| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHPĖRTHIMI NDODHI, SEPSE PUNONIN SI NĖ KOVAĒHANE E JO SI NĖ BAZĖ USHTARAKE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-16 14:35:26 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dje, shoqėria shqiptare u trondit nga njė ngjarje e rėndė nė sektorin e ushtrisė. Cili ėshtė qėndrimi juaj?
Ngjarja qė ndodhi dje, nė bazėn e municioneve nė Gėrdec tė Vorės, vlerėsohet si ngjarje tepėr e rėndė pėr ushtrinė Shqiptare, ashtu siē konsiderohet njė tragjedi po kaq e madhe, jo vetėm pėr familjet e viktimave dhe tė plagosurve, por dhe pėr mbarė shoqėrinė shqiptare. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė aksident rrugor, por pėr njė rast qė pėrcakton seriozitetin e shtetit, nė zbatimin e detyrimeve nė sektorin e ushtrisė. Unė jam njė ish-ushtarak i vjetėr dhe i specializuar edhe nė kėtė fushė. Nuk ndihem aspak mirė, kur gjendem pėrballė kėsaj ngjarjeje. Pse? Sepse ushtria, ka rregulla edhe kur bėnė stėrvitje me pushkė druri e jo mė, kur realizon procese tė tilla tė rėndėsishme, pėr mė tepėr, nė drejtim tė magazinimit, trajtimit dhe asgjėsimit tė municioneve. Sapo u njoha me kėtė ngjarje, mendova qė ka pasur probleme nė lidhje me zbatimin e rregullave dhe tė disiplinės ushtarake edhe gjatė punės. Kjo disiplinė duhej e fortė dhe pa asnjė neglizhencė, mbasi fabrika dhe depot e municionit ushtarak gjendeshin brenda njė zone tė populluar, kujdesi ndaj tė cilės, duhet tė ishte maksimal. |
|
Bajram Karani
Ēfarė ka qenė kjo qendėr municionesh ushtarake e ngritur brenda njė qendre tė banuar?
Unė e di me saktėsi, se ēfarė ka qenė kjo qendėr ushtarake. Fillimisht, ka qenė repart artilerie. Nė bazė tė reformimit qė iu bė ushtrisė, duke suprimuar dhe riorganizuar strukturat dhe qendrat ushtarake nė mbarė vendin, reparti i Gėrdecit u kthye pėrfundimisht, nė qendėr grumbullimi pėr armatimet dhe municionet e artilerisė, ku mund tė pėrmendet municioni i topave 122, Obuz 160, topave 85, 75 e deri tek mortajat 82 dhe 60. Kujtojmė, qė njė predhė e kėtyre armatimeve, nėse shpėrthen e ka largėsinė e hedhjes dhe tė veprimit afro 25 kilometėr. Nisur nga ky fakt, nė kėtė qendėr grumbullimi, unė kam ditur se ka pasur rregull dhe disiplinė deri tek ushtari mė i fundit. Mė pas, kam dėgjuar dhe kam konstatuar, se kjo disiplinė pune u asfiksua. Humbi kontrolli ndaj detyrimit pėr tė respektuar rregullat dhe ligjet e administrimit tė municionit luftarak.
Pas tė ashtuquajturit reformim, si u trajtua ky repart?
Ne ushtarakėt e vjetėr, qė e dimė se ēdo tė thotė tė respektosh rregulloren e zbatimit tė detyrave, nuk mund tė neglizhojmė kėtė ligj, as nė mendim e jo nė veprim. Sepse, ja se ēfarė ndodh. Mirėpo, problemi i repartit tė Gėrdecit ėshtė si problemi i shumė reparteve tė tillė, nė mbarė vendin, tė cilėt u kthyen nė qendra grumbullimi municionesh, qė nga Tropoja, Tepelena, Qafė-Molla, Shpiragu i Beratit, Tomorrica e Skraparit, Mjekėsi Elbasanit, Gramshi etj. Konkretisht, ky repart u trajtua sipas politikave tė reja reformuese, qė bėri ministria e Mbrojtjes, qė siē e thamė mė lartė, u kthye mė tepėr nė biznes, se sa nė repart depozitim-administrimi tė municionit.
Unė e njoh mirė atė raport dhe problemet qė ka pasur ky repart, pas kthimit nė depozitė municioni. Kam biseduar dhe me specialistė tė kėsaj fushe dhe kemi konkluduar, se ndėrtimi atje i njė fabrike asgjėsimi tė municioneve tė artilerisė, do tė krijonte probleme, nėse ky proces nuk do tė trajtohej me disiplinė tė hekurt ushtarake. Nė fakt, nuk ndodhi kėshtu, mbasi aty mė shumė punohej e veprohej si nė njė rrobaqepėsi, baxho, thertore e kovaēhanė, se sa nė njė bazė ushtarake, me rrezik tė madh shpėrthyes.
Ju thatė qė kėtu u ngrit njė qendėr asgjėsimi pėr municionet. A i plotėsonte kushtet?
Duhet thėnė, se ky repart edhe pse e kishte emėrtimin zonė ushtarake, nuk i plotėsonte kushtet, pėr tė shėrbyer si qendėr depozotimi dhe asgjėsimi tė municioneve. Ne ushtarakėt, kemi disa principe pune dhe qėndrimi nė praktikėn e pėrditshme. Kėto principe, nė kėtė repart nuk u zbatuan asnjėherė. Kėtu, duhej bėrė kujdes. Ēdo neglizhencė, krijon fatalitete dhe tragjedi. Nė vendin tonė, nė shumė reparte tė tilla, kanė ndodhur kėto raste tragjike, qė nga Mati, Tepelena, Berati, Tirana, Gjirokastra, Gramshi, Elbasani etj. Janė humbur jetė njerėzish. Janė shkatėrruar banesa e prona. Dhe shteti, asnjėherė nuk ka krijuar njė terren tė kompletuar, pėr tė menaxhuar me kujdes dhe siguri kėtė proces. Ne e dimė, qė kėtė proces e kėrkon integrimi, por dhe fakti, qė municioni aktual qė gjendet nė depot ushtarake shqiptare ėshtė i prodhimit tė pėrpara 50 vjetėve. Mirėpo ky proces, nuk bėhet me rigorozitet, nuk bėhet sipas njė skeme tė disiplinuar. Nuk mund tė bėhet asgjėsim municioni nė mėnyrė tė pakontrolluar, tė pa planifikuar. Troē duhet kujdes dhe kjo mungoi dje edhe nė Gėrdec. Mungoi pėrpara dy vjetėsh edhe nė Dhėmblan tė Tepelenės, mungoi pėrpara 11 vjetėsh edhe nė tragjedinė e Matit, ku humbėn jetėn 23 persona.
Nė cilat drejtime, kėrkohej kujdes?
Kur flasim pėr kujdes tė shkallės sė lartė e tė patolerueshme, kam parasysh disiplinėn ushtarake. Kjo nuk ėshtė zbatuar dhe ne tashmė, gjendemi pėrballė njė ngjarjeje tė rėndė, qė na cenon shpirtėrisht sė pari, por edhe si shtet. Unė ju them, se kujdesi kėrkohej vetėm nė njė drejtim: Disiplina e hekurt e punės, nė trajtimin e municioneve. Por duhet thėnė edhe diēka, tė cilėn nė ushtri, ka kohė qė e kanė harruar: Rregulli nė tė gjithė hapat qė hidhen e sidomos tek ndarja dhe pėrmbushja e detyrave reciproke.
Sipas pėrcaktimit tuaj, pse ndodhi kjo tragjedi?
Sapo dėgjova qė kishte ndodhur ngjarja, kontaktova me ushtarakė me pėrvojė dhe biseduam pėr ngjarjen qė ndodhi. Duke qenė, se ne njohim jo vetėm procedurėn qė ndiqet nė raste tė tilla, por edhe repartin ku ndodhi ky shpėrthim i madh, pėrcaktuam disa shkaqe, qė ēuan nė pėrsėritje tė tragjedive tė tilla. Konkretisht, sipas vlerėsimit dhe pėrcaktimit tim, shkaqet e shpėrthimit, janė kėto:
Mungesa e plotė e disiplinės nė punė
Mungesa e kontrollit tė specialistėve, gjatė procesit tė ēmontim-asgjėsimit tė predhave
Mungesa e kualifikimit tė punonjėsve qė bėnin asgjėsimin
Prezenca nė sallėn e asgjėsimit edhe e arkave me municion
Prania nė asgjėsim tė predhave e mė tepėr se dy personave
Pėr tė gjithė kėto kushte, qė kėrkohen, nuk ka nevojė pėr dhėnie urdhėrash, por vetėm pėr zbatim detyrimesh ushtarake. Nė rastin konkret, edhe pse gjendemi pėrballė rastit tė pėrsėritur katėr-pesė herė, Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė nuk ka marrė masa. Kjo ėshtė vetėm detyrė e kėtij institucioni nė ministri. Sepse pėr kėto punė ėshtė njė komando mbėshtetėse dhe njė brigadė logjistike qė trajnojnė dhe trajtojnė procesin e asgjėsimit tė municioneve. Nė kėtė rast, pėrgjegjėsia direkte ėshtė e Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Ngjarje tė tilla, nuk krijohen vetėm nga municionet
Edhe pse ne jemi mėsuar, tė kemi tragjedi dhe ngjarje tė hidhura shpėrthimesh, apo aksidentesh vetėm nga ushtria, unė po ju them, se ngjarje tė tilla, nuk krijohen vetėm nga depot ushtarake tė municioneve. Shpėrthime tė tilla masive e tė fuqishme, me pasoja pėr jetėn dhe pasuritė, shkaktohen edhe nga depozitat e naftės. Nė Shqipėri, kjo ėshtė evidente, prezente dhe e mundshme. Dhe konkretisht me depozitat e naftės, me distributorėt e karburanteve, me digat e lumenjve, me transportin hekurudhor, me atė detar, ajror, rrugor, me zjarret nė fabrika etj. Kujtojmė, qė tre vjet mė parė, nė Qytetin e Nxėnėsve nė Tiranė, u dogj fabrika e ushqimeve pėr fėmijė. Pranė saj, vetėm 10 metra larg, ishte njė karburant, pėrballė kishte po dy karburante tė tjerė. Qendra e Tiranės, Porti i Durrėsit dhe tė disa qyteteve janė mbushur me depozita dhe distributorė karburantesh, tė cilat janė precedent tė plotė pėr shpėrthime.
16.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|