DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KĖRKESA E JAKUP KRASNIQIT PĖR LIRIMIN DHE PAFAJĖSINĖ E ALBIN KURTIT NJĖKOHĖSISHT MOSPĖRKRAHJA E IDEALEVE TĖ TIJ ĒLIRIMTARE ĖSHTĖ NJĖANSHME E PAPRANUESHME DHE CINIKE!
Postuar mė datėn: 2007-09-30 11:47:19 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Duke lexuar shkrimin e Jakup Krasniqit me titull: “Jo ndėrprerje , por lirim pėr pafajėsi”, tė botuar nė gazetėn “Lajm” mė datė 21 shtator 2007, vendosa tė bėjė kėtė:


REAGIM



Shkruan: Fadil SHYTI

Paraprakisht, dua t“i pėrkujtojė lexuesit se qėndrimet e “hedhjes nė valle” sipas melodive tė huaja tė lojės sė politikanėve pacifistė dhe tė atyre tė ish-krahut tė luftės, ndaj udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, janė tejet tė pasinqerta.

Derisa, tė parėt ose heshtin dinakėrisht ose janė tejet tė egėr nėndheshėm, ndaj Lėvizjes Vetėvendosje dhe kėtij djaloshi trim dhe vizionar, “opozitarėt” nė parlamentin “kukull” tė Kosovės, pėrgjithėsisht e ndjekin njė linjė tjetėr “taktike” sipas variantit tė maksimės popullore “ngrehe perin e mos e kėput”, kėta
“largpamės” nė politikėn e pajtimit me tė keqen pas luftės, jo rrallėherė hiqen sikur e mbrojnė Albinin si person, por e akuzojnė ashpėr pėr bindjet e tij politike, bile edhe deri nė sulmet fizike tė bashkėveprimtarėve tė tij siē qe rasti nė Mitrovicė, kur rojet e krisura tė H.Thaēit, nė prani tė tij, i pėrgjakėn djemtė e L.V. vetėm pse guxuan ta kundėrshtojnė mashtrimin qė ky manipulator i rryer dhe i etur pėr pushtet, po tenton t“ia bėnė popullit duke i prirė i krekosur mjerueshėm, “Grupit tė Hunjitetit”nė Vjenė e gjetiu duke i shkaktuar dėme tė pallogaritshme kombit shqiptar.

Kur ne e quajtėm kėtė klikė kolgomeartore, “Grupi i Hunjitetit”, mbase koha po na jep tė drejtė sepse ky grup herė hapur e herė maskuar politikėn e tij po e zhvillon jashtė normave demokratike, pra me lotsjellės, plumba e me hunj nė krah…

Duke e bėrė kėtė fatkeqėsisht po tregojnė se janė zhytur deri nė fyt nė batakun e interesave personale, partiake e tė tjera labirinte si kėto, kėta mjeranė politikė e kanė humbur kontrollin fillimisht mbi vetveten e pastaj mbi popullin qė aq shumė u besoi, por kėta devijatorė tė sė vėrtetės “opozitarėt” e karrigeve tė pushtetit pa shtet, ia bėnė pabesinė duke pranuar qė tė bėhen marioneta tė njė partie si ajo e LDK-sė, e cila me politikėn e saj reaksionare aq shumė fatkeqėsi i solli popullit dhe vet kėtyre dikur u bėri aq shumė ndėrkėmbėza...

Qėndrimi i Jakup Krasniqit, kur deklarohet: Jo ndėrprerjen dhe lirimin Albinit”, nė dukje qe i guximshėm, por qėndrimi se: “nuk jam dakord L.V. as me bindjet politike tė Albin Kurtit qe hiq mė pak se bindje e tij kundėr-shkencore dhe qyqarllėk i madh politik.

Duke u deklaruar kėshtu ish-zėdhėnėsi i UĒK-sė, ka rrėshqitur keq nė akullnajėn e luftės sė partisė tij pėr ta mashtruar e pastaj pėr ta stabilizuar rininė dhe popullin e Kosovės, pėr t“u pajtuar me rikolonozimin e unmikistanit qė po ia bėnė jetėn kaq tė vėshtirė njė populli liridashės.



Jakup Krasniqi, ka rėnė nė kurthet e egra tė njė politike
“globaliste” e cila aq pamėshirė po e dhunon tė drejtėn e popullit tonė pėr VETĖVENDOSJE , pėr tė cilėn sot po lufton me mjete paqėsore, L.V. dhe udhėheqėsi i saj Albin Kurti. Por, zotėrinjtė e status-quos , harrestarėt e sė kaluarės sė afėrt tragjike tė Kosovės me vise, po harrojnė se; kur gjatė viteve 90-ta, politika pacifiste duke bėrė sehire tė vendnumėrimeve nė histori e detyroi rininė heroike t“i thyej bllokadat e brendshme dhe tė jashtme; fillimisht tė protestojė me forma paqėsore pėr ēlirimin e vendit, tė cilin e kishte ngulfatur aq pamėshirė politika e Beogradit e Prishtinės dhe ajo e Tiranės , nėn udhėheqjen e Millosheviqit, dhe pacifistėve, Rugova , Berisha & Co, pastaj, u detyrua t“i ndėrrojė veprimet e luftės ēlirimtare, kjo s“do tė thotė se nesėr nuk mund tė pėrsėritet kjo histori; kur politikanėt e kupolės nėn ombrellėn e UNMIK-ut, sikur ata dje nėn kupolėn e ombrellės sė Beogradit, po ia krisin gjumit, kudo nė trojet shqiptare, nuk po tregohen tė denjė ta kundėrshtojnė prapakthimin e madh nė histori i cili i ka rrėnjėt e pista qė nga Konferenca famėkeqe e Rambujes e deri tek Paketa e Ahtisarit. Kjo, ėshtė kurora e politikės sė tyre e turpshme e dėshtimit e politikės sė tyre lavire.

Tė pajtohesh sot me politikėn e UNMIK-ut, e cila bazohet sipas rezolutės 1244, e cila ia njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn, dhe tė mos e pėrkrahėsh bindjen politike tė Albin Kurtit pėr VETĖVENDOSJEN, nuk e meriton nderin tė quhesh “krah i luftės” nė kėtė kohė kur aq shumė po abuzohet nė emėr tė asaj lufte, mendoj qė mė e drejtė dhe e bazuar nė faktet do tė ishte qė ky brez i udhėheqėsve tė asaj lufte tė quheshin ish-krahu i luftės. Them kėshtu sepse kėta zotėrinj nuk e quan deri nė fund amanetin e shokėve tė tyre tė rėnė nė beteja pėr ta bėrė Kosovėn shtet sovran ose pėr ta ribashkuar me Nėnėn Shqipėri. Kujtoj kėtu deklaratėn e ish-zėdhėnėsit tė UĒK-sė, z. Jakup Krasniqit, i cili nėn zjarrin e betejave deklaronte: “Ne do t“i ēlirojmė territoret shqiptare deri tek “Molla e Kuqe”. Kjo, qe njėra nga zotimet e cila buronte nga betimi i ushtarėve tė UĒK-sė sė lavdishme tė cilėt zotoheshin se do tė luftonin pėr ribashkim kombėtar. Ia pėrkujtoj kėtu z. J. Krasniqi se L.V. angazhohet pikėrisht pėr kėtė tė drejtė kaq fisnike dhe tė ligjshme qė populli shqiptar tė vendosė vet pėr ardhmėrinė e tij – si ēdo popull tjetėr liridashės e jo pėr tė vendoset nė kancelaritė evropiane e gjetiu nga njė grup diplomatėsh “demokratė” qė vet e kanė shkelur me tė dy kėmbėt kėtė tė drejtė kaq madhore.

Mė tej z. Jakup Krasniqi deklaron: “ Nuk pajtohem me “Vetėvendosjen” e Albin Kurtit , sepse nuk ka formė mė tė fuqishme tė vetėvendosjes se lufta ēlirimtare e njė populli pėr liri, pavarėsi e demokraci. Populli shqiptar i Kosovės ka vendosur pėr fatin e tij me luftėn ēlirimtare tė UĒK-sė, pėr Kosovėn shtet tė pavarur e sovran.” Kėtu do tė dėshiroja t“ia pėrkujtoj z .Jakup Krasniqit se nuk ėshtė mirė t“i ngatėrrosh idetė politike , sikur dikur Ibrahim Rugova, i cili thoshte: “Ne, e kemi shtetin tonė paralel”, kur nė atė kohė Serbia bėnte krime tė papara nė tė gjitha fushat e jetės: ekonomike, politike, sociale etj...

Zotėri i nderuar, ndryshe ėshtė tė luftosh pėr vetėvendosjen dhe pėr shtetin e ndryshe ėshtė t“i fitosh kėto tė drejta madhore pėr tė cilat u derdh aq shumė djersė e gjak nė burgje dhe nė llogore tė luftės. Pikėrisht, se nuk u arritėn kėto fitore, Albin Kurtit po i mohohet liria dhe pikėrisht pėr t“i fituar kėto tė drejta u krijua Lėvizja Vetėvendosje. Prandaj, me kėtė rast shtroj pyetjen ēfarė pavarėsie dhe sovraniteti po na ofroni ju kur jeni kundėr VETĖVENDOSJES?!

Z.Jakup Krasniqi me tė drejtė kur shtron pyetjet:” Pse dikush ta ketė tė drejtėn tė jetė Lidhe Demokratike e Dardanisė, me njė bagazh tė shkeljeve ligjore, tė verifikuar dhe nga Komisioni Hetimor i Kuvendit tė Kosovės, gjersa Kurti mos ketė tė drejtė ta ketė lėvizjen e vet pėr “vetėvendosjen” e popullit tė Kosovės, pėr tė ardhmen e tij?! Pse parti tė tjera politike mund tė jenė tė lidhura , ku fshehtas e ku haptas me krimin e organizuar ekonomik e politik dhe tė vazhdojnė tė qeverisin me Kosovėn nė tė gjitha nivelet?! Pse policia dhe gjyqėsia nė Kosovė, vendorė e ndėrkombėtarė, nuk merren me tė gjitha format e krimit tė organizuar, nuk zbardhin grupet mafioze tė krimit, kontrabandės e tė korrupsionit , por i lėnė grupet mafioze tė sundojnė lirshėm nė Kosovė. I lėnė lirshėm tė na dėmtojnė tė sotmen tonė e tė na rrezikojnė seriozisht edhe tė ardhmen e fėmijėve tanė. E, nė anėn tjetėr pa tė drejtė e arrestojnė Kurtin dhe protestuesit e tjerė qė nuk fshihen prapa politikės dominuese tė krimit tė organizuar nė Kosovė?! I burgosin sepse nuk kanė tė organizuar formacione tė parapolitikės , formacione qė do t“i pėrzgjidhnin drejtues tė institucioneve ekzekutive nė Kosovė.

Duke i parė tė gjitha kėto nė dritėn e kėtij realiteti tė hidhur nė Kosovė me kėtė rast do tė shtroja pyetjen pėr z. J. Krasniqi dhe shumė tė tjerė elementė tė pakėnaqur qė tani janė nė institucionet “kukulla” tė Kosovės, a nuk do tė ishte nė nderin e tyre qė sa mė parė tė dalin publikisht pro-Lėvizjes Vetėvendosje, t“i bashkohen asaj, tė distancohen hapur kundėr tė gjitha padrejtėsive dhe makinacioneve qė po i bėhen popullit nga politikanėt vendorė qė sillen si dhelparakė e ujqėr nė stofkullėn UNMIK-ut.

Pra, tė mos jenė pjesėtarė tė institucioneve tė krimeve, korrupsionit dhe shumė tradhtive tė mėdha kombėtare si:

a. Pranimi Rezolutės famėkeqe 1244.
b. Pranimi i Kornizės Kushtetuese, mbi Kosovėn.
c. Pranimi i tė Paketės sė Ahtisarit.
d. Pranimi i nėnshkrimit tė traktatit famėkeq tė miqėsisė Kosovė-Serbi.
e. Deklarata famėkeqe e New York-ut.
f. Pranimi qė tė lejohet ndryshimi flamurit shqiptar.
g. Pranimi i idesė reaksionare qė shqiptarėt e Kosovės tė trajtohen dhe tė vetėquhen kundėr-shkencėrisht si komb kosovar.
h. Pranimi qė Kosova tė trajtohet si vend mulitetnik e jo si njė vend autokton i shqiptarėve qė jetuan dhe jetojnė prej shekujve nė trojet e veta etnike.
i. Tė hidhen poshtė si mbeturinat dhe shumė poshtėrsi tė tilla politike.

Mė tej z. Jakup Krasniqi shkruan: “Jam i bindur se bindjet politike tė djemve tė “Vetėvendosjes” nuk mund e nuk duhet tė luftohen me polici dhe gjyqėsi , me kėrbaē e me “drejtėsi”. Nėse qenka kėshtu e drejtė, pse z. J. Krasniqi nė momentin kur djemtė e L.V. janė keqtrajtuar nė Mitrovicė nga elementėt e partisė sė tij, nuk u distancua me kohė dhe pėr mė tepėr do tė ishte nė nderin e tij tė jepte dorėheqje tė menjėherė nga PDK-ja. Por, ai nuk e bėri kėtė pėrse nuk e bėri mė mirė se kush do e din ay , por, ne kemi tė drejtė tė mendojmė se z. J. Krasniqi tani, ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Vepron kėshtu sepse midis tė tjerash shkruan:: “Albin Kurti duhet tė bindet se rruga qė ka zgjedhur ai ėshtė rrugė e tejkaluar , rrugė e shekullit XIX dhe e gjysmės sė parė tė shekullit XX. Shekulli ynė ka oferta tjera, ka ofertėn e globalizimit “?!

Me kėtė rast do t“i shtroja pyetjen z. J.Krasniqit , nėse ideja e vetėvendosjes qenka e tejkaluar, a u realizua deri sot kjo e drejtė madhore peØr shqiptarėt? Mendoj se pikėrisht pėr kėtė kjo ide nuk ėshtė e tejkaluar por tejet aktuale dhe e domosdoshme qė ta arrijmė!

Nga mosrealizimi i vetėvendosjes deri nė shkėputje deri sot ēėshtja shqiptare ka mbetur hiq mė pak e pa zgjidhur se nė shekujt XIX, XX. Pėr ato ideale qė dikur luftoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ne sot po pėrpiqemi t“i realizojmė me tė gjitha format dhe mjetet e luftėrave ēlirimtare. Prandaj, konstatimi yt se ideja e vetėvendosjes tė konsiderohet si e tejkaluar, nuk shkon! Ndėrsa, sa i pėrket idesė sė globalizimit kjo kėtu nuk mund tė trajtohet gjatė, por vetėm dua t“ia pėrkujtoj artikullshkruesit dhe tė gjithėve qė po trumbetojnė deri nė qiell si ai qė: globalizimi ėshtė njė ide euro-atlantike e cila pėrpiqet qė vendet dhe popujt e lirė qė me kohė i kanė zgjidhė prej kohėsh ēėshtjet e tyre madhore, kurse tani globalizmi atyre u ofron bashkėpunim nė tė gjitha fushat e jetės: ekonomi, politikė, shkencė etj.

Globalizmi, pėr shqiptarėt nuk duhet tė kuptohet se aty gjithēka shkon si nė “mjaltė e sheqer”, atje ndeshen interesat e shteteve tė lira dhe sovrane, atje konkurrohet pėr dominime nė tregjet botėrore etj... Ndėrsa, Kosova ende nuk ėshtė shtet as sovrane. Prandaj, nuk ka mbetur globalizmi keq, qė ne shqiptarėt t“i sakrifikojmė interesat tona kombėtare, pėr hir tė interesave ndėrkombėtare.

Suedi, 30.09.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PSE KAQ SHUMĖ FRIKĖ NGA KĖRKESAT SERBE? (2008-09-26 01:47:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KS: Refuzohet kerkesa e Rusise per shtyrjen e bisedimeve serbo-shqiptare (2007-12-13 16:53:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Miratohet kėrkesa e “Vetėvendosjes” pėr protestė paqėsore (2007-03-01 01:16:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Jashari: Hetimet qė i zhvillon policia nuk i pėrmbushin kėrkesat pėr hetime tė pavarura (2007-02-13 05:23:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster