| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, veriu i Kosovės u bė edhe mė i pavarur nga Kosova |
| Postuar mė datėn: 2008-06-08 06:32:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Albin KURTI
Megjithėkėtė, ai nuk iu bashkua edhe formalisht Serbisė. Liderėt serbė nė veri nuk e shpallėn
pavarėsinė dhe as bashkimin me Serbinė pas 17 shkurtit. Tė gjithė shqiptarėve dyshues nė ndryshimet qė do ti sjellė shpallja e pavarėsisė, para 17 shkurtit u duhej tė pėrballeshin me dy parashikime tė sigurta.
E para, qė serbėt nė jug tė Ibrit do tė ikin.
Dhe, e dyta, qė serbėt nė veri do ta shpallin pavarėsinė apo bashkimin me Serbinė (porse atė nuk do tua njoh kush). Nuk ndodhi asnjėra prej kėtyre dy parashikimeve pikėrisht pėr shkak se nuk kuptohej lidhja nė mes tyre. Nėse veriu do ta shpallte bashkimin me Serbinė, vetėm atėherė serbėt nga pjesėt e tjera tė Kosovės do tė mund tė mendonin pėr ikjen e tyre nga Kosova. Mirėpo, Serbia ka gjithsesi plane tjera. Serbia nuk do ndarje territoriale (tash pėr tash) por vetėm ndarje funksionale. Apetitet e saj pėr territor janė mė tė mėdha sesa territori qė aktualisht e kontrollojnė strukturat e saj. Procesi politik i tanishėm (me UNMIK-un qė toleron dhe Qeverinė e Kosovės qė pėrulet) i premton asaj shumė mė tepėr territor se kaq.
Pretendimet territoriale tė Serbisė nė Kosovė nuk pėrfundojnė me veriun e Kosovės por vetėm sa fillojnė me tė. Pėrderisa nė veri Serbia organizon trazira kriminale tė zhurmshme, nė pjesėt tjera tė Kosovės ajo po bėn ndėrtime kriminale tė heshtura.
Nė Badoc tė Ri ka kohė qė ka filluar ndėrtimi i 70 shtėpive pėr serbėt qė nuk kishin qenė kurrė mė parė aty. Qeveria e Serbisė nė programin e saj pėr investimet nė Kosovė pėr vitin 2008, i ka ndarė 78.750.000 dinarė pėr kėto shtėpi. Sigurisht qė nuk ka pasur arsye qė tė ndėrtohen shtėpi nė Badoc tė Ri. Beogradi po ndėrton shtėpi shtesė, sepse ai do qė ta krijojė njė zinxhir tė fshatrave serbe ndėrmjet Graēanicės dhe Artanės (ish Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė do tė lidheshin fuqishėm territoret nė Anamoravė me fshatrat e banuara me serbė nė pjesėn qendrore tė Kosovės. Pėr vitin 2008 Serbia i ka ndarė edhe 30 milionė dinarė pėr 18 shtėpi nė fshatin Berivojcė tė Dardanės (ish Kamenicės), me ērast jo vetėm qė ndryshohet pėrbėrja demografike e fshatit nė favor tė serbėve qė bėhen shumicė, por edhe rrethohet komplet qyteza e Dardanės me fshatra serbe. (Nuk ėshtė e rastėsishme qė Dardana ėshtė e vetmja komunė me shumicė shqiptare nė tė cilėn qė prej mbarimin tė luftės nuk u lejua asnjėherė tė kishte TMK!) 40 milionė dinarė tė tjerė janė ndarė nga Qeveria e Serbisė pėr banesa kolektive nė fshatin Budrigė tė Gjilanit qė sipas planit tė Ahtisaarit pėrfundon nė komunėn e Parteshit. Serbia parasheh qė 6.500 familje serbe tė kthehen nė mėnyrė tė organizuar nė Kosovė si dhe 2.000 familje tė tjera nė mėnyrė individuale. Gjithsej bėhet fjalė pėr rreth 35.000 banorė tė cilėt Serbia ka ndėrmend t'i sjellė nė vendet ku serbėt tashmė janė shumicė, atje ku ata me kėtė kthim do tė bėheshin shumicė, ose atje ku nėpėrmjet kthimit do tė sigurohej vazhdimėsia territoriale e enklavave. Pra, jo atje ku kishin jetuar mė parė (kryesisht nėpėr qytete) sepse asisoj ata do tė mbeteshin pakicė. Serbia, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė, i pėrdor serbėt pėr hir tė territorit dhe jo anasjelltas.
Synimet e Serbisė nė Anamoravė nuk bėhen vetėm pėr mė shumė territor serb nė Kosovė. Ato konsistojnė nė lidhjen e atyre dy parashikimeve tė sigurta. Serbia ėshtė e vetėdijshme se nėse veriu i Kosovės do ta zyrtarizonte bashkangjitjen me Serbinė, jo vetėm qė serbėt nga pjesėt tjera do tė mund tė iknin, por edhe shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės do tė mund tė ngriteshin. Mu pėr kėtė arsye ajo nuk i urdhėron liderėt serbė tė veriut qė ti bashkohen edhe formalisht Serbisė (gjė qė ata edhe mbase do ta bėnin sikur tė mund tė ndėrmerrnin vendime kokė mė vete). Nė muajt dhe vitet nė vijim, investimi i Serbisė do tė jetė i pėrqendruar nė Anamoravė dhe Graēanicė nė pėrpjekje e sipėr pėr ta rrethuar dhe izoluar Luginėn e Preshevės nga Kosova. Enklavat serbe do tė pėrpiqen tė lidhen pėr ti shndėrruar nė enklava sa mė shumė fshatra shqiptare. E, ata shqiptarė mandej, i kėrcėnon fati i shqiptarėve tė veriut tė Kosovės.
Para se Serbia ta marrė pėrfundimisht veriun ajo e do edhe njė veri tjetėr nė lindje tė Kosovės. Nėse Serbia tash do ta merrte veriun, ajo do tė mbetej vetėm me veriun, duke e rrezikuar madje edhe humbjen e Luginės sė Preshevės. Kjo ėshtė arsyeja pse plani i Ministrit tė Serbisė pėr Kosovėn, Slobodan Samarxhiq, nuk quhet ndarje territoriale por ndarje funksionale. Samarxhiq pretendon se Kosova ishte e bashkuar andaj jofunksionale dhe rrjedhimisht ajo duhet tė ndahet
pėrbrenda nė mėnyrė qė tė bėhet funksionale.
E kundėrta ėshtė e vėrtetė: Kosova ishte e ndarė pėrgjatė kėtyre nėntė viteve tė pasluftės dhe kjo gjė e vėshtirėsonte pamasė funksionimin e saj (pėrveē asaj qė nuk ishte e lirė dhe sovrane). Ndarja funksionale e Kosovės e bėn ndarjen institucionale dhe administrative nė baza etnike, duke i mundėsuar Serbisė qė vazhdimisht tė gllabėrojė edhe mė shumė territor nė Kosovė. Me zbatimin e planit pėr ndarjen funksionale Serbia po e ndėrton Kalin e saj tė Trojės brenda Kosovės. Dhe, sikurse te legjenda antike, e gjithė kjo po ngjan para syve tonė! Por, pėr dallim nga legjenda antike, ne tash po e dimė qė nuk bėhet fjalė pėr dhuratė tė pafajshme me formėn e njė kali.
Tani kur jeni kah fundi i kėtij shkrimi mos mendoni se Serbia ėshtė e pėrsosur. Larg asaj. Problemi ėshtė se politika jonė institucionale ėshtė e pėrsosur nė injorancėn, dembelinė dhe poltronizmin e saj. Janė aq shumė gjėra qė mund tė bėhen. Pjesa thelbėsore e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės qė quhet Serbi ndodhet pikėrisht nė Anamoravė. Atje nuk duhet lejuar zbatimin e planit tė Ahtisaarit, nuk duhet lejuar sajimin e vazhdimėsisė territoriale tė enklavave serbe, nuk duhet lejuar kthimin e serbėve gjersa ata nuk e pranojnė Republikėn e Kosovės, dhe posaēėrisht nuk duhet lejuar serbėt tė kthehen e ndėrtojnė aty ku skanė jetuar mė parė.
Nė anėn tjetėr, nuk duhet tė pranohet komuna e veriut tė Kosovės dhe nuk duhet tė lejohet shitja e Trepēės, meqė funksionimi dhe kontrolli i saj shtetėror janė mundėsi e mirė pėr zhvillim por edhe pėr integrimin e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Shqiptarėve tė veriut tė Kosovės duhet tiu pėrmirėsohen kushtet socio-ekonomike duke u siguruar vende pune, arsim dhe pėrkujdesje shėndetėsore falas, si dhe transport tri herė nė ditė po ashtu falas pėr nė pjesėn jugore tė qytetit dhe anasjelltas. Gjithashtu, duhet shikuar mundėsinė qė secila familje shqiptare nė veri nga rreth 600 sosh sa janė atje ta ketė njė tė punėsuar nė ShPK. Shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės duhet inkurajuar dhe ndihmuar pėr tubime, greva dhe protesta nė kėrkesa mė tė avancuara siē janė ato pėr universitet nė gjuhėn shqipe dhe pėrdorim tė lirshėm tė flamurit kombėtar.
Njė politikė e kėtillė shpejt do tė haste nė mirėkuptimin e Shqipėrisė. Njė politikė e kėtillė do ti kthente mbarė edhe shqiptarėt e Maqedonisė tė cilėt duhet tė bashkohen e tė shfrytėzojnė edhe rrugė jashtinstitucionale: (jo vetėm) zgjedhjet e fundit nė Maqedoni dėshmuan se shqiptarėt thjesht skanė aq dobi atje nga pluralizmi partiak. Njė politikė e kėtillė do ti tregonte faktorėve ndėrkombėtar se stabiliteti nė Ballkan po mbahet kryesisht nė kurriz tė shqiptarėve. Njė politikė e kėtillė do ta ndėrprente procesin e rrudhjes sė tokave tė banuara me shqiptarė, proces ky i cili ka nisur aty kah viti 1830 me ardhjen e Obrenoviqėve nė krye tė Serbisė, e qė nuk ka tė ndalur as sot e kėsaj dite...
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|