DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fjalimi i Nait HASANIT nė Kuvendin e Kosovės
Postuar mė datėn: 2007-08-01 07:44:32 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Tė nderuar deputetė!

I nderuar Kryetar i Parlamentit!

Tė gjitha shpresat qė u mbollėn nė Kosovė nga ekipi i UNITET-it se brenga e muajve, e ditėve dhe orėve u tretėn dhe i dogji dielli i qershorit. Kėta kanė treguar se nuk kanė unitet nė atė unitet pėr Kosovėn. Kėta kanė treguar se nuk e njohim procesin politik tė Kosovės, as ABC-nė politike tė ndėrtimit tė Kosovės shtet. Me deklaratat e tyre tė papėrgjegjshme, kėta kanė treguar se nuk janė politikanė, por gazetarė tė shtypit tė verdhė. Kėta nuk e kanė kuptuar asnjėherė mesazhin politik nga Bashkėsia Ndėrkombėtare pėr ēėshtjen e Kosovės. Kėta nuk kanė bėrė politikė pėr Kosovėn, por kėshilltarėt ndėrkombėtarė kanė bėrė politikėn nė Kosovė dhe kėta politikanė nė UNITET i kanė transmetuar nė versionin shqip tė kėshillave tė tyre nė partitė politike qė i kanė bėrė tė dėgjueshme me diktaturėn e demokracisė fashiste, pėr anėtarėt e tyre dhe qytetarėt nė Kosovė. Kėta nuk e kanė kuptuar e as nuk e kuptojnė strategjinė dhe praktikat diplomatike nė zhvillimin e ēėshtjeve politike, kėta kanė qenė misionarė nė misionin ndėrkombėtar pėr Kosovėn.

Politikanėt ne Kosove nuk e kuptuan as atėherė mesazhin e Bushit me 1992 “Moskalim tė vijės sė Kuqe nga Serbia nė Kosovė”, tėrheqje vėrejtje Millosheviqit pėr Kosovėn, por tė gjithė e dimė, pastaj ē’ndodhi nė Kosovė, vrasje masive, shpėrngulje dhe djegie e Kosovės. Kur luftėrat e kishin kapluar tėrė ish-Jugosllavinė dhe krijoheshin shtete. Por ne pritnim atėherė, presim dhe sot mesazhin e djalit tė Bushit tė Parė, presidentit Bush “se Kosova do tė jetė nė fund tė procesit shtet”. Shumė faleminderit zoti president pėr kėtė mesazh xhentėlmen. Edhe njė mesazh tė tillė e patėm nga babai yt dikur, por politikanėt tanė nuk e kuptuan atėherė e nuk e kuptojnė as sot kėtė mesazh tė dytė. Se shteti bėhet nga qytetarėt e Kosovės, dhe jo nga Amerika as nga Evropa, por kėtė fakt e njohin shtete tė ndryshme. Sipas kėsaj logjike tė politikanėve tanė dhe Ekipit tė Unitetit, Amerika dhe Evropa duhet tė na shpallin shtetin. Ndryshe nuk bėhet Kosova shtet. Kjo logjikė ėshtė filozofi e mjerimit politik. Sepse disa nga ju kėtu e dini mirė se atėherė, kur ne i kapėm pushkėt dhe krijuam Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės e luftuam pėr Kosovėn dhe Ēlirimin e saj nga Serbia, atėherė tė gjithė na njohėn dhe thanė vėrtet shqiptarėt po duan ēlirimin nga Serbia, ndaj duhet ndihmuar nė ēlirimin e Kosovės dhe krijimin e shtetit te saj. Por ne, si zakonisht, vlojmė shpejt dhe ftohemi shpejt, po ashtu, harruam shtetin pėr pushtet me 1999-2000, tani shteti sipas kėtij ekipi tė unitetit ndėrtohet me pritje e fjalė, me shkop magjik, shumė ēudi Kroacia ishte shtet dhe luftoi pėr krijimin e shtetit Kroat.

Pas gjithė kėsaj, ne si kuvend e pranuam lojėn qė ia diktuam vetes dhe pėr njė vit e gjysmė hymė nė paketė tė Ahtisarit. Dje paketa ishte kompromis e pikėnisje pėr qėllimin tonė kombėtar, sot sipas UNITET-it ėshtė qėllimi ynė jetėsor, arritja deri te paketa, sepse me kėtė politikė edhe kjo ėshtė bėrė e paarritshme.

Kėta politikanė dhe ky ekip dje e nėnēmonin Rusinė nė politikėn ndėrkombėtare dhe besonin e shpresonin se kjo do tė kalohet lehtė nė trataktivat ndėrkombėtare, sepse ishin mendjelehtė nė politikė, sepse dėgjonin kėshilla politike adoleshente.

Qėndrim Ndėrkombėtar - Bisedime shtesė pėr statusin e Kosovės mes Prishtinės dhe Beogradit. Ekipi Unitetit nė UNITET thotė do tė ketė respektim tė agjendės ndėrkombėtare dhe jo Bisedime me Serbinė. Kush i beson kėto fjalė askush. Kėto fjalė nuk i besojnė as kėta vet. Pra nėse s'ka bisedime me Serbinė, pse kėto bisedime shtesė dhe me kė? Pra kėto bisedime shtesė do te bėhen. Tjetra pėr ēka duam tė bisedojmė me serbinė? Nė bazė tė cilės platformė duhet biseduar me Serbinė tash? Me miratimin e paketės sė Ahtisarit ne si kuvend e ndamė shume dhimbshėm Kosovėn nė enklava, tash ēka duhet me nda edhe mė shumė nė Kosovė? Mitrovicėn pėr ta ndarė. Dhe kėtė e kemi ndarė. Tash duan pėr tė krijuar lidhje tė dyfishta e tė trefishta me Beogradin pėr serbėt qė janė pesė pėrqind nė Kosovė? Pra nėse ndodh edhe kjo, Serbia katėrēipėrisht ėshtė nė Kosovė.

Tė nderuar deputetė! Unė flas ne emėr tė shokėve tė mi dėshmorė, nė emėr tė Mujė Krasniqit, Zahir Pajazitit, Luan Hajredinajt, Rexhep Bislimit dhe shumė shokėve dėshmorė, se nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejohet ndarja e Kosovės.

Ata qė mendojnė pėr ndarjen e Kosovės (ka tė atillė dhe nė ekipin e UNITETIT), por duhet ta dinė e se do tė mbajnė pėrgjegjėsi para popullit dhe Kosovės tė larė me gjakun e dėshmorėve. Ata qė marrin vendimin pėr ndarje dhe lėshime Serbisė territor tė Kosovės, do t’i dėnojė historia dhe gjaku i Kombit.

Po nga kėtu dhe Serbia duhet tė dijė se nė territorin serb tė Serbisė ka qindra mijėra shqiptarė, atyre duhet t’ju siguroj atje, po ato tė drejta kombėtare qė kėrkon pėr serbėt kėtu nė Kosovė. Dhe nėse Serbia do qė tė ndaj Mitrovicėn dhe veriun e Kosovės kėtė mund ta bėjė veē me luftė, por kėsaj radhe lufta nuk do tė zhvillohet mė nė territorin e Kosovės, as nė Mitrovicė, por nė Serbi, nė territorin serb, nė Nish, nė Sanxhak dhe nė Luginė - nė tokat e pushtuara shqiptare nga Serbia.

Ndėrsa Bashkėsia Ndėrkombėtare do tė jetė pėrgjegjėse e tė mbaj pėrgjegjėsi pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė dhe rajon.

Por politikanėt tanė duhet ta dinė se kur e kemi nisur luftėn nė Kosovė, pėr Ēlirimin e Kosovės nga Serbia, nuk e kemi pyet as Amerikėn, as Moskėn, as Evropėn e as Serbinė. Ne luftėn e kemi nisur vetė atėherė, dhe nėse ka nevojė do tė luftojmė prapė pėr mbrojtjen e Kosovės.

Tė nderuar deputetė, unė mendoj dhe kėrkoj qė ky ekip i unitetit tė mos shkojė nė bisedime me askėnd dhe askund. Ne i kemi kryer bisedimet.

Por ky Kuvend dhe ky ekip dhe kėto institucione duhet tė shpallin menjėherė me veprimin e vet aktiv politik Referendum pėr shtet te pavarur dhe sovran te Kosovės.

Nė tė kundėrtėn shtyrjet dhe zhgėnjimi do tė thotė mosdėgjueshmėri qytetare dhe luftė e re nė Ballkan.

Dhe nga kėtu, nga ky kuvend, ju bėj ftesė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, tė Shqipėrisė qė tė hartojnė njė Platformė Kombėtare dhe politike pėr tė ardhmen e Kosovės, qė do tė na obligojė tė gjithėve si qytetarė tė Kosovės ta respektojmė.

30. 07. 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Richard Holbrooke ne Kuvendin e Kosoves (2008-09-10 06:07:00 nga admin4)
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FJALIMI I VETON SURROIT NGA BISEDEIMET PER STATUS NE BADEN (2007-11-29 16:54:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur nė seancėn gjyqėsore tė mbajtur me 6 korrik 2007 Prishtine. (2007-07-06 10:46:16 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi ne protestėn "Me Ramushin" (2007-05-02 16:10:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fjalimi i pėrjavshėm i Kryeministrit Ēeku (2007-02-26 09:05:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster