| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PS pėrjashton nga grupi 6 deputetėt, i kėrkon Blushit tė rikthehet |
| Postuar mė datėn: 2007-07-23 18:54:34 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste pėrjashtoi 6 deputetėt socialistė qė morėn pjesė nė seancėn parlamentare tė datės 20 Korrik, ku Kuvendi zgjodhi Bamir Topin si President tė Republikės. Nė mbledhjen e zhvilluar nė selinė e PS-sė gjatė orėve tė paradites, nga gjashtė deputetėt socialistė qė hynė nė seancė, mori pjesė vetėm zoti Paulin Stėrkaj, i cili u shpreh se do tė largohej me dėshirė nga Grupi Parlamentar i PS-sė. Nė bazė tė statutit tė Partisė Socialiste deputetėt ēregjistrohen nga Grupi Parlamentar Socialist nė rastet e mospjesėmarrjes, votimit kundėr dhe abstenimit ndaj vendimit politik pėr ēėshtje tė tilla si: miratimi i ligjeve kushtetuese qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar, miratimi i buxhetit tė shtetit, votbesimet pėr qeverinė, pėrbėrjen dhe programet qė ajo paraqet, zgjedhja e personaliteteve tė larta shtetėrore, etj. Vendimi i sotėm i Grupit Parlamentar tė PS-sė ndaj 6 deputetėve qė morėn pjesė nė seancėn parlamentare tė datės 20 korrik, pritet tė pasohet nga njė tjetėr vendim, pėr pėrjashtimin e tyre nga Partia Socialiste.
Blushi: Kushti, PS tė ndryshojė kursin politik
6 deputetet socialiste u vete-pėrjashtuan nga grupi PS kur votuan per Bamir Topin. Kėshtu ka deklaruar perpara mediave ish kreu i grupit parlamentar te partisė socialiste, Ben Blushi. Ai pohoi se u formalizua perjashtimi i tyre.
Ai pranoi gjitahhstu se pas mbledhjes se grupit, socialistet i kishin kerkuar te kthehej ne postin e tij por kushti i tij eshte se ai do kthehte serish ne krye te grupit paralamentar vetem nese PS ndryshon kursin politik.
Lidhur me 6 depuetet dezerore Blushi u shpreh se shkak kryesor qe ato votuan eshte kriza e besimit qe ka perfshire PS. Nderkohe ai nuk dha asnje koment ne per marredheniet me LSI. Ndersa per fatos Nanon eshte shprehur se ai duhet te jape publikisht shpjegime mbi pozicionin e tij aktual ne PS.
Dedja: PS duhet tė rithemelohet
Deputeti socialist, Taulant Dedja, deklaroi gjate nje prononcimi per mediat, se partia socialiste ka nevoje te rithemelohet sepse eshte shkaterruar nga kreu i PS-se. Ai ka komentuar vendimin e sotem te Grupit Parlamentar te PS per perjashtimin e gjashte deputetėve qė votuan nė zgjedhjen e Presidentit nga PS duke thene se askush nuk ka te drejte ta largoje nga partia e tij.
A1 TV |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|