulėn politike.
Ēfarė duhet tė mbizotėrojė tek njeriu?
Dashuria. Ndjenja mė e bukur.
Ēėshtė familja pėr Ju?
Familja ėshtė vetė Jeta.
Aktualisht ēfarė keni nė duar?
Fabula dhe
fabula. Kam dorėzuar pranė Shtėpisė Botuese Extra vėllimin dorėshkrim Gici dhe polici, ndėrkohė qė kam thuajse tė pėrfunduar njė tjetėr libėr fabulesk, tė titulluar Dhelpra dhe fiqtė. Kam pėrkthyer nė italisht rreth 100 fabula pėr konkurrimin Estroverso nė Itali, ku libri Dhelpra e Trojės ėshtė pėrzgjedhur krahas 4 autorėve tė mirėnjohur shqiptarė: I. Kadare, M. Kuteli, P. Marko, V. Zhiti. Gjithashtu, po bashkėpunoj me njė shtėpi botuese tė Barcelonės pėr publikimin e fabulave nė spanjisht.
Dhelpra dhe fiqtė
Vapa piqte, ish korrik;
Dhelpra shkrihej nėn njė fik:
- Ata fiqtė janė pėr mua,
Shumė i dua, shumė i dua!
Si arrij, fjalė e vėrtetė;
Veē kur rreshken, bien vetė
Kali i Skėnderbeut
Pranė kalit, mu nė shesh,
Ky maēoku qesh a sqesh.
Fap ti hidhet pėrmbi shpinė;
Nga gėzimi mjaullin
Gic polici beh me shkop:
Zbriti shpejt, se tė rras gjobė!
Ky maēoku llap sė koti:
- Po ti ēke, kur sflet i zoti?!
Mbretėresha
Dhe Luani sheh kosheren:
- Jam unė Mbreti, hapma derėn!
Bleta rojė ēe pėrqesh:
- Skemi Mbret, por Mbretėreshė!
Lexo fabula te tjera
Pasdiktaturė
- Nostalgji -
Njė majmun kockė e lėkurė,
Shumė po vuan, shumė po heq.
Flet me vete si mahmur:
- Ishim mirė, kur ishim keq!...
1, 2, 3, 5
Njėshi, dyshi, treshi
Ēelėn tok biznes
Me pulovra leshi.
- Do fitojmė me thes!
Dreq, su qeshi fati,
Ngelėn bash nė kiē,
Pasi rezultati
Doli pesė me hiē
Punė e zezė
Pelikani peshkatar
Po punoka pa orar,
Pa kontratė, pa librezė:
Pendėbardhė
nė punė tė zezė!
Dallėndyshe!
Dallėndyshe, moj e mirė,
Fluturo si zog i lirė
Tejembanė nė hapėsirė
Unė i mjeri stė ndjek dot
Nėpėr shtete, nėpėr botė,
Se
skam vizė nė pasaportė!
Shatėrvani
Shatėrvanin kur pa foka,
Tha: - Po bie shi nga
toka!
1 Prill
- Maēoku dhe Pinoku -
Rras njė rrenė maēoku,
Rrenė tė paparė.
Hundėn zgjat Pinoku:
- Maēok gėnjeshtar!
Daci ēu ēudit:
- Unė respektoj ritin,
Se rrej veē njė ditė,
Jo si ti, tėrė vitin!...
Mish e thua
Burrė e grua,
Mish e thua.
Burri qeshi
Edhe shtoi:
- Unė jam mishi,
Ti je thoi!...
Imuniteti
Del akrepi nga foleja.
Pa tė shohim, kush ėshtė preja?
Ēia ngul thumbin zonjės mizė;
E kaloi nė paralizė.
More, qysh shelmohet vetė?!
Epo ka imunitet.
Ujku Ministėr
Zgjodhi pylli Qeverinė.
Ujku kapi Blegtorinė,
Goxha peshė si Dikaster.
I shkon tigri: - Bėmė nder,
Ta drejtoj dhe unė njė grigjė;
Brez pas brezi biem miq!
- Ēbiem? ujku shqyen sytė.
- Jemi baxhanakė tė dytė!...
Akuarium
Peshku peshkut seē i flet:
- Kėtu jemi mė tė qetė,
Mė tė sigurt se nė det!
Stė them gjepur, stė them rrenė:
Se, pėr fat, ska peshkaqen
Gaforrja
Kjo gaforrja erdh nga deti;
Njė guaskė kėrmilli gjeti.
Pėr pronarin spyet fare,
Rraset brenda ashiqare.
Bėka cubin, bėka trimin;
Tash po pret legalizimin
Origjinė
Qeni mburrjen kish nė gen:
- Jam qen ujk e jo thjesht qen!
Origjina ėshtė e qartė:
Nėna buēe, ujk im atė
Flet mushkonja pak me qibėr:
- Dhe unė jam
mushkonja tigėr!
Krizė presidenciale
I sfilitur njė majmun,
I papunė tash tre vjet,
Brofi befas: - Gjeta punė!
Ka vend bosh pėr President
Nė kopshtin e Edenit
Pėrmbi fik flet njė majmun:
- Eva gjethet, frutat unė
|
|