DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kosova nė mėshirė tė fatit- Nga Shirley Cloyes DioGuardi
Postuar mė datėn: 2008-07-28 00:48:15 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Edhe pse pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur nga Shtetet e Bashkuara, asaj ende i mungon sovraniteti i vėrtetė. Me pesė entitete qė po garojnė pėr pushtet, Kosova po mbetet nė mėshirė tė fatit. Qė kur Kosova shpalli pavarėsinė mė 17 Shkurt 2008, ajo ėshtė njohur nga 43 vende tė botės; ka krijuar kushtetutėn e vet me shumicėn e ligjeve tė bazuara nė kriteret e planit tė Ahtisaarit; ka flamurin e vet multietnik sikur edhe himnin shtetėror; ka themeluar Ministrinė e Punėve tė Jashtme; ka pėrgatitur pasaportat e reja; dhe tani ėshtė nė proces tė themelimit tė Forcės sė Sigurisė me ndihmėn e ekspertėve tė NATO-s.

Sidoqoftė, ėshtė vėshtirė tė mendohet se si Kosova do tė arrijė pavarėsi tė plotė ekonomike dhe politike kur ka pesė entitete qė garojnė pėr pushtet dhe tė cilat i raportojnė kanaleve tė tyre tė komandės. Kombet e Bashkuara, tė cilat ishte dashur t’ia kalonin pushtetin e vet Bashkimit Evropian mė 15 Qershor, u bėnė ditė e mė tė pagatshme pėr t’i kaluar mandatin e vet BE-sė pėr shkak tė presionit tė Rusisė, e cila thirret nė Rezolutėn e OKB-sė 1244 dhe pėr shkak tė kundėrshtimit tė Serbisė dhe shtatė anėtarėve tė BE-sė ndaj pavarėsisė sė Kosovės.Mė 12 Qershor, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon i dėrgoi njė letėr Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe Presidentit serb Boris Tadiē, ku thuhej se ai dėshironte ta “rikonfiguronte UNMIK-un” dhe ta “vendoste BE-nė nė tė.”EULEX, trupa prej mėse 2,200 anėtarėve nė krye me Gjeneralin Yves de Kermabon qė duhet tė jetė mision mbikėqyrės pėr policinė dhe gjyqėsinė e Kosovės, ende nuk ėshtė vendosur nė vend plotėsisht (tani ka vetėm rreth 300 anėtarė nė vend) dhe as nė veri tė Kosovės. Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), njė trupė administrative prej mėse 1,800 anėtarėsh nėn udhėheqjen e Peter Feith, i raporton njė grupi punues tė disa pėrfaqėsuesve tė fuqive tė mėdha, gjersa anėtarėt individualė i raportojnė vendeve tė tyre nė mėnyrė individuale. KFOR-i i raporton komandės sė NATO-s, dhe trupat qė marrin pjesė nė misionin nė Kosovė gjithashtu i raportojnė vendeve tė tyre nga vijnė.

Mandej, kemi edhe qeverinė e Kosovės dhe parlamentin, tė cilėve po iu tėrhiqet vėrejtja nga komuniteti ndėrkombėtar qė tė rrinė tė qetė dhe tė kenė durim, dhe tė cilėt nėn kushtetutėn e re duhet tė respektojnė pushtetin e ICO-sė qė ka tė drejtė tė “sanksionojė apo largojė nga detyre cilindo zyrtar publik dhe tė zhvlerėsojė ēdo vendim apo legjislacion qė bie nė kundėrshtim me marrėveshjen (planin e Ahtisaarit).” Dhe, mė nė fund, kemi edhe serbėt e Kosovės, tė cilėt vazhdojnė tė manipulohen nga Beogradi dhe refuzojnė tė integrohen nė shtetin e ri tė Kosovės.

Kjo supė alfabeti e “ndėrkombėtarėve” duket se nuk ka njė plan tė qartė pėr tė zgjidhur problemet serioze ekonomike dhe politike me tė cilat ballafaqohet Kosova. Tutje, ICO-ja, tani organi kryesor ndėrkombėtar, vazhdon tė garojė me UNMIK-un.Kjo situatė e bėn mjaft tė pamundshme vendimmarrjen sikur edhe pėrgjigjet adekuate kundrejt Serbisė pėr tentimet e saja tė vazhdueshme pėr tė cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės. Gjersa kjo situatė tė mos ndryshojė, Kosova do tė jetė e pavarur vetėm nė emėr.

Tom Yazdgerdi, shef i sektorit tė politikės dhe ekonomisė nė Ambasadėn e SHBA-ve nė Prishtinė, me tė cilin patėm njė takim tė shkėlqyeshėm, na the se SHBA-tė po i dėrgojnė njė mesazh tė qartė Beogradit se ai nuk mund tė pėrqafojė Bashkimin Evropian dhe as tė pranohet nė tė pėrderisa kundėrshton EULEX-in dhe mban nėn kontroll serbėt e Kosovės. (Mė shumė se ēdo faktorė tjetėr perėndimor, SHBA-tė po i bėjnė presion Serbisė pėr tė pranuar pavarėsinė e Kosovės dhe pėr tė vazhduar demokratizimin e vet.)Siē tha edhe njė avokat qė punon pėr komunitetin ndėrkombėtar, “do tė ketė njė krizė tė madhe politike nė Bashkimin Evropian nėse Tadiēi mundohet t’i ndjekė tė dyja rrugėt nė tė njėjtėn kohė.”

Ndarja de facto e Mitrovicės ėshtė njė realitet. Qeveria e Kosovės dhe ndėrkombėtarėt ende nuk kanė mundur ta fusin veriun nėn kontrollin e tyre, pjesėrisht pasi qė perėndimi edhe njėherė po e merr me tė mirė Serbinė.

Siē na ėshtė thėnė edhe nga njė pėrfaqėsues i USAID-it, “duhet tė tentohet tė merret nėn kontroll shumica e serbėve nė jug duke iu dhėnė atyre karota, ndėrsa Beogradit t’i jepet shkopi”. Ekonomia po ndikohet negativisht nga mungesa e sovranitetit tė vėrtetė tė Kosovės dhe nga mungesa e furnizimit tė vazhdueshėm me energji elektrike. Tė papėrfillura, kėto probleme do tė shtrojnė rrugėn drejt njė krize sociale.

Qeveria e Kosovės po pėrulet para komunitetit ndėrkombėtar tani kur duhet tė merret me gjetjen e zgjidhjeve tė brendshme.

Qeveria e tanishme e Kosovės duket se ėshtė kryesisht e interesuar nė mbajtjen e pushtetit. Ajo ende nuk ka paraqitur njė strategji proaktive pėr tė zgjidhur problemet e vendit dhe nuk po lėviz nė mėnyrė energjetike dhe sistematike nė fushat ku mund tė ushtrojė pushtet tė plotė (si p.sh. nė arritjen e njohjeve tė reja pėrmes lobimit aktiv).Nė disa qarqe politike, ndihet njė frymė e vetėkėnaqėsisė (“tani mund tė shtrihemi e tė pushojmė pasi qė e fituam pavarėsinė”).Nė disa qarqe tė tjera, ndihet atmosferė e dėshpėrimit paralizues (“vetėm ndėrkombėtarėt mund tė zgjidhin kėtė”), kur nė realitet komuniteti ndėrkombėtar ka shumė pak ide se si tė ecėt pėrpara, dhe, nė disa sektorė, komuniteti ndėrkombėtar nė tė vėrtetė po inkurajon shmangie tė zgjidhjes sė problemeve. Mėnyra e vetme qė Kosova mund tė ketė sukses ėshtė nėse qeveria e saj dhe populli i saj marrin fatin nė duart e veta.Pėrndryshe, ajo do tė mbetet nė mėnyrė permanente e varur nga administrimi ndėrkombėtar. Siē ėshtė shprehur edhe ish-Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, “ne kemi nevojė pėr zgjidhje lokale me ndihmėn ndėrkombėtare.”

Shumėēka ka dalė nga plani i Ahtisaarit si ēelės pėr pavarėsinė e Kosovės. Gjersa ai vendosi bazėn pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, zbatimi i plotė i tij nė nivel teknik (pėr tė ndėrtuar njė shoqėri funksionale) varet nga pranimi dhe bashkėpunimi i serbėve, asnjėra nga tė cilat nuk duket se do tė ndodhė nė tė ardhmen e afėrt. Shumė komentatorė na thane se, nė mungesė tė bashkėpunimit nga Beogradi dhe serbėt e Kosovės, plani i Ahtisaarit duhet tė anulohet dhe tė zėvendėsohet me njė sistem nė tė cilin secili qytetar i Kosovės ka vetėm njė votė, ku ka mbrojtje tė barabartė pėr tė gjithė, dhe ku nuk ka privilegje tė veēanta nė bazė tė etnisė.Pa marrė parasysh se cili do tė jetė vendimi mbi fatin e planit tė Ahtisaarit, ėshtė e qartė se komuniteti ndėrkombėtar dhe Kosova kanė nevojė pėr njė plan qė nė mėnyrėn mė tė mire tė mundshme mbron dhe konsolidon tė arriturat e Kosovės dhe parandalon ēfarėdo ndarje tė veriut apo ndarje tė brendshme nė bazė tė vijave etnike.

Shekulli
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] PA UĒK- nė KOSOVA DO TĖ ISHTE NĖN SERBINĖ (2008-08-23 13:06:00 nga admin1)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Surroi: Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme (2008-08-16 08:17:59 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova me “derė tė hapur” (2008-08-06 12:11:27 nga admin1)
[ Intervista ] Abramowitz: Kosovarėt s’janė tė organizuar mirė (2008-08-05 14:22:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tadiē: Kosova mė e rėndėsishme pėr Serbinė sesa anėtarėria nė BE (2008-08-03 19:25:32 nga admin2)
[ Opinione ] Shantazhi i Serbisė ndaj diplomacisė kosovare (2008-07-24 16:14:33 nga admin1)
[ Intervista ] Thaēi: Kosova do t'i kryej me pėrgjegjėsi tė lartė detyrimet e veta (2008-07-20 17:04:02 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nė qartėsim tė perspektivės (2008-07-20 05:46:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA - Ferri apo Parajsa e Dante Aligerit (2008-07-19 00:47:14 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA DHE MISIONET DIPLOMATIKE (2008-07-15 15:29:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster