| » Opcionet për artikullin |
|
Delegacioni i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara niset sot nga Nju Jorku pėr nė misionin faktmbledhės nė Kosovė dhe nė Serbi, qė do tė jetė misioni i katėrt i vizitės sė anėtarėve tė Kėshillit qė nga vendosja e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Nė arsyetim tė vizitės thuhet se kjo duhet t'i japė delegacionit informatat e dorės sė parė pėr gjendjen politike, shoqėrore dhe ekonomike nė Kosovė.
Delegacioni, i cili udhėhiqet nga ambasadori i Belgjikės, Johan Verbeke, gjatė gjashtė ditė tė qėndrimit do tė vizitojė pėrveē Prishtinės dhe Beogradit, edhe Brukselin dhe Vjenėn, para se tė kthehet tė dielėn nė Nju Jork, thuhet nė letrėn qė i ka dėrguar presidenti i Kėshillit Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon. Nė arsyetim thuhet se ky udhėtim duhet t'i japė delegacionit informatat e dorės sė parė pėr gjendjen politike, shoqėrore dhe ekonomike nė Kosovė. Pritet qė delegacioni tė takohet tė premten me udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės, si dhe me pėrfaqėsues tė pakicave, ndėrkaq me udhėheqjen serbe nė Beograd njė ditė mė parė. Gjatė kthimit nė Vjenė delegacioni do tė takohet me Martti Ahtisaarin. Dje, zėvendėssekretari i pėrgjithshėm pėr operacione paqėsore, Jean-Marie Guehenno i ka njoftuar anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit nė njė mbledhje tė mbyllur me situatėn nė Kosovė rreth implementimit tė rezolutės 1244 qė nga viti 1999. Pasi e ka pėrshkruar situatėn tė qetė dhe pothuajse normale, ai ka thėnė se nuk donte ta paraqiste atė si njė kopsht me lule, dhe ka nėnvizuar se ėshtė e rėndėsishme qė situata
tė vlerėsohet ashtu siē ėshtė, ndėrkohė qė edhe vetė anėtarėt e Kėshillit duhet tė binden se "a thua moszgjidhja e statusit do ta ndihmojė apo keqėsojė situatėn". "Do tė vendosė Kėshilli si tė veprojė mė tej, mirėpo UNMIK-u ka bėrė shumė nė jetėsimin e rezolutės 1244", tha Guehenno nė brifingun pėr gazetarė.
Ambasadori rus, Vitalij Churkin e konsideroi si njė sukses tė iniciativės ruse shkuarjen e delegacionit, ndėrkaq brifingun e zėvendėssekretarit Guehenno tha se e kishte karakterizuar 'njė optimizėm i tepruar'. "Nuk ka kushte normale tė jetesės pėr pakicat", tha Churkin duke shtuar se kjo ishte njė nga mospėrmbushjet e mandatit tė rezolutės. "Vetėm rezoluta plotėsisht e jetėsuar do tė krijojė kushtet pėr njė marrėveshje tė negociuar midis Prishtinės dhe Beogradit", tha ambasadori rus duke insistuar nė vazhdimin e mėtejmė tė negociatave si
njė qėndrim zyrtar i Moskės. Churkin pasi tha se pas vizitės do tė pasonte raporti nga anėtarėt e Kėshillit, ai njėkohėsisht e pranoi se ishin tė pashmangshme bisedimet pėr rezolutėn gjatė majit nė Kėshillin e Sigurimit. Edhe zėvendėsambasadorja britanike, Karen Pierce njoftoi pėr takimin me Guehenno dhe shfaqi mendimin se ēėshtja e Kosovės do tė lėvizė shpejt nė Kėshillin e Sigurimit pas kthimit tė delegacionit nga vizita. Ajo sidomos e konsideroi kėtė vizitė tė rėndėsishme pėr vendet e Kėshillit qė nuk janė anėtare tė Grupit tė Kontaktit, meqė kėto tė fundit tha se kanė pėrfaqėsuesit e tyre tė pėrhershėm nė Kosovė.
24 04 2007 |
|