Nga: Bekim REXHEPI
Vizita e Sekretares Amerikane K.Rais, qe i bėri Evropės dhe kryeqendrės Berlinit, me homologėt evropian e tha se: vendet evropiane duhet ta ruajnė tė koordinuar zėrin sa i pėrket zgjedhjes sė statusit te Kosovės. Madje ajo i siguroi homologėt e saj (evropian) se nuk ka vendime tė lehta, pa vendime te vėshtira.
Mė tėrthorazi zonja Reis, sikur u tha se duhet vepruar gjithsesi qe te mbyllet procesi i nisur pėr Kosovėn.
Shurdhim me retorikė
Pra, Beogradi e ka mbyllur vetvetiu procesin duke e treguar skajshmėrisht politikėn e vet nacionaliste, dhe pas kėsaj e ka mė te vėshtirė ta parandaloj pavarėsinė e Kosovės, ēoftė edhe me ndonjė kėrcėnim ushtarak tė mundshėm, qė mund ti jap krah nė momentin e fundit aleatja e saj e vetme Rusia.
Rusia, nė dukje e ka zhvilluar tej mase retorikėn e ashpėr ndaj Kosovės, por nuk ka shkaktuar akoma plasaritje tė mėdha, dhe kėshtu ka mė pak gjasa qe ti hy mė thellė pėrkeqėsimit tė gjendjes nė marrėdhėniet e saj diplomatike me Evropėn dhe SHBA-tė pėr shkak tė Kosovės. Pra Kosova pėr Ruset ka zgjuar mė shumė shurdhim me retorikė se sa qe ka pasur njė plan te sigurt pėr ta penguar realitetin nė Kosovė.
Nė fakt edhe me madhėshtore do te dukej pavarėsia e Kosovės po te pranohej edhe nga Rusia, e veēmas nga Serbia. Mė kėtė do tė mund tė tregohej se me ne fund kėto dy vende kanė ndryshuar diē ne te mirė te demokracisė, dhe se edhe vet qytetaret e tyre janė pa shenja tė qarta tė demokracisė. Tani te gjithė e dimė qe Serbia nuk ėshtė e gatshme tė pranoi njė pavarėsi tė Kosovės, pas gjithė dėshtimeve te mėdha qe ajo pėrjetoi, deri tek varrosja pėrfundimtare e Jugosllavisė. Serbia me kėtė kėmbėngul kundėr vullnetit tė Kosovės, e ka arritur te margjinalizoj njė kohė te gjatė kėtė agjendė.
Megjithėkėtė mund te shpresojmė qe Serbia njė ditė do ta pranoi pavarėsinė e Kosovės, ndofta jo nė kėtė kohė, njė kohė tjetėr mė e nevojshme, mund ti ndihmoj vet Serbisė qė tė kėndellet dhe ta pranoj pavarėsinė e Kosovės.
Tejkalimi i instancave mė te larta
Ti kthehemi edhe njė herė vizitės se sekretares se shtetit dhe deklaratės se zonjės Raise, nė Berlin qe e qartėsoi pėrfundimisht zgjedhjen pėr Kosovėn. Gjithsesi kjo vizitė vije ne momentin me te duhur dhe me te pėrshtatshme pėr Kosovėn dhe statusin e saj tė ardhshėm. Edhe Gjermania pėrfundimisht u qartėsua kur z.Sch. Meier, u deklarua se do te gjendet shumė shpejt zgjedhja pėr Kosovėn. Tani mė shumė vendet, e veēmas ato evropiane janė mė te lehtėsuara dhe mė tė vendosura qe tė marrin njė vendim pėr Kosovėn, sepse ne theks te veēantė problemi i Kosovėn sikur i ka tejkaluar alternativat mė tė mira, qe te zgjidhet ne institucionet mė vendimmarrėse ndėrkombėtare. Kėtė shqetėsim e ndau edhe Ban Kimmun, shefi i OKB-sė, ku potencoi se nuk mund te adresohet e suksesshme zgjidhja pėr Kosovėn nė instancat e OKB-sė, pėr shkoqe te njohura. Gjithashtu u la tė nėnkuptohet se nuk do te provohet shansi ruso-serb pėr Kosovėn nė instancėn mė te lartė, pėr ti dhėnė imazh tė keq OKB-sė.
Shpallja e njėanshme
Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje, qe qon ne rezultatin se: kundėr kėsaj pavarėsie do te jenė Rusia e Serbia dhe ndonjė shtet mė pak i rėndėsishėm pėr interesin e Kosovės. Pra, elitės politike tė Kosovės i mbetet tė koordinoj zėrin rreth vendimit pėr shpallje, kjo shpallje e pavarėsisė nuk duhet tė lejoj ftohje politike sepse ēdo ftohje mund te shkaktoj asi ekuilibrime te dėmshme rreth pavarėsisė.
...
Duke iu kthyer edhe njėherė fillimit te artikullit ku pėrmendem Evropianizimin, do ta shtojmė edhe kėtė se Kosova mė shumė se Serbia i ka dhėnė provat e saja pėr kėtė evropianizim, ne po bėhemi me aferė Evropės, kemi kohė qe jemi orientuar dhe ky orientim i yni nuk ka ndryshuar, pėrcaktim ynė mbetet integrimi nė Evropė, gjithashtu kemi disa vjet qė e pėrdorim si valutė shtetėrore valutėn euro, dhe pėr tė pėrkujtuar se kjo valutė mė nuk paraqet probleme te brendshme deficitare, siē na ka ndodhur ne te kaluarėn me valutėn sllave.
Vizita e sekretares amerikane K.Reis nė Berlin, dhe ato direkt ne Prishtinė, siē duket kanė edhe kėtė qėllim qe Kosova te evropianizohet sa me shpejtė qe te jetė e mundur.
27 Janar 2008
|