DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» 17 VJET ME BARCELETA PĖR PAVARĖSINĖ!
Postuar mė datėn: 2007-05-22 14:56:49 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Mehmet BISLIMI


Njė nėnė kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin nė mėngjes, djali i madh thoshte: Sot do tė bie shi, i dyti thoshte se do tė jetė mot me diell, i treti ia priste se do tė mbajė vrenjtur!...
Pa dyshim se njeri nga kėta ēunat e hallės ia qėllonte tė dhėnave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtė e lartė duke thėnė se mė tė menēur se djemtė e saj nuk kishte nė ato rrethe!


Kjo barceletė sa e vjetėr aq edhe shterpė, fatkeqėsisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithė ditėn edhe pas 17 vitesh qė e kam dėgjuar?! Fatkeqėsisht barceleta tė tilla pėr 17 vite u krijuan plot qė dikė e bėnė tė qeshet e tė tjerėt tė vajtojnė pėr fatin e tyre tė pazgjidhur. Barceletė shumė e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarėsisė formale tė Kosovės” qė ishte njė mjegull e dendur pėr shqiptarėt. Bijtė e “hallės” tė shkapėrderdhur e me qėndrime tė pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanė dhe vazhdojnė tė japin mė shumė prognoza se sa pėrshkrime tė realitetit. Nga grupi i Unitetit, ka disa ditė qė pėrsėritėt refreni i njė rutine, tashmė aq tė pakripė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje muajsh!... Nga ana tjetėr, Kryeministri i Kosovės zoti Ēeku, shkoi edhe mė larg duke thėnė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje javėsh!...Ndėrkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartė e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitoj pavarėsinė njė ditė!!!..

Nuk duhet ndonjė filozofi e veēantė pėr tė parė mjerimin e elitės sonė politike qė udhėheqė institucionet e vendit e qė nė fakt nuk ėshtė e ndėrgjegjshme pėr pėrgjegjėsinė qė ka marrė mbi supet e veta para popullit tonė dhe pas sakrificave tė vazhdueshme tė tij. Elita jonė vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e ēka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla tė pamatura, naive e tė pa menduara mirė, madje shumė larg realitetit politik, nė Kosovė mund tė dėgjosh vetėm nga falltaret e shumta qė sot veprojnė atje pėr tė gėnjyer dikė, qėllimi i thjeshtė; sa pėr tė zhvatur ndonjė lekė!

Pėr lexuesin dhe qytetarin naiv, thėnė mė butė tė padjallėzuar, qė politikėn e sheh vetėm nga prizmi objektiv, duket se ēdo gjė ėshtė e kryer dhe ėshtė nė rregull. Pavarėsia po vjen pėr disa javė. Nėse jo atėherė do tė vjen pėr disa muaj. Nėse jo edhe kėtė herė, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do tė vjen pa dyshim siē e tha edhe kryetari i Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu!
Kryetari F. Sejdiu

Nuk e besoj se populli ynė, por edhe mė gjerė tė jetė dėgjuar ndonjė herė njė mendim kaq i “pjekur” politik, pėr tė mos thėnė axhamillėk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do tė bėhet e pavarur, pas 1 viti ta zėmė, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qėllimi ėshtė se ajo tė jetė e pavarur, nuk e dimė se kur, por kjo s’ka rėndėsi. Njė ditė do tė ndodhi, dhe ditė tė zotit ka mjaft, sa tė duash?!...

Nė fakt kėtu qėllimi ėshtė mė thellė sė ē’duket nė sipėrfaqe. Me tė tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke krijuar iluzione tė rrejshme brenda konceptit tė njė shoqėrie, qė pėr ironi tė fatit nuk i vė nė pah dilemat para sprovave kontestuese nė kohė! Njerėzit e pushtetit, bijtė e “hallės”, pėr ēdo mbrėmje pėrmes mjeteve tė informimit i drejtohen popullit tamam si bijtė e barceletės qė e thamė nė fillim. Pavarėsia ėshtė vetėm ēėshtje kohe, thonė ata, por konstalacioni kohė nuk ka asnjė limit nė logjikėn e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orė, as me ditė, as me muaj, as me vite...

Qysh nė vitin e kaluar, tė gjithė njerėzit e politikės, pa pėrjashtim u binden krejt nė mėnyrė naive se pakoja e Ahtisarit do tė sjellė zgjidhjen e statusit dhe pavarėsinė e Kosovės e bashkė me tė edhe zgjidhjen e shumė problemeve tjera tė pazgjidhura. Madje u tha se do bėhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhėn njėri pas tjetrit nėntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi nė fund tė majit, dhe dje ishte nė shtyp se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zėra tė analistėve tė ndryshėm se kjo ēėshtje madje mund tė shtyhej edhe mė shumė se pėr dy tri vite!... Kėshtu tė gėnjyer u rrokullisėn 17 vite, qė nga shpallja e pavarėsisė dhe e kushtetutės sė Kaēanikut , qė edhe ajo mbeti jo mė shumė se njė barceletė deri me sot. 17 vite tė pavarėsisė dhe njėkohėsisht 17 vite duke pritur pavarėsinė, e qė po kaq vite duke negociua pėr te, ku ta gjejmė edhe njė analogji si kjo?!...

Nga ana tjetėr Tadiēi, kryetari serb pėr tė pėrditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova ėshtė njė katror i vėrtetė dominoje, kėshtu qė pavarėsia e saj do tė mund tė nxiste shumė konflikte nė rajonin e Detit tė Zi!”...
Nga elita jonė politike, nuk i ra askush “domino” Tadiēit e t’i thoshte se tė gjitha shtetet e lira qė njihen deri me sot nė botė, historikisht nuk kanė sjellė konflikte. Shtetet e lira, botės i kanė sjellė paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar nė as njė formė, qėndron teza filozofike se qė nga antika e deri me sot, konflikte e luftėra kanė sjellė vetėm shtetet gllabėruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderėve serbė se Kosova e lirė sjell konflikte, janė sa qesharake, po aq edhe absurde, janė krejtėsisht jashtė kontestit histori e filozofike. Thjeshtė kjo ėshtė mė shumė se gjuhė force, qė pushtetarėt Serb edhe nė tė kaluarėn nėn kėtė pretekst i kanė dhėnė vetės tė drejt pėr veprime tė njėanshme pėr para botės!
Faktet historike vėrtetojnė tė kundėrtėn: pėrderisa Kosova tė jetė e robėruar, vatra e konfliktit ėshtė e ndezur pėrherė... dhe atė jo vetėm nė rajonin e Detit tė Zi, por edhe tė detit Adriatik, madje edhe nė Paqėsor e Atlantik!.... Kėtė duhet ta di Serbia dhe e mbarė bota se Kosova nuk do tė pajtohet kurrė me robėrinė. Kosova kurrė nuk ėshtė pajtuar me robėrinė edhe pse ėshtė prerė e vrarė, djegur e masakruar, qė mė 1878 e mė herėt, mė 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditėt e UĒK-sė. Nuk kam dėgjuar deri mė tani njė konstatim kaq absurd se nėse njė popull fiton lirinė, ai krijon konflikt!? Kėtė mund ta dėgjojmė vetėm nga gjuha urrejtėse e elitės politike serbe, prandaj habit fakti pėrse serbėt nuk po pushtojnė shtetet e lira si Slloveninė, Kroacinė, Maqedoninė, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjė sipas tezės serbe, kėto shtete tė lira mund tė sjellin konflikte tė reja nė rajon e mė gjerė!? Historia si mėsuese e mirė e tė tashmes dhe sė ardhmes na thotė se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janė ato qė krijojnė konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.

Po kėshtu, edhe kreu tjetėr i Serbisė Koshtunica deklaroi nė mėnyrė decidive se:” Serbia nuk do tė heq dorė nga Kosova as me kushtin e anėtarėsimin tė saj nė Bashkėsinė Evropiane!” Pėr popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet tė kalojnė pa shqetėsim, pėrderisa Evropa e ka pranuar Koshtunicėn pėr kryeministėr tė Serbisė, duke u pozuar me kallashnikov nė dorė derisa Kosova masakrohej! Fatkeqėsisht nė shumė rast, leshi kishte rėnė nė veshėt e Evropės dhe nė heshtje miraton lojėn e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq! Nėse kėshtu qenka, dhe nėse nė Kosovė ligji themelor bazohet nė konceptet e demokracive pro perėndimore, prapa tė cilit qėndron sovrani popull, atėherė edhe elita jonė e stėrkequr politike, domosdoshmėrish do duhej tė thotė, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do tė heq dorė nga liria e vet, me asnjė ēmim, madje as me ēmimin e njė pėrgjakje tė re e tė imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmė paqes, por urtėsia jonė nuk duhet tė keqpėrdoret siē u keqpėrdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar ėshtė i gatshėm qė ta mbrojė lirinė e vet dhe pikė! Kjo duhet thėnė hapur e qartė.

Njė njeri mbase mund ta mashtrosh pėr ca kohė, por njė popull tė tėrė nuk mund ta mashtrosh pėrgjithmonė. Nė fakt nė Kosovė, ka kaluar shumė kohė qė premtimi pėr pavarėsi po hiqet zvarrė e po rrokulliste nga viti nė vit, dhe populli ynė priti me dinjitet deri nė atė shkallė qė nuk kishte se ku tė shkoj mė... Tani mbas luftės sė UĒK-sė, kaluan rreth 8 vite, nė pritje tė pavarėsisė, tė shtetit qė nė fund tė fundit e kemi fituar me luftė e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmėn e ēmuar tė aleatėve tanė; atėherė shtrohen pyetjet e logjikshme: Kė presim? Ēka presim? Pėrse presim? Deri kur duhet tė presim? A po i duket fundi pritjes sonė?...

Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshėm tė popullit tonė tė mirė e atdhedashės, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij nė njė tė ardhme mė tė mirė, po vret sakrificat e tij mė sublime qė e bėri pėr lirinė e vendit tė vet, mė thjesht po vret pritjen 8 vjeēare tė pasluftės dhe krejt nė fund ky popull njė ditė nuk do tė pres mė, ngase nuk ka se ēka tė pres mė, nga se nuk ka ēka tė humbas mė! Po e pėrsėrisim: nėse prapa ligjit tė demokracisė qėndron sovrani popull, atėherė elita jonė politike, do duhej ta thotė realitetin popullit tė vet pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė Kosovės. Pėrballja me realitetin me kohė nuk ėshtė zhgėnjim, madje ėshtė guxim qė populli tė sqarohet drejt e tė mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgėnjimi mė i madh qėndron mu nė faktin e fshehjes sė realitetit jo edhe shumė tė kėnaqshėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
Barceleta se Kosova do tė jetė e pavarur njė ditė, por nuk e di se kur, ėshtė mė shumė se tallje me sovranin popull zoti President!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Vdes 17 vjeēarja pas operacionit tė bajameve, babai fajėson mjekun (2008-04-28 16:01:16 nga admin4)
[ Kultura ] Doli numri mė i ri ( i 17-ti) i revistės PAQJA (2008-04-26 05:45:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtohen 17 anėtarėt e familjes Mirena, tė ekzekutuar me 1999 nga forcat serbe nė Fushė Kosovė (2008-04-22 12:08:57 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRVJETORI I 17-18 MARSIT 2004 (2008-03-18 09:18:44 nga admin4)
[ Kultura ] 17 muajsh dhe di tė lexojė (2008-03-11 19:16:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pavarėsia deri mė 17 shkurt? (2008-01-30 15:50:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Statusi, Diplomatet flasin per pavaresi me 17 Shkurt ose 9 Mars (2008-01-27 13:43:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME - 17 Janar 2008 (2008-01-17 10:51:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shkup, rrėzohet helikopteri i ushtrisė "Mi 17", 11 te vdekur (2008-01-12 10:07:56 nga admin4)
[ Opinione ] ZGJEDHJET E 17 NĖNTORIT 2007, DĖSHMI E DĖSHTIMIT POLITIK TĖ BINOMIT UNMIK-ut DHE PUSHTETARĖVE PA SHTET! (2007-11-25 10:40:53 nga admin4)
[ Opinione ] FARSA “INSTITUCIONALE” E MOSDALJES NĖ ZGJEDHJET E 17 NĖNTORIT 2007 (2007-11-21 16:00:01 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster