| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSHTETUTĖ QĖ I NĖNSHTROHET NJĖ MARRĖVESHJEJE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 04:34:15 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Debatit formal pėr kushtetutėn e ardhshme tė Kosovės po i vjen fundi. Pėrmbajtja e kėsaj projektkushtetute qė u hodh nė diskutim publik sa pėr sy e faqe nuk ishte aspak befasuese. Kjo projektkushtetutė reflekton nė tėrėsi dhe nė mėnyrė tė plotė propozimin gjithėpėrfshirės tė Ahtisaarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, tė shpallur nė opinion me gjithė pjesėn e rekomandimeve tė veta qė mė 26 mars 2007. Nėse ėshtė pėr tiu besuar hartuesve tė kėsaj projektkushtetute, por edhe ritmit marramendės tė kalimit tė kėtyre ligjeve qė i pėrmban i njėjti nėpėr Kuvendin e Kosovės, pa as mė tė voglin diskutim apo debat pėrmbajtjesor, pritet qė nė fund tė marsit apo nė fillim tė prillit tė bėhet votimi i kėsaj kushtetute nė Kuvend.
|
|
Nė qoftė se vėrtet ka ndonjė nen tė kėsaj kushtetute qė ėshtė i volitshėm dhe ia vlen tė vlerėsohet, atėherė ky ėshtė neni 1 i saj i cili e pėrcakton, (sė paku aty) Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Tė gjitha nenet tjera qė i ngjiten kėtij, (me pėrjashtim tė nenit 20) duke filluar nga pjesa e dispozitave tė pėrgjithshme e mė tutje, vijnė nė kontradiktė tė plotė me ketė nen. Por kjo nuk mund tė jetė ndryshe duke pasur parasysh se gjithė ky proces, qė kulmoi me shpalljen e Deklaratės sė Pavarėsisė tė 17 shkurtit, nuk ka qenė pasojė e angazhimit cilėsor tė forcave politike shqiptare nė Kosovė dhe gjendja e krijuar pas 17 shkurtit, bashkė me shtetin e gjymtė qė polli, pasqyron momentalisht koniunkturėn politike ndėrkombėtare. Pra, krijesa e lindur mė 17 shkurt ėshtė produkt koniunktural i fuqive tė mėdha ( nė radhė tė parė i SHBA-sė dhe BE-sė) e jo cilėsi qė rrodhi nga shtytja e brendshme qė erdhi nga politika e drejtė e Kosovės. Kėtė konstatim e mbėshtet katėrēipėrisht pėrmbajtja e projektkushtetutės, qė nė fakt nesėr do tė jetė pėrmbajtja e Kushtetutės sė Kosovės. Kjo projektkushtetutė flet pėr rregullimin e brendshėm tė Kosovės, por me asnjė fjalė nuk njeh pėrbėrjen demografike tė Kosovės dhe shpėrputhjen e plotė numerike nė mes tė shumicės absolute shqiptare (mbi 90%) dhe pakicave tė tjera. Kjo ėshtė aq shumė e dukshme saqė elementi shqiptar nė kėtė projektkushtetutė njihet vetėm si komunitet shumicė, kurse emėrtimi shqiptar haset vetėm nė kontekst tė gjuhėve zyrtare qė pėrdoren nė kėtė shtet, dhe nė ēdo pjesė tė projektkushtetutės, duke filluar nga definimi i shoqėrisė sė Kosovės, shqiptarėt janė vetėm njė nga komunitetet e kėsaj shoqėrie.
Popullit shqiptar duke mos iu njohur e drejta e natyrshme qė tė jetė kategori kushtetuese nė kėtė projektkushtetutė i shkelet njė e drejtė themelore, por nė tė njėjtėn kohė duke iu dhėnė pakicės serbe aq shumė privilegje (vėrtet kėto nuk mund tė quhen tė drejta, sepse pėrmes kėtyre tė drejtave, cenohen rėndė tė drejtat e popullit shqiptar), i bėhet njė dėm i madh, sepse ajo me kėtė kushtetutė edhe mė shumė nė mėnyrė institucionale shkėputet nga ēdo kontakt madje edhe fizik me shumicėn shqiptare. Dhe nė fakt nėse shikohen mirė tė drejtat e komuniteteve joshumicė (qė natyrisht mendohet nė pakicėn serbe) serbėt nuk kanė asnjė motiv qė tė ndjejnė veten pjesė e Kosovės, por do tė vazhdojnė qė pėrmes kėtyre rregullimeve kushtetuese praktikisht dhe psikologjikisht ta ndiejnė veten pjesė tė Serbisė. Nė kėtė aspekt Serbia nuk ka humbur fare nė kohė, por ka filluar tė angazhohet pėr zbatimin e dispozitave tė decentralizimit qė parasheh marrėveshja, duke intensifikuar ndėrtimet nė veri tė Ibrit pėr tė ndryshuar edhe mė shumė strukturėn etnike nė dėm tė elementit shqiptar tė pranishėm atje, si dhe duke rritur mbėshtetjen pėr enklavat serbe nė pjesė tė tjera tė Kosovės.
Duke mos marrė parasysh pėrbėrjen e themelit tė shoqėrisė sė Kosovės, kjo projektkushtetutė (nesėr kushtetutė) nuk ka gjasė ti qėndrojė kohės. Shndėrrimi i amandamentimit tė kėsaj kushtetute, nė njė mision tė vėshtirė, pėr tė mos thėnė tė pamundur ėshtė njė pėrpjekje qė ky projekt tė konservohet sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Nga ky mekanizėm themelor qė siguron vitalitetin e njė akti juridik nuk janė tė pėrjashtuara vetėm ligjet me interes vital, siē emėrtohen tetė ligje nga pakoja e Ahtisaarit, por edhe e gjithė pėrmbajtja e kushtetutės. Me kėta mekanizma, kjo kushtetutė imunizohet ndaj ndryshimeve eventuale nė tė ardhmen dhe qė natyrisht brenda njė afati tė shkurtėr kohor ky element e bėn atė pengesė nė rrugėn e zhvillimit tė natyrshėm tė popullit shqiptar. Jam thellė i bindur se me kalimin e kohės edhe populli shqiptar i Kosovės do ta ketė kėtė tė qartė. Po ashtu nuk bėn tė harrojmė faktin qė kushtetuta e nesėrme do ti nėnshtrohet plotėsisht marrėveshjes sė Ahtisaarit dhe nė ēdo rast kur nė mes tė kėtyre tė dyjave mund tė ketė shpėrputhje, atėherė vlen marrėveshja e Ahtisaarit.
Gjithashtu nga ana e anėtarėve tė komisionit kushtetues ėshtė thėnė nė vazhdimėsi se kjo kushtetutė ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e parimit tė elementit qytetar. Kėtė arritje pėrfaqėsuesit e kėtij komisioni e kanė arsyetuar me kompromisin e domosdoshėm politik pėr hir tė qėllimit mė tė lartė qė sipas tyre na qenka pavarėsia e Kosovės. Por vėzhguesi i kujdesshėm nėse thellohet sado pak nė pėrmbajtjen e kushtetutės e sheh qartas se elementi etnik ėshtė jashtėzakonisht i shprehur dhe atė vetėm nė pjesėt ku i referohet tė drejtave tė pakicės serbe. Tė gjitha kėto janė argumente tė mjaftueshme qė tregojnė se pikėpamjet e anėtarėve tė Komisionit kushtetues se kjo kushtetutė pėrmbush ėndrrat e shumė gjeneratave qė ranė pėr Kosovėn, madje qė ėshtė edhe mė skandalozja, se kjo ėshtė kushtetuta pėr tė cilėn u flijuan dėshmorėt e UĒK-sė, janė demagogji e pastėr dhe nuk kanė tė bėjnė fare me tė vėrtetėn.
Autoritet kujdestar i zbatimit tė kushtetutės sė ardhshme, dhe nėpėrmjet saj marrėveshjes sė Ahtisaarit do tė jetė Prania Civile Ndėrkombėtare (PCN), e cila nė disa fusha pėrveē mbikėqyrjes do tė ketė edhe kompetenca ekzekutive dhe ndėrhyrėse. Kjo prani nuk ėshtė e kufizuar nė pikėpamje kohore. Poashtu vlerėsimin e zbatueshmėrisė sė kushtetutės (marrėveshjes Ahtisaari) e bėn autoriteti ndėrkombėtar, nė bashkėpunim tė ngushtė me Grupin Drejtues Ndėrkombėtar.
Se edhe sa kohė dhe nė ēfarė cilėsie do tė vazhdojė prania civile dhe ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė do tė varet shumė tani e tutje nga pėrbėrja e skenės politike nė Kosovė, pėrkatėsisht nga rritja e ndikimit tė forcave politike shqiptare tė cilat nuk anagazhohen qė tė jenė vetėm zbatues dhe mjet i politikės koniunkturale ndėrkombėtare, por qė angazhohen qė tė jenė vėrtet partnerė seriozė tė faktorėve tė jashtėm tė afta qė edhe vetė tė prodhojnė politika nė interes tė popullit tonė. Rrjedhimisht, ardhja e kėtyre forcave nė skenėn politike do tė ishte edhe fundi i kėsaj kushtetute karikaturė.
Driton Avdiu, anėtar i Kėshillit tė Pėrkohshėm Drejtues tė Lėvizjes pėr Bashkim
18.3.2008
Prishtinė
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|